+ All Categories
Home > Documents > Elektroni_FINAL

Elektroni_FINAL

Date post: 10-Mar-2016
Category:
Upload: mozaixmedia
View: 232 times
Download: 12 times
Share this document with a friend
Description:
Gjin Gazulli
Popular Tags:
25
Transcript
Page 1: Elektroni_FINAL
Page 2: Elektroni_FINAL
Page 3: Elektroni_FINAL
Page 4: Elektroni_FINAL

Self – Support

Self-Support is nothing more than a way to help yourself. First you must have love, care and

confidence in yourself. To have self-support doesn’t mean to have it like a profession, but it means

volition and practical action. Self-Support is not learned in books, we gain it by living and

experiencing things. When you have great power you have a great responsibility, you can help

yourself, you cab also help people who feel weak. Never feel weak for anything, when you are able

to work everything, because you have the right to get more than life gives you.

Erjeta Berisha XI-1

My grandfather Everything changed you are not here! . Every weekend when I go home I talk to mum , for the things that we did when you where alive . I remember the last winter . Everybody was at our home uncles , the whole family . I remember it was NewYyear’s Eve , we celebrated it together , in that day was your last birthday . We laughed , you told us jokes , we took photos with you , but we didn’t know that they were the last ones . When you saw us together , I remember you were crying , you were very happy. Now when I see the photos I always cry , I remember your face, your voice ,your advices. For 79 years you helped everybody and respected everyone you knew ,and now that you are not here I’m very proud that you were my family and a part of you lives in me . You were my grandfather ,and I will always keep you in my little heart . So, bless you God!, and Rest in peace ,My dearest Grandfather!

Vilma Kasabaqi XI1

Why make Mistakes?!

As we know nobody is perfect. All of us make mistakes either small or big ones. A mistake can be as saying something dirty or insulting someone, then such as a bad behavior, using drugs, alcohol etc. With “a mistake” I understand something that is wrong and something that we shouldn't make.

Young people make different mistakes starting form school. When I say mistakes at school I think that students are not interested in learning they are seeing school just like one building where they have to spend

their time.I think that school is a perfect place where we can learn a lot of interesting things, where we can improve our behavior and compete with others. But things are not as simple as that, because nowadays

people make more and more mistakes. Why is this happening? I think this is happening because the youngsters are not very careful on what they say, what they do or where they go and who they stay with.

What's pushing them to make big mistakes? When I say a big mistake I think of young people who are drug-abusers, who take alcohol and who have a bad behavior.

Some of them are influenced by the people they stay with. If the people you stay with have a bad behavior, it is’ possible that you are going to be one of them very soon. Most of young people instead of

saying” No” to many bad features they become involved themselves without considering the consequences and understanding that their future is being ruined. They think that they are having fun but in fact they are

destroying themselves. It is not just the society that pushes young people to make mistakes but also their families. There are

some parents who have never asked their child where is he/she going or who with, they simply take care of their work not interested about their children. And some of them have family problems but when the worst

happens, sometimes it is too late to do anything Parents should be more careful not to let their children go everywhere they want to, and if they do, then they

should at least ask who they go out with. I think parents should pay more attention and should spend more time with their children. Sometimes it is good to see what their children keep in their bags, or see if they have any problems at school, if they are learning and if they are attending their classes regularly. Also, good friends

should stop the worst things to happen by helping those who have problems and not by joining them.

Dolorita Osmani XI3

Page 5: Elektroni_FINAL

MARSET E HISTORISË SË KOSOVËS Sa vite e vite u mbrojt kjo Kosovë që deshën ta zhduknin, por se zhduken dot, se nuk zhduket lehtë një popull që më shtrenjtë se gjithçka e ka lirinë, Sa e sa vite populli i Kosovës u martirizua, po nuk u shua dot, sa dekada e dekada popullit shqiptar në Kosovë ju mohua gjuha ,pasaporta e identitetit, nuk u shua dot se me atë gjuhë kërkohej ajo më e shtrenjta LIRIA. Populli e dinte se do të kishte më shumë varre të hapura nga pushtuesit gjakatarë të Millosheviqit, e dinte se do të kishte më shumë njerëz të gjymtuar, nëna me shami të zeza, gra pa burra, fëmijë pa baballarë, por e dinte se një vrasje e pëditshme, një skllavëri e përditshme nuk duroheshin më. Lufta skllavëruese e pushtuesit kërkonte përgjigje. Nuk ka patur e nuk do të ketë kurrë shembuj që pushtuesit të kenë dhuruar paqën. Pushtuesit sjellin vetëm skllavëri dhe s’ka gjë më tragjike se sa të jesh i huaj në vendin tënd, i huaj në tokën tënde . 1 marsi 1993, një homazh mbi varret e martirëve në Nagavac dhe Krushë të madhe. Të rënët përherë në kujtesën dhe respektin e pakufishëm të të gjallëve që në sytë e tyre mbanin ëndrrën e tyre , LIRINË për të cilën ata ranë. Po serbët “vigllonin” me grykat e pushkëve ngrehur. Policia serbegme armët drejtuar nga turma gati për zjarr kishte gati për zjarr, kishte zënë pritë. “Në emër të vendit dhe Republikës së Serbisë, shpërndahuni! Uluriti komandanti i policisë serbe. Nga balli i turmës së shqiptarëve u dëgjua një zë. “Në emër të Republikës së Kosovës ,prapsuni ” nuk ishte zë ,ishte oshtimë, ishte urdhër që dilte nga shpirti. Ishte zëri i Ukshin Hotit që burrërisht urdhëroi “sprapsuni”. Ukshini nuk kishte armë, kishte vetëm fjalë, por ato fjalë ultimatum drejtuar bandës së policëve serbë që kishin zënë pusi , gjëmuan më shumë se armët. Çka jemi duke bërë ! Jemi duke nderuar të rënët , ata që ju i keni shti në dhe dhe ne I nderojmë me lavdi - tha Ukshin Hoti dhe për këtë në atë 1 mars 1993, Ukshin Hotit që nxirrte zjarr nga goja , e mençuri nga pena, ja lidhen duart që t’i lidhnin gjuhën. Ai u burgos për të vetmen arsye pse po vendoste lule mbi varret e martirëve. Shkëndijat po shtoheshin vit pas viti. Zjarri po bëhej më i madh. Çdo herë ,marset lajmërojnë pranverën. E kaq shumë ngjarje ka në marset e historisë së Kosovës. Ato marse parandillnin LIRINË, siç parandillnin lulet mars pas marsi, gjersa të vinte pranvera e madhe e vitit të Madh. Viti i madh bashkë me marsin po vinte i bardhë, i kuq , i ylbertë, ardhsh i bardhë i tha Kosova. Një tjetër mars , 5 marsi I vitit1998,për tre ditë me radhë tronditi Drenicën,Kosovën e mbarë botën. Rrënohen kullat e Jasharajve dhe bie komandanti legjendar Adem Jashari së bashku me 54 antarët të tjerë të Jasharajve. Ajo ngjarje i ndezi edhe më shumë zemrat për të vazhduar luftën çlirimtare për liri të Kosovës . Tashmë , ajo luftë do të udhëhiqej nga ushtria çlirimtare e Kosovës, radhët e së cilës po shtoheshin dita ditës me vullnetarë që vinin nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgimtarët. Uçk-ja po bëhej pjesë e shpirtit dhe e gjakut të një populli të tërë pa dallim feje e partie. Shumë vajza e djem të diasporës lanë New Jorkun , Berlinin ,Stokholmin, Bërnin, Vienën dhe iu bashkuan Uçk-së për të luftuar dhe për tu fliuar për lirinë e Kosovës. 24 marsi 1998, takim historik në Junik. Në një shtëpi të thjeshtë Kosovare ,bazë e Uçk-së zhvillohet takimi historik me Holbrukun dhe përrfajquesin e Uçk-së . 23 mars 1999, Presidenti Amerikan ,Bill Klinton dha urdhër për bombardimin e Beogradit, për të gjitha të zezat që i kishte bërë dhe po i bënte Milloshoviqi Shqiptarëve të Kosovës. Kosova po hynte në vitin e saj të madh. Muzgu I perendimit dhe i Nato-s po binte në Kosovë. Uçk e Nato bashkojnë armët ndaj makinës vrastare të Serbisë. 24 masi 1999 , ditaqë nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e gjithë shqiptarëve. Mësimdhënsi: Sylejman Kastrati 4 Vitet e bukur E bukur është jeta kur buzëqesh lumturia Por më e mire është nganjëherë vdekja se sa ndarja nga shoqëria . Ata emra që në banka I shkruam , ato detyra që në mur I kopjuam , ato Fjalë që njeri- tjetrit I tham ato grindje që ndonjëherë I bom ato ikje nga orë e mësimore Ato bertima nëpër koridore , ato gëzime ,ato hidhërime të gjitha këto në klasen time 4 vite të bukura aty I pata, aty qesha , aty qava , tani ndal ngadal fundi po afrohet Ështe vështirë po duhet te pranohet !!!! Blerim Maxhuani XIII\7

Page 6: Elektroni_FINAL

Sa ndihmojnë mësimdhënësit dhe shërbimi teknik në mbarvajtjen e mësimit

E lehtë është të shkruash për lulet, e lehtë është të flasësh për bilbilin shumë ngjyrësh , e lehte

është të përshkuash qiellin ,detin ,kaltërisnë, bukurinë . Eh, goxha e vështirë të flasësh për ata që

derdhin djersën e tyre për zhvillimin e Arsimit në vend. Dëshirë e mësimdhënësve është që bankat

shkollore të jenë të mbushura me fëmijë shembullor në mësime dhe sjellje, që vendin tonë ta

pasurojmë me gjënë më të shtrenjtë në botë me shoqëri të shëndoshë. Për të gjithë ata mësimdhënës

që nuk u ndalen as atëherë kur armikutrokiste në dyert e klasëve gjithmonë do të thurin vargje të

gjithë poetët në veprat e tyrëe.

Kolektivi I shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli “ Prishtinë

Kolektivi me përkushtim të madh e kryen misionin që I ka vënë vetes,arsimimin dhe edukimin e

brezave të rinjë. Ardhmëria e Kosovës jemi ne .Andaj përkushtimi I tyre është

I shumfishtë qe vendit t’i lihet një rini e shëndoshë e edukuar që do na ketë lakmi e gjithë bota …

Padyshim se puna e palodhshme e drejtoreshës së shkollës dhe zëvendësdrejtorit bëjnë që ky sukses

të jetë I plotë.Të gatshëm që të përballen gjithmonë me problemet tona dhe t’I zgjidhin ato.

Shërbimi teknik i shkollës eletkroteknike “Gjin Gazulli “ Prishtinë

Punëtorët teknikë janë të përkushtuar në punë dhe në këtë mënyrë e ndihmojnë mjaft procesin

mësimor në shkollë.pavarsisht ndërrimit në cilin punojnë ata e kryejnë punën e tyre dhe në këtë

mënyrë tek ne nxënësit kanë krijuar një pasqyrë shumë pozitive. Janë ata që kanë durim me ne

nxënësit edhe përkundër punëve të shumta që ju krijojmë …

Ju jemi mirënjohës për punën tuaj të pa lodhshme…

Nga : Qëndresa Sopjani XI / 5

Page 7: Elektroni_FINAL

Leutrim Konjuhi XIII/5 Ju si kryetar i kshillit rinor çfarë mendoni sa janë të përgatitur nx. e shkollës tonë për testin e maturës ? Unë mendoj se nuk janë të përgatitur aq sa duhet për testin e maturës sepse më shumë i përkushtohen mbrëmjes së maturës dhe nuk mendojnë se nga ky

test varet e ardhmja profesionale e çdo nxënësi. A mendoni se suksesi do të jetë më i madh pasi lënda e fizikës është larguar? Normal që është një lehtësim pa lëndën e fizikës por nuk mund të them se suksesi do të jetë më i madh sepse në matematikë kemi pikë shtesë dhe kjo ka shkaktuar edhe më shumë shqetsime te maturantët. Ju uroj suksese gjithë maturantëve, kini besim në aftësit tuaja.

Saranda Muçiqi XIII/6 Tek ne maturantët pa dyshim hite janë bërë bisedat rreth mbrëmjes dhe testit të maturës. Të jem e sinqertë unë nuk jam edhe shumë e përgatitur kam mbledhur disa teste të viteve të kaluara,por pres që gjatë këtij pushimi të mësoj në lëndët elementare që do t’i kemi në testin e maturës.Do Zoti të gjithë të arrijmë pikë të mjaftueshme…

Armend Morina XIII/10 Përgatitjet nuk janë të kënaqshme sepse nuk kemi informata të bollshme dhe sa i përket njohurive janë poashtu të dobëta përveq broshurave që kemi marrë asgjë nuk dimë konkrete gjithashtu kemi një lehtësim pasi që lënda e fizikës

është larguar nga testi.

Albulena Ibrahimi XIII.5 Duke e ditur që testi I maturës është mundsia për të shfaqur njohurtë tona të marura gjtë 4 viteve, dhe ajo që vendos të ardhmen tonë,natyrishtë ngjallë një emocion eedhe pse jemi të përkushtuar për sukses. Besoj që si çdo maturat edhe unë ndihëm e përgatitur për test. Profesorët duke na pare të përkushtuar dhe të brengosur për testin mundohen që të na përgadisin sa më mirë si nga ana psikologjike ashtu edhe mesimore.

Shqipe Bajraliu XIII/4 Dalëngadalë u erdhi fundi 13 vitëve shkollim por a do të vazhdojmë arsimimin tone të mëtutjeshëm apo jo..? E gjitha varët nga testi i maturës se sa do të jemi të suksesshëm. Këtë vitë ne si maturantë kemi shumë përgjegjësi ku tani fati ynë varët nga testi i matures se a do të na shpije drejtë suksesit apo dështimit. Unë mendoj se maturantët nuk janë mjaft të përgatitur çoftë nga mosnjohuria e tyre apo edhe nga mosinteresimi gjë që ndikon drejtëpërdrejt në të ardhmen tonë. Largimi i lëndës së fizikës nga testi e shoh mjaft të arsyshëm dhe një lehtësim shumë të madhë për të gjithë ne maturantët pasi që këtë lënd e kemi mësuar vetëm për dy vite andaj nuk mjafton që të kemi sukses në këtë lëndë edhe pse frika dhe pasiguria janë të paevitushme uroj që të gjithë të kalojnë

Page 8: Elektroni_FINAL

Alban Çakmaku XIII/6 Për testin e maturës jemi duke u përgatitur kohëve të fundit, Jemi duke i kushtuar një rëndësi të veqantë.Të them të drejtën të gjithë merren me këtë pa dyshim është një pjesë e së ardhmes tonë Sa i përket njohurive janë të mjaftushme kam marrë një fletushkë që është speciale për këtë gjë Uroj që të gjithë ta kalojnë… - Si po e përjetoni përfundimin e shkollës së mesme dhe testin e maturës në ju a po ngjallin ? Ndjenja frike apo gëzimi? - Ju jeni që katër vite nxënës i shkolles tonë çfarë mendoni sa do të jetë kalushmeria e nxënsve nga shkolla jonë?

Taulant Rrahmani XIII/9 Sa jeni të njoftuar dhe të përgatitur për testin e maturës ?

Të njoftuar jo edhe shumë, të përgatitur mesatarisht. Çfarë mendoni për largimin e lëndës së fizikës nga testi?

Mendoj , mirë që është larguar lënda e fizikës sepse nuk e shoh të arsyeshme si lëndë dhe besoj se nuk na duhet për mëtutje. Cilën lëndë e shihni si pengesë që do të ndikoj në suksesin tuaj? Lëndën e matematikëse shoh si pengesë për mua.

Qendrim Tasholli XIII/2 -A mendoni që testi i maturës është i përshtatshëm për drejtimin që keni ju? Mendoj që nuk përshtatet aq sa duhet për shkak se në drejtimin tone kemi mungesë të disa lëndve që kanë një rol të rëndësishëm në testin e maturës .mirpo me ndihmen e disa lëndeve semestrale dhe me angazhimin tone do të përgatitmi që të arrijmë suksese të mjaftushme. -Sipas jush në cilën lën nuk do të keni suksese në test? Unë mendojse në lëndet të cilat nuk kemi pasur qasje fare gjatë këtyre viteve. në kët rast ne shkojmë në test me përgatitje bazë që i kemi nga shkolla fillore. -A mendoni që në test do të ketë rezultate më të më të mëdha pasi që është larguar lënda e fizikës ? Lënda e fizikës është një ndër lëndët më të vështira dhe kërkon angazhim të veqantë për këtë do të jetë një lehtësim i madh për të gjithë dhe mendoj që do të ketë suksese më shumë në test. Por me gjithë këto probleme mendoj se do të korrim suksese dhe do të mundohemi të jemi sa më të përgatitur dhe të arrim suksese të deshirushme.

Freskim Hashani XIII/7 Çdo ndarje është e hidhur sidomos fundi i shkollës së mesme ku kalova pjesën më të bukur të jetës. Në mua mbretron një lloj frike sepse nuk e di se çfarë do të me pretë në të ardhmen dhe se a jam gati të përballem me sfidat e reja të jetës Duke marrë parasyshë mesataren e suksesit të nëënsve nuk mendoj që kalushmeria do të jetë e kënaqshme,mirpo testi di të jetë ndonjëherë edhe punë fati siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara.

Elhame Haxha XIII/10 Të them të drejtën unë jamë duke I përjetuar që të dyja nga këto edhe edhe gëzim edhe frikë. Frika është përshkak të testit të maturës sepse nuk e di a jam e gatshme për testë ndërsa gëzimi shtë se po kalojmë në një etapë tjetër të jetës. Kurse sa i përket kalushmëris nuk mendoj që do të jetë e kënaqshme .

Page 9: Elektroni_FINAL

Nxënësit tanë dinë të debatojnë në çdo kohë dhe çdo mënyrë …Ne nxënësit e shkollës elektroteknike edhe pse jemi ndoshta ndër shkollat që kemi më së shumti lëndë dhe që mbajmë nga 7 orë mësimore në ditë , zhvillojmë edhe aktivitete tjera në objektin shkollor. Një ndër këto aktivitete padyshim se janë debatet që ne u kushtojmë një kohë të caktuar.Gjithmonë gjejmë kohë për të debatuar për tema të ndryshme. Debatet zhvillohen në amfiteatrin e shkollës.Përkundër obligimeve të shumta ,drejtoresha e shkollës ,znj.Hajrije Shaipi gjen kohë që t’i udhëheq këto debate e shoqëruar edhe nga mësimdhënëset e shkollës sonë. Temat e debateve janë kryesisht tema aktuale . Deri tani janë zhvilluar debatet me tema :

1. Libri me të njejtën temë me i dobishem se filmi 2. Shteti duhet apo nuk duhet ta cenzuroj lirinë e të shprehurit në media 3. Raporti : Mësimdhënës-nxënes 4. Veshja dhe zhveshja ekstreme në vende publike e sidomos në shkollë Debatet janë zhvilluar sipas sitemit të Filozofit anglez Carl Popper, domethënë debatuesit ndahen në dy grupe: Grupi pozitiv që është pro temës së debatit ,dhe grupi negativ që është kundër temes . Pasi që me metoden e Carl Popper detyrë e debatuesve të grupit pozitivë është ta mbrojë temen ,përkundërfaktit se sa e veshtirë është,nxënesit tanë ia dalin bukur ta mbrojnë dhe ta kundershtojnë atë, ndonse shpesh here u duhet të dalin kunder vetes së tyre. Grupi i debatuesve përbehet nga 28 nxënesë që janë 14 të grupit pozitivë dhe 14 të grupit negativë

Po ju prezantojmë listën e debatuesve të rinjë:

1.Valeriana Musa X/3 2.Alban Makolli X/3 3.Kushtrim Beadini X/4 4.Leustina Cukaj X/4 5.Dafina Jakupi X/6 6.Erjeta Berisha XI/1 7.Erisa Berisha XI/1 8.Behar Zeqiri Xi/1 9.Leutrim Shalaku XI/2 10.Vlorian Halili XI/4 11.Besnik Alshiqi XI/6 12.Diellonë Shehu XII/2 13.Fatmire Gashi XII/4 14.Albiona Ismaili XII/4 15.Arta Krasniqi XII/6 16.Gent Rakovica XII/8

17.Bardh Islami XIII/1 18.Lirim Sopi XIII/1 19.Qëndrim Tasholli XIII/2 20.Suzana Haziri XIII/3 21.Qëndrim Luta XIII/4 22.Leutrim Konjuhi XIII/5 23.Vedat Musa XIII/7 24.Freskim Hashani XIII/7 25.Sadat Bajrami XII/7 26.Dardan Zyhranaj XII/7 27.Diamant Gashi XIII/8 28.Korab Hoxha XIII/8 28.Armend Morina XIII/10

Page 10: Elektroni_FINAL

Intervist me Zethane Berisha

1. A mund të na thoni diqka shkurt rreth shkollës Gjin Gazulli dhe vijimin e nxënësve të kesaj shkolle?

Shkolla jonë është një shkollë e mesme profesionale elektroteknike e cila numron diku 1400 nxënës, është e pasur relativisht mirë me kabinete, mendoj se është një ambientë I përshtatshëm pë punë. Sa I përket vijimit të nxënësve në mesin është mesatarisht I knaqshëm

2. Sa i aplikoni metodat e reja të zhvillimit mësimor gjatë orëve tuaja?

Përsonalisht jo shumë për shkak është lënda e till që na imponon më tepër metodën tradicionale, nxënësit vijnë nga shkolla fillore të papregaditur do të thotë që ju mungon baza në matematikë dhe kjo është pengesa kryesore në aplikimin e metodave të reja.

3. Sa mendoni që është pjesëmarrja e nxënësve të shkollës sonë në aktivitete rinore? Pse? Unë mendoj që pak . Shkolla ka mendoj më shumë talenta të fushave të ndyshme që nuk janë aktivizuar. Përveç vullnetit të lire të mësimdhënsve tonë , nuk ka që merren më shpesh me këtë punë( këtu citoj mësimdhënsen. Emine Rugova) nuk kemi persona të veqantë që merrën me këtë punë. 4.Çfarë janë mardhënjet e juaja me kolektivin e Shkollës? Janë të mrekullueshëm , Jemi si një familje. 5.Si keni arritur që të vendosni një kontakt të tillë me nxënësit , kur dihet se ata nuk e duan lëndën e matematikës ? Thjesht po ndihem pak në siklet sepse po duhet të flas për vetën time , sido që të jetë afërsia me nxënësit është ndoshta edhe durimi që kamë me ta ka ndikuar te ta se ndihen të lirë për çka do të pyesin. 6.Prej 1-10 ku mund t’I radhisni nxënësit që vijnë në shkollën tone? Diku 4,5 nën mesataren. 7.A mund të na thuani një mesazh për fund? Shfrytëzojeni kohën, mos e lejoni që t’ju ikën hapi. Intervistoi: Diellonë Shehu XII-2

Page 11: Elektroni_FINAL

Jeta s`është ëndërr por realitet

Eh... jetë o jetë, lehtë është të lexohet por shumë e rëndë të përjetohet. Cdo kush ëndërron një jetë të qetë e të pastër, por a thua jeta do të na shpërblej me të

mirat e saj! A thua cdo gjë do të bëhet si e ëndërrojmë ne? Por jeta është aq dinake sa di të të godas mu në zemër, di të valëvit nëpër dallgët e saj si nje anije të vetmuar

në mes të oqeanit. Jeto jëtën tënde,por mos e ëndërro,Ëndërra është për pak çaste - e mirë apo e

tmerrshme - kur te zgjohesh prapë je në realitet, je në këmbët e tua.Baticat dhe zbaticat duhet t’i sfidosh. Jeta ikën aq shpejtë sikur rrëke uji që tretet nën

shkëmbinjë.Jeta ikën fluturimthi e nuk kthehet më. Mos jeto në ëndrra por në realitet.

Punoi: Erjeta Berisha

Engjëll i vrarë

Ndoshta një ditë ti do zgjohesh

me lotët që të rrjedhin pa ndalë

dhe në brendësi të shpirtit

ti do ndjesh mall , shumë mall

Me duart e tua që dridhen

ti lotët do mbledhësh ngadalë

bashkoi me mallin e shpirtit

se aty ti do gjesh një fjalë

Ndoshta ti kurrë s'ke për ta kuptuar

që dikur pate njohur një vajzë

një engjëll që ty të dashuronte

por që nuk ta tha dot kurrë atë fjalë

Ndoshta kishte frikë nga brenga

nga ndarja që vjen pastaj

sepse dashuria që ajo mbante brenda

ishte e përjetshme ishte e pa anë

Sa keq ti si besove asaj

një zemre të heshtur në vetmi

ajo mbante fshehur një thesar

që emrin e kishte dashuri

Ndoshta ti ishe i zhgënjyer

nga dashuria e parë e pa fat

por dije se ka njerëz në këtë botë

që të falin një dashuri të artë

Ndoshta një ditë do të zgjohesh

i lënduar, i etur për një thesar

një engjell do kërkosh të dashuroje

por mos harro!!! "atë engjell dikur ti e ke vrarë"

Mbi qiririn e Përjetsisë

Ëndrrat e mia po shkrihen në faqet e një ditari të grisur ,të cilat një nga

një po digjen mbi flakën e qiriit të pashtershëm ,

zjarrin e të cilit nuk mund ta shuajnë as valët e detit,e as era që sillet

vërdallë e m’i trazon mendimet e lidhura e të ndërtuara ëndërr mbi ëndrrën.

Pa të s'më jeton dot as jeta... jeta si një oqean i pafund në gjithësi,deri sot

jetova për të ardhmen e sot s'jetoj dot as për të kaluarën sepse ata që

më dhanë jetë sot më vranë më dogjën mbi flakën e qiririt të

përjetsisë,së bashku me faqen e parafundit të ditarit tim

E faqja e fundit do ta shkrij tërë qiririn së bashku me jetën time Jetime.

Gënjeshtra juaj po më vret

Është një kopsht me grupe fatosash

fytyra të buzëqeshura që lozin

e qeshin si femijët pa brenga

Në mesin e tyre një engjëll i njomë

i strukur në një skaj por edhe pse

i vogel për jetën mendon

që prindërit t’i bashkon si shokët të jetojë

Me fjalet e tij i lutet perëndisë:

Pse o babi për mua nuk mendon

e që jam biri yt ti fare se pranon

Për mua gënjeve se jam vëllai yt

nga gënjeshtrat e tua ,tash unë ende vuaj

E di se do të pendohesh për mëkatet e tua

E di se gabimin dikur do ta kuptosh

por jetoj me shpresë se prapë

me mamin do t'më ribashkosh

Page 12: Elektroni_FINAL

Lamtumirë

Deri sa në një pemë, Gëzimi na bashkoi, Na erdhi një lajm ,

Të gjithëve na trazoi!

Me zë shumë të lartë , Një këngë unë këndoj,

Por, pse s'mund të ndalem Dot se kuptoj!

Jam zhytur në mendime,

Kam mbetur e ngrirë , Askush s'më ndihmon,

Në zemër jam mërdhirë.

Lotët më pikojnë Kërkoj fëmijërinë,

Në këtë botë të pakuptimë, Që për mua s'ka shpëtim!

Ikëm secili drejt Fatit

Të frikësuar , Dhe nuk u kthyem më Gëzimin dhe këngën ,

Për ta vazhduar.

Po unë kurr s'do ju harroj, Për këtë ju premtoj,

Sepse thellë në zemër Një muze do të krijoj,

Sa herë t'më marrë malli Për ju vargje të reja ,

Do vazhdoj Të shkruaj dhe këndoj.

Albulena Latifi

Kl.12/7

Një ditë me pas

Ironia mbetet priviligj i atyre që e shohin portretin e vet në pasqyrën e tjetrit, dhe në të kundërtën portretin e tjetrit në

pasyqrën e vetë. - Unë nuk e njihja këtë botë. Unë nuk e njihja buzëqeshjen e therjes pas

shpine. Unë nuk e dija se fatet e njërëzve do të stimulojnë zgjimin nga ndërdija

dhe zhgënjimi në ekstrem.

Keq, ti nuk udhëton në rrugën e yllit tim. Por, gjithsesi të njoha. Ishte verë atë botë. Një verë e çuditshme, si njohja

jonë. Në kryeqytetin tonë filloi të ndërtohej një ëndërr e re. Telefonatat në ora

..:.. i hapen rrugën takimit në ".... ...".

Unë për ty e dija se ti ishe njëriu më i mirë në botë. Sa keq ..... . Zemrat tremben nga ëndrrat e mëdha ngaqë mendojnë se

s'do t'ia dalin dot t'i realizojnë. Ne tmerrohemi kur mendojmë për ato dashuri që

s'do të kthehen më kurrë, për çastet që do të ishin aq të bukura por që s'u bënë

kurrë të tilla. Këtu merr fund kronologjia e jetës time, sepse rruga e yllit tim mori një

kahje tjetër. E ti vazhdoje të jetoje diku shikuar gjithmonë prapa. E dija se çka të

shtyri të ndalësh në të kaluarën. Secili prej nesh ka një histori, dhe historia ime të ngacmoi

keq. Ti mund t'i takoje dikujt tjetër, kjo edhe mund të ishte e vërtetë, por ajo

çka nuk munda ta kuptoj kurrë është shkaku që të shtyri të silleshe mirë me mua.

Ndoshta të bezdisnin telefonatat, por ti nuk e thoshe këtë. Përkundrazi ti me respektove mua

dhe më bëre të ndihesha e lumtur. Ja pse të desha edhe atëherë kur ndoshta ti nuk e prite.

Ditët ndiqnin njëra tjetrën ti vazhdove me "historinë vetjake" kështu edhe unë fillova ta njohë

"shpirtin e botës" dhe ta mësoj gjuhën e heshtjes. Por, kjo nuk zgjati shumë. Sepse në

shpirtin e botës tënde hynin shumë aktorë që aktronin në prapaskenë. Nata është

e ftohtë ashtu si heshtja kryeneçe më detyron të mbyll çdo fillim dhe fund të kësaj historie

të çuditshme. Por, unë nuk dua ta mbyll me kaq, ky nuk është qëllimi i letrës që desha ta shkruaj

Page 13: Elektroni_FINAL

E lënduar për vdekje, por e gjallë

Pse, pse po të kujtoj? Pse po e mundoj veten duke i zgjuar kujtimet? Kjo pyetje e mundimshme po mëmbyt. Dëshiroj t'i ik përgjegjes, dëshiroj të izolohem në një errësirë të pafund, në një qetësi të pafund. Nuk arrij dot të qetësohem. Diçka më pengon. Përse? Përgjegjeja është këtu, edhe pse zemra ime nuk dëshiron ta pranoj. Sepse e dua. E dua

me gjithë zemer, me gjithë qenien time dhe do ta dua përherë. E pikëlluar, e ul shikimin, duke u kthyer ngadalë në realitetin e hidhur. e tmerruar e vërej fotografinë e tij të

mbuluar me lotw të ngrohtë të cilët kishin rrjedhur nga sytë e mi të kaltër. E pastroj me shpejtësi. Përsëri paskam qarë, përsëri paskam bredhur nëpër të kaluarën. Pastaj,

papritur, ndjej një zbrazëti. Një dhembje vdekjerpurëse ma shtrëngon kraharorin duke ma zënë frymën. Realiteti i hidhur me një fuçi marramendëse ma hodhi para syve të

vërtetën, prej së cilës jam frikësuar aq shumë dhe jam munduar të ikja. " s'është se ka shkuar te

tjetra, më ka braktisur, duke më lënduar për vdekje"- e dëgjoj pëshpëritjen e realitetit të hidhur, i cili me gjithë fuçinë e godit trupin tim.

Nuk është më ëngjëlli im, që më mbronte; nuk është më Zot im, të cilit i lutesha, nuk jam as unë, sepse ai ishte shpirti që e zotëronte trupin tim. Nuk jam.

Jam e vdekur, e varrosur përgjithmonë. Nuk jam më, nuk jam më ajo vajza e qeshur, por do të ekzistoj si simbol i përjetësisë. Oh, sikur të isha me të vërtetë e vdekur, do të ishte

shumë më lehtë. Do të isha e lumtur në përqafimin e qiellit të pafund, e çliruar përgjithmonë nga vuajtja, nga frika për të

ardhmen. Nuk do të frikësohesha më nga ndonjë dashuri e re që mund të lindë nuk do të kërkoja në secilën fytyrë dçka të tijën si, si të të vazhdojë tutje?

Por jo, unë jam gjallë, e rrethuar me një vuajtje frikësuese, me realitetin e mbytur. Po, jam gjallë dhe nuk me vjen keq, këtë nuk e konsideroj si një dënim nga Zoti. Pas një lumi

lotësh të derdhura për të, mund të them se jam e lumtur, por kurrë nuk do ta gjejë lumturinë e plot, sepse me të iku edhe një pjesë imja, pjesa më e mirë, që dinte të dojë

dhe të falë.

Pluhur kujtimesh

Rruga qe lidhte gjimazin e vjeter me stadionin ishte e qete, s’kishte as nje zhurm qe vinin nga makinat ose nga turbinate.Heshtja po luante me mua…Papritur syt me shkuan te kafeneja e vjeterqe gjendej perball shkolles,dhe tek dritarja e saj prej se ciles e shihja

shpesh tek kalonte rruges.Per nje moment rruga mori po ate hijeshi, e ndjeva se fytyra mu vesh me buzeqeshje,kur kujtova veten time,dhe perseri qesha...Vall qa forc me duhej

ti flisja,as e jashtzakonshme ishte ajo sa s’mundja dot forcen ti afrohesha.Edhe shoket me tallnin,thirrsnin me ze emrin e saj,me shtynin ti flisja,por per mua heshtja ishte me e

guximshme andaj me mjaftonte ta shikoja nga larg. Pa e vrejtur sa kisha ecur,pash veten te parku I vjeter,nje stol I zbrazet ma kujtoj veten time tek sa mahnitesha nga gjithqka e saj,nga levizja e flokeve,nga shkelqimi I syve qe perseri I ndjeja vetem nga larg.E dallget e mengimeve per te s’ndaleshin dot,mu kujtua

qasti kur I kuptova emrin,dhe talljet e shokeve me shprehjen e fytyres time.E dija se nuk ishte nga qyteti im,e kuptova dhe nga vinte,thjesht qdo fjal per te mbushte kupen time te

gezimeve.Qdo nate me linte pa gjum,ose me mir fshihej ne gjumin tim,me vinte ne endrra.

Me shtyrjen e shokeve vendosa ti flisja,por kur e pash u shtanga,nje menyr mora inat veten dhe dhash fjalen se heren tjeter sdo deshtoja.Kaluan shum dit pa u

takuar,kurptova se ishte kthyer ne qytetin e saj…Kjo ngjarje kishte hyr e dalur ne mendjen time shum shpesh,por si duket sot ka vendour te qendroj me gjat duke me bere

nje njefar menyre te qeshi me fatin tim,se te vetmes dashuri qe me fali gjimnazi sja shtrengova dot as doren.

Jetova me zemren dhe pa zemren time te cilen rruget e ketij qyteti do tap resin per mua

perjetesisht… Almira Musliu 12/4

Page 14: Elektroni_FINAL

E KTHYEM VDEKJEN ANDEJ NGA KISHTE ARDHUR

U nisem nga vendtakimi për të shkuar, atje ku mendonim të gjenim gëzim e qetçsi.

Ishim të gëzuar.Po ne ishim të gëzuar duke udhëtuar e duke mos ditur pçr fatkeqësinç që po

na priste.Nuk e dinim se çfarë mund të na priste,jo! Jo s'dinim asgjë.

Nuk dinim se kjo ditë kishte marrç ngjyrën e zezë e plotë lotç për ne.Vendosëm që të

shfrytëzonim diellin e ngrohtç, qiellin e kaltçrt e tokçn e gjelbërt,për të bërë piknik me

shoqërinç e ngushtç,dhe çfarë ndodhi? Rrugçs dolçm ne nga rruga dhe e shihja veten dhe të

gjithë për rreth të mos lçshonin as një zë tç vetçm,por shikonim atë që na vinte përpara,dhe

në atë moment ndjeja që jeta mori njç rrugç tjetçr ,të errët e të ftohtë.Nuk e di se si ndodhi

por e di që dolçm nga rruga me mjetin që kishte n'gjyrën e gjakut tonë atç ngjyrë të bukur

dhe për ne shumë simbolike.Papritmas e pash vetën dhe të gjithë që filluam të rrokulliseshim

poshtë dhe atëherç dçgjova klithmat rrënqethëse të shokëve tç mi ,ndjeva një goditje të fortë

dhe një zbrazti të madhe në gjoks duke thënë kush jam,ku jam,ku shkoj dhe ku do ndaloj nuk

e di.Në memorien time të zbrazur dukeshin vetëm fytyrat ëngjellore te të gjithë neve dhe

makina e mallkuar që tentoi të na marr atç që ne nuk duam ta japim.Ndaluam në ujç ,në ujin

që ecte vazhdimisht duke shiquar se çfarë po ndodhte me ne.Ishte e tmerrshme të shohesh

njerëzit më të dashur në atë gjendje e të mos kesh asgjë në ato duar që me aq vullnet

mundoheshin të bënin gjithçka për të ndihmuar ata që ishin të rrezikuar,dhe çfarë?! E sheh

vetën aq afër për të dhçnç ndihmçn dhe njçkohçsisht tç pafuqishçm. Ishte e tmerrshme se si

ndodhi. Nuk e di , jo nuk e di. Por, e di që thonç kur është e shkruar nuk e ndal dot asnjë

gjë.Nuk di kush tjetër rron kush ka vdekur nuk e di por i ndjej zçrat kumbues të tjerëve që

arritën të dilnin nga mjeti i rrethuar me të kuqe,çfarë ishin këta zçra asgjë tjetër vetëm

kërkesç për shpëtimin tonë që mbetëm mbyllur brenda dhe me pak shpresç shpëtimi .Por,

arrita të shoh dritën e dashurisë që arritëm të ndihmonim njeri-tjetrin dhe të dilnim të gjallë

që të gjithë prej aty dhe tash e shoh veten dhe të gjithë plotë jetë për të vazhduar,për të

vazhduar shumë gjëra që ilamç por që na presin të gjithë neve më të fortç së kurrç për të

realizuar shumë ëndërra tona. Punoi: Vlorijan Halili XI/4

E ardhmja na pret E nesërmja nuk është e sigurtë për askend. Kështu ata që i do mbaj gjithmonë pranë vetes. Dashurinë që e ndien në shpirtin tënd shprehe sepse njerëzit gabojnë kur thonë se pushojnë së dashuruari kur plaken, pa e ditur se plaken kur pushojnë së dashuruari. Rruga e së ardhmes është e vështirë, thuje gjithmonë atë që ndien dhe bëje gjithmonë atë që mendon. Do vazhdoja kur të tjerët të ndalonin, do zgjohesha kur të tjerët të flinin vetëm të mos pendohem për asgjë në jetë . Do shkruaja urrejtjen time mbi akull e do prisja të dilte dielli e ta shkrinte. Jemi të ri , tani e kuptojmë çka është jeta. Të mundohemi që të mos pendohemi për ditën që nuk bëmë një përqafim, që nuk gjetëm kohë së paku për një buzëqeshje e që nuk dhuruam ngrohtësisht një puthje. Punoi: Leostina Cukaj X-4

Page 15: Elektroni_FINAL

Ajo Dikush kishte hyrë në jetën e saj dhe ishte bërë drita dhe dielli, nata dhe yjet. E çuditshme është dashuria . Eh, kur flasim për dashurinë pse vallë vetëm njëra pale e të dashuruarve dënohet, e dihet se kush . Kush tjetër përveç femrave. Ajo e donte atë sa e krahasonte me dritën e diellit. E donte aq shumë sa natën i vezullonte si yll. Por edhe ai e dashuroi dhe më në fund u martuan. Filluan një jetë të mire e të lumtur. Shkuan vite e vite , por dashuria e tyre nuk u kurorëzua me ndonjë fëmijë. Jeta e tyre filloi të çaloj ngapak. Në veshët e saj shushëritnin zëra të ndryshëm duke thënë se : ja kjo është fajtore, kjo është ajo që na e shuajti derën tone, na e la djalin pa fëmijë, sh.sh.sh.sh-shushurima gjithandej. Erdhi çasti kur i mblodhën plaçkat e saja dhe e përzunë nga shtëpia. E përzunë me të vetëmin qëllim:- pse nuk kishte fëmijë. E ajo, e mërzitur dhe e rraskapitur doli me zemër të thyer, duke menduar: A thua ku mbeti ajo dashuri, a thua ku mbetën tërë ato vite sakrifice për të jetuar. Dhe në mendje iu ngulit kënga: Po qaj moj nënë me zemër Të përvëluar Paskam dashtë moj nënë Njeriun e gabuar.!!! Vallë pse veç femrat kanë faj? A thua femra është vërtetë një qenie shumë e dobët, apo vet njerëzimi e ka bërë të tillë ? Punoi: Erisa Berisha XI-1

Nëna Një emër dhe në person i rëndësishëm është nëna. Dashuria e saj e çiltërt të mbanë të sigurtë në jetë. Është ajo që mbjell vetëm plagë e dashuri. Shokët, pasuria, fama do të zhduken një ditë, ata që të donin do të mbesin në erën e së kaluarës, e kush tjetër mund të jetë me ty, pos fjalët e saj të ëmbla. Fjala e parë belbëzon në krahët e tu, me aromën tënde fillon jeta. Në netët e mia të errta ajo është hëna, është zëri që më flet kudo. Qenia më e dashur në botë të ndihmon në momentet më të vështira, kalon netë të tëra pa gjumë duke kujdesur për fëmijën , ka qarë bashkë me ne kur s’jemi ndalur. Zemërqeshura të falë dashurinë pa asnjë kusht , të ndihmon pa asnjë dobi, të mbron nga gjithçka që të bënë dëm, të falë momentete më të bukura në jetë. Nëna duron gjithçka që i thua pa asnjë kundër përgjigjje ,është aq e përballueshme si një kullë e madhe që kurrë nuk shembët. Ska gjë më të bukur se fjalët e saja të ndritura e përqafimi i saj. Zemra e saj e artë nuk pushon kurrë së dashuruari. E dua jetën vetëm se në fytyrën e nënës time pash buzqeshjen. Punoi: Ilirijana Prebeza XII-5

Page 16: Elektroni_FINAL

Një natë me shi Jashtë bie shi, po e ndiej një lehtësim të çuditshëm. Jam ulur pranë dritares dhe shikoj gjurmët e shiut. Të gjitha dritat e fikura, vetëm dhoma ime ndriqonte, të gjithë flinin unë rrija zgjuar. Një melodi e lehtë bie nga dy duar të arta mbi tastet e pianos duke krijuar një melodi të bukurë e duke lëshuar nga një note melankolike. Isha e tretur në ëndërrat e natës.Ëndërroja të paëndërruarën dhe imagjinoja të pa imagjinuarën. Ndonjëherë mundohesh të largosh dikend nga mendja por nuk mundesh. Gjithmonë gjendet një emër që ndonjëherë tek mundohesh ta urresh por zemra s’të lejon-e ndonjëherë tek ai emër gjen qetësinë shpirtërore. Jashtë mbretëronte vetëm era, shiu dhe heshtja. Ashtu në rroba fjetje dal jashtë. Gjurmët e shiut mbesin në mua- lagem e tëra. Përveç shiu faqet e mia I lagin edhe lotët-lotë të nxehur të shoqëruar me shi. Nuk është se vuaj nga ajo që quhet dashuri , nuk është se jam e dashuruar po thjeshtë po përjetoj ndjenja të reja, ndjenja që të bëjnë të ndihesh mire dhe e dëshpëruar njëkohësisht. Unë e tretur në mendime të hutuara e lagur me shi e ai i braktisur me buzën e tharë e të etur, por në ëndërra gjithmonë bashkë . do vij dita kur fjalët do dalin nga shpirti dhe zemra ime gjithmonë do të jetë e ngrohtë për dikend. Shiu lë gjurmët në dritaren ku shikoj e unë lë lotët në fletën ku shkruaj. Kjo ishete një nga netët që kalova dhe të shumtat që do kalojë në këtë vend. Punoi: Leostina Cukaj X-4

Një frikë që më percjell gjatë gjithë jetes Isha e vogël atëherë... Koha ishte e vranet dhe binte shi.Ecja me babin për dore dhe këndoja hymnin e flamurit sepse qysh e vogël nga dëshira e madhe pata arritur ta mësoj .por natyrisht me disa gabime që nuk vërehen tek fëmijët e vegjël. Babi mbante ombrellën dhe ma shtrëngonte fort dorën ,pëshperiste që të heshtja po unë nuk dija gjë ,prapë vazhdoja me të madhe. Kur papritur një njeri i veshur me rroba me ndryshe se të tjerët ,me shuplakën e tij të madhe ma mbylli gojën dhe me tha diçka në gjuhën e tij të ashpër e që unë se kuptova. Aqë shumë u friksova sa që nuk guxova ta lëshoj lotin që ishte bërë si një oqean në syrin tim. Tragjedi,egoizem,përdhunim për një fëmijë të vogël që me anë të këngës shprehte dashurinë për vendin e saj. Kur e shikova babin ai po qante por nuk më tha gjë, edhe në atë shi të madh e lëshoi ombrellën ,më mbajti në duar dhe vrapuam shpejt për në shtëpi. Të gjitha rrobat dhe ne vet pikonim nga lagështia ,por kush e vrente ore. Nëna e frikësuar me vrap më përqafoi dhe vetëm kur e shikoi babin e kuptoi tërë ngjarjen . E unë mendoja me vete - PSe? Kush? dhe për çfarë qëllimi më maltretoi në atë mënyrë. Unë nuk e ofendova ,as si bëra gjë ,ai vetë erdhi mu vërsul i shpegoja nënës. Askush s'më tha asgjë deri sa një ditë kur të gjithë ishin ulur para ekranit televiziv dhe unë diku në qoshe dëgjoja me vemendje për disa njerëz që i quanin Serb, dhe që po shikonin ushtarët të cilët me dhunë dëshironin t'i rrembenin vatrat tona. Për një çast unë bertita me të madhe MAMIIII ky ishte ai, e prej asaj në thellësi të zemrës mbeti një frikë e cila nuk u zhduk kurrë Sot jam e rritur paksa e kuptoj më mirë si dhe çfarë kishe ndodhur me mua dhe popullin tim. Por, prapë se prapë kur përmendet fjala Serb mua më shtrëngon diçka thellë në zemër ,trishtohem e tëra dhe s'mund të duroj dot.

Page 17: Elektroni_FINAL

Engjëll i vrarë

Ndoshta një ditë ti do zgjohesh me lotët që të rrjedhin pa ndalë

dhe në brendësi të shpirtit ti do ndjesh mall shumë mall

Me duart e tua që dridhen

ti lotët do mbledhësh ngadalë bashkoi me mallin e shpirtit

se aty t'i do gjesh një fjalë

Ndoshta ti kurre s'ke për ta kuptuar që dikur pate njohur një vajzë një engjëll që ty të dashuronte

por që nuk ta tha dot kurrë atë fjalë

Ndoshta kishte frikë nga brenga nga ndarja që vjen pastaj

sepse dashuria që ajo mbante brenda ishte e përjetshme ishte e pa anë

Sa keq ti si besove asaj

një zemre të heshtur në vetmi ajo mbante fshehur një thesar

që emrin e kish dashuri

Ndoshta ti ishe i zhgënjyer nga dashuria e parë e pa fat

por dije se ka njerëz në këtë botë që të falin një dashuri të artë

Ndoshta një ditë do të zgjohesh i lënduar, i etur për një thesar

një engjëll do kërkosh të dashurosh por mos harro!!! "atë engjëll dikur ti e ke vrarë"

Albiona Ismajli XII/4

Page 18: Elektroni_FINAL

Të hapur ndaj të gjithëve

Dëshironi të informoheni për shkollën tonë, për aktivitetet, drejtimet mësimore, rregullat si dhe shumë gjëra të tjera. Atëherë klikoni në:

www. gjingazulli.org

Tash edhe shkolla jonë e ka Webfaqen ku mund të informoheni për çdo gjë

që jeni të interesuar. Webfaqja u realizua nga angazhimi I madh i nxënësve të shkollës tonë : Elbunit Rexhepi dhe Arber Gjoni .Angazhimi I

tyre u kurorëzua me sukses falë sponzorit të Webfaqes,Z.Dukagjin Sadriu.Dëshira për ndihmë e z.Sadriut bëri që të realizohet ideja e

paraqitur shumë herët nga nxenësit tanë.Kjo Webfaqe në të ardhmen do të jetë një urë lidhëse në mes të mësimdhënësve dhe prindërve dhe në këtë

mënyrë do ta lehtësoj dukshëm komunikimin . Përmes të kësaj Webfaqe nxënësit që e përfundojnë shkollimin fillor do të mund të informohen lehtë dhe të vendosin që në të ardhmen të jenë pjesë

përbërse e kësaj bashkësie.

Punoi: Erisa Bershia

www.gjingazulli.orgwww.gjingazulli.org

Page 19: Elektroni_FINAL

Kujdes nga Interneti

Mos u besoni verbërisht internetit dhe teknologjive digjitale, pasi ato vërtet ofrojnë mundësi të shumta për qasje në informata të reja, por kanë një kosto sociale dhe kulturore tepër të lartë, madje ato ndikojnë negativisht nëse teprohet, edhe në shëndetin tonë.Lajmi publikohet në një studim të fundit, sipas të cilit, interneti transformon edhe mënyrën se si ne i analizojmë gjërat dhe mekanizmat e të mësuarit.

Sipas këtij studimi, vërtet kemi fituar shumë me leximin në internet, por në të njëjtën kohë kemi humbur thellë sepse nuk kemi kohë për të reflektuar dhe të pushuar , për të zhvilluar një analizë të plotë po bëhet një gjë e panatyrshme. Nicholas Carr është një studiues i cili e ka shprehur hapur

urrejtjen e tij ndaj industrisë së teknologjive digjitale, që u bë i njohur dy vjet më parë me essenë e tij, botuar në revistën "Atlantik" me titullin provokues "Google po na budalleps".Ai thotë sesi “shkolla duhet t’u mësojë të rinjve përdorimin me mençuri të teknologjive të reja” dhe jo t’u rekomandohen materialet vetëm në internet.

Project Natal

Regjisor Steven Spielberg në prezantimin e Projekt Natal përshëndeti të gjitha lojrat pa kontrollues."Hapi tjetër në argëtim interaktiv është për të bërë që kontrolluesit të zhduken," tha drejtori vizionar dhe producent. Me “Projekt Natal," ne do të shohim lojra që do t’i sjellin të gjitha së bashku përmes teknologjisë që ne e njohim në të vërtetë. "Por çka është "Projekti Natal”? Projekti Natal është një mënyrë revolucionare e re për të luajtur lojra argëtuese dhe të bukura në Xbox 360 tuaj. Me pak fjalë: kontrolluesi nuk është i nevojshëm! Kur ky projekt të nis ju mund të luani sporte të ndryshme, këndoni, vallzoni, të lulftoni dhe çdo gjë tjetër kap imagjinatën e dizanjatorve më të

mëdhenjë të botës lojës. Veprimet tuaja, dhe reagimet emocionale, të gjithë do të njihet nga Xbox 360 juaj. Kjo përvojë e pabesueshme e re është bërë e mundur në sajë të sensorve të “Natal Projektit”, i cili kombinon një aparat fotografik RGB, sensor, multiarray mikrofon dhe procesori me drejtim softuerik të regjistruar të gjitha në një pajisje. Kamerat ekzistuese dhe kontrollorët mund të vërejnë lëvizjet në 2D, por Projekti Natal vëren lëvizjen e plotë të trupit në 3D dhe u përgjigjet urdhrave, lëvizjeve dhe ndërrimeve emocionale në zërin tuaj! Me shkeljen në hapësirën e sensorve Natal

Page 20: Elektroni_FINAL

Projektit, kushdo mund lehtë të japë udhëzime vetëm duke folur. Dhe jo vetëm me fjalë kyçe por i kuptojnë plotësisht gjithçka që ju thoni. Natal Projekti gjithashtu pranon fytyrën tuaj kështu që mund të hyni ju në Xbox LIVE pa pasur nevojë të thoni apo bëni asgjë. Me Projekt Natal eksperienca e vetme e nevojshme është përvoja e jetës. Do të vijë së shpejti dhe ndryshojë botën e argëtuese ekskluzivisht në Xbox 360.

Gjendja e internetit në botë

Në raportin “State of the Internet Report” të kompanisë Akamai i cili mbulon periudhën e fundit tremujore të vitit të kaluar është theksuar se qasjen më të shpejtë në botë e kanë Koreja Jugore, Hong Kongu dhe Japonia.

Në bazë të këtij raporti tri pozitat udhëheqëse sipas shpejtësisë mesatare të lidhjes së internetit e mbajnë Koreja Jugore, Hong Kongu dhe Japonia. Mirëpo, është interesant fakti që në vendin e katërt është Rumania dhe Lituania në të pestin.Ani pse krahasuar me vitin paraprak

shpejtësia mesatare e lidhjes së internetit në Korenë Jugore ka rënë për 29%, me shpejtësinë aktuale mesatare prej 11.7 Mbps ajo ende është bindshëm në vendin e parë.Në nivel global shpejtësia mesatare e qasjes në internet ka qenë 1.7 Mbps, që është rënie prej një për qind krahasuar me tremujorin e mëhershëm. Njëkohësisht numri i pajisjeve të kyçura në internet me IP unike është rritur 4.7%, në 465 milionë.

www.gjingazulli.org Ueb faqja e shkollës sonë u kthye ne funksion pas një kohe të gjatë dhe tani është e punuar në mënyrë profesionale. Ueb faqja është unike në dizajnin e saj dhe nuk mund të gjindet ndonjë ueb faqe e ngjashme. Është bërë punë e vështirë deri në arritjen e kësaj faqeje. Kjo faqe mirëmbahet nga dy nxënës së shkollës të cilët u morën me që nga gjetja e sponsorit, mbledhjen e materialit të nevojshëm dhe gjithçka tejtër. Në këtë ueb faqe mund të informoheni për çdo gjë rreth shkollës sonë, informacioni i paraqitur mund të ju shërbej gjeneratës së ardhshme që do të vijë rreth

kushteve të pranimit dhe drejtimeve po ashtu edhe testit të brendshëm maturantëve rreth testit kombëtar. Aty janë publikuar edhe projektet e realizuara dhe ato të nevojshme për realizim, janë paraqitur aktivitetet e ndryshme që bëhen në shkollën tonë: garat shkollore,programet artistike,debate, projektet humanitare etj. Po ashtu janë publikuar shkrime të ndryshme të grupit letrar “Jusuf Gërvalla”. Nxënësve iu është mundësuar të sugjerojnë apo të shkruajnë vrenjte rreth faqes apo çdo gjëje në shkollë përmes e-mail adresës. Kjo faqe do të ndihmojë në tregimin e imazhit të vërtet të shkollës sonë.

Page 21: Elektroni_FINAL

Fjalë të urta

Fatkeqësia më e madhe është humbja e shpresës. Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. Kur gruaja hyn në punët e burrave, burri duhet të mesojë hilet e grave.

Kur hyn borxh, rron me djersen e të tjerëve. Zanati i spiunit është të shese sekretet e miqve.

As me miq e as me anmiq, gojen mos e fëlliq Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes

Bej shyqyr të paktes, që të vjen e shumta Bertiti të bijës, që të dëgjojë nusja

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë Copën e madhe daje, fjalën e madhe përbije Cka të bahet n’kojshi, prite edhe në shtëpi

E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës E mira e hallkut e e zeza e vetes

Dashuria në sy lind, në sy jeton në sy vdes. Kam lindur duke qarë kur të gjithe qeshnin. Do të vdes duke qeshur kur të gjithë do

qajnë! Bëj që jeta jote të jetë një ëndërr por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote!

Edhe ai që u martua edhe ai që s'u martua, të dy pishman u bënë Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të

mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtesia Politika s'është asgjë tjetër, pos mjeshtëri e rrenës në çastin e duhur

Aforizma për shoqërinë

Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën. Të jesh "mbi shoqëri" thjesht do të thotë "të mos jesh" në të.

Mos u bën thupër e kurrkujt, e më atë thupër t'u grahësh të tjerëve. Më mirë të të rrahë yti, sesa të të puthë i huaji.

Mos u shiko në pasqyrë, kërko veten tënde midis të tjerëve dhe njihe. Mendjemadhësia është krenaria e njerëzve të dobët.

Nuk ka lugë që asnjëherë s'ka prekur anët e tenxheres. Fisnikëria s'vlen pesë para,kur i mungojnë cilësitë morale.

S'ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni. Me rëndësi është se në cilin stacion zbritni. Pesimisti është optimist me përvojë.

Të përgojosh do të thotë të tregosh mëkatet e të tjerëve. Syri është dritarja e shpirtit.

Të jesh vetëm është më mirë se të jesh në shoqëri të keqe; më mirë të jesh në shoqëri të mirë sesa vetëm; të flasësh mirë është më mirë se të heshtësh, por heshtja është më e

mirë se fjala e keqe. Nderi im është jeta ime dhe të dyja janë bashkë. Nëse më merrni nderin, jetën time nuk e

keni shpëtuar dot. Miku më i madh i së vërtetës është koha, më i madhi armik i saj është paragjykimi,

ndërsa shoqëruesja e përhershme është përulësia. Sikur nxënsi të jetë në gjendje t'i përgjigjet çdo pyetje, atëherë ç'do të bënte mësuesi? Dëgjoje atë që të bën vërejtje për të metat tua, si të zbulonte pasurinë më të madhe.

Leutrim Konjuhi XIII/5

Page 22: Elektroni_FINAL

BUZËQESHJA

- Buzëqeshja asgjë nuk kushton, por ka domethënie të madhe. - Ajo i pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin. - Është e shkurtër sikur rrufeja, por mbetet në kujtesë përgjithmonë. - Askush nuk është aq i pasur sa që të mos i nevojitet një buzëqeshje, dhe

askush as i varfër sa që buzëqeshja të mos mund ta pasuronte. - Buzëqeshja fut gëzim brenda pragut të derës, e kënaqësi në mardhëniet

afariste.Ajo është formula e miqësisë. - Buzëqeshja është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, e diell për

të mërziturit, terapi për të sëmurët. - Është e pamundshme të blihet, të lypet, të huazohet apo të vidhet, sepse

buron direkt nga zemra. - Buzëqeshja askujt nuk i nevojitet aq sa pikërisht atyre të cilët asgjë nuk

mund të na dhurojnë si shpërblim. - Pra, a dëshironi të fitoni përkrahjen e njerëzve rregulla e dytë thotë :

Buzëqeshni. Leutrim Konjuhi XIII/5

Nëntë këshilla si të debatoni pa lënduar dhe shkaktuar urrejtje 1.Fillojeni bisedën me lavdërim dhe mirënjohje të virtyteve të bashkëbiseduesit. 2.Keqkuptimet mundohuni t’i shprehni në mënyrë të tërthortë. 3.Para se të filloni të kundërshtoni, thirruni në gabimet personale. 4.Shmangjuni urdhërave direkte. Më shumë preferojeni këshillen. 5.Lereni njeriun ta ruan krenarinë personale. 6.Lavdërojini dhe arritjet më të vogla të të tjerëve. Lavdërimi është më i vyeshëm se kritikat. 7.Tregojuni njerëzve se keni besim në aftesitë e tyre. Ata do të mundohen ta arsyetojnë besimin tuaj. 8.Jepni guxim njerëzve. Bindini ata se pa shumë mund do të mund t’i përmisojnë gabimet e tyre. 9.Nxisni njerëzit që me kënaqësi t’i kryejnë detyrat e parashtruara Leutrim Konjuhi XIII/5

Page 23: Elektroni_FINAL

Koha për sport Edhe pse shkollë elektroteknike sukseset e sportit në shkollën tonë nuk mungojnë. Po në këtë vitë në shkollësn tonë u mbajt edhe turniri i futbollit, ku në finale u takuan klasa 11/8 dhe 11/10 , pas një loje fer dhe shumë korrekte fituesi u vendos pas ekzektumimit të penalltive ku më të sukseshëm ishin klasa 11/10. Vlen të përmendet pjesëmarrja e nxënësve në garat e nivelit Komunal ku vajzat e zunë vendin e dytë në volejboll në nivelin e shkollave të komunës së Prishtinës. Gjithashtu djemtë e zunë vendin e tretë në futboll në nivel të shkollave të mesme të Prishtinës . Sportistët më të dalluar të shkollës janë: Vajzat e shkollës sonë që e zunë vendin e dytë në volejboll. 1.Elhame Haxhaj XIII/10 ( Kapitene ) 2.Flaka Shala XIII/10 3.Pajtime Gashi XIII/10 4.Fitore Hashani XIII/3 5.Lavdie Abazi XIII/3 6.Hazbie Abazi XIII/4 7.Arta Krasniqi XII/3 8.Fatime Syla XII/3 9.Rita Bajraktari XII/4 10.Edona Kllokoqi XII/6 11.Leonora Haxhaj Garat që u mbajtën në kuadër te shkollës vendin e parë në futboll e fitoi klasa XI/10 1. Valon Kllokoqi ( kapiteni ) 2. Eroll Haxhillari 3. Arbnor Zeneli 4. Gentrit Kamberi 5. Muhamet Pacolli 6. Imer Ademi 7. Beqir Halil Futbollisttët e shkollës sonë që e zunë vendin e tretë ne nivelin komunal: 1.Vedat Musa XIII/7 ( kapiteni ) 2.Qendrim Krasniqi XIII/7 3.Arlind Shasivari XIII/7 4.Fatmir Beqiri XII/3 5.Fisnik Megjuani XII/3 6.Kushtrim Beqiri XII/10 7.Veton Makolli XII/7 8.Flamur Beqiri XI/8 ( portieri ) 9.Benjamin Metolli 10.Milot Bislimi X/3

Page 24: Elektroni_FINAL

Barcoleta

Një profesor i gjeografisë ish tuj majt mësim me 18 bjondina,njana prej tyre e ka pas emrin Hatigje,e thërret profi te tabela Hatixhen edhe i thotë :Hatixhe,gjeje në hartë ku është Amerika,edhe ajo e gjen Amerikën në hartë edhe shkon ulet në

vend të vet.Pastaj, profi i thotë bjondinave hajt po ju u baj një pyetje në pergjithësi: kush e ka zbuluar Amerikën?? E ato të gjitha një zerit :HATIXHJA

25-50

Goni kthehet prej shkollës i përgjakun. A apet koke rreh a? - Po, me Ardianin.

A t’kom thon me ngjeh deri n’50 para se mu përla? – I thot nona e vet. Po, po Ardianit nona e vet i kish pas thon me ngjeh deri n’25.

Puthja e parë

Nëse unë jom femna jote e parë ku po din me puth kaq mirë? – e vet njona

dashnorin e ri. E nëse unë jom i pari për ty ku po din që po puthshna mirë?

Dieta

Shkon ni skelet në ameltore edhe porosit ni torte.

Kamarieri e vet: A me shllag a pa shllag? Normal qe pa shllag! A nuk pi sheh se jom tu majt diet a? I thot skeleti.

Dhomat

Shkoinë ni qift pleq en restoran edhe plaki porosit biftek e plaka supë.

Mas ja i gjysë ore edhe ni herë porosisin. Plaki supë e plaka biftek. Po pse nuk I porositet en fillim dy supa e tash ju kisha pru biftekat? Po ju thot

kamarieri! Problemi osht qe i perdorim ni par dhom! U përgjigjen pleqt.

Nazmija e Avnija në Neë York

Nazmija e Avnija shkojnë en Neë York edhe e marrin banesën en katin 100.

Dalin me ble dishka en qytet e tu hyp shkallve Nazmija i thot Avnis: Kom me t’kallxu dishka.

Le n’katin e 70 Pi thot Avnija. Kur mrrijin n’katin e 70 Avnija i thot: Fol!

I kom harru qilsat en vetshërbim. Nisen me zhdryp teposht, Kur mrrijin n’katin e 30 nazmija apet:

Kom me t’kallxu dishka. Le m’kallxon kur t’zhdrrypim posht.

Kur t’dalin te hymja e baneses Avnija i thot Nazmis: Kallxom tash shka deshte. Kum bo hajgare.

Page 25: Elektroni_FINAL

Kryesia e shkollës

Kryeredaktore:Diellonë Shehu XII-2

Kryerar: Leutrim Konjuhi XIII-5

Nënkryetare: Fatmire GashiXII-4

Realizimi Kompjuterik: Korab HoxhaXIII/8

Sekretar: Vlorijan HaliliXI-4

Arkatare: Dafina Jkaupi