+ All Categories
Home > Documents > Kalkulimi IP

Kalkulimi IP

Date post: 07-Jul-2018
Category:
Upload: emily-owen
View: 212 times
Download: 0 times
Share this document with a friend

of 56

Transcript
  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    1/56

      1

    Arkitektura e Internetit .............................................................................................. 3IP Adresimi ........................................................................................................... 4Konvertimi decimal dhe binar .............................................................................. 4Shndërrimi decimal/binar ...................................................................................... 5Shndërrimi binar/decimal...................................................................................... 6

    Klasët e IP-ve ............................................................................................................ 7Klasa A e IP-ve ..................................................................................................... 8Klasa B e IP-ve ..................................................................................................... 8Klasa C e IP-ve ..................................................................................................... 9

    IP adresat e rezervuara .............................................................................................. 9Adresa e rrjetit....................................................................................................... 9Adresa “broadcast” ............................................................................................. 10Klasa A................................................................................................................ 10Klasa B ................................................................................................................ 11Klasa C ................................................................................................................ 12

    IP Adresat Publike dhe Private ............................................................................... 12 Ndarja (Dhënja) e IP-ve ..................................................................................... 13Adresimi statik .................................................................................................... 14Adresimi dinamik................................................................................................ 14

    Protokolet ................................................................................................................ 15Protokoli ARP ..................................................................................................... 15Protokolet adresues (routed) .............................................................................. 16IP-ja si protokol adresues (routed) ...................................................................... 18Protokolet rrugëtues (routing protocols) ............................................................. 19Tabelat e rutimit (routing table) .......................................................................... 19Zgjedhja e shtegut (Path determination) ............................................................. 20

    Llojet e Protokoleve të rutimit ............................................................................ 21 Nënrrjetat (Subnets) ................................................................................................ 22

    Subnetimi i Klasit A............................................................................................ 23Subnetimi i klasit B ............................................................................................. 25Subnetimi i klasit C ............................................................................................. 26Kalkulimi i IP-së së Subnetit përmes mbledhjes logjike .................................... 27

    Funksionet e nivelit Transport të TCP/IP Modelit .................................................. 28Besueshmëria (reliability) ................................................................................... 28Kontrollimi i transmetimit (Flow control) .......................................................... 29Vendosja e kontaktit para transmetimit (Three way handshake) ........................ 30Portet dhe numrat e porteve ................................................................................ 31

     Niveli Aplikativ (Application) ................................................................................ 31Teknologjitë e WAN-it ........................................................................................... 33

    LAN-i dhe WAN-i. Disa koncepte ..................................................................... 33Paisjet e WAN-it ................................................................................................. 34Komunikimi i bazuar në lidhje në qark (circuit switched) dhe i bazuar në pakete(packet switched) ................................................................................................ 36

    Opsionet e WAN-it ................................................................................................. 38Circuit switched .................................................................................................. 38Packet - switched ................................................................................................ 39Lidhja me modem ............................................................................................... 40ISDN ................................................................................................................... 41

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    2/56

      2

    Lidhjet me qera ................................................................................................... 42DSL (Digital Subscriber Line) ............................................................................ 43Lidhja kabëll-modem ......................................................................................... 45

    Tregëtia elektronike (E – commerce) ...................................................................... 47E-pagesa (e-payment) ......................................................................................... 47Përparësitë e pagesës elektronike ........................................................................ 48

    Brengat e pagesave elektronike .......................................................................... 49Si të ndërtoni një e-pagesë për biznesin tuaj ....................................................... 49

    E –  mësimi (E –  learning) ....................................................................................... 51 Nivelet e e-mësimit (format) ............................................................................... 51

    E –  qeverisja (E –  government) .............................................................................. 54

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    3/56

      3

    Ark itektura e Interneti t

    Edhepse Interneti është kompleks, ekzistojnë disa koncepte themelore në

    lidhje me funksionimin e tij.

      Interneti (International Network) është rrjet ndërkombëtar – botëror, i cili

    mundëson komunikim gati pandërprerë në mes të çdokujt, kudo që

    ndodhen ata në tërë botën, dhe në çdo kohë !

      LAN-i është një rrjet lokal, i kufizuar gjeografikisht në një hapësirë të

    caktuar. Lidhja e më shumë LAN-ave mes veti bën që Interneti të

    funksionoj. Megjithë avansimin e teknologjive lidhja mes LAN-ave në

    distancë ende është problem, sa i përket bitlëshimit (bandwidth-it).

      Funksionimi i Internetit bazohet në lidhjen e bazuar në principet e nivelit

    të rrjetit (Network). Qëllimi është që LAN-a të teknologjive të ndryshme

    në nivelin Physical dhe Data Link, të mund të komunikojnë mes veti dheate për protokole të ndryshëm të nivelit Application

      Paisjest që mundësojnë lidhjen e rrjeteve lokale mes veti (switching)

    quhen router -a Ata bëjnë edhe përzgjedhjen e rrugës më të shpejtë

    (path determination) për paketet që transmetohen deri tek destinacioni.

    Në bazë të informatave që shkëmbejnë mes veti, routerat ndërtojnë

    tabelat që quhen “tabela rutimi” (routing table). Në këto tabela ruhen

    informatat për drejtimet kah rrjetet e caktuar (pra si të arrihen ato rrjete!).

      Secili rrjet në Internet ka adresën e vet ashtu si edhe çdo kompjuter në

    një LAN që ka një të tillë. Prandaj thelbi i gjithë komunikimit në Internetështë adresimi i të gjitha pajisjeve dhe i të gjithë rrjeteve (me IP-a). Kjo

    mundëson një komunikim të gjithmbarshëm.

      Dy kompjuterë kudo në botë, me hardware dhe software adekuat, si dhe

    me protokole të duhura mund të komunikojnë mes veti. Standardizimi i

    praktikave dhe procedurave për lëvizje të të dhënave përgjatë rrjeteve

    kanë mundësuar Internetin.

      Reja (cloud) është paraqitje simbolike e të gjitha lidhjeve fizike dhe të

    gjitha paisjeve që mundësojnë lidhjen mes dy nyjeve (host) që

    komunikojnë.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    4/56

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    5/56

      5

    Shndërrimi decimal/binar

    Metoda I-rë

    Një numër decimal konvertohet në binar duke e pjestuar sukscesivisht me

    numrin 2 (bazën e sistemit binar) dhe duke regjistruar në një kolonë mbetjet

    nga pjestimi. Vazhdohet me pjestim deri sa të fitohet rezultati zero. Kolona e

    fituar e mbetjeve nga pjestimi e lexuar prej së poshti lartë paraqet

    ekuivalentin binar të numrit të dhënë decimal.

    Më poshtë do të ilustrohet shndërrimi i numrit 200 në numrin ekuivalent

    binar.

    Pjestimi me

    2Rezultati Mbetja Leximi

    200:2 = 100 0

    100:2 = 50 0

    50:2 = 25 0

    25:2 = 12 1

    12:2 = 6 0

    6:2 = 3 0

    3:2 = 1 1

    1:2 = 0 1

    Shihet se ekuivalenti binar është: 11001000

    Metoda II-të

    Një metodë më praktike është metoda e “peshës” së numrit. Secila shifër në

    një numër binar ka peshën e vet. Sa më majtas që është numri e ka peshën

    më të madhe. Numri i fundit djathas e ka peshën 1 d.m.th. vlera e tij është 20 ,

    e kështu duke shkuar majtas vazhdojnë vlerat e bitave: 21=2, 22=4, 23=8,

    24=16, …, 28=128. Paraqitja e vlerave u bë për një oktet sepse zakonisht

    punohet me logjikën e okteteve, por logjika është e njejtë edhe për bitin e 9,

    10,11,12 e kështu me radhë.

    Këtë mund ta paraqesim edhe në formë tabelare:

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    6/56

      6

    majtas djathtas

    Pozita ebitit

    10 9 8 7 6 5 4 3 2 1

    llogaritja 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2

    pesha 512 256 128 64 32 16 8 4 2 1

    Metodën e dytë të shndërrimit të një numri decimal në binar do ta ilustrojmë

    duke e marrur si shembull numrin 200.

    Duke shikuar tabelën, meqë numri 200 është më i vogël se numri 256 dhe më

    i madh se 128 atëherë biti i parë që do ta ketë vlerën 1 është ai i pozitës 8.

    Kalkulohet ndryshimi 200-128=72Vazhdohet me të njejtën logjikë:

     A është 72>=64 ? Po. Atëherë regjistro 1 në bitin me pozitën 7. Kalkulohet

    ndryshimi:

    72-64=8

     A është 8>=32? Jo. Shëno 0 në pozitën e 6 të bitit.

     A është 8>=16? Jo. Shëno 0 në pozitën e 5 të bitit.

     A është 8>=8? Po. Shëno 1 në pozitën e 4 të bitit.

    Kalkulimi: 8-8=0. Në këtë rast të gjithë bitat në vazhdim kanë vlerën 0; 

    Prandaj ekuivalenti binar i numrit 200 është: 11001000E njejta procedurë vlen edhe në rastet kur kemi numra më të mëdhenjë,

    atëherë vijnë duke u shtuar bitat majtas !

    Shndërrimi binar/decimal

    Shndërrimi i numrit binar në numër decimal është i thjeshtë. Duke i ditur tash

    peshat e secilit prej bitave në numrin e dhënë veprohet kështu. Aty ku vlera e

    bitit është 1, pesha përkatëse mbledhet kurse kur është 0 ajo nuk mbledhet.

    Ta ilustrojmë këtë për numrin e dhënë 11000101.

    Numri 1 1 0 0 0 1 0 1

    Pesha 128 64 32 16 8 4 2 1

    + 128 64 0 0 0 4 0 1

    Nëse mblidhen numrat e kolonës fundit del rezultati: 128+64+4+1=197

    Prandaj ekuivalenti i numrit binar: 11000101 është numri decimal 197.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    7/56

      7

    Procedura është krejtësisht e njejtë edhe në rastet kur kemi të bëjmë me

    numra me ma shumë shifra binare !

    Klasët e IP-ve

    Routeri përcjell paketet nga rrjeti “burim” (source) ka rrjeti “cak” (destination) duke përdorur IP protokolin. Paketi duhet të përmbaj adresat e rrjetit burimor

    dhe të rrjetit cak. Kur paketi të arrij tek routeri i rrjetit cak, ai , routeri,

    shfrytëzon IP adresën që të gjejë kompjuterin lokal i cili është caku i fundit.

    Kjo funksionon si sistemi postal, për dërgimin e letrave. Së pari shfrytëzohet

    Zip kodi për të gjetur destinacionin - qytet, kurse pastaj duke shfrytëzuar

    adresën e shtëpisë dërgohet letra në cakun përfundimtar.

    Për këtë arsye secila IP adresë ndërtohet prej dy pjesëve. Pjesa e parë

    identifikon rrjetin të cilit i takon kompjuteri kurse pjesa e dytë identifikon vet

    kompjuterin.IP adresa e ndërtuar nga katër oktete bitash është unike dhe me përmbajtje

    të saj tregon adresën e rrjetit si dhe adresën e kompjuterit të veqantë (host-it).

    IP adresat janë të ndara në klasa, varësisht prej madhësisë së rrjetit,

    respektivisht prej numrit të kompjuterëve që përmbanë ai rrjet.

    Klasa A e IP-së i ndahet rrjetit që ka më shumë kompjuterë, klasa B atij që

    ka pak më pak kurse klasa C rrjetit më të vogël.

    Klasa e adresës Numri i rrjeteveNumri i hostave

    (kompjuterëve) për rrjet A 126 16.777.216

    B 16.384 65.536

    C 2.097.152 254

    Në mënyrë që t’iu përshtatën madhësive të rrjeteve, IP adresat pra janë

    klasifikuar në grupe që quhen klasa. Ky quhet ndryshe edhe adresim i

    klasave të plota (classfull). Secila IP adresë, 32 bitëshë është ndarë në

    pjesën e rrjetit dhe në pjesën e hostit (nyjes).

    Biti i parë i adresës ose sekuenca e bitave të parë të oktetit të parë

    përcakton se cilës klasë i takon IP adresa e dhënë.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    8/56

      8

    Klasa A e IP-ve

    Klasa A e IP adresave shfrytëzon vetëm oktetin e parë për të treguar adresën

    e rrjetit kurse tre oktetet tjerë i takojnë adresave të hostave. Në këtë mënyrë

    rrjeti i klasit A mund të ketë më shumë se 16 miljon adresa për hosta (224),

    derisa numri i rrjeteve është vetëm 126.Çdo adresë e klasit A fillon me bitin e parë të oktetit parë me vlerë 0. Adresa

    e parë 0 (00000000) dhe ajo e fundit 127 (011111111) nuk mund të përdorën

    për adresim, kurse të tjerat prej 1 (00000001) deri 126 (011111110) po.

    24 bita

    Klasa A Rrjeti Hosti Hosti Hosti

    32 bita

    Klasa B e IP-ve

    Klasa B e IP adresave shfrytëzon dy oketete e parë për të treguar adresën e

    rrjetit kurse dy oktetet tjerë i takojnë adresave të hostave. Në këtë mënyrë

    rrjeti i klasit B mund të ketë më shumë se 65.000 adresa për hosta.(216) – për

    rrjetë, derisa numri i rrjeteve është 16.384. Çdo adresë e klasit B fillon me dy

    bitat e parë 10 në oktetin e parë..

     Adresa e parë është (10000000) – 128 dhe ajo e fundit (101111111) – 191 që

    mund të përdorën për rrjete si adresa të klasës B. Bitat për oktetin e dytë

    mund të jenë të çfarëdoshëm, dhe në këtë mënyrë me kombinimet e bitave

    fitohen aq shumë adresa të rrjeteve të klasit B.

    16 bita

    32 bita

    Klasa B Rrjeti Rrjeti Hosti Hosti

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    9/56

      9

    Klasa C e IP-ve

    Klasa C e IP adresave fillon me sekuencën binare 110 në oketetin e parë.Kështuqë numri më i vogël që mund të paraqitet në oktetin e parë, për klasë

    C është: 11000000 ( decimal 192). Kurse numri më i madh që mund të

    parqitet në oktetin e parë për klasën C është: 11011111 ( decimal 223).

    Prandaj nësë ndonjë adresë në oktetin e parë ka numrat në brezin 192-223 i

    takon kalës C.

    8 bita

    32 bita

    Ekziston edhe klasa D e IP adresave e cila nuk është në shfrytëzim për IP të

    rrjeteve sepse ato përdorën për disa qëllime më speciale - për dërgimin e

    mesazheve “multicast” (kur një paisje iu dërgon më shumë paisjeve).Okteti i

    parë ka vlerat prej 224 deri 239 për këtë klasë.

    Klasa E me vlera të oktetit parë në decimal, 240 deri 255 janë të rezervuarapër hulumtime të ndryshme në lëmin e Internetit.

    IP adresat e rezervuara

     Adresat e catuara janë të rezervuara dhe ato nuk mund t’u ipen paisjeve në

    rrjet. Këto adresa të rezervuara janë:

      Adresa e rrjetit dhe

       Adresa “broadcast” (emituese) 

    Adresa e rrjetit

    Çdo rrjet ka adresën e vet, përmes të cilës identifikohet në Internet. Routerat,

    paisje që dërgojnë pakete mes rrjeteve dhe njëkohësisht i lidhin ato,

    ndërtojnë tabelat e rrugëtimit (të paketeve) në të cilat ruajnë informatat se si

    të arrihet deri te rrjeti i caktuar. Këto informata janë adresat e rrjeteve. Brenda

    rrjetit të caktuar, secili prej nyjeve (kompjuter, interfejs routeri) ka adresën e

    vet unike dhe në atë mënyrë ata komunikojnë brenda një rrjeti. Por nga jashtë

    të gjitha ato nyje shihen si një IP adresë – si IP e rrjetit.

    Klasa C Rrjeti Rrjeti Rrjeti Hosti

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    10/56

      10

    Nëse p.sh. një rrjet ka adresën e vet: 198.150.11.0, atëherë brezi i adresave

    për nyjet e këtij rrjeti do të jetë prej: 198.150.11.1 deri 198.150.11.254, pra

    gjithsej 254 adresa mund t’i ndahet nyjeve (hostave). 

    Adresa “broadcast” Secili rrjet ka një adresë që quhet broadcast (emitim).  Ajo shfrytëzohet që

    njëkohësisht të gjitha nyjet e rrjetit ta marrin paketën e cila ka atë adresë. Pra

    nëse duhet të gjitha nyjet të marrin një kërkësë ose informatë atëherë kjo

    bëhet përmes kësaj adresë. Adresa e fundit në brezin e adresave të një rrjeti

    është adresa broadcast. Për rrjetin që e muarrëm si shembull: 198.150.11.0,

    bradcast adresa është: 198.150.11.255.

    Siq e dijmë, klasat e IP adresave të cilat mund t’u ndahen rrjeteve janë A,B

    dhe C. Ekziston një logjikë në bazë të cilës përcaktohet adresa e rrjetit dhe

    broadcast adresa për secilin rrjet, të secilës klasë. Ajo çka duhet të mbahet

    mend është se sa bita janë të dedikuar për pjesën e rrjetit e sa për pjesën e

    nyjeve, për secilën klasë.

    Nëse të gjithë bitat e pjesës së nyjeve (hosts) kanë vlerë 0 atëherë ajo

    është IP adresë e rrjetit.

    Nëse të gjithë bitat e pjesës së nyjeve (hosts) kanë vlerë 1 atëherë ajo

    është IP adresë broadcast.

    Më poshtë do të ilustrohet për secilën prej klasëve veq e veq përmes

    shembujve.

    Klasa A

    24 bita

    Klasa A Rrjeti Nyja Nyja Nyja

    Nëse merret adresa e klases A (100.0.0.0) e cila në oktetin e parë ka vlerën100 (decimal), adresa e rrjetit e paraqitur me numra decimal dhe binar do të

     jetë (pjesa e nyjeve të gjitha 0)

    Kurse adrdesa broadcast do të jetë (pjesa e nyjeve të gjitha 1):

    Binar 01100100 00000000 00000000 00000000

    Decimal 100 0 0 0

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    11/56

      11

    Të gjitha IP adresat në mes të këtyre dy adresave të skajshme, shërbejnë siadresa valide për nyjet që i takojnë rrjetit:

    100.0.0.1 deri 100.255.255.254 

    Klasa B

    16 bita

    Klasa B Rrjeti Rrjeti Nyja Nyja

    Po marrim për shembull adresët e klasës B (170.100.0.0) e cila në dy oktetet

    e parë ka vlerat: 170.100, kurse dy oktetet e fundit i takojnë adresave të

    nyjeve.

    Adresa e rrjetit është kur pjesa e nyjeve ka të gjithë bitat me vlerë 0 dhe për

    këtë rast është:

    Kurse adrdesa broadcast do të jetë (pjesa e nyjeve të gjitha 1):

    Të gjitha IP adresat në mes të këtyre dy adresave të skajshme, shërbejnë si

    adresa valide për nyjet që i takojnë rrjetit:

    Decimal 100 255 255 255

    Binar 01100100 11111111 11111111 11111111

    Decimal 170 100 0 0

    Binar 10101010 01100100 00000000 00000000

    Decimal 170 100 255 255

    Binar 10101010 01100100 11111111 11111111

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    12/56

      12

    170.100.0.1 deri 170.100..255.254 

    Klasa C

    8 bita

    Po marrim për shembull adresën e klasës C (192.170.100.0) e cila në tre

    oktetet e parë ka vlerat: 192.170.100, kurse okteti i fundit i takon adresave të

    nyjeve.

    Adresa e rrjetit është kur pjesa e nyjeve ka të gjithë bitat me vlerë 0 dhe për

    këtë rast është:

    Kurse adrdesa broadcast do të jetë (pjesa e nyjeve të gjitha 1):

    Të gjitha IP adresat në mes të këtyre dy adresave të skajshme, shërbejnë si

    adresa valide për nyjet që i takojnë rrjetit:

    192.170.100.1  deri 192.170.100.254 

    IP Ad resat Publike dhe Private

    Në mënyrë që Interneti të funksionoi në mënyrë normale, atëherë secila

    paisje (nyje) që merr pjesë në Internet duhet të ketë adresën e vet unike, të

    veqantë. Numri i IP adresave të klasës së plotë (classfull) është i kufizuar,

    kurse numri i pjesëmarrësve në Internet është gjithnjë e më i madhë dhe

    numri i IP-ve ekzistuese nuk kënaq kërkesat për to.

    Klasa C Rrjeti Rrjeti Rrjeti Nyja

    Decimal 192 170 100 0

    Binar 11000000 10101010 01100100 00000000

    Decimal 192 170 100 255

    Binar 11000000 10101010 01100100 11111111

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    13/56

      13

    Për këtë arësye qysh moti kompetentët kanë menduar që të gjejnë metoda

    për tejkalimin e këtij problemi në mënyrë që Interneti të funksionoj normalisht.

    Një mundësi është me ndarjen e rrjeteve në rrjete më të vogla që njhet si

    subnetim (nënrrjetëzim) – CIDR(Classless Inerdomain Routing).

    Mundësi tjetër është që të përdorët version 6 i IP adresave IP v6i cili përdorë

    IP adresën me 128 bita me ç’rast rritet dukshëm numri i IP-ve në dispozicionpër nyje, dhe

    Mundësia e fundit e cila është në zbatim është: përdorimi e adresave publike

    dhe atyre private. Adresat publike janë ato të cilat “shihen” në Internet dhe të

    cilat duhet të jenë unike, pra nuk bënë dy adresa të jenë të njejta. IANA

    (Internet Assigned Numbers Authority) është një “autoritet” i cila ndanë IP

    adresat në shfrytëzim dhe ajo kujdeset që IP-të publike mos të përsëriten.

    Ekziston një numër i IP-ve, që quhen private, të cilat dihen botërisht, e që

    mund të shfrytëzohen nëpër rrjete të ndryshme. Këto IP “nuk shihen” prej

    routerave pasi janë të fshehura. Nëse routerat hasin paketet me adresaprivate, i shkatërrojnë menjëherë ato, pra nuk i marrin fare në shqyrtim. Këto

    IP private mund të përdoren pa kufizim nëpër rrjete te ndryshme anë e mbanë

    botës duke u përsëritur sa herë të duash. Por, brenda një rrjeti IP-të e nyjeve

    duhet të jenë unike në mënyrë që ato të mund të komunikojnë mes veti.

    Në mënyrë që këto IP private të mund të “dalin” në Internet nevojitet të kryhet

    një proces që quhet NAT (Network Address Translation) i cili bënë

    “përkthimin” e adresave private në atë publike. Ky proces mundëson që p.sh.

    100 adresa private të “dalin” përmes vetëm një adrese publike, me ç’rast

    bëhet ruajtja e IP-ve publike dukshëm. Paisja që kryen këtë proces të

    shndërrimit të IP-ve private në atë publike është routeri.

    Më poshtë janë paraqitur adresat që mund të shfrytëzohen si private:

    Klasa Brezi i IP -ve

    A 10.0.0.0 deri 10. 255.255.255

    B 172.16.0.0 deri 172.31.255.255

    C 192.168.0.0 deri 192.168.255.255

    Kurse të gjitha adresat tjera, qofshin të klasëve A,B, ose C janë publike dhe ndahen

    nga autoriteti kompetent për ndarjen e tyre (IANA), në mënyrë që të mos ketë

     përsëritje të tyre në Internet. 

    Ndarja (Dhënja) e IP-ve

    Nyja e rrjetit (hosti) duhet të ketë adresë unike në Internet. Ajo është IP

    adresa. Çdo nyje disponon me dy adresa :

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    14/56

      14

       Adresa fizike ose MAC adresa që i takon nivelit të dytë (Data Link).

       Adresa logjike që i takon nivelit tretë (Network).

    IP konsiderohet si adresë logjike, për faktin se mund të ndërrohet.

     Administratori i rrjetit ka në dispozicion dy metoda për ndarjen (dhënjen) e IPadresave nyjeve. Këto janë:

      Metoda statike, dhe

      Metoda dinamike.

    Pavarësisht se cila metodë përdoret, dy interface-a (pikëlidhje) ose dy nyje që

    i takojnë një rrjeti nuk mund të kenë IP adresë të njejtë !

    Adresimi statik

    Kjo metodë e dhënjës së IP adresës nyjeve zbatohet, zakonisht në rrjetet evogla, ku nuk ka ndërrime të shpeshta. Administratori në mënyrë manuale,

    bënë konfigurimin, respektivisht ndarjen e adresave për secilin prej nyjeve,

    gjithnjë duke pasur kujdes që mos të përsërisë adresat.

    Kjo metode nuk zbatohet tek rrjetat me shumë nyje. Në këto rrjete, zakonisht

    IP adresat e serverave, printerave dhe interface-ave të routerave ipen në

    mënyrë statike, në mënyrë që ato t’i kanë adresat e përhershme (të

    pandryshuara).

    Adresimi dinamik

    Ekzistojnë tri metoda për adresim dinamik të nyjeve. Metoda më e sofistikuar

    dhe që përdorët më shumë është ajo që njihet si DHCP (Dynamic host

    configuration protocol).

    DHCP është një protokol që ia mundëson një kompjuteri të bëjë ndarjen e IP

    adresave në mënyrë dinamike në një rrjetë. Ai kompjuter quhet DHCP-server.

    Gjatë konfigurimit të DHCP-së është e nevojshme të definohet brezi i IP-ve

    që janë në dispozicion për rrjeten aktuale.

    Ndarja e adresave bëhet në mënyrë automatike;

    - Ajo nyje që ndërlidhet në rrjetë furnizohet me një “komplet” të dhënash 

    (IP, subnet maskë dhe default gateway), të nevojshme për pjesëmarrjenë Internet;

    - nyja tjetër e merr kompletin tjetër e kështu me radhë.

    Është metodë që preferohet të zbatohet tek rrjetat e mëdha në mënyrë që të

    mos vie deri tek përsëritja e adresave dhe shkaktimi i konfliktit mes adresave

    - që nuk është e dëshirueshme.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    15/56

      15

    Protokolet

    Protokoli është një grumbull rregullash që përcakton se si kompjuterët (nyjet)

    komunikojnë mes veti në rrjete kompjuterike. Kompjuterët komunikojnë duke

    shkëmbyer mesazhe të të dhënave. Për me i pranuar dhe me vepruar në këto

    mesazhe, kompjuteri duhet të dijë se si me i interpretuar mesazhet (të ketëdefinicionin – kodin). Shembuj të mesazheve janë ato :

      të vendosjes së lidhjes me një nyje që gjendet larg,

      mesazhet e-mail,

      transferimi i fajllave nëpër rrjetete etj.

    Protokoli përshkruan (definon):

      Formatin e mesazhit, dhe

      Mënyrën në të cilën kompjuterët duhet të shkëmbejnë mesazhe që të

    kryejnë një aktivitet të caktuar.

    Protokoli ARP

     ARP (Address Resolution Protocol) – është një protokol i standardit TCP/IP i

    cili luan rol të rëndësishëm në komunikimin mes dy nyjeve brenda një rrjeti.

    Për të komunikuar dy nyje që i takojnë një rrjeti, datagrami ose frame-i duhet

    të ketë informatën për IP adresën dhe MAC adresën e cakut (destionation).

    Nëse njëra mungon frame shkatërrohet në cak (destinacion). Këtë problem të

    shoqërimit IP adresës MAC adresën e caktuar e zgjidh protokoli ARP, i cili

    duke përdorur mesazhet broadcast, brenda rrjetit, e gjen MAC adresën që i

    takon IP-së së caktuar. Pra krijohet çifti “IP-MAC” i nevojshëm për

    transmetim. Në këtë mënyrë secila nyje në rrjetë ndërton ARP tabelat në të

    cilat figurojnë çiftet IP –MAC, të nevojshme për ndërtimin e frame-it, me rastin

    e transmetimit. Këto tabela ruhen në RAM memorie.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    16/56

      16

    Për komunikim mes LAN-ave përdorët një verzion i këtij protokoli, Proxy ARP,

    Ky është një version i protokolit ARP. Kur Routeri merr një kerkesë për MACadresë e cila është jashtë LAN-it, atëherë ai përgjigjet në kërkesën e nyjes

    duke i dërguar atij MAC adresën e interfejsit ku është i lidhur ai LAN (MAC

    adresën e ethernet interface –it). Tash nyja ka në dispozicion IP-në e

    destinacionit dhe MAC adresën e interfejsit ethernet (gateway-it).

    Në rastet e konfigurimit statik, kur dihet gateway-i veprohet kështu: Nyja

    krahason IP-ne e destinacionit me IP-ne e gateway-it. Nëse konstaton se këto

    IP-ja i nuk i takojnë të njejtit rrjet (LAN) atëhere ai krijon çiftin: IP e

    destinacionit dhe MAC adresa e gateway-it dhe e dergon frame  –in me këto

    të dhëna.

    Derisa IP mbetet e pandryshuar në frame, deri në destinacion, MAC adresa

    pëson ndryshime prej routerit në router gjatë rrugës së saj.

    Protokolet adresues (routed)

    Protokolet adresues (routed) duhet të ofrojnë informata të mjaftueshme në

    nivelin Network, që t’i mundësojnë routerit ta përcjell paketen deri tek paisja e

    ardhshme në rrugën deri në destinacion. Ata gjithashtu definojnë formatin dhe fushat (fields) brenda paketit.

    Protokolet adresues  iu mundësojnë routerëve të përcjellin të dhënat mes

    nyjeve që i takojnë rrjeteve të ndryshme – pra mundësojnë komunikim mes

    rrjeteve të ndryshme. Që ky protokol të funksionoi, secila nyje duhet ta ketë

    pjesën e adresës që i takon rrjetit (IP e rrjetit – network number) dhe pjesën e

    adresës që i takon nyjes (IP e nyjes – host number). Ka protokole adresues,

    si IPX, p.sh. i cili kërkon vetëm IP –në e rrjetit sepse ky protokol për IP të

    nyjes shfrytëzon MAC adresën e nyjes.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    17/56

      17

    Kurse protokoli IP, kërkon adresë komplete që ndërtohet prej pjesës së rrjetit

    dhe pjesës së nyjes. Këto protokole kërkojnë gjithashtu edhe maskën e rrjetit

    (network mask) Kjo maskë bënë grupimin e nyjeve në bashkësi (rrjete) dhe

    trajtimin e tyre nga routerët si një njësi – një IP e vetme (IP – ja e rrjetit).

    Maska gjithashtu shërben për identifikimin e nyjes së caktuar se cilit rrjet i

    takon - përmes operatorit të mbledhjes logjike (ANDing operation).Pra nëse

    mblidhet logjikisht  adresa e nyjes me maskën fitohet adresa e rrjetit të cilit i

    takon ajo nyje. Kështu mbledh routeri, kur atij i vjen paketi në hyrje!

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    18/56

      18

    IP-ja si protokol adresues (routed)

    IP (Internet Protocol) është protokoli që përdorër më së shumti për adresim.

    IP konsiderohet si protokol :  pa lidhje paraprake (connectionless),

      jo i besueshëm (unreliable) dhe

      i qëllimit mirë për dërgim të paketit (best-effort delevery)

    Termi connectionless ka kuptimin që para se të fillojë transmetimi i paketeve

    nuk vendoset ndonjë lidhje e dedikuar (shteg) prej burimit deri tek caku,

    sikurse është rasti p.sh. te lidhja telefonike ku krijohet shtegu prej burimit deri

    te caku. Për të gjetur shtegun deri te destinacioni IP protokolit i ndihmojnë 

    protokolet për rrugëtim (routing) të cilët gjejnë rrugën më të mirë (më të

    shpejtë) deri te caku (Path determination).Termi jo i besueshëm d.m.th. se IP nuk është protokol që merret me atë se

    paketet do të arrijnë gjithësesi në cak, pra nuk garanton besueshmëri. Me

    gjithë qëllimin më të mirë që të dhënat të arrijnë në cak (best-effort delivery),

    IP-ja nuk bënë verifikimin se a kanë arritur ato në cak. Me këtë problematikë

    merret niveli fqinjë më i lartë – Transport.

    E dhëna e cila transmetohet kalon prej nivelit më të lartë Application e deri te

    ai më i ulëti – Physical. Në secilin prej niveleve ajo pëson ndërrime. Kështu

    në nivelin e tretë Network, e dhëna enkapsulohet në pakete (ndryshe

    datagrame). Paketet tash do të përmbajnë ate që quhet “IP header” (IP kr eu) i

    cili përmbanë informata për IP adresat e burimt dhe cakut. Këto janë të dhëna

    të domosdoshme që paketet të kalojnë në nivelin e ardhshëm gjatë procesit

    të enkaspsulimit.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    19/56

      19

    Protokolet rrugëtues (routing protocols)

    Rrugëtimi (routing – në vazhdim: rutimi) është funksioni i Nivelit Network.

    Rutimi është një një proces i cili mundëson gjetjen e shtegut më të mirë (më

    të shpejtë) prej një nyje deri te nyja tjetër. Paisja primare e cila kryen këtë

    punë është routeri. Të gjitha adresat individuale të nyjeve janë të organizuara

    në grupe më të mëdha – adresa të rrjetave. Routeri, prandaj punon me

    adresa të rrjetave, jo edhe të IP-ave individuale të nyjeve. Protokolet e rutimit

    duhet të konfigurohen në router. Ata mundësojnë komunikimin e routerëve

    mes veti dhe shkëmbimin e informatave të nevojshme për përcjelljen e

    paketeve në drejtimin e duhur.

    Dy funksione kyqe të routerit janë : (routing & switching):

      Routerat duhet të përmbajnë tabelat e rrugëtimit(rutimit) (routing

    tables). Të gjitha ndryshimet që ndodhin në topologjitë e rrjetave

    regjistrohen në to. Informatat për ndërrime routerat i shkëmbejnë mes

    veti përmes protokoleve të rutimit (routing protocols).Routerat duhet të

    gjejnë rrugën më të shpejtë për paketat për në destinacionion e tyre

    (routing)

      Kur paketat arrijnë në interface të routerit, ai duke shfrytëzuarinformatat që ka në tabelat e veta të rutimit do të dijë kah ti përcjell ato

    paketa. Routeri do ta dërgojë paketen në interfejsin e duhur, të shtoj të

    dhënat e nevojshme në te dhe pastaj ta transmetoj atë (frame-in)

    (switching).

    Tabelat e rutimit (routing table)

    Routeri shfrytëzon protokolet e rutimit për të ndërtuar dhe për të mirëmbajtur

    tabelat e rutimit . Ato përmbajnë informata për ruta (shtigje). Këto informata

    varen nga protokoli që përdoret. Këto tabela përmbajnë të gjitha informatat e

    duhura për përcjelljen e paketeve që arrijnë në router, kah rrjetet e lidhura

    direkt në router. Routeri mund të ketë më shumë interfejsa, dhe në secilin prej

    tyre mund të ketë të lidhur një rrjet që ka një adresë. Dhe paketet

    transmetohen në drejtimin e duhur duke “konsultuar ” tabelat e rutimit.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    20/56

      20

    Routerat, në këto tabela, mbajnë informata të rëndësishme si vijon:

      Tipi i Protokolit   – Tipi i protokolit që shfrytëzohet për ndërtimin e

    tabelave

      Kah në destinacion ? – Apo: Si të arrihet deri te rrjeta e dëshiruar. Ajo

    mund të jetë e lidhur direkt (direct connected) ose të arrihet përmes

    routerit të ardhshëm (next hop router). Krejt kjo varet nga përmbajtjaqë gjendet në paketë, apo IP-ja e destinacionit.

      Metrika  – është në fakt kalkulimi për të arritur në destinacion. Secili

    prej protokoleve ka parametrat e vet për kalkulimin e metrikës. P.sh.

    Protokoli RIP përdor numrin e hopave (kërcimeve – routerave) deri te

    destinacioni. Protokolet tjerë më të avansuar përdorin p.sh. bandwidth-

    in i cili në fakt përcakton shpejtësinë për arritje deri në cak.

      Interfejsi dalës  – është interfejsi kah duhet me dalë paketi për të arritur

    destinacionin final.

    Zgjedhja e shtegut (Path determination)

    Detyra primare e routerit është zgjedhja e shtegut më të mirë për drejtimin e

    të dhënave drejt destinacionit. Duke konsultuar tabelat e rutimit, routeri

    kalkulon të gjitha rrugët e mundshme deri te destinacioni i duhur, dhe nga të

    gjitha rrugët e mundshme zgjedh atë më të favorshmen, sipas rregullave që

    përcakton protokoli i konfiguruar.

    Routeri si paisje e nivelit Network përdor një ose më shumë metrika të

    determinoj shtegun optimal nëpër të cilin do të rrjedh trafiku. Metrikat e rutimit

     janë vlera që i takojnë rutave alternative për një destinacion, me qëllim

    krahasimi për të gjetur atë më të mirën. Rutat që kanë bandwidth më të

    madh, kanë metrikë më të mirë.Protokolet e rutimit përdorin kombinime të

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    21/56

      21

    ndryshme të metrikave për të gjetur rutën më të mirë. P.sh. sipas figurës

    shihet se për të dërguar nyja A të dhëna deri te nyja F ekzistojnë më shumë

    rrugë. Por cila do të zgjidhet, varet nga metrika e llogaritur nga secili router.

    Metrika më e ulët është prioritare (ka përparësi).

    Llojet e Protokoleve të rutimit

    Protokolet e rutimit ndahen në dy kategori më të mëdha, sipas natyrës sëpunës që bëjnë. Ata ndahen në:

      Protokolet Distanc Vector dhe

      Protokolet Link State.

    Disa protokole që përdoren për rutim janë: RIP, IGRP, EIGRP, OSPF etj.

    Secili prej tyre ka karakteristikat e veçanta. Protokolet RIP dhe OSPF janë të

    karakterit të hapët (open) , IGRP dhe EIGRP janë të CISCO-s.

    Qëllimi kryesor tek përzgjedhja e protokolit të caktuar është paisja e cilit

    prodhim është dhe disa kërkesat tjera. Disa protokole janë më të sofistikuar

    sepse konvergjojnë më shpejtë. Konvergjimi është kur routerat e interesuar

    për një informatë, e marrin atë të gjithë menjëherë (OSPF, EIGRP). Në bazëtë informatave që protokolet shkëmbejnë mes veti, routerat ndërtojnë tabelat

    e rutimit, të cilat i ruajnë në RAM. Këtë tabelë routeri e shfrytëzon për

    përcjelljen e të dhënave kah destinacioni.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    22/56

      22

    Nënrrj eta t (Subnets)

    Një nga metodat për kursimin e IP adresave është krijimi i subnetave. Me

    subnet  kuptojmë një rrjet të krijuar brenda rrjetit ekzistues, i cili përfshinë një

    numër më të vogël të IP –ve, krahasuar me rrjetin e tërësishme. Me këtëarrihet që të zvogëlohet domeni (fusha) i broadcast-it.Kjo është gjë pozitive

    për ruajtjen e bandwidth-it. Edhe siguria rritet, por edhe struktura dhe

    organizimi i brendshëm mbahet sekret.

    Si krijohen subnetet ?Dijmë se çdo IP adresë 32 bitëshe, ndërtohet prej pjesës së rrjetit dhe pjesës

    së hostit. Pra ajo përmbanë informatën edhe për rrjetin cilit i takon, edhe

    adresën e vet unike brenda atij rrjeti. Se cilit rrjet i takon një IP adresë varet

    nga subnet maska. Kjo maskë në një formë përcakton kufinjtë e IP-ve

    brenda një rrjeti. Për klasën B, p.sh subnet maska duket si në tabelë:

    Subnet maska Pjesa e rrjetit Pjesa e hostave

    Decimale 255 255 0 0

    Binare 11111111 11111111 00000000 00000000

    Për ta ndarë një rrjet, në rrjete më të vogla (subnete), duhet që ta ndërrojmë

    subnetmaskën. Nëse disa nga bitat, nga pjesa e hostave barten në pjesën e

    rrjetit (huazohen), subnet maska ndryshon nga ajo standarde (për klasën e

    caktuar).Bitat e huazuar janë ata më afër pjesës së rrjetit (ana e majtë e bitave të

    hostave).

     Ata marrin vlerën 1 (një), nga 0 (zero) sa e kanë në pjesën e hostave.

    Bitat e huazuar, tash në pjesën e rrjetit ndërtojnë pjesën e subnetit, si në

    tabelë:

    Okteti I II III IV

    Decimal 255. 255. 240. 0

    Subnet maska Rrjeti Subneti HostiBinare 11111111. 11111111. 1111 0000. 00000000

    Ndarja e rrjetit në rrjete më të vogla, mundëson menaxhimin më të mirë të

    saj. Mund të bëhet edhe një siguri e nivelit të ulët, duke lejuar  ose bllokuar  

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    23/56

      23

    subnetet nga qasja në shërbime të caktuara (“Listat e qasjes”  – Access

    Lists).

    Ose, mund të bllokohen ose lejohen tërësishtë subnetet e caktuara !

    Subnetimi është një funksion i brendshëm i rrjetit. Nga jashtë, LAN - i shihet si

    një rrjet i vetëm, pa detaje të strukturës së brendëshme. Kjo mundëson që

    Routerat, t’i kenë tabelat e rutimit më të vogla dhe më të efektshme. Nësep.sh. një nyje (hosti) i ipet një adresë 147.10.43.14 në subnetin 147.10.43.0 ,

    nga jashtë ajo nuk shihet. Nga jashtë shihet vetëm adresa fullclass (“ 

    klasëplotë”): 147.10.0.0, kurse adresa e subnetit ka funksion vetëm brenda

    rrjetit !

    Pra:

    Esenca e subnetimit bazohet në ndërrimin e subnet maskës. Dijmë se subnet

    maska përcakton “kufinjtë” e IP-ve brenda një rrjeti. Subnet maska standarde

    për klasën A është: 255.0.0.0 , për klasën B: 255.255.0.0 dhe për klasën C:255.255.255.0. Të shohim në vazhdim, për secilen klasë se si bëhet

    subnetimi dhe si ndërron subnet maska.

    Subnetimi i Klasit A

    Klasa A e IP-së, oktetin e parë e ka të rrjetit kurse tre të tjerët i ka për hosta 

    (nyje). Përkthyer në bita i bie: 8 bita për rrjet dhe 24 bita për hosta. D.m.th.mund të krijohen (28 – 2) rrjete dhe në secilën prej tyre të ketë deri (224 -2)

    hosta.

    Për të krijuar subnetim, bitat nga pjesa e hostave duhet të kalojnë në pjesën e

    rrjetit. Me këtë rast subnet mask ndërron, dhe bile okteti i dytë më nuk është

    0.

    Numri i bitave që huazohet nga pjesa e hostave, përcakton numrin e

    subnetave që do të krijohen si dhe numrin e hostave për subnet. Me kët

    caktohet edhe numri i IP-ve brenda një subneti. Bitat që huazohen dhe që

    quhen bitat e subnetit, në subnet mask marrin vlerën 1, prandaj edhe ndërronsubnetmaska. Nëse huazohen 2 bita nga hostat, numri i subnetave që mund

    të krijohen është: 22-2=2 (kjo -2 e ka kuptimin: Një IP duhet rezervuar për

    rrjetin dhe një IP për broadcast-in – IP të rezervuara !). Me tre bita të huazuar

    mund të krijohen: 23-2=6, me katër: 24-2=14 e kështu me radhë. Bitat që i

    mbesin hostave shërbejnë për IP adresa të tyre. Edhe këtu aplikohet e njejta

    logjikë binare. Me dy bita për hosta mund të ndahen dy adresa (22-2) me tre

    bita 6 IP-ja (23-2), …., me 7 bita 126 IP – ja (27-2) e kështu me radhë.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    24/56

      24

    Të marrim në shembull. Le të jetë e dhënë IP – ja e klasit A; 10.0.0.0 me

    subnet maskë standarde. Nëse na duhen për t’i krijuar 30 subneta duhet që

    të huazojmë 5 bita nga pjesa e hostave (25-2>=30), me ç’rast ndryshon edhe

    subnet maska.

    Klasa A ;IP: 10.0.0.0 00001010 00000000 00000000 00000000

    Network Host Host HostSubnet maskastandarde: 255.0.0.0

    11111111 00000000 00000000 00000000

    Subnet maska e re pashuazimit të 5 bitave ngapjesa e hostave

    11111111 11111000 00000000 00000000

    Subnet maska e re: 255 248 0 0

    Nga tabela shihet se: Nëse huazohen 5 bita nga pjesa e hostave, do tëkrijohet subnetmaska e re për subnetin: 255.248.0.0 e cila mundëson që për

    çdo subnet të ketë nga: (215-2) IP – ja. (15 zero në pjesën e hostave !).

    Pyetje: Cilët janë subnetet e krijuar ? Janë të paraqitur në tabelë më poshtë !

    IP e dhënë 00001010 00000000 00000000 00000000 10.0.0.0SubnetMaska 11111111 11111000 00000000 00000000 255.248.0.0Subneti_1 00001010 00000000 00000000 00000000 10.0.0.0Subneti_2 00001010 00001000 00000000 00000000 10.8.0.0Subneti_3 00001010 00010000 00000000 00000000 10.16.0.0Subneti_4 00001010 00011000 00000000 00000000 10.24.0.0Subneti_5 00001010 00100000 00000000 00000000 10.32.0.0

    . . . . . . . . . . . . . . . . . .

    Subneti_30 00001010 11111000 00000000 00000000 10.248.0.0

    Cilat janë IP-të e përdorshme të subnetit të 5 - të (brezi)?. Cila është IP e

    rrjetit dhe cila broadcast ?

    Subneti_5 (IP e rrjetit) 10.32.0.0Brezi IP të përdorshme 10.32.0.1 – 10.39.255.254IP broadcast 10.39.255.255

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    25/56

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    26/56

      26

    Brezi IP të përdorshme 150.10.36.1 – 150.10.39.254IP broadcast 150.10.39.255

    Subnetimi i klasit C

    Edhe për klasin C të IP-jave, vlen e njejta logjikë e bitave dhe huazimit të tyre.

    Varësisht sa bita huazohen për pjesën e rrjetit ndërron edhe numri i

    subnetave me ligjin e njejtë:

    2bitat e huazuar -2

    por edhe numri hostave për subnet do të jetë:

    2bitat e mbetur -2

    Shembull: Le të jetë e dhënë IP – ja e klasit C: 200.100.10.0 me subnet

    maskë standarde. Nëse na duhen 13 subneta duhet që të huazojmë 4 bita

    (24-2>=13) nga pjesa e hostave, me ç’rast ndryshon edhe subnet maska.

    Nga tabela shihet se: Nëse huazohen 4 bita nga pjesa e hostave, do të

    krijohet subnetmaska e re për subnetin: 255.255.255.240 e cila mundëson që

    për çdo subnet të ketë nga: (24-2) IP – ja. (4 zero në pjesën e hostave !).

    Klasa ;IP: 200.100.10.0

    11001000  01100100  00001010 00000000

    N N N HSubnet maskastandarde: 255.255.0.0

    11111111 11111111 11111111 00000000

    Subnet maska e re pashuazimit të 4 bitave ngapjesa e hostave

    11111111 11111111 11111111 11110000

    Subnet maska e re: 255 255 255 240

    Pyetje: Cilët janë subnetet e krijuar ? Janë të paraqitur më poshtë !

    IP e dhënë 11001000  01100100  00001010 00000000 200.100.10.0SubnetMaska

    11111111 11111111 11111111 11110000 255.255.255.240

    Subneti_1 11001000  01100100  00001010 00000000 200.100.10.0 Subneti_2 11001000  01100100  00001010 00010000 200.100.10.16 

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    27/56

      27

    Subneti_3 11001000  01100100  00001010 00100000 200.100.10.32 Subneti_4 11001000  01100100  00001010 00110000 200.100.10.48 Subneti_5 11001000  01100100  00001010 01000000 200.100.10.64 Subneti_6 11001000  01100100  00001010 01010000 200.100.10.80

    . . . . . . . . . . . . . . . . . .

    Subneti_16 11001000  01100100  00001010 11110000 200.100.10.240

    Cila është IP-a e subnetit të 6 - të ?. Cila është IP e rrjetit dhe cila broadcast ?

    Subneti_5 (IP e rrjetit) 200.100.10.80Brezi IP të përdorshme 200.100.10.81 – 200.100.10.94

    IP broadcast 200.100.10.95

    Kalkulimi i IP-së së Subnetit përmes mbledhjes logjike

    Routerat shfrytëzojnë subnet maskën për të përcaktuar subnetin për hostat(nyjet). Ky proces kryhet përmes mbledhjes logjike, që ndryshe quhet AND

    operacioni (AND operation). Ky është një proqes i mbledhjes binare të bitave

    të IP së së destinacionit dhe subnet maskës. Aplikohet algjebra e Boolit sipas

    figurës.

    0 AND 0 = 0

    0 AND 1 = 0

    1 AND 0 = 0

    1 AND 1 = 1

    Në vazhdim është përshkruar procesi i mbledhjes logjke, të cilën e kryen

    routeri me paketat që atij i vijnë në interfejsa (pikëlidhje), në mënyrë që të dijë

    se si të veprojë me paketin e arritur – kah ta drejtoi atë !

     Adresa e 201.10.11.65 11001001.00001010.00001011.01000001

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    28/56

      28

    destinacionit

     AND

    Mask 255.255.255.224 11111111.11111111.11111111.11100000

    IP e Subnetit 201.10.11.64 11001001.00001010.00001011.01000000

    Funks ion et e nivelit Transpor t tëTCP/IP Modelit

    Detyra primare e nivelit Transport është transportimi i informatave, rregullimi irrjedhjes së informatës nga burimi në cak, si dhe besueshmëria e arritjes sëinformatës në cak.Niveli Transport vendosë lidhje logjike në mes dy pikave fundore qëkomunikojnë. Protokolet e këtij niveli bëjnë segmentimin e të dhënës që vjennga niveli më i lartë (Aplikacioni) në burim si dhe kompozimin e segmentevenë destinacion.Dy detyrat kryesore të nivelit transport janë: që të sigurojnë

      kontroll të transmetimit - rrjedhjes së informatës” (flow control) dhe

      besueshmëri (reliability)

    Dy protokolet e nivelit Transport, të TCP/IP Modelit janë TCP dhe UDP. I pari

    është më i sigurtë pasi që paraprakisht vendos lidhjen në mes pikave fundoretë komunikimit dhe pastaj fillon transmetimin kurse i dyti është më pak isigurtë sepse nuk ka vendosje kontakti para transmetimit.

    Besueshmëria (reliability)

    Besueshmëria nënkupton veprimet të cilat ndërmirren në mënyrë që

    informata gjithsesi ta arrij në distinacion. Veprimet janë:

      Destinacioni njofton burimin për segmentet e arritur

      Segmentet e paarritur në destinacion, ritransmetohen 

      Segmentet që arrijnë në destinacion, kanë një numër  (sequencenumber) që definon pozitën e tyre në të informatën komplete.

      Eviton mbingarkesën, apo kontrollon  rrjedhen e informatës (segmenteve)

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    29/56

      29

    Kontrollimi i transmetimit (Flow control)

    Pasi niveli Transport është përgjegjës për transmetimin e informative në mes

    pikave fundore, në mënyrë të sigurtë, ai mundohet që e dhëna mos të

    humbet. Humbja e të dhënave mund të ndodh, nëse hosti (marrësi) nuk mund

    t’i procesoj (përpunoi) të dhënat në shpejtësinë që arrijnë. Në këtë rast,

    marrësi detyrohet që t’i shkatërroj të dhënat e arritura.

    Kontrollimi i transmetimit  mundëson që të dhënat të rrjedhin në mënyrë të

    koordinuar, që të mos ketë mbingarkesë (overflow) në memorien e marrësit

    (buffer). Kjo metodë quhet sliding windowing, që nënkupton se numri i

    segmenteve (paketeve) që mund të transmetohen përnjëherë ndryshon

    varësisht prej asaj se si mundet me i përpunuar marrësi.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    30/56

      30

    Vendosja e kontaktit para transmetimit (Three way handshake)

    Dijmë se TCP është protocol i cili paraprakisht vendosë lidhjen në mes të

    pikave fundore, e tek pastaj siguron transmetimin. Të dy pikat fundore

    (hostat) së pari duhet të bëjnë sinkronizimin e numrave të sekuencave – 

    fillestare (inicuese). Sinkronizimi kërkon që secila palë të dërgojë numrin

    inicues të sekuencës (SYN) dhe të pranoj nga pala tjetër njoftimin se e ka

    marrë atë numër (ACK). Kjo procedure njihet si three way handshake.

    Tek pasi të kryhet faza e sinkronizimit të numrave të sekuencave dhe të

    mirren njohtimet prej palëve, fillon transmetimi i paketave.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    31/56

      31

    Portet dhe numrat e porteve

    Të dy protokolet e TCP/IP Modelit (TCP dhe UDP), shfrytëzojnë numrat e

    porteve (port numbers) për përcjelljen e informatave në nivelin më të lartë

    (Apliccation). Në rrjet mund të ndodhin më shumë komunikime të natyrave tëndryshme në të njejtën kohë (telnet, e-mail, web faqe, fajla,etj), por secili prej

    tyre ka numrin e vet të portit. Pra secili paket që shkon prej burimit kah

    destinacioni, në përbërje të vet ka edhe numrin e portit, i cili tregon se cilit

    protokol i takon ai paket.

    Secili prej protokoleve të nivelit Apliccation e ka numrin e vet. P.sh. FTP

    shfrytëzon numrin 21 të portit, SMPT (e-mail) numrin 25, HHTP (Web faqet)

    numrin 80 etj. Prandaj nuk ka rrezik, qe paketet të cilët vijnë në të njejtin vend

    të përzihen pasi që secili prej tyre ka numrin e vet të portit.

    Numrat deri në 1024 janë numra të ditur , të caktuar, kurse ata mbi 1024 janë

    dinamik, të lirë dhe mund t’i shfrytëzojnë hostat për dërgim të paketeve.

    Numrat që dihen të porteve janë ndarë nga autoriteti IANA (Internet Assigned

    Numbers Authority), që është kompetent për këtë punë.

    Niveli Ap likativ (Application )

    Përmbanë protokolet e nivelit të lartë që mirren me prezentim, enkodim dhe

    kontrol të dialogut (komunikimit). Në këtë nivel kryhen të gjitha punët e

    duhura që sigurojnë “paketimin” e të dhënave dhe përcjelljen e tyre në nivelin

    fqinjë (Transport). Protokolet e nivelit Application të standardit TCP/IP janë të

    shumtë. Në vazhdim do të përmendim disa prej tyre.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    32/56

      32

    HTTP (Hypertext Transfer Protocol) – mbikqyrë shkëmbimin e fajllave si

    tekst, grafikë, zë dhe video në Internet ose në World Wide Web (www). Si

    tregon edhe emri i tij, përdoret për shkëmbimin e hypertext fajllave. Këta fajlla

    mund të kenë lidhje (linka) me fajlla tjerë. Web Browser-ët janë aplikacione

    tek klienti, që shfrytëzojnë protokolin HTTP për të bërë kërkesë (request) përhapjen e ndonjë web faqeje. Edhe serveri, për “dërgimin” e web faqes së

    kërkuar, shfrytëzon protokolin e njejtë

    FTP (File Transfer Protocol) – Protokoli për bartjen e fajllave ose FTP, më

    shkurtë, është protokol i sigurtë për bartjen e fajllave në mes sistemeve që

    punojnë me FTP. Ky bënë transferin e ASCII fajllave. Përdor protokolin TCP

    të nivelit Transport.

    TFTP (Trivial File Transfer Protocol) – është shërbim për transferin e fajllave

    por që përdor protokolin UDP të nivelit Transport, i cili nuk garanton siguri dhebesueshmëri të arritjes së të dhënave. Është më i shpejtë se FTP-ja dhe

    zakonisht përdoret për instalimin e sistemeve operative ose fajllave

    konfigurues për routera dhe switcha.

    SMPT(Simple Mail Transfer Protocol) – bënë administrimin e transmetimit të

    e-mail-ave (letrave elektronike) në rrjetet kompjuterike të Internetit.

    Telnet (Terminal Emulation) – është protokol që mundëson qasjen nga

    largësia. Zakonisht përdoret për qasje nga largësia të paisjeve si routera ose

    switcha me qëllim të rikonfigurimit të tyre.

    DNS(Domani Name System) – është sistem që përdoret në Internet dhe

    mundëson përkthimin e emrave të domemeve në IP adresa. Komunikimi në

    Internet zhvillohet me IP adresa, kurse për përdoruesit është më e lehtë të

    shërbehen me emra të domeneve (si: yahoo.com, hotmail.com, msn.com,

    rtklive.com etj.) të cilëve iu përgjigjen IP adresat e caktuara

    SNMP(Simple Network Management Protocol) – mundëson monitorimin,

    kontrollimin e paisjeve të rrjetit, si dhe menaxhimin e konfigurimeve,mbledhjen e statistikave, performansave si dhe të sigurimit të rrjetit.

    Krahasuar me OSI Modelin, ky nivel, Application, përfshinë tri nivele të OSI

    Modelit (Application, Presentation dhe Session).

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    33/56

      33

    Teknol og jitëe WAN-it

    LAN-i dhe WAN-i. Disa koncepte

    WAN-i është rrjet për komunikim i cili operon në një hapësirë më të madhe se

    LAN-i. Edhe Interneti mund të konsiderohet një WAN. Në mënyrë që LAN-i,

    (që në fakt është rrjetë lokale e ndonjë institucioni, kompanie, agjensioni,

    fabrike etj). të mund të komunikojë me të tjerët (partner afarist etj), pra me

    LAN-at tjerë, duhet që të shfrytëzojë shërbimet e kompanive të specializuara

    për këtë qëllim, të cilat bëjnë bartjen (transmetimin) e të dhënave

    (nformatave). Për këtë qëllim, LAN-i duhet të abonohet (parapaguhet) tek

    kompanitë që ofrojnë shërbime në WAN.

    Përgjithësisht WAN-i bartë të dhëna të ndryshme si: zë, të dhëna, video.Paisjet në pjesën e abonentit (parapaguesit) quhen CPE (customer premises

    equipment). Kjo paisje ose është pjesë e parapaguesit ose mirret me qera

    nga Ofruesi i shërbimit (Service Provider). Përmes mediumeve me bakër ose

    me fije optike CPE lidhet me pikën më të afërt të Provajderit (CO – Central

    Office). Kjo lidhje e paisjes së klientit (parapaguesit) me Provajderin (Ofruesin

    e shërbimeve) quhet lidhje lokale (local loop).

    Paisjet fundore tek parapaguesi, ku krijohet e dhëna zakonisht është

    kompjuteri. Ajo konsiderohet si paisje DTE (data terminal equipment). Nga kjo

    paisje e dhëna bartet tek paisja tjetër e cila e përgatit të dhënën në formën e

    nevojshme për transmetim. Kjo paisje mund të jetë modemi  dhe konsiderohet

    si paisje DCE (data communications equipment) (fig.). Prandaj DCE mund të

    trajtohet si një pikëlidhje (interface) e DTE-së në WAN (Internet) (ose: DCE

    është dritarja e DTE-së në Internet !).

    Pra e dhëna e krijuar në kompjuter mund të dali në Internet vetëm përmes

    paisjes ndërmjetësuese që mund të jetë një modem p.sh.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    34/56

      34

    Lidhjet në WAN ofrohen në bandwith-e (bitlëshime) të ndryshme, që maten

    me bps (bit per second) ose me shumëfishat e saj (Kbps,Mbps,Gbps).

    Transmetim në përgjithësi është në modin full duplex , që don të thotë se nëse

    thuhet se me standardin E1 ofrohet bitlëshimi 2Mbps, atëherë kjo nënkupton

    nga 2Mbps në të dy drejtimet njëkohësisht.

    Paisjet e WAN-it

    WAN-i mund të konsiderohet si një bashkësi LAN-ash që komunikojnë mes

    veti duke shfrytëzuar infrakstrukturën e Ofruesëve të shërbimeve (ISP – 

    Internet Service Proveder). Pasi që lidhja në mes LAN-ave nuk mund të

    realizohet direkt pa ndihmë e paisjeve të caktuara, atëherë do të njoftohemi

    shkurtimisht me to.

    Routeri-i

    Kompjuterët e një LAN-i transmetojnë të dhënat deri tek routeri, i cilipërmbanë interfejsa edhe për LAN edhe për WAN. Të dhënat e pranuara ata i

    drejtojnë në intrfejsin e duhur në bazë të IP adresave të destinacioneve.

    Routeri është paisje e Nivelit Network (OSI Modeli). Ata, dijmë se ndërtojnë

    tabelat e rutimit, dhe në bazë tyre edhe drejtojnë paketata në drejtimin e

    duhur.

    Routerat janë paisje intelegjente, të cilat bëjnë edhe menaxhimin e rrjetave

    lokale.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    35/56

      35

    CSU/DSU

    Për transmetim të mëtutjeshëm sinjali duhet të jetë në formë të përshtatshme.

    Nëse është fjala për transmetim digjital atëherë nevojitet një paisje e quajtur

    CSU/DSU (Channel Service unit/Data Service Unit) e cila zakonisht është eintegruar  në interfejsin e routerit.Kurse për transmetim analog, nevojite

    modemi.

    Modemi

    Modemi mundëson transmetimin e të dhënave nëpër linjat telefonike duke

    bërë modulimin dhe demodulimin e sinjalit. Me këtë rast sinjali digjital i

    superponohet sinjalit analog të zërit dhe modulohet për transmetim.

    Tek pranuesi sinjali i pranuar së pari demodulohet dhe këthehet në formën e

    vet digjitale.Nësë p.sh. shfrytëzohet ISDN si teknologji e komunikimit, të gjitha paisjet në

    “zingjirin” e transmetimit duhet të jenë kompatibile me këtë teknologji.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    36/56

      36

    Komunikimi i bazuar në lidhje në qark (circuit switched) dhe ibazuar në pakete (packet switched)

    Komunikimi i cili bazohet në vendosjen e lidhjes ne mes të dy nyjeve që

    komunikojnë nëpër një shteg të cilin vetëm ata e shfrytëzojnë mund ta konsiderojmë

    si komunikim të njëfisht (lidhja e bazuar në një qark të vetëm). Sepse ai shteg është i

    shfrytëzuar vetëm nga ata dy (ang: circuit-switched)

    Teknologji të tilla mund të konsiderohen lidhja :”dial-up” dhe ISDN, edhe pse kjo e

    fundit, përshkak se është teknologji digjitale, shfrytëzon një teknikë TDM (time

    division multiplex) e cila mundëson që më shumë kanaleve t’u rezervohet nga një

    interval kohor (time slot) për transmetim. Ajo mund të jetë me dy kanale por mund të

     jetë edhe me 24(T1) ose 31 (E1)

     Nëse shtegu është në dispozicion për më tepër nyje që komunikojnë mes veti, atëherët

    këtë mund ta konsiderojmë si komunikim të shumëfisht, pasi që i njejti shteg

    shfrytëzohet nga më shumë nyje (hosta) për bartjen e paketeve (packet-switched).

    Komunikimi i shumëfsiht (packet-switched) është zhvilluar që të anashkalojëshpenzimet e komunikimit të njëfisht (circuit-switched).

    Si?

    Kur një parapagues bënë një thirrje telefonike, atëherë numri që thirret, shfrytëzohet për vendosjen e shtegut deri te ai numër (nyje) . Ky është një shteg i pakëputur në

    mes të dy pikave fundore që komunikojnë. Për këtë arësy, Sistemi telefonik quhetRrjet i njëfishtë (ose: Rrjet i lidhur në qark –  Circuit-switched network). Nëse paisjet telefonike (telefonat) i zëvendësojmë me modema, atëherë edhe tëdhënat e kompjuterëve mund të shfrytëzojnë këtë formë të komunikimit. Pra me këtërast ndërtohet një rrugë e njëfishtë e komunikimit.

     Nëse qarku i konstituuar bartë të dhëna të kompjuterit, ai nuk  mund të shfrytëzohetme efektivitet. Pse?

    Ja pse: P.sh. Nëse bëhet hapja e një Web faqeje të Internetit, atëherë deri sa të bëhethapja e faqes në kompjuter do të ketë bartje të të dhënave dhe shfrytëzim të shtegut.

    Por gjatë kohës kur shfrytëzuesi është duke e lexuar përmbajtjen e faqes, shtegu ështëi pashfrytëzuar. Kjo gjë është tipike për trafikun në Internet. Prandaj “okupimi” i njështegu nga një kompjuter edhe në kohën kur ai nuk e shfrytëzon është  jo racionale, prandaj kjo formë e lidhjes është më e shtrenjtë. Ndryshe quhet lidhje e dedikuar.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    37/56

      37

    Alternative e kësaj është bashkëshfrytëzimi i kanalit të transmetimit nga më shumëshfrytëzues. Rrjetet që përdorin (aplikojnë) këtë sistem të komunikimit quhen “Rrjete të shumëfishta –  multiplexe”) (Packet-switched networks).

    Sqarim: Parapaguesit që lidhen tek ISP-ja (ATIKOS p.sh.) janë të shumtë, dhe secili

     prej tyre shfrytëzon një lidhje të veqantë. Ata lidhen në Switcha.Por për dalje nëInternet ose lidhje me ndonjë qendër më të madhe (IPKO p.sh.) shfrytëzohet vetëmnjë lidhje. Atëherë kjo lidhje iu shërben të gjithë parapaguesëve. Çmimi është më ilirë se te lidhja e dedikuar sepse është vetëm një qark, një shteg për të gjithë parapaguesit. Këtu mund të ketë vonesa të paparashikuara për shkak se ndonje paketëduhet të pres deri sa të transmetohet ajo para saj p.sh. por megjithate është elevërdishme.

    Paketet mund të transmetohen në dy mënyra (pra packet-switched mund të jetë):

    1.  E orientuar (connection oriented)

    2.  E paorientuar (connectionless)

    1. Interneti i takon mënyrës të paorientuar. Secili paket duhet të ketë informatën përadresën e destinacionit, kështu që paisjet e rrjetit në bazë të kësaj vendosin se kah mei drejtuar paketet.

    2.Metoda e dytë me pakete të orientuar përdoret tek disa teknologji si Frame Relay,ku secili paket e ka një identifikator (DLCI). D.m.th ekziston një shteg, për më shumëklient, por paketet e secilit prej tyre e kanë nga një identifikatorë. Në këtë mënyrëkrijohen shtigje virtuale (VC) në një shteg fizikë. Ato mund të jenë të përheshme(PVC- permanent virtual circuit) ose të përkohëshme (SVC – Switched virtual circuit)

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    38/56

      38

    Opsio net e WAN-it

    Circuit switched

    Lidhja në qark (circuit switching) vendos (konstituon) një lidhje të veqantë për sinjaltë zërit ose për të dhëna, në mes të dërguesit dhe marrësit. Para se komunikimi tëfillojë, është e domosdoshme të bëhet vendosja e kontaktit (lidhjes) mes switchave nëtë dy anët. Në sistemin telefonik kjo bëhet me numrin thirrës.

    Me qëllim të shmangjes së vonesave deri sa të vendosin kontaktin switchat, provajderët e shërbimeve telefonike ofrojnë lidhje permanente (të përhershme)

    Lidhjet e dedikuara, ose me qera përdorin sistemin e lidhjes në qark, ose shfrytëzojnënjë lidhje të posaçme. Këto lidhje me qera ose të dedikuara ofrojnë bandwidth më tëmadh.

    Shembuj tjerë të lidhjeve circuit-switched janë:

      Sistemi telefonik (POST –  Plain Old Telephone System)  ISDN e tipit BRI (Basic Rate Interface)  ISDN e tipit PRI (Primary Rate Interface)

    Te lidhjet permanente, ose ato me qera me bandwidth të caktuar, nuk kemi shfrytëzimefektiv të bandwidthit sepse rrjedhja e të dhënave fluktuon (ndërron me kohën). Përnjë moment ai shfrytëzohet, kurse në momentin tjetër jo. Prandaj tek lidhja e dedikuarnuk kemi shfrytëzim racional të bandwidth-it (bitlëshimit).

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    39/56

      39

    Packet - switched

    Rrjetat që përdorin sistemin e transmetimit me pakete (packet switched) vendosinlidhje mes pikave fundore duke shfrytëzuar switchat si stacione gjatë rrugës. Këtudallojme dy lloje të lidhjeve.

    PVC (Permanent virtual circuit) –  kur me rastin e aktivizimit të switchave lidhjaautomatikisht realizohet (vendoset) dhe mund të shfrytëzohet sipas nevoje, dhe

    SVC (Switched virtual circuit) –  kur lidhja vendoset sipas nevojës, respektivishtkërkesës (thirrjes).

    Për tu lidhur në rrjeten “packet-switched” parapaguesi duhet të jetë i lidhur në pikën(lokacionin) më të afërt të provajderit. Kjo lidhje lokale, normalisht duhet të jetëlidhje e dedikuar (me qera). Por kjo lidhje lokale është shumë më e shkurtër se salidhja mes dy pikave fundore që komunikojnë. Njëherit, kjo lidhje lokale zakonisht, bartë disa lidhje virtuale (VC), sepse jo të gjitha VC-të njëkohësisht transmetojnë ose

     pranojnë. Prandaj kapaciteti (bitlëshimi) i kësaj lidhje lokale mund të jetë më i vogëlse sa shuma e të gjitha VC-ve individuale të kesaj lidhje lokale.

    Shembuj të lidhjeve “packet-switched” dhe “cell-switched” janë:

      Frame Relay  X.25  ATM

     Në skemë janë të paraqitur opsionet ose mundësitë e lidhjeve në WAN.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    40/56

      40

    Lidhja me modem

    Për rastet kur nevojitet lidhje e kohëpaskohëshme, e transmetimit të të dhënave tësasisë së vogël, përdoret lidhja telefonike me modem.Telefonia tradicionale përdorë kablla të bakrit për të lidhur aparatin telefonik të parapaguesit në rrjetin telefonik përmes qarkut lokal (local loop). Sinjali në lidhjenlokale është sinjal continual (analog) që paraqet zërin e parapaguesit.Ky qark lokal nuk është i përshtatshëm për transportimin e të dhënave binare tëkompjuterit. Modemi është ajo paisje e cila mundëson transmetimin e të dhënave tëkompjuterit nëpër rrjetin telefonik. Modemi modulon të dhënat binare të kompjuteritnë sinjal analog tek burimi dhe demodulon sinjalin analog në të dhëna binare, tekdestinacioni.Karakteristikat fizike të qarkut lokal (lidhjes lokale) në rrjetin telefonik e limitojnë

    sasinë e sinjalit që mund të bartet nëpër te. Limit i epërm është përafërsisht 33kbps.Për biznese të vogla, kjo lidhje është adekuate, p.sh. për shkëmbimin e listave tëçmimeve, raporteve të ndryshme, letrave elektronike (e-mail), etj. Shfrytëzimi ilidhjes me thirrje (dial-up) gjatë natës ose vikendeve është shumë i leverdishëm përtransferimin e fajllave më të mëdhejë për shkak të tarifave të ulëta të çmimeve.Çmimi varet nga koha kur shfrytëzohet lidhja, distanca në mes pikave fundorekomunikuese dhe kohëzgjatja e kontaktit (lidhjes)Përparsia e shfrytëzimit me modem dhe linjes analoge është thjeshtësia, çmimi i lirë iimplementimit dhe disponueshmëria (është gjithnjë në dispozicion).Mangësitë janë: Bitlëshimi (bandwidthi) i vogël –  mundëson bartje të sasisë së vogëltë informatës në njësi të kohës, dhe kohëzgjatja e madhe në vendosjen e kontaktit. Për

    shkak të bitlëshimit të vogël, transmetimi i zërit dhe i videos është gati i pamundshëm.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    41/56

      41

    ISDN

    Lidhjet e brendshme të PSTN-së kanë ndërruar nga bartja e sinjalit analog memultiplexim frekuencor, në bartje të sinjalit digjital me multipexim kohor. Si hap iardhshëm i mundshëm është që lidhjeve lok ale t’u mundësohet që të bartin sinjaldigjital. Kjo do të rezultoj me kapacitet më të madh në mes pikave lidhëse.

    ISDN –  ja e shndërron lidhjen lokale në lidhje me multipexim kohor (TDM). Lidhjashfrytëzon kanalet bartës (B) për bartje të zërit(telefonia) dhe të dhënave (ngakompjuteri) si dhe kanali delta (D kanali ) për vendosjen e lidhjes (filimin e lidhjes).Dallojmë dy lloje të lidhjes ISDN.BRI(Basic Rate Interface) është e dedikuar për shtëpi dhe për kompani të vogla. Kjofurnizon (ofron) dy B kanale me nga 64 kbps për të dhëna dhe një D kanal me 16kbps për sinkronizim.PRI (Primary Rate Interface) e dedikuar për instalime më të mëdha. Ajo shpërndanë23 B kanale dhe një D kanal, që të gjithë me nga 64 kbps. Ky standard është përAmerikën Veriore, me bitlëshimin total 1,544 Mbps. Kjo shkakton pak probleme përsinkronizim.

     Në Australi në Europë dhe në shtetet tjera të botës, ISDN BRI ofron 30 B kanale dhenjë D kanal me sasi totale të bitlëshimit 2.048 Mbps. duke përfshirë edhesinkronizimin. Në Amerikën Veriore, PRI korespondon me lidhjen T1, kurse ajo në Europë melidhjen E1. Kanali D i BRI-së është i pashfrytëzuar sepse kontrollon vetëm dy kanale.

    Për WAN-a të vegjël, ISDN e tipit BRI ofron lidhje ideale. Ajo ka kohën e vendosjessë kontaktit (call setup time) më të vogël se 1 sec, dhe kanali B i tij ofron kapacitetmë të madh se sa lidhja me modem. Nëse kërkohet kapacitet më i madhe, mund tëaktivizohet edhe kanli i dytë B që së bashku ofrojnë 128 kbps.Edhepse nuk është i përshtatshëm për bartje të video sinjalit, ai ofron mundësi të bartjes së disa konverzacioneve me zë si dhe bartje të të dhënave, njekohësisht. Një zbatim tjetër i ISDN – së është që të ofrohet si kapacitet shtesë në lidhjet me qera.Lidhjet me qera projektohen që të bartin sasinë mesatare të të dhënave, kurse në rastetkur ka ngarkesë atëherë aktivizohet lidhje ISDN.Gjithashtu ISDN përdoret si lidhje rezervë, në rastet kur dështon lidhja me qera.Tarifat për lidhjen ISDN janë të ngjashme me ato të lidhjeve për sinjal analog(dialup).Me ISDN të tipit BRI, në mes dy pikave fundore mund të lidhen shumë B kanale. Kjomundëson realizimin e video konferencave dhe lidhje me bitlëshim të madh dhe pavonesë. Por lidhja e tillë, e shumëfishtë është e shtrenjtë, sidomos në distanca tëmëdha.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    42/56

      42

    Routeri i Ciscos me interfejs për lidhje ISDN.

    WAN-i me ISDN

    Lidhjet me qera

     Në rastet kur nevojitet lidhje e vazhdueshme dhe e veçantë (permanent dedicated),shfrytëzohen lidhjet me qera, të cilat arrijnë bitlëshimin deri 2.5 Gbps.

    Lidhja pikë për pikë (point-to-point) ofron WAN komunikim prej paisjes së parapaguesit, nëpër rrjetin e provajderit deri te paisja tek destinacioni. Lidhjet point-to point zakonisht janë lidhje që merren me qera prej Provajderëve ( transportuesveose kompanive sinjal-bartëse), dhe quhen linja me qera. Ato mund të jenë tëkapaciteteve të ndryshme. Zakonisht çmimet për to kalkulohen në bazë të bitlëshimitdhe distancës në mes pikave fundore komunikuese.Këto lidhje të posaçme janë shumë më të shtrenjta se sa shërbimet e bashkëshfrytë-zueshme sikur është Frame Relay. Çmimet janë sidomos të larta, kur duhet tëkrijohen më shumë lidhje, dhe të lidhen me shume vende. Ka raste kur shpenzimet janë më të larta se sa përfitimet nga ajo lidhje.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    43/56

      43

    Lidhja e dedikuar, nuk ka vonesë.

    Për çdo lidhje me qera nevoitet një port i veçantë serik i routerit. Gjithashtu nevoitet paisje CSU/DSU dhe lidhja lokale me provajderin.Lidhjet me qera janë përdorur në mënyrë ekstenzive për ndërtimin e WAN-ave dhe për dhënjen e kapacitetit permanent dhe të dedikuar.

    Por ato kanë edhe të metat e veta.  Trafiku në WAN zakonisht është i ndryshueshëm dhe lidhjet me qera kanë

    kapacitet fiks. Kjo rezulton që bitlëshimi i linjes rrallë shfrytëzohet i tëri.  Çdo pikë fundore duhet të ketë një interface (pikëlidhje) në router, gjë që do të

    rrisë koston e lidhjes.  Për çdo ndërrim në linjat me qera, kërkohet rikonfigurim të kapaciteteve nga

    ana e provajderit.

    Linja me qera ofron lidhje direkte, point-to-point, në mes të LAN-ave të kompanivedhe ndërlidhjen e degëve individuale në rrjetin “packet-switched”. Disa koneksione(kontakte) mund të multiplexohen nëpër një linjë me qera. Kjo rezulton me lidhje më

    të shkurta në distancë dhe kërkon më pak interfejsa

    Lidhja me qera

    DSL (Digital Subscriber Line)

    Është teknolog ji e ashtuquajtur “broadband”. Kjo teknologji shfrytëzon linjattelefonike për të përcjellur të dhëna me bitlëshim të gjërë, deri tek parapaguesi(shfrytëzuesi). LAN-at zakonisht shfrytëzojnë teknologjinë “baseband”, derisa DSLshfrytëzonë atë broadband që do të thotë se shfrytëzon breze të shumtë të frekuencës brenda mediumit të njejtë fizik, për transmetimin e të dhënave.

    Termi xDSL mbulon një numër të variantave të teknologjisë DSL si p.sh.  ADSL (Asymetric DSL)  SDSL (Symetric DSL)  HDSL (Hight Bit Rate DSL)  IDSL (ISDN like DSL), etj.

    Teknologjia DSL iu mundëson provajderëve (ofruesve të shërbimeve) të ofrojnëshërbime të rrjetit me bitlëshim të madh duke shfrytëzuar lidhjet lokale ekzistuese tëtelefonisë.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    44/56

      44

    Me teknologjinë DSL linjat ezistuese telefonike pra mund të shfrytëzohen për lidhjenormale telefonike, si dhe për lidhje të vazhdueshme “on-line” për shfrytëzim tëmenjëhershëm të rrjetit të Internetit.Më shumë linja të parapaguesëve janë të multipleksuara në një të vetmen linjë, tëkapacitetit të madh duke shfrytëzuar një paisje që ndodhet tek provajderi  –  DSLAM(DSL Access Multiplexer). Kjo paisje shfrytëzon teknologjinë e modulimit kohor

    (TDM) për grumbulimin e më shumë linjave të parapaguesëve dhe për t’i transportuartë dhënat e tyre në një të vetme (përgjithësisht T3/DS3). Aktualisht teknologjitë eDSL-së janë duke shfrytëzuar kodime të sofistikuara dhe teknika modulimi tëndryshme për të arritur bitlëshim deri 8.192 Mbps.

    Skema e lidhjes permes shërbimit DSL.

    Kanali i zërit (telefonia) mbulon brezin frekunecor 330Hz-4KHz. Dhe ky brez është imjaftueshëm për transmetim të zërit përmes lidhjes telefonike. Teknologjia DSLvendos transmetimet: upload (ngarkim- dërgim) dhe download (shkarkim - marrje)mbi brezin 4KHz. Kjo teknikë mundëson transmetimin e njëkohshëm të zërit dhe tëdhënave.Dy tipet themelore të teknologjisë DSL janë: asimetrike (ADSL) dhe simetrike

    (SDSL). Të gjitha format tjera janë nënkategori të tyre. Shërbimi asimetrik ofrondownload (marrje) më të lartë se sa uopload (dërgim). Kurse shërbimi simetrik(SDSL) ofron kapacitet të njetë të bandwidthit (bilëshimit) si për marrje ashte edhe për dërgim.Llojet e ndryshme të DSL-së, ofrojnë bitlëshime të ndryshme me mundësi tejkalimi tëlidhjeve me qera siq janë T1 ose E1. Sasia e transferit të bitave varet nga gjatësia elidhjes (local loop) si dhe kabllimit. Për shërbim të kënaqshëm, largësia e lidhjesduhet të jetë më e vogël se 5,5 km (3,5 mila). Në formë tabelare janë paraqitur karakteristikat e secilit prej llojeve të shërbimeveDSL.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    45/56

      45

    Lidhja kabëll-modem

    Dihet se kabllat koaksial përdorën shumë në hapësira urbane për shpërndarje të

    sinjalit televiziv. Rrjetat televizive që shpërndajnë sinjalin televiziv, mund të përdorënedhe për qasje në Internet. Kjo mënyrë ofron bandwidth më të madh se sa lidhjet erealizuara permes lidhjeve telefonike.Kjo lidhje “kabëll- modem” (cable modem) mundëson transmetim të të dhënave me bitlëshim të madh, në të dy drejtimet njëkohësisht (download - upload), nëpër tënjejtin kabëll i cili sjell sinjalin televiziv.Disa nga ofruesit e shërbimeve kabllovike premtojnë bitlëshim më të madh për 6.5herë se sa lidhjet me qera T1. Ky bandwidth e bënë transmetimin kabllovik atraktiv për transferimin e sasive të mëdha të të dhënave digjitale me shpejtësi të madhe (duke përfshirë video klipe, audio fajlla dhe sasi të mëdha të të dhënave tjera.). Nëse përmarrjen (download-imin) e një fajlli me teknikën ISDN BRI nevojiten 2 minuta, me

    shërbimin kabllovik nevoiten vetëm 2 sekonda.Lidhja kabëll-modem ofron një instalim të thjeshtë dhe lidhje të vazhdueshme(always on), me çka rritet rreziku për siguri (Korporatat për këtë aplikojnë serveratVPN të cilët krijojnë lidhje virtuale me klientët e vet)Kabëll-modemi në një kanal (televiziv) 6MHz, mund të transmetoj deri 30 ose 40Mbps. Kjo është për nja 500 herë më shpejtë se sa modemi “dial-up” me 56 Kbps. Me kabëll-modem, parapaguesi mund të pranoj njëkohësisht edhe sinjalin televizivedhe të ketë lidhje në Internet. Këtë e mundëson “ndarësi” një-në-dy (splitter).

    Të gjithë parapaguesit lokal të një ofruesi të shërbimeve të Internetit (ISP), bashkëshfrytëzojnë bitlëshimin e njetë. Sa më shumë shfrytëzues që ka, bitlëshimi

    individual për host bie.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    46/56

      46

     Në disa sisteme kablli koaksial është medium i vetëm për shpërndarje të sinjalit, kursetek disa tjera, përcjellja e sinjalit bëhet me fiber optik deri tek një pike shpërndarjeje, prej nga vazhdohet me kabëll koaksial deri tek shfrytëzuesit individual.Sinjali që bartë të dhëna nëpër kabllin koaksial, trajtohet si sinjal i kanalit televiziv.Ekzistojnë brezet për marrje (download) dhe ata për dërgim(upload). Për këtë arësye pasi që nëpër të njejtin kabëll udhëtojnë të dhënat në dy drejtime duhet të ekzistojnëdy paisje që punojnë në çift: modemi (tek parapaguesi) dhe CMTS  –  cable modemtermination system (tek provajderi). CMTS mund të krahasohet me DSLAM tekshërbimi DSL. CMTS-ja gjendet tek provajderi dhe tek ai nëpër një lidhje fizike vijnëmë shumë lidhje logjike. Shumë shfrytëzues nëpër një lidhje fizike, mund të

    shfrytëzojnë internetin përmes kësaj paisjeje. Kjo paisje fundore mund edhe të lidhetme një server i cili mund të identifikoj shfrytëzuesit përmes MAC adresave të tyredhe të lejoj ose jo kyqjen në Internet, mund të konfigurohet protokoli DHCP përndarje dinamike të IP adresave etj.

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    47/56

      47

    Tregëtia elek tr on ik e (E  –commerce)

    E-commerce ose Tregëtia elektronike (e-tregëtia), është një mundësi për të bërëtregëti - për të blerë ose shitur përmes Internetit. Interneti si medium gjithëbotëror, përveq tjerash, ofron mundësi për të gjithë ata prodhues ose tregëtarë, të bëjnë shitjen

    e mallrave (ose shërbimeve) të tyre. Konsumatorëve u mundësohet blerja e mallraveose marrja e shërbimeve duke qenë afër kompjuterit dhe duke shfrytëzuar Internetin.Para se të mirret malli ose shërbimi, normalisht duhet të bëhet pagesa. Pagesa ështëelektronike dhe quhet e-pagesa (e-payment).

    E-pagesa (e-payment)

    Asgjë nuk është më e volitshme se sa pagesa elektronike. Nuk ke nevojë të shkruashçekun, as të posedosh të holla “kesh” (të gatshme) . E tëra që duhet të bësh është që tëfusish disa të dhëna në Web browserin tënd dhe të klikosh me maus ! Prandaj nukështë për tu çuditur pse gjithnjë e më shumë njerëz i janë këthyer kësaj metode për të bërë pagesa të ndryshme. E-pagesa është në të vërtete një alternativë e dërgimit tëçekut përmes e-mail-it !

    Tipet e e-pagesavePagesë elektronike konsiderohet çdo formë e pagesës pa mjete kesh (para të gatshme)dhe pa çek (fletëpagesë). Metodat e pagesave elektronike përfshijnë kartelat e kreditit,kartelat debisë dhe rrjeti ACH (Automated Clearing House –  sistem i cili regjistronautomatikisht depozitat, debitë ose çekimet elektronike (kontrollet elektronike !)).Për të gjitha këto metoda të pagesave elektronike ekzistojnë tri tipe kryesore tëtransakcioneve:

    Courtesy  Amazon 

    Pagesa “blerës –  shitës”  –  përdorët kur ju bleni “on-line” në ndonjë Web sajt përe-tregëti (Amazoni p.sh.). E tëra që duhet të bësh është të klikosh në ikonën ekartelës (Cart) për blerje dhe t’i fusish informatat tuaja të kartelës së kreditit. 

    Pastaj sajti do t’i përpunoj të dhënat e kartelës tënde dhe do t’iu njoftoi përmes e-mail-it se pagesa është kryer.

     Në disa Web sajte, mund të përdoret metoda e-check . Me këtë metodë nuk futentë dhënat e kartelës por të dhënat e xhirollogarisë tënde që e ke në bankë. Në këtëmënyrë shitësit i bëhet pagesa përmes bankës së blerësit. Banka pastaj i dërgonshitësit një çek përmes e-mail  – it si dëshmi për transferin që është bërë.

    http://communication.howstuffworks.com/framed.htm?parent=electronic-payment&url=http://www.amazon.comhttp://communication.howstuffworks.com/framed.htm?parent=electronic-payment&url=http://www.amazon.comhttp://communication.howstuffworks.com/framed.htm?parent=electronic-payment&url=http://www.amazon.comhttp://communication.howstuffworks.com/framed.htm?parent=electronic-payment&url=http://www.amazon.com

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    48/56

      48

    Pagesat e “aranzhuara”  –  janë atëherë kur ju paguani faturën sipas orarit të paracaktuar, përmes xhirollogarisë suaj. Kjo formë e pagesës ofrohet ngakompanitë e sigurimeve të veturave, kompanitë e telefonit dhe kompanitëhuadhënëse. Pra pagesa iu ndalet në mënyrë automatike për çdo muaj !

    Pagesa automatike “bankë-shitës”  –  mund të realizohet nëse banka juaj ofron

    shërbimin e quajtur “online bill pay” (pagesa e drejtpërsëdrejtë). Prodedura ështëkjo: duhet të hyjsh në Web sajtin e bankës tënde, të japish shënimet e shitësit dhetë autorizosh bankën për të bërë pagesën në mënyrë elektronike. Pra banka pasautorizimit që i ke dhënë ti, i heq të hollat nga kontoja yte dhe e kryen pagesën ecaktuar ! Këtë procedurë mund të përsëritësh sa here që bën ndonjë pagesë, osenë rastet kur ke të bësh pagesë për çdo muaj p.sh. mund t`a programosh pagesën për çdo muaj në datën e caktuar. Kështu, në datën e caktuar nga kontoja yte do të“hiqen” mjetet në vlerën e caktuar për të bërë pagesën.

    Përparësitë e pagesës elektronike

    Pagesa elektronike është shumë e volitshme për konsumatorët. Në shumicën erasteve ju vetëm duhet të futni informatat për konton tuaj –  si numri i kartelës sëkreditit dhe adresa e shitësit. Pastaj këto informata ruhen në databazën e Web serverittë shitësit. Dhe herën tjetër kur hyni në këtë Web sajt, ju vetëm identifikoheni përmesemrit dhe fjalëkalimit tuaj (user name & password). Kompletimi i transakcionit ështëi thjeshtë me një klikim mausi ! E tëra që duhet të bëni është të konfirmoni vlerën e pagesës.

    Pagesa elektronike është më racionale në kuptimin e shpenzimeve për bizneset në

     përgjithësi. Sa më shumë pagesa elektronike që bën një biznes, aq ma pak shpenzonletër dhe shpenzime postare ! Ofertimi i pagesave elektronike nga bizneset i ndihmonato që të ruajnë klientellen (konsumatorët). Sepse konsumatori ma lehtë vendos që ta përdorë të Web sajt-in e-commerce në të cilin i ka dhënë njëherë të dhënat e vetadhe i ka të deponuara atje.

    Duke pare të gjitha këto përparësi që ka pagesa elektronike, nuk është për t’u habiturqë përdorimi i saj është në rritje. Më shumë se 12 miliard ACH pagesa janë bërë nëvitin 2004, që është një rritje prej 20% në krahasim me vitin 2003. Prandaj çeqet  –  letër janë duke u zëvendësuar me çeqe elektronik gati tërësisht.

     Në mënyrë që më mire t’u shërbejnë konsumatorëve, bankat gjithnjë e më shumë janëduke ofruar shërbime pagese të drejtëpërdrejtë –  online. Për këtë duhet shfrytëzuarsoftware-et: Quicken ose MS Money. Por ekzistojnë edhe Web faqe që iu ofrojnëshërbime për pagesa. Normal për çdo transakcion –  pagesë e kanë profitin e vet (p.sh.0.5 €) ose kanë edhe pagesë mujore (p.sh. 13 € për 30 transakcione. Shërbimet e tilla janë: Paytrust, Yahoo!Bill Pay etj.).

  • 8/18/2019 Kalkulimi IP

    49/56

      49

    Brengat e pagesave elektronike

    Problemi kryesor i pagesave elektronike ka të bëjë me mundësinë e vjedhjes sëidentitetit. Fatbardhësisht ekzistojnë shumë mundësi për mbrojtje në mënyrë që tëruhet informata personale për të mos ra në duar të gabueshme.

    Ju mund të mbroheni përmes softverëve antivirus dhe firewall-it (murit zjarrtë !). Jugjithashtu duhet të jeni të sigurtë se i keni dërguar informatat e karteles së kreditit nëserverin e sigurtë (të duhur). Browser i Internetit do t’iu lajmëroj se ai serveri a është isigurtë apo jo, duke treguar dryrin ose çelësin! Edhe siguria shtesë:Web faqet (URL)e sigurta fillojne me prefiksin: https në vend me http si fillojnë Web faqet ezakonshme. Kjo ka domethënjën se Web faqja e tillë informatat i enkripton dhedekriptimin e tyre mund ta bëjë vetëm ai që ka çelësin e duhur –  prandaj janë më tësigurta.

    Duke i lënë anash të gjitha këto, disa njerëz thjeshtë nuk dëshirojnë të bëjën pagesaelektronike. I urrejnë passwordat, logimet në Web faqe etj. Ose ndjejnë kënaqësi kurtë mbushin fletëpagesat ! Megjith këtë popullariteti i pagesave elektronike është nërritje.

    Si të ndërtoni një e-pagesë për biznesin tuaj

    Të sypozojmë se keni një biznes të vogël


Recommended