+ All Categories
Home > Documents > RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit...

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit...

Date post: 31-Aug-2019
Category:
Upload: others
View: 2 times
Download: 0 times
Share this document with a friend
36
Faqe 1 nga 36 RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc në “Financë Bankë” SHLUP “LUARASI” EKSPERT I VLERËSIMIT TË JASHTËM: Prof. Dr Halit Xhafa Tetor 2015
Transcript
Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 1 nga 36

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit BSc në “Financë Bankë”

SHLUP “LUARASI”

EKSPERT I VLERËSIMIT TË JASHTËM:

Prof. Dr Halit Xhafa

Tetor 2015

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 2 nga 36

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSs në “Financë Bankë”

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:

1 IAL Aplikues: SHLUP Luarasi

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti Ekonomik

3 Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit Urdhër Nr. 483, datë

12/10/2012

4 Titulli i programit të studimit: Bachelor “Financë

Bankë”

5 Cikli i studimit: Cikli i Parë

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vite/6 semestra

7 Kreditet në total (ECTS): 180 ECTS

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/):

Me kohë të plotë

9 Gjuha (shqip/tjetër): Shqip

10 Programi ofrohet nga institucioni SHLUP Luarasi

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera

-

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -

13 Diplomë e dyfishte (shëno emërtimin): -

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve Niveli 6

15 Aktivizimi i programit të studimit 2012 - 2013

16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2014 - 2015

HYRJE Shkolla e Lartë Universitare Jo Publike “Luarasi” ushtron veprimtarinë sipas Ligjit Nr. 9471 datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”. SHLUJ “Luarasi” është licensuar për ushtrimin e aktivitetit si shkollë e lartë universitare jo publike me VKM nr.611 datë 11.09.2003 “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare jo publike “Luarasi”. Sipas këtij vendimi shkolla është e nivelit universitar dhe ofron programe studimi në degën Drejtësi, me kohëzgjatje 4 vjet. Mbi bazën e këtij akti institucioni ka nisur veprimtarinë që në vitin akademik 2003-2004.

Me Urdhër nr. 308, date 27.07.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e programeve të reja të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Financë dhe Menaxhim Risku” dhe “ Marketing dhe Reklamë” pranë SHLUJ “Luarasi” u be hapja e programeve respective me kohë të plotë, me 90 kredite dhe kohëzgjatje 1.5 vite akademike. Me Urdhër Nr. 483 datë 12.10.2012, Të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e disa programeve të reja studimi të ciklit të parë dhe të dytë pranë SHLUJ “Luarasi”, është bërë edhe hapja e programeve të studimit të ciklit të pare “Bachelor” në “Ekonomiks”, “Administrim Biznes” dhe “Financë Bankë me kohë të plotë, me 180 kredite dhe kohëzgjatje 3 vite akademike.

Me Urdhër Nr.188, date 15.05.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “ Për riorganizimin e njësive kryesore të Institucionit të arsimit të lartë “SHkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”, institucioni është riorganizuar në dy njësi kryesore:

a. Fakulteti Ekonomik,

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 3 nga 36

b. Fakulteti i Drejtësisë

SHLUP "Luarasi" me shkresë Nr. 88 Prot, datë 20.10.2015 ka sjellë në APAAL

komente/ saktësime lidhur me Draft RVJ, nga të cilat u morën parasysh:

Standarti III. 1, në lidhje me rekrutimin e stafit u reflektua në raportin

përfundimtar.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

1. Prof. Dr. Halit Xhafa

ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT 1. Misioni/Objektivat e programit të studimit Pjesa përshkrimore

Misioni i programit është përgatitja e specialistëve të kualifikuar në sektorin finance dhe bankë, si në sektorin privat, ashtu dhe public, duke i dhënë formimin bazë professional për të menduar e vepruar në mënyrë analitike, dhe për të përballuar kërkesat e sektorit ku punon Progami ka si mision te aftësojë suksesshëm me njohuri e koncepte bazë shkencore e profesionale dhe formimin e duhur shkencor, për t’i mundësuar vazhdimin e thellimin e njohurive në nivelet master shkencor e professional të fushës së finance bankës apo edhe fusha të përafërta me to. Në realizim të këtij misioni sipas vezhgimit tonë është bërë kujdes të hartohen dhe strukturohen në mënyrën më të mirë edhe programet e studimit dhe janë vendosur edhe objektivat përkatëse. Objektivat e Programit të Studimit

Pjesa përshkrimore

Objektivat e programit të studimit synojnë përmbushjen e misionit dhe pasqyrohen edhe në “Rregulloren e Programit të Studimit Bachelor” në Finance-Bankë

Objektivi kryesor eshte pajisja e studentëve me njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si specialist në fushën e finances dhe sektorit bankar. Nga ky objektiv kryesor, burojnë disa objektiva mbështetës si: - Formimi i përgjithshëm teorik në menaxhim, marketing, financë,

kontabilitet, - Harmonizimi i njohurive, duke startuar nga njohuritë bazë dhe

formuese të makroekonomisë dhe mikroekonomisë, të matematikës dhe statistikës në ato të mirëfillta profesionale në menaxhim, marketing, financë¸bankë, etj.

Përshtatjen e kurikulave me njohuritë e veçanta të tregut, duke rritur fleksibilitetin e programit. Kjo nëpërmjet optimizimit të punës teorike me atë aplikative, të kërkimit shkencor, të zbatimit të praktikës në planet mësimore dhe marrëveshjeve efektive me institucione të biznesit e financës.

Treguesit bazë të mësimdhënies

1. Programi i studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Financë Bankë” është me kohë të plotë, ofron 180 ECTS, zgjat tre vite akademike, gjashtë

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 4 nga 36

semestra, përbëhet nga module, disiplina, veprimtari mësimore, e praktikë profesionale dhe temë diplome.

2. Procesi mësimor mbulohet me leksione, projekte, detyra, praktika, seminare dhe punime të tjera të ngjashme të parashikuara në programin mësimor.

Programi mbështetet edhe në realizimin e aktiviteteve jashtëkurrikulare të studentëve, si: Vizita në kompani të ndryshme të sektorit privat në Shqipëri, leksione të hapura me figura të njohura të fushës së biznesit dhe ekonomisë, në Shqipëri dhe jashtë, pjesëmarrje e studentëve në forume ekonomike, në konkurse biznesi, konferenca shkencore,etj. Zhvillimi strategjik i programit të studimit “Bachelor” në “Financë Bankë”

Strategjia e programit të studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” konceptohet në kuadër të zhvillimit institucional të SHLUJ ”Luarasi”, bazuar në strategjinë e Zhvillimit Institucional 2012 – 2016.

Në plan afatshkurtër SHLUJ ”Luarasi” synon konsolidimin e programit, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, për t’a bërë të krahasueshëm me programet më të mira të kësaj fushe në vend e më gjerë. Për t’a realizuar këtë do synohet vlerësimi dhe analiza e problematikave të konstatuara në tre-vjeçarin e parë të ofrimit të programit, me qëllim përmirësimin e kurrikulës, reflektimin e inputeve të studentëve, përmirësimin e planit mësimor, syllabuseve, etj.

Në plan afatmesëm dhe afatgjatë synohet arritja e ekselencës akademike nëpërmjet:

Rritjes së vazhdueshme të financimit për institucionin në përgjithësi dhe programin e studimit në veçanti, objektiv që bën të mundur përmirësimin e cilësisë së stafit shtimin e literaturës bazë dhe ndihmëse për studentët, etj.

Rritjes së cilësisë së pranimit të studentëve, Në funksion të këtij objektivi synohet mbështetja e ekselencës me bursa studimi apo fiancime nga biznesi.

Përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe ambientit të mësimit, nëpërmjet financimit të studimeve të vazhdueshme, nxitjes së pjesëmarrjes në konferenca shkencore,

Orientimit të kërkimit shkencor në përputhje me perspektivën europiane, zgjerimi i financimit, krijimi i strukturave të specializuara për kërkimin shkencor.

Zgjerimit të bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë evropiane, rritjes së shkëmbimeve në nivelin e stafit akdemik, këmbimin e literaturës shkencore dhe në funksion të studentëve, realizimin e mobilitetit të studentëve, pjesmarrjen në projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor, etj, objektiv i cili ka nisur të materializohet në terma konkrete veçanërisht në raportet e vendosura me Universitetin e Lodz, Poloni.

Të dhëna të përgjithshme për programin e studimit

Programi i studimit është hartuar në përputhje me politikat kombëtare të parashikuara në planin strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve dhe planit të zhvillimit institucional të SHLUJ “Luarasi.”

Sipas viteve te funksionimit janë këta tregues për stafin akademik, administrative, numurin e studentëve:

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 5 nga 36

Viti Akademik Staf Akademik të BSC në

“Financë Bankë” Staf Administrativ për

Programin

2012 - 2013 14 10

2013 - 2014 20 10

2014 - 2015 17 10

Duhet të nënvizojmë se stafi i mësipërm akademik dhe administrativ nuk i përket vetëm këtij programi, por është në shërbim edhe të programeve të tjera në nivel bachelor e master. Si të tilla raportet pedagog student të paraqitura ne RVB janë jo përfaqësuese, kjo besoj për shkak të numrit relativisht të madh të pedagogëve të jashtëm gjë që cënon edhe raportin pedagog i brendshëm/pedagog i jashtëm.

- Numri i studentësve të programit në vite, është si vijon:

2012 - 2013 21

2013 - 2014 38

2014 - 2015 66

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat

e tregut të punës; Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

Programet janë hartuar në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit, për përgatitjen e individëve të kualifikuar në fushat finance-bankë dhe poencialisht të mundshëm për studime të mëtejshme shkencore e profesionale në nivelet master e doktoraturë. Programet e studimeve për finance –bankë përmbajnë specifikisht disiplina që synojnë formimin bazë konceptual makro dhe mikroekonomk duke vazhduar më tej me orientimin e mirëfilltë shkencor e profesional në fushat financë bankë (.Aneksi 5) Stadi i studimeve 3 vjeçar, mundëson një harmonizim në vija konceptuale, pasi larmia e gjërë e tregut finance bankë, nuk mund të synohet e realizohet me një program 3 vjeçar, sado mirë i kompozuar të jetë ai. Pra kjo mbetet sfide në vazhdim për këtë program për përsosje

e thellime. Realizimi i kriterit 6 mbetet më shumë deklarativ se sa i reflektuar, pasi studimi i tregut mbetet një sfidë e hapur, me shumë të

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 6 nga 36

zhvillimin ekonomik të vendit. panjohura dhe me shumë lojtarë të tjerë brënda e jashtë vendit që operojnë në këtë treg pune.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për

zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen

me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme; Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;

Gjykojmë se programi është përshtatur me strategjinë afatshkurtër të SHLUJ Luarasi, konsolidimin e programit, stabilizimin e tij, gjë që reflektohet. Mbetet sfidë përsosja e programeve, syllabluseve e materialeve bazë mësimore, literaturës e komponentëve të tjerë për objektivat afatmesëm e afatgjatë, ku ndër të tjera do theksoja përmirësimin e cilësisë së stafit akademik, shtimin e literaturës, rritjen e cilësisë së pranimit të studentëve, përmirësimin të mëtejshëm të logjistikës, inkurajimit e

financimit të aktivitetit shkencor në plan kombëtar e ndërkombëtar, etj Menyra e hartimit të programeve e përmbajtja e tyre e plotësojë objektivin, oajisjen me njohuri bazë. Realizimi i suksesshëm e cilësor i programit, është kriter verifikues më i saktë për këtë. Përfshirja në kurrikula e disiplinave të veçanta në fushën e finances dhe bankës dhe e komponentëve të veçantë në to si punime kurse si, praktika profesionale, etj japin formimin e nevojshëm për dy fushat kryesore, financë dhe bankë. Tregu i punës, specifikat e tij formojnë kualifikimin specific të të diplomuarve.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut

të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

Për të qënë i drejtpërdejtë me kriterin 1, strategjia e zhvillimit ekonomik kombëtar është, sa realitet, aq edhe deklarative,si e tillë, programet e studimit e kanë të pamundur orientimin e saktë në këtë strategji, sidoqoftë,nuk pretendohet saktësi absolute në këtë drejtim. Lidhur me kriterin e dytë shpreh rezerva për studimin e tregut të punës që është i përciptë, thjesht përfshin kontigjentet e studenteve që

diplomohen. Aty mungojnë nevojat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjatë për fushën financë bankë, në vija të përafërta në përputhje me trendin disa vjeçar apo strategjitë e ardhshme kombëtare e sektoriale ekzistuese,

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 7 nga 36

c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë

program; d. numrin e të regjistruarve

në programe të ngjashme në institucionet simotra.

lojtarët e tjerë në këtë treg aktualisht të licensuar e akredituar, publikë e jo publikë, kërkesat specifike të punëdhënësve në aspektin sasion e cilësor, parashikimi i pritshëm i

numrit të studentëve që do pranohen në këtë program, si dhe argumentat për këtë parashikim, etj. Siç theksohet në RVB, ai është hapur, mbështetur në implementimin e strategjisë 2012-2016, kur kriter orientues duhet të ishte të paktën strategjia 2015-2020 apo edhe më tej. Kjo duhet plotësuar e synuar nga institucioni, pra duhet punuar në këtë drejtim, dhe gjykoj se baza e deritanishme e arritur e në konsolidim e sipër e premton këtë. .

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi synon ofrimin në treg të specialistëve të aftë me formim e dije bashkëkohore. Ai nuk bie ndesh me interesat kombëtare. Përkundrazi, synon të sjellë në realitetin shqiptar, koncepte, metodologji e praktika biznesi sic zbatohen në këto fusha në vendet e perendimit Të zbatuar në realitetin tonë, ato synojnë të integrohen në realitetin, traditën dhe objektivat e biznesit, financës apo sektorit bankar në tregun vëndas, pra respektojnë dhe inkurajojnë edhe traditën vëndase.

Konkluzione të GVJ: Programet janë hartuar në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit, përgatitjen e individëve të kualifikuar në fushat finance-bankë dhe për studime të mëtejshme shkencore e profesionale në nivelet master e doktoraturë. Gjykojmë se programi është përshtatur me strategjinë afatshkurtër të SHLUJ

Luarasi, konsolidimin e programit, stabilizimin e tij. Ai është hapur mbështetur në implementimin e strategjisë 2012-2016, kur kriter orientues duhet të ishte të paktën strategjia 2015-2020 apo edhe më tej. Kjo mbetet sfidë që duhet plotësuar e synuar nga institucioni. Ndërkohë në plotësim të objektivave afatmesme e afatgjatë duhet programuar hapa konkretë për kualifikimin e stafit, arritjen e objektivit për rekrutimin e studentëve më cilësorë. Shpreh rezerva për studimin e tregut të punës që është i përciptë, thjesht përfshin kontigjentet e studentëve që diplomohen. Aty mungojnë nevojat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjatë për fushën finance bankë, në vija të përafërta në përputhje me trendin disa vjeçar apo strategjitë e ardhshme kombëtare e sektoriale ekzistuese, lojtarët e tjerë në këtë treg aktualisht të licensuar e akredituar, publikë

e jo publikë, kërkesat specifike të punëdhënësve në aspektin sasion e cilësor, parashikimi i pritshëm i numurit të studentëve që do pranohen në këtë program, dhe argumentat për këtë parashikim, etj.

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 8 nga 36

Vlen të theksohet puna mjaft e mirë për krijimin e ambjenteve mësimore, aktuale dhe ato të pritshme që garantojnë një infrastrukturë e logjistikë premtuese dhe mbështetëse për bërjen realitet të mjaft nga objektivave afatmesme e afatgjatë.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit) Pjesa përshkrimore Fakulteti përgjegjës për programin e studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” është Fakulteti Ekonomik. Organizimi i Universitetit dhe i Fakultetit paraqitet në aneksin 1. Ky fakultet organizohet në tre njësi bazë që janë.

1. Departamenti i Administrim Biznesit 2. Departamenti i Financë Bankës; 3. Departamenti i Ekonomiksit;

Në vitin akademik 2014-2015 secila prej njësive bazë ka në përbërje të saj të paktën 7 pedagogë efektivë, (Aneksi 2) nga të cilët, të paktën 3 prej tyre, gëzojnë tituj ose grada shkencore. Konkretisht departamentet janë organizuar:

1. Departamenti i Administrim Biznesit ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektiv (PAE), nga të cilët: 2 pedagogë me titull Prof. As. Dr., 2 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 1 pedagog në proces doktorature, 2 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 7 pedagogë me kontratë (PAK) nga të cilët: 2 me gradën shkencore “Doktor”, 6 pedagogë me diplomë Master Shkencor (1 prej së cilëve me kualifikimin CFA.)

2. Departamenti i Financë Bankës ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektiv (PAE), nga të cilët: 3 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 1 pedagog në proces doktorature, 3 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 8 pedagogë me kontratë (PAK), nga të cilët: 1 pedagog me gradën shkencore “Doktor”, 2 pedagogë në proces doktorature, 4 pedagogë me diplomë Master Shkencor.

3. Departamenti i Ekonomiksit ka në përbërje të tij 8 pedagogë efektiv (PAE), nga të cilët: 4 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 4 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 12 pedagogë me kontratë (PAK) nga të cilët: 1 pedagog me titull Prof. As. Dr., 1 pedagog në proces doktorature, 10 pedagogë me diplomë Master Shkencor.

Çdo departament është i organizuar në grupe mësimore dhe kërkimore. Titullarët e grupeve emërohen nga Dekani, mbi bazën e propozimit të përgjegjësit të departamentit.

Autoritetet drejtuese:

1. Dekani 2. Përgjegjësi i njësisë bazë ( Departamentit)

Organe drejtuese:

1. Këshilli i Fakultetit 2. Njësitë bazë: 1. Departamenti i Administrim Biznesit; 2. Departamenti i Financë Bankës;

3. Departamenti i Ekonomiksit;

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 9 nga 36

Numri i personelit akademik për çdo njësi bazë: Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Pesonel Akademik me Kontratë (PAK), Personeli Administrativ (PA), titujt/gradat araqitet ne anekset 2-1

Personeli akademik dhe ai mbështetës

Pjesa përshkrimore Personeli i SHLUJ “Luarasi” ndahet në:

a) personel akademik; b) personel ndihmës mësimor – shkencor; c) personel administrativ;

Personeli akademik i Fakultetit Ekonomik përbëhet nga Personel Akademik Efektiv dhe Personel Akademik me Kontratë. Personeli akademik kryen veprimtari mësimore, kërkim shkencor ose të aplikuar, shërbime për zhvillimin e institucionit, konsultim dhe këshillim për studentët dhe detyra administrative. Personeli akademik gëzon liri akademike në punën e tij mësimore dhe kërkimore, në

përputhje me aktivitetin dhe statusin që ka. SHLUJ “Luarasi mbështet lirinë akademike të stafit pedagogjik si dhe mundëson kualifikimin e mëtejshëm të tij, nëpërmjet: konferencave shkencore që organizohen nga institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera të arsimit të lartë, brënda dhe jashtë vëndit; botimit të artikujve shkencorë në Revistën “Mendimi” (revistë periodike botuar nga SHLUJ “Luarasi” apo revista të ndryshme shkencore brënda dhe jashtë vëndit, në bazë të marrëveshjeve që SHLUJ “Luarasi” disponon, etj. Titullarët e moduleve të programit të studimit “Bachelor” në “Administrim Biznesi”, për të 3 vitet akademik të programit janë kryesisht pedagogë efektiv ndërsa titullarët e lëndëve të cilët janë personel akademik me kontrate pune gëzojnë të paktën diplomën Master i Shkencave. Personeli ndihmës mësimor - shkencor asiston personelin akademik në gjithë veprimtarinë e tij mësimore gjatë realizimit të planit mësimor të programit të studimit. Personeli administrativ i SHLUJ “Luarasi” përbëhet nga: Administratori; Kancelari; Sekretaria Mësimore; Zyra e Financës; Biblioteka; Shefi i logjistikës; Punonjëse sanitare Rekrutimi i stafit akademik bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me dispozitat e Statutit dhe Rregullores së SHLUJ “Luarasi”, Kontratat e punës individuale të institucionit me personelin akademik hartohen konform Kodit të Punës së RSH dhe në respekt të plotë të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe

akteve normative n/ligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, lidhur me shpërblimin e drejtë, ngarkesën mësimore, lirinë akademike, angazhimin e pedagogut në aktivitet shkencor, etj. Kontratat administrohen nga Kancelari i institucionit dhe zyra e financës.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Nga verifikimi në vend dhe ballafaqimi i personelit akademik efektiv dhe personelit akademik me kontratë, rezulton se përbërja e departamenteve nga pikpamja numerike dhe gradage dhe titujve shkencorë sipas viteve akademike të kohës së funksionimit të programit Financë Bankë paraqitet në ankesin 1.

Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori i programit të studimit

Nr. Emër Mbiemër Titulli/Grada Pozicioni në Këshillin Shkencor

1. Fisnik Brovina Prof. As. Dr. Përgjegjës i programit të

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 10 nga 36

Në mënyrë më të plotë përbërja e stafit për vitin 2014-2015 pësuara, si dhe sipas grupmoshave e titujve paraqiten në aneksin 3 dhe lëvizja e ndryshimi i tij sipas viteve në mënyrë nominative paraqitet në aneksin 4

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të

parë; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Sipas RVB, Rekrutimi i stafit akademik bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me dispozitat e Statutit dhe Rregullores së SHLUJ “Luarasi.”Ndiqet propozimi departamentit, verifikimi nga dekani,komisioni nga Rektori, përzgjedhja nga komisioni sipas kritereve, dhe nga Rektori i bëhet propozimi për miratim përfundimtar Administratorit. Ky i fundit, nënshkruan kontratat e punës me personelin akademik, në përfundim të procedurës përshkruar më sipër.

Duke iu referuar produktit që ka sjellë ky proces, gjykoj se vend për përmirësime e korigjime për të rekrutuar kandidatët me kualifikimin e nevojshëm në fushat që mbulon, si përsa i përket shkollimit bazë universitar e pasuniversitar,brenda e jashtë vendit dhe të gjeneratave me formim bashkekohor, ne fushën perkatëse te formimit dhe doktoraturës. Kjo në një pjesë të rasteve si për stafin akademik efektiv ashtu edhe ata të jashtëm dhe përshtatjes së tyre me mjaft disiplina në nivelin bachelor dhe master. Aktualisht ne treg gjenden kandidatë të shkolluar brenda e jashtë

vendit, me formim bazë e pasuniversitar që

do kontribuonin ndjeshëm në programet, syllabluset, metodikët,rritjen e cilësisë së komponentëve të tjerë të mësimdhënies,

seminare, detyra e punë kursi, etj. Vihet re një lloj përmirësimi e stabilizimi vitin e fundit, e rritja e kontigjenteve ebachelo e master e mundëson këtë.

studimit

2. Arian Galdini Doktorant Koordinator i programit të studimit

3. Admir Ramadani MSC/CFA Anëtar

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 11 nga 36

Titullarët e moduleve të programit të studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” janë kryesisht pedagogë efektivë ( të paktën 70 % e tyre),ata me kontrate pune, të paktën Master i

Shkencave

Njësia e Brëndshme e Sigurimit të Cilësisë së SHLUJ “Luarasi” ka organizuar në mënyrë periodike pyetësorë adresuar studentëve për vlerësimin e pedagogut.

Që të jetë në funksion të përmirësimit të mësimdhënies rezultatet e këtij procesi duhet të vihen në dispozicion të të interesuarve dhe mbi këtë bazë të ngrihet sistemi i karrierës së sejcilit.

Për procedurat e rekrutimit dhe dosjet e krijuara, ka dokumentacion të rregullt, cv, kontratë pune, që administrohen nga kancelari dhe zyra e financës së institucionit. Rekomandojmë që pjesë e rekrutimit të jetë detyrimisht intervista profesionale për fushën që do mbulojë pedagogu, për të rritur cilësinë e përzgjedhjes dhe për rrjedhojë edhe cilësinë e mësimdhënies, kjo edhe për të shmangur rekrutimet rutine (thjesht për të plotësuar stafin).

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së

SHLUJ “Luarasi” disponon dosjet e plota të pedagogëve efektivë dhe me kontratë të cilët zhvillojnë aktivitet akademik në programet e ofruara nga SHLUJ “Luarasi.” Dosja e pedagogut mbahet e plotë në zyrën e Kancelarit të SHLUJ “Luarasi” dhe kontratat

individuale të punës në zyrën e financës. Përmbajtja e dosjes përshkruhet hollësisht në RVB

SHLUJ “Luarasi” disponon listën e plotë të stafit akademik dhe administrativ të tij. Kjo listë përkon me programet e studimit të ofruara nga SHLUJ “Luarasi” në vitin përkatës akademik. Titullarët e moduleve dhe plani mësimor miratohen nga Senati Akademik i SHLUJ “Luarasi.”

SHBUJ publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik. Në

përzgjedhjen e tij kërkohet rakordim paraprak i qartë i nevojave të institucionit të specifikuara konkretisht me kualifikimin e kandidatit dhe në këtë të fundit nuk duhen

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 12 nga 36

paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

bërë tolerime.

Titullarët e lëndëve/ moduleve për programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në

“Administrim Biznesi” kanë së paku gradën shkencor “Doktor”.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Institucioni ka të punësuar me kohë të plotë, personel ndihmës mësimor – shkencor, të kualifikuar, për realizimin optimal të programit të studimit “Bachelor” në “Financë Bankë.” SHLUJ “Luarasi” ka në dispozicion për realizimin e disa moduleve të këtij programi studimi, laboratorin e informatikës

Ky laborator rekomandohet të vihet më mirë në funksion të procesit mësimor, në disa lëndë që janë të pranishme në programe, kjo kërkon kualifikim e bashkëpunim të pedagogëve të lëndëve specifike (si psh. investime, drejtim proftofoli, menaxhim rrisku, tregjet financiare, etj.) me stafin e IT, sidomos në zhvillimin e seminareve, punëve të kursit e kërkimit shkencor.

Studentët në programin e studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” kanë detyrim kryerjen e praktikës profesionale. Kryerja e praktikës profesionale ndiqet nga pedagogë të Departamentit të Financë Bankës

SHLUJ ka shfrytëzuar avantazhin e lidhjeve e marëveshjeve me Institucione të ndryshme financiare dhe të biznesit,dhe ka patur rezultate te kenaqëshme në këtë proces.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.

SHLUJ “Luarasi” mbështet lirinë akademike të stafit pedagogjik konferencat shkencore nga institucioni apo në bashkëpunim ; botimit të artikujve shkencorë në Revistën “Mendimi” (revistë periodike botuar nga SHLUJ “Luarasi, në fushën e Ekonomisë dhe Drejtësisë) apo revista të ndryshme

SHLUJ “Luarasi” disponon bazë të dhënash për programet e studimit që ai ofron.

Konkluzione të GVJ: SHLUJ “Luarasi” ka të punësuar personel akademik të kualifikuar, me tituj dhe grada shkencore, Personeli akademik është pjesë e hartimit të politikave të zhvillimit të institucionit Rekrutimi i stafit akademik bëhet në përputhje me Ligjin

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 13 nga 36

Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me dispozitat e Statutit dhe Rregullores së SHLUJ “Luarasi.”.Duke iu referuar produktit që ka sjellë ky proces gjykoj se ka mangësi të cituara edhe më parë, pasi rekrutimi nuk ka afruar kandidatët me kualifikimin e

nevojshëm në fushat që mbulon, si përsa i përket shkollimit bazë universitar e pasuniversitar, ashtu edhe fushës së gradës dhe titullit shkencor, kjo në një pjesë të rasteve si për stafin akademik efektiv ashtu edhe ata të jashtëm. Institucioni respekton normat ligjore të raportit Personel akademik/student dhe personel administrativ/ student. Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit. Për të siguruar stafin më cilësor në përputhje me nevojat kërkohet studimi dhe publikimi më shpejt i konkurimeve, forcimi i kritereve dhe respektimi i tyre në përzgjedhjen përfundimtare, në përputhje me objektivat e Institucionit. Kërkohet që kriteret e rekrutimit të publikohen në afate më shpejt (si psh. brenda qershor-korrikut), dhe përsosja e intervistimit në përputhshmëri me fushën e lëndëve që do të mbulojë pedagogu, duke përfshijë në komision specialistë të fushës së përafërt. Procesi i vlerësimit të cilësisë është

ngritur mbi një bazë rregullative korekte, Njësia e Brëndshme e Sigurimit të Cilësisë së SHLUJ “Luarasi” oganizon anketime periodike mbi pedagogët dhe problematika të tjera të institucionit. Që të jetë në funksion të përmirësimit të mësimdhënies rezultatet e këtij procesi duhet të vihen në dispozicion të të interesuarve dhe mbi këtë bazë të ngrihet sistemi i karrierës së sejcilit. Pra, ky të jetë një proces transparent, objektiv dhe dobiprurës. Personeli akademik mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë e tij akademike dhe administrative. Titullarët e moduleve të programit të studimit “Bachelor” në “Financë Bankë”, për të 3 vitet akademik të programit janë kryesisht pedagogë efektiv, ndërsa titullarët e lëndëve të cilët janë personel akademik me kontrate pune gëzojnë të paktën diplomën Master i Shkencave.

4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe

shërbime të tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

SHLUJ “Luarasi” e ushtron aktivitetin e saj mësimdhënës në adresën: Rr. “Dritan

Hoxha”, Nr. 127/1, Tiranë, me një godinë me sipërfaqe 2562 m2. Në zbatim të strategjisë së zhvillimit afatgjatë të institucionit, që parashikon zgjerimin e IAL –së me programe të reja studimi, SHLUJ “Luarasi” ka nënshkruar me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Kontratën e Qirasë me Nr. 11436 Rep., dhe Nr. 1838 Kol., të datës 29.08.2013, me anë të së cilës ka fituar posedimin, për një periudhë 20 vjeçare, mbi objektin ish Konvikti i Shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Rruga e Elbasanit, Tiranë, me sipërfaqe funksionale prej 2 822 m2. Ky objekt është në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të plotë dhe do të fillojë funksionimin e vet si mjedis në të cilin do të ushtrohet aktiviteti i institucionit me fillimin e vitit akademik 2015-2016. Institucioni disponon një domain-name dhe një domain e-maili,Web page i IAL, bibliotekë me 95 m2,etj

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 14 nga 36

STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të

mjaftueshme në sasi dhe cilësore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë

edhe buxhetin e planifikuar për të; Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Sipas RVB, SHLUJ “Luarasi” vë në dispozicion të studentëve, nëpërmjet bibliotekës, tekstet mësimore të përcaktuara në syllabuse-t e lëndëve dhe literaturën ndihmëse të nevojshme, përzgjedhur mbi bazën e planit të hartuar nga përgjegjësi i programit. Vlerësojmë se fondi është i paplotë si për literaturën shqip,edhe ato në gjuhë të huaj, me tekste bazë dhe literaturë ndihmëse.të rekomanduar. Kërkohet angazhim serioz i stafit, që të hartojë listën e librave bazë, shqip e në gjuhë të huaj, si dhe të materialeve ndihmëse dhe mbi këtë bazë

nga rektorati dhe administratori të garantohet mënyra e sigurimit të tyre. Sipas RVB, Biblioteka ka një fond të pasur me libra që ndihmojnë studentët në realizimin me sukses të programit të studimit. Në bibliotekë sigurohet pjesa kryesore e teksteve mësimore dhe literaturës ndihmëse të programit sikurse ofrohet edhe literaturë që s’ka lidhje specifike me programin por i përket së njëjtës fushë studimi. Nga verifikimi në vend, nuk na rezulton situata e tillë. Synimi kryesor i SHLUJ “Luarasi” mbetet pasurimi i mëtejshëm i bibliotekës, duke konsideruar se programet e studimit të Fakultetit Ekonomik janë funksionale për një kohë relativisht të shkurtër – prej vitit 2012, si edhe garantimi i aksesit të plotë për studentët dhe stafin akademik në librari

elektronike shkencorë të fushës juridike dhe ekonomike me fillimin e vitit akademik 2015 - 2016.

Sipas RVB, Biblioteka e SHLUJ “Luarasi” disponon një sërë botimesh periodike të lidhura me programin e studimit. Edhe ky komponent nuk na rezulton i tillë. Synimi mbetet zgjerimi i gamës së këtyre botimeve.

Që nga hapja e programit është ofruar shërbimi i bibliotekave falas online dhe gjatë vitit akademik 2014-2015 aksesi

pjesor në librari elektronike ndërkohë që është planifikuar dhe do të realizohet abonimi i plotë vjetor për vitin e ri akademik.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 15 nga 36

mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të

programeve të studimeve; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator. Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj. Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të

mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

SHLUJ “Luarasi” zotëron ambiente për

realizimin e programit të studimit, sipas përshkrimit të bërë më sipër dhe specifikimeve në tabelat përkatëse. Ambientet ku zhvillohet mësimi plotësojnë të gjitha kriteret teknike si edhe normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme, sipas përcaktimeve të Udhëzimit Nr. 11, datë 28.2.2011 “Për procedurat dhe dokumentacionin për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë, programeve të studimit universitar në ciklin e parë dhe ciklin e dytë, programeve të studimeve jouniversitare, të natyrës

profesionale, si dhe procedurat për pezullimin dhe revokimin e licencës.”

Në funksion të realizimit të programit të studimit institucioni ofron infrastrukturë moderne mësimdhënieje që përfshin pajisje elektronike

Programe për statistikë: PSPP, STATA Data Analysis and Statistical Software for Professionals.Pograme për linguistikë (të gjuhës së huaj Angleze): In Company, Programe për ekonomi (në lëndën e kontabilitetit): Financa 5, Paketa Microsoft Office. Mjediset mësimore, në varësi të funksionit të tyre (auditorë, salla leksionesh, klasa seminaresh) janë të pajisura me të gjitha mjetet e përshtatëshme për mësimdhënie, përfshirë: kompjutera.

Konkluzione të GVJ: SHLUJ “Luarasi” ka siguruar gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve që ofrohen prej saj. Në dispozicion të studentëve dhe stafit janë mjedise moderne mësimore që plotësojnë të gjitha standartet teknike. Mjediset janë të pajisura me teknologjinë e nevojshme, bashkëkohore, që garanton zhvillimin me sukses të procesit të mësimdhënies dhe kërkimin shkencor. Zhvendosja e ambjentit në një objekt të ri, brënda një kohe të shkurtër (fillimi i vitit akademik 2015-2016), do të sigurojë stabilitet dhe rritje të mëtejshme në cilësinë e infrastrukturës dhe logjistikës. SHLUJ “Luarasi” zotëron laboratorët e nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor, të pajisur me teknologjinë përkatëse. SHLUJ “LUARASI” zotëron një bibliotekë të pasur, të pajisur me literaturën e nevojshme, e cila garanton realizimin me sukses të programeve te studimit. Institucioni planifikon dhe alokon fondet e nevojshme për pasurimin e vazhdueshëm të fondit të bibliotekës. Sfida e institucionit mbetet pasurimi i shpejtë i saj edhe me literaturë të fushës

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 16 nga 36

ekonomike, për t’i shërbyer më mirë nevojave të programeve të reja të studimit që ofrohen nga Fakulteti Ekonomik. Në vijim, brenda vitit akademik 2015-2016, institucioni do të garantojë edhe aksesimin në mënyrë të pandërprerë të bibliotekës online.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare Vlerësimi i Treguesve të Matshëm: SHLUJ “Luarasi” sa i takon financimit dhe menaxhimit të burimeve financiare funksionon sipas legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e shoqërive tregtare. Institucioniçdovit,në mënyrë të rregullt, auditohet nga një ekspert kontabël i regjistruar. Sikurse pasqyrohet në tabelën e mëposhtme, pasqyrat financiare dhe raportet e auditimit të jashtëm që i bashkëngjiten raportit pjesa më e madhe e të ardhurave të institucionit, në tre vitet e fundit, vijnë nga tarifat e studimit që paguhen nga studentët. Për sa i përket kapaciteteve menaxhuese, “Panorama Group”, pjesë e së cilës është edhe SHLUJ “Luarasi”, dhe Zyra e Financës, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, bashkërendojnë çështjet financiare

dhe menaxhuese.

Tregues të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në tre vitet e fundit

Të ardhurat nga: Viti 2012

%

Viti 2013

%

Viti 2014

%

Pushteti qendror

Pushteti vendor

Fonde jopublike:

Grantet për kërkim dhe kontratat

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit 99.35 99.98 99.20

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Te ardhura te tjera nga veprimtaria 0.65 0.02 0.80

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)

SHUMA 100.00 100.00 100.00

Shpenzimet për studentët kosto e studimit për student për vit akademik

Shpenzimet Viti 2012

% Viti 2013

% Viti 2014

%

Kosto e punës 57.74 68.97 62.78

Qera 21.48 18.45 21.52

Shpenzime të tjera 20.78 12.59 15.70

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 17 nga 36

Totali Shpenzimeve 100.00 100.00 100.00

Kosto e studimit për student për vit

Kosto për student ka ardhur në ulje si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të menaxhimit të resurseve, rritjes se numrit të studentëve në vite dhe uljes së vlerës së qerasë vjetore që institucioni paguan, duke berë që raporti kosto fikse/të ardhura të jetë në

Nga analiza financiare e kryer nga institucioni rezulton se të ardhurat mesatare për student për vitin akademik 2012-2013 janë 1,760 Euro, shpenzimet 2,100 Euro.

340 Euro diferenë efinancuar nga pronari. Për vitin akademik 2013-2014 të ardhurat mesatare për student janë 1,650 Euro, ndërsa shpenzimet 1,460 Euro,diferenca 190 Euro fitim.

Transparenca dhe kontrolli i brendshëm financiar, Auditimi dhe rezultatet.

Situata financiare e SHLUJ “Luarasi” kontrollohet nga institucionet kompetente shtetërore. Cdo vit, institucioni auditohet nga një ekspert kontabël i autorizuar i cili përgatit raportin përkatës që disponohet nga institucioni dhe depozitohet pranë QKR – së,

Kapacitetet menaxhuese financiare

Burimi i të ardhurave të institucionit janë pagesat nga tarifat e studimit dhe pagesat e studentëve për shërbimet administrative SHLUJ “Luarasi” ka dëshmuar se ka kapacitetet e mjaftueshme për ruajtjen e gjendjes optimale financiare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të saj, në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe shërbimeve për studentët.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj; Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

SHLUJ “Luarasi” realizon, nëpërmjet ekspertit kontabël të regjistruar, një auditim të përvitshëm, të jashtëm, të situatës financiare të tij. Eksperti kryen kontrollin e llogarive kontabël, Në përfundim të procesit hartohet Raporti i Auditit i cili disponohet nga institucioni dhe njëkohësisht depozitohet pranë QKR – së konform legjislacionit në fuqi që rregullon veprimtarinë e shoqërive tregtare.

Viti 2012-2013

Viti 2013-2014

Viti 2014-2015

Kosto/Student (Eur) 2,100 1,460 1,100

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 18 nga 36

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare; Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një

qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Për cdo vit kalendarik institucioni harton pasqyrat financiare konform standarteve të kontabilitetit dhe Ligjit “Për Shoqëritë Tregtare.” Këto pasqyra miratohen nga Administratori i SHLUJ “Luarasi” dhe depozitohen pranë Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit dhe organeve tatimore.

Gjëndja financiare e institucionit paraqitet e qëndrueshme, me kapacitete financiare

të mjaftueshme për të garantuar ecurinë e programeve të studimit dhe përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës.

Konkluzione të GVJ: SHLUJ “Luarasi” ushtron aktivitetin e vet në konformitet të plotë me Ligjin “Për Shoqëritë Tregtare” dhe aktet n/ligjore në fuqi. Institucioni dokumenton rregullisht veprimtarinë e vetë financiare nëpërmjet pasqyrave financiare vjetore dhe auditimit të jashtëm të përvitshëm të llogarive të tij nga ekspert kontabël i regjistruar. Institucioni dëshmon për gjendje optimale financiare që mundëson përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe shërbimeve për studentët.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore Mbikqyrja e procesit të sigurimit të cilësisë në institucion realizohet nga një

strukturë e posacme organizative - Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NjBSC). Me miratimin e Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, NjBSC ka vepruar si një njësi e përhershme, e rinovuar herë pas here në përbërjen e saj. Aktualisht, në SHLUJ “Luarasi” vepron NjBSC me përbërje sipas Urdhërit Nr. 5, datë 21.10.2014 të Rektorit. Misioni i NjBSC përfshin monitorimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, organizimin e procesit të vlerësimit të brendshëm, hartimin dhe publikimn e raporteve periodike të vlerësimit të brendshëm, ndjeken e procesit të akreditimit institucional dhe të programeve. Institucioni ka siguruar:

1. Përfshirjen e NjBSC në strukturën qendrore të institucionit. 2. Autonominë në ushtrimin e veprimtarisë.

3. Mbështetjen financiare për realizimin e misionit të NjBSC 4. Sigurimin e infrastrukturës dhe logjistikës së nevojshme

Mekanizmi bazë me të cilin NjBSC realizon misionin dhe objektivat është vlerësimi i brendshëm i cilësisë, që është një proces i pandërprerë, me qëllimi kryesor

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 19 nga 36

përmirësimin e kulturës së cilësisë brenda IAL-së. NjBSC në këtë proces periodik mbikqyr, analizon dhe rekomandon rregullimet e nevojshme në drejtimet kryesore, sipas përcaktimeve të Standardeve të cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë, dhe që konsistojnë në:

Hartimi dhe miratimi i programeve ;Mësimnxënia, mësimdhënia dhe vlerësimi me studentin në qendër ; Pranimi, progresi, njohja dhe ҫertifikimi i studentit; Stafi mësimdhënës; Burimet mësimore dhe mbështetja e studentëve; Menaxhimi i informacionit Të dhëna sasiore për punën konkrete të NjBSC Në përfundim të çdo semestri akademik, të gjithë studentët e SHLUJ “Luarasi” plotësojnë pyetësorët në lidhje me vlerësimin e pedagogut për çdo lëndë. Rezultatet e pyetësorëve i përcillen organeve dhe autoriteteve drejtuese të institucionit që kryejnë analizimin e të dhënave për çdo lëndë dhe pedagog dhe dalin me rekomandimet përkatëse. Anketime lidhur me vlerësimin e programit

Programi Numri i anketimeve

Numri i studentëve pjesëmarrës ( të vitit të fundit)

% në raport me numrin e përgjithshëm të studentëve që ndjekin këtë program

“Bachelor” në “Financë Bankë”

1 20 80%

Në përfundim të çdo semestri akademik, NjBSC kryen një analizë sasiore edhe cilësore të rezultateve të studentëve dhe del me rekomandimet përkatëse, me një theks të veçantë në evidentimin e problematikave dhe të fushave që kërkojnë përmirësim të mëtejshëm. Në kuadër të këtyre proceseve të administruara nga APAAL, nga Grupe te Vlerësimit të Jashtëm të ngritura për këtë qëllim janë hartuar Raporte te Vlerësimit të Jashtëm, Rekomandimet nga Raportet e Vlerësimit të Jashtëm janë vlerësuar me seriozitetin e duhur nga organet kompetente të SHLUJ “Luarasi,” kryesisht sa i takon:

- Përmbushjen e kritereve ligjore, mbi personelin efektiv për njësitë bazë të dy fakulteteve, ku secili department ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektivë, nga

të cilët të paktën 3 prej tyre gëzojnë gradën shkencor “Doktor.” - Rekrutimin e pedagogëve në një proçes transparent, të paanshëm dhe objektiv. - Pasurimin e bibliotekës së SHLUJ “Luarasi” me libra, revista dhe botime të

ndryshme në funksion të programeve të studimit që ofrohen nga institucioni - Botimin e një reviste shkencore të SHLUJ “Luarasi.” Revista “Mendimi” është

nje revistë periodike, gama e së cilës përfshin fushën e ekonomisë dhe drejtësisë. Kjo revistë menaxhohet dhe botohet nga SHLUJ “Luarasi”

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË

STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 20 nga 36

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare

(p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe

përfundimtare; provime për module, praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

SHLUJ “Luarasi”, me Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë, realizon vlerësimin e ecurisë së programeve të studimit nëpërmjet instrumentave matës dhe vlerësues, të cilët

janë: 1. Sondazhe të studentëve që ndjekin

programin e studimit. - Anketime të ndryshme për studentë, - Intervista, me kampion studentësh

për çdo program studimi. 2. Sondazhe të studentëve që kanë

përfunduar programin e studimit. NjBSC mban kontakte të vazhdueshme me studentët alumni të SHLUJ “Luarasi” Nga këto kontakte NjBSC rezulton:

- Programet e ofruara nga SHLUJ “Luarasi” janë në përputhje me tregun e punës. Rreth 80% e të diplomuarve punësohen në profilin e tyre që në vitin e parë pas diplomimit.

- Programet e ofruara nga SHLUJ “Luarasi” mundësojnë vazhdimin e studimeve në cikle të tjera studimi brënda

3. Pjesmarrje në konkurse të rangut kombëtar në nivel universitar në Republikën e Shqipërisë.

SHLUJ “Luarasi” publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë në dokumentin e përformancës së institucionit dhe raportin vjetor akademik. Duke gjykuar se cilësia mbetet kriter pranimi nga tregu i punës, ky komponent, kërkon të gjejë vlerësim të vazhdueshëm

institucional. Lipset përsosja e komponentëve të vlerësimit të cilësisë, kalimi nga pjesa vizuale e programeve, sullabluseve,etj tek cilësia e produktit përfundimtar, të diplomuarit. Të tilla mund të jenë testime paraprake e përfundimtare, provime për module, vlerësim detyra kursi, referateh, vëzhgime e vlerësime të matëshme të praktikës, etj Për rrritjen e cilësisë pranimeve, çdo fillim viti akademik, Senati duhet të marrë vendimin përkatës

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 21 nga 36

programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek

procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

SHLUJ “Luarasi” është akredituar për herë të parë në nivel institucional në vitin 2008, me urdhërin e Ministrit të Arsimit nr. 71, datë 18.02.2008 “Për akreditimin institucional, të programit dhe të diplomës së shkollës së lartë universitare jopublike Luarasi.”

Sigurimi i silësisë synohet të verifikohet nga një sërë mekanizmash dhe procedurash. NjBSC bën vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve në disa drejtime që përfshijnë elementet si syllabuset,literatura - nëse përputhet me programin e parashtruar në syllabus

Marrëveshjeve të bashkëpunimit që SHLUJ “Luarasi” ka lidhur me institucione publike dhe private NjBSC ka bërë propozimet që konkretizuar, me qëllim përmirësimin dhe mbarëvajtjen e aspekteve/aktiviteteve të vecanta akademike apo administrative, si: - Për formalizimin e takimeve periodike me studentët në kuadër të tutorisë. -Për renditjen e preferencave në përzgjedhjen e temave të diplomës të studentëve. -Për standartizimin e formatit të raportimit të aktivitetit mësimor-shkencor të pedagogëve. SHLUJ “Luarasi” diskuton në nivel departamenti problematikat që lidhen me programin e studimit, zhvillimin e kurrikulës

dhe të aspekteve të mësimdhënies, duke i transmetuar vendimet dhe diskutimet edhe në nivel Këshilli Fakulteti e më tej,

Prioritet i punës së NjBSC dhe gjithë stafit të institucionit mbetet ofrimi i informacionit të detajuar mbi sigurimin e cilësisë për të gjithë aktorët e interesit dhe, para të gjithash, për studentët.

SHLUJ “Luarasi” është në procesin e përgatitjes së një strategjie të posaçme për përmirësimin e cilësisë, e cila do të referojë

edhe ndryshimet institucionale në strukturën e shkollës

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 22 nga 36

Konkluzione të GVJ: SHLUJ “Luarasi” është akredituar për herë të parë në nivel institucional në vitin 2008, me urdhërin e Ministrit të Arsimit nr. 71, datë 18.02.2008 “Për akreditimin institucional, të programit dhe të diplomës së shkollës së lartë universitare

jopublike Luarasi.” SHLUJ “Luarasi” për sigurimin e cilësisë, zbaton një sërë mekanizmash dhe procedurash. NjBSC, synon zbatimin e praktikave më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë. NjBSC mbikqyr dhe synon arritjen e standardeve në bashkëpunim me të gjithë aktorët përgjegjës të institucionit – njësi kryesore, bazë – duke vënë në fokus interesat e studentit. NjBSC ka bërë propozimet që janë miratuar dhe konkretizuar, me qëllim përmirësimin dhe mbarëvajtjen e aspekteve/aktiviteteve të vecanta akademike apo administrative, si:

- Për formalizimin e takimeve periodike me studentët në kuadër të tutorisë. -Për renditjen e preferencave në përzgjedhjen e temave të diplomës të studentëve. -Për standartizimin e formatit të raportimit të aktivitetit mësimor-shkencor të pedagogëve.

SHLUJ “Luarasi” diskuton në nivel departamenti të gjitha problematikat që lidhen me programin e studimit, zhvillimin e kurrikulës dhe të aspekteve të mësimdhënies. Objektiv i punës së NjBSC dhe gjithë stafit të institucionit mbetet ofrimi i informacionit të detajuar mbi sigurimin e cilësisë për të gjithë aktorët e interesit dhe, para të gjithash, për studentët. SHLUJ “Luarasi” është në procesin e përgatitjes së një strategjie të posaçme për përmirësimin e cilësisë, e cila do të referojë edhe ndryshimet institucionale në strukturën e shkollës

Vëmë re se në tre vite të jetëgjatësisë së programit Financë Bankë, por edhe për programe të tjera, përbërja e NJBSC, ka ndryshuar, çka zhvlerëron punën për trajnimin e tyre brënda institucionit dhe nga APAAL, dëmton traditën dhe konsistencën e gjykimeve, konkluzioneve, ndjekjes së tyre dhe rekomandimeve.(Aneksi 6)

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programii studimit, organizimi i tij Pjesa përshkrimore

Programi i studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” është hapur në vitin akademik 2012 – 2013, në bazë të Urdhërit Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë Shkollës së Lartë Private “Luarasi.” Objektivi kryesor i programit «Bachelor» në ”Financë Bankë” është t’u japë studentëve njohuritë e e nevojshme për formimin e tyre si specialistë në fushën Financë Bankë. Në funksion të këtij objektivi kryesor programi «Bachelor» në ”Financë Bankë” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin e përgjithshëm teorik në fushën e ekonomisë, manaxhimit, financës dhe bankës me objektiv kryesor formimin e profesionistëve të aftë për të punuar si specialistë bazë finance dhe banke dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Ky program synon të përgatisë specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në

këtë fushë apo fusha të përafërta të karierës akademike apo profesionale. Për vitin akademik 2014-2015 sipas planizimit nga Institucioni, kohëzgjatja e vitit është 30 javë mësimore, cdo mbulohet nga 25 orë mësimore pune e studentit dhe çdo orë mësimore me 60 minuta, tregues që janë konformë ngarkesave që zbatohen në të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë.

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 23 nga 36

Emërtimi i Diplomës është: Bachelor në “Financë Bankë”

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

SHLUJ “Luarasi” ofron programe të akredituara në:

“Bachelor” në “Drejtësi”,; “Master Profesional” në “Specialist/Jurist në Administratën Publike”

“Master Profesional” në “Specialist/Jurist

në Administratën Publike”,

“Master i Shkencave” në “E Drejtë Penale” dhe “Master i Shkencave” në “E Drejtë Civile dhe Tregtare

Studenti që ndjek një program studimi me kohë të plotë, në përfundim të vitit akademik realizon 60 kredite

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara

Njësia kryesore përgjegjëse për këtë program studimi është Fakulteti Ekonomik i SHLUJ “Luarasi”. Kjo njësi publikon në faqen e internetit gjithë informacionin e nevojshëm për përmbajtjen e programeve të studimit që ofron, ngarkesën mësimore, statutin dhe rregulloren e Institucionit,etj.

Plani mësimor i programit dhe stafi akademik përkatës është i publikuar në faqen zyrtare të web të SHLUJ “Luarasi.” Ky informacion mbi planin mësimor, stafin akademik dhe syllabuset e lëndëve mund të gjendet në format të shkruar dhe elektronik në sekretarinë mësimore dhe zyrën e kancelarit të SHLUJ “ Luarasi.”Në të paraqiten lëndët e detyrueshme dhe ato me zgjedhje

Përmbajtja e hollësishme mbi

informacionin e syllabluseve të lëndëve jepet në RVB, dhe sipas verifikimit tonë është realizuar.

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 24 nga 36

për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Konkluzionet e GVJ: SHLUJ “Luarasi” ofron programe studimi në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Programi i studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” është hartuar në përputhje më objektivat e përcaktuara në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara për këtë qëllim.

Programi i studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” ofron me 180 kredite europiane (ECTS) (60 ECTS për vit akademik), për 3 vite akademike, dhe i ofron studentit studime bazike teorike dhe praktike në fushën e financë bankës.

Informacioni mbi programin e studimit, modulet dhe syllabuset e lëndëve është lehtësisht i aksesueshm nga studentët.

8. Studentët Pjesa përshkrimore

Programi i studimit “Bachelor” në “Financë Bankë” realizohet me 180 kredite europiane (ECTS) (60 ECTS për vit akademik), për 3 vite akademike, dhe i ofron studentit studime bazike teorike dhe praktike në fushën e administrim biznesit. Këto kredite janë të shpërndara në 20 lëndë/disiplina, në praktikën mësimore që zhvillohet në institucionet shteterore dhe private me të cilat SHLUJ “Luarasi” ka marrëveshje bashkëpunimi si dhe në projektin kërkimor (tezën e diplomës) e cila mbrohet në përfundim të ciklit të studimeve dhe ka 6 kredite.

Tregues të matshëm:

Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënies në programin e studimit

“Bachelor” në “Financë Bankë”

Formate mësimdhënies Orët gjithsej Në auditor

a. Leksione 900

b. Seminare 840

c. Praktikë profesionale 10

d. Prova finale (Teza e Diplomës) 50

Nëtotal 1835

Format e kontrollit të njohurive, përfshijnë ndjekjen e lëndës,pjesmarrjen aktive, ndjekjen e lëndës dhe pjesëmarrja aktive, plotësimin e detyrimeve punë laboratorike,detyrave kursit; tesime Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë.Ndërkohë ka patur edhe angazhim e bashkëpunim në punë shkencore, projekte në shkallë fakulteti apo në bashkëpunim me institucione të

tjera.

9. Studentët Procedurat e pranimit të studentëve

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 25 nga 36

Pranimi dhe regjistrimi i aplikantëve në Programin e Studimit të Ciklit të Parë “Bachelor” në “Financë Bankë”, realizohet në kërkesave të dispozitave në fuqi.. Në këtë program studimi pranohen për t’u regjistruar shtetas shqiptarë dhe të huaj,

Numri i pranimeve bazohet në standardet e kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. ”. Statistikat Përgjithësisht, nota mesatare e studentëve në hyrje është mbi 7 dhe në përfundim të një viti tentohet të ruhet kjo mesatare, ndërkohë që nga viti në vit mesatarja në dalje ka tendenca në rritje. Numri i studentëve në hyrje dhe në dalje në vite pothuajse mbetet konstant dhe deri në përfundim të ciklit të parë të studimeve ky numër ka ardhur në rritje nga transferimet, mesatarisht 9.5%. Mbi 95% e studentëve mbarojnë studimet e ciklit të parë brenda afateve normale të përcaktuara për këtë cikël (3 vjet) vetëm një pjesë e vogël mbarojnë me vonesë. Kalueshmëria e studentëve për çdo vit varion përafërsisht nga 89% deri në 91%, Raportet me studentët dhe të diplomuarit SHLUJ “Luarasi” ndërton marrëdhënie mira komunikimi me studentët, si gjatë

procesit mësimor ashtu dhe pas diplomimit. SHLUJ “Luarasi” ka ngritur një stukturë të veçantë - Zyrën e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, e cila ofron shërbimin e këshillimit të studentëve, Pranë SHLUJ “Luarasi” janë organizuar senatet e fakulteteve me senatorët përkatës për çdo grup, të kryesuar nga Presidenti dhe Zv./Presidenti i Senatorëve. Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, realizon informimin e vazhdueshëm të studentëve në të gjitha drejtimet, si në aspektin e procesit mësimor ashtu edhe në aspektin social, Orientimi drejt karrierës bazohet dhe fokusohet në tre aspekte kryesore: 1)- Inteligjencën e studentëve, 2)- Personalitetin e studentëve, dhe 3)- Fushën e interesave punësimin. Pranë SHLUJ “Luarasi” funksionon edhe rrjeti i studentëve ALUMNI Luarasi, i cili bashkon të diplomuarit ndër vite. Roli i Rrjetit të Studentëve ALUMNI Luarasi është të ruajë një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktualë, stafit akademik dhe të gjithë të diplomuarve.

Cikli i Studimeve të Programit “Bachelor” në “Financë Bankë”

Sipas të dhënave të mbajtura në nivel statistikor, rezulton se në përfundim të vitit akademik 2014-2015 për Ciklin e Studimeve të Programit “Bachelor” në “Financë Bankë” studentët kanë arritur, në nivel total, një mesatare vlerësimi 7.5.

Programi i studimit BSC

në “Financë Bankë”

Studentë të regjistruar në

vitin e Parë (për herë të parë)

Nota

Mesatare

Studentë të diplomuar në vitin e fundit

(pa vite përsëritëse)

Nota

Mesatare

2012-2013 21 7.5 7.8

2013-2014 14 7.9 7.4

2014-2015 24 7.3 7.3

Gjithsej 59

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 26 nga 36

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Pranimi dhe regjistrimi i kandidatëve në Programin e Studimit të Ciklit të Parë “Bachelor” në “Finacë Bankë” pranë SHLUJ “Luarasi”, realizohet në përputhje me kërkesat e dispozitave në fuqi dhe dispozitave të brëndshme të Institucionit të cituara edhe në RVB

Në Programin e Studimit të Ciklit të Parë “Bachelor” në “Financë Bankë” nuk zbatohen kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve. Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët informohen nga Sekretaria Mësimore, por edhe nga stafi akademik, mbi programin e studimit, organizimin e studimeve, kohëzgjatjen e këtij programi prej 3 vitesh, që përmbajnë 6 semestra, me 180 ECTS në total. Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde nëpërmjet pyetësorëve. Organizimi i anketimit dhe përpunimi i të dhënave bëhet nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC), e cila raportin final, me rezultatet respektive, ia komunikon Në SHLUJ “Luarasi” funksionon

Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, e cila në mënyrë aktive ndihmon dhe orienton studentët në përzgjedhjen e profilizimit të tyre më të ngushtë dhe kualifikimet akademike që ata duhet të marrin. SHLUJ “Luarasi” ka komunikime dhe bashkëpunime institucione publike dhe private, SHLUJ “Luarasi” ka databazën e studentëve që diplomohen me të dhënat e tyre bazë të komunikimit (numër telefoni dhe e-mail), si dhe në vijimësi edhe të të dhënave të tyre lidhur me punësimin dhe karrierën.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Page 27: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 27 nga 36

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo

mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

SHLUJ bazuar në Udhëzimin Nr.9, datë 25.02.2010 “Për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave statistikore” për sistemin

universitar, në Udhëzimin Nr.31, datë 16.09.2014 “Për pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat me regjistrat bazë të studentëve”. SHLUJ “Luarasi” ka raportuar rregullisht në MAS. SHLUJ “Luarasi” ka statistika për numrin e të diplomuarve, të cilat raportohen cdo vit në MAS. Të dhënat e të diplomuarve mbahen në regjistrin bazë të studentëve,

respektivisht sipas fakultetit dhe programit përkatës. Ky vit akademik përkon me diplominin e parë të studentëve të Programit të Studimit të Ciklit të Parë “Bachelor” në “Financë Bankë”. SHLUJ “Luarasi” disponon në formë elektronike dhe të shkruar, të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të këtij programi studimor që nga pranimi deri në prag të diplomimit (regjistri bazë i studentëve ku pasqyrohen notat për secilin student).

Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

SHLUJ “Luarasi” ka ngritur një stukturë të veçantë - Zyrën e Studentit dhe Këshillimit të

Karrierës, e cila ofron shërbimin e këshillimit të studentëve internship-e dhe praktika të ndryshme profesionale në institucionet publike dhe Studentët e SHLUJ “Luarasi” të këtij cikli studimi mbështeten gjatë gjithë procesit të formimit akademik nga Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës. Subjektet në të cilat studentët kryejnë praktikat profesionale apo intershipe-t janë institucione të njohura shtetërore me orientim ekonomik në veprimtarinë e tyre, të tilla si: Ministria e Ekonomisë, ajo e

Page 28: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 28 nga 36

Financave, Departamentet Ekonomike në disa institucione shtetërore, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit pranë Ministrisë së

Kulturës, DAP, AKP, banka dhe biznese private me reputacion si SICRED sh.a, etj. SHLUJ “Luarasi” ndihmon në sitemimin e studentëve dhe në orientimin e praktikës.

Konkluzionet e GVJ

SHLUJ “Luarasi” ka bashkëpunime të frytshme me institucione të tjera homologe dhe aktorë të biznesit, brenda dhe jashtë vendit, të materializuar a në aktivitete kurrikulare dhe ekstra - kurrikulare, si trajnime për studentët dhe personelin akademik, leksione të hapura, seminare, etj.

SHLUJ “Luarasi” ka siguruar organizimin e praktikave mësimore të studentëve dhe internship -e në institucione të ndryshme apo biznese vëndase, duke krijuar në

këtë mënyrë lidhjen student – tregu i punës.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

Pjesa përshkrimore

Politikat e kërkimit shkencor të hartuara nga SHLUJ “Luarasi”, kanë synuar të arrijnë këto objektiva: Të rrisin performancën shkencore të stafit akademik ; të reflektojnë këtë performancë shkencore në auditorët dhe punën me studentët; të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe kombëtare dhe ndërkombëtare për hulumtime shkencore; të gjenerojnë kërkim shkencor, nëpërmjet: organizimit apo pjesmarrjes në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të stafit akademik; botimit të Revistës periodike të SHLUJ “Luarasi”; bashkëpunimit me lektorë të shquar vëndas dhe të huaj për trajtimin e çështjeve aktuale të drejtësisë dhe ekonomisë; të realizojë marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të tjera të arsimit të lartë për trajnimin dhe kualifikimin e stafit akademik;

SHLUJ “Luarasi”, me anë të njësive të kërkimit shkencor në përbërje të tij ka

nxitur, mbështetur dhe realizuar botimin e periodikut të shkencor, ka organizuar Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ka organizuar anketime me studentë për metodologjinë në kërkimin shkencor në punën e pavarur të studentit dhe atë të ofruar nga IAL-ja., ka ftuar lektorë të huaj dhe vëndas për trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm Një pjesë e personelit akademik të SHLUJ “Luarasi” është autor tekstesh mësimore, monografive shkencore dhe cikleve të leksionit në funksion të programeve të studimit të ofruara nga SHLUJ “Luarasi”. Aktiviteti shkencor individual i stafit akademik të SHLUJ “Luarasi” evidentohet çdo vit akademik

SHLUJ “Luarasi” ka patur në strukturën e tij Qëndrën e Kërkimit Shkencor, si një departament të vecantë, i cili kishte objektiv kryesor kërkimin shkencor në rang institucioni

Tregues të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor të stafit akademik, përgjegjës për programin e studimit

Page 29: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 29 nga 36

Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang programi studimi, në vitet e fundit

1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL 57+18

2. Numri i projekteve kërkimore të fituara 3

3. Numri i projekteve të zbatuara 3

4. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL, për programin e studimit

5. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL 97

6. Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor

7. Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor

8. Numri i Çmimeve Kombëtare 1

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

SHLUJ "Luarasi", është i angazhuar, në mënyrë sistematike, për zgjerimin e

bashkëpunimit në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Institucioni e ka përcaktuar zgjerimin e bashkëpunimit prioritet,

Eshtë realizuar vendosja e kontakteve institucionale dhe janë realizuar disa marreveshje bashkëpunimi me IAL publike dhe jo publike

Institucioni ka realizuar bashkëpunime të frytshme me institucione të tjera homologe dhe jo vetëm, brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë materializuar në aktivitete kurrikulare dhe ekstra - kurrikulare, si trajnime për studentët dhe personelin akademik, leksione të hapura, seminare, etj. Vlen për t’u theksuar marrëveshja e bashkëpunimit midis SHLUJ “Luarasi” dhe Universitetit të Lodz, Poloni, e cila ka gjeneruar aplikimin e përbashkët për programin ERASMUS+, financimin nga Universiteti Polak, përmes “Mobility Direct”, të mobilitetit të stafeve apo studentëve të dy institucioneve, apo edhe projekte të tjera kërkimore - shkencore, duke e bërë më të prekshëm realitetin ndërkombëtar akademik.

SHLUJ “Luarasi” ka pasur marrëdhënie kontraktuale me ish Rektorin e Universitetit Bocconi në Itali, Një kontribut me vlerë ne procesin e ndërkombëtarizimit të metodave të mësimdhënies ka luajtur trajnimi i personelit akademik i drejtuar nga Dr. Claire Gordon (Profesor në “London School of

Economics and Political Science” – LSE dhe Drejtoreshe e Qendrës së Trajnimeve dhe Certifikimit të Profesorëve në Londër

SHLUJ “Luarasi” ka ftuar në auditorët e saj për leksione dhe debate personalitete te shquara nga fusha të financës dhe bankës, në Institucione të Vendit, apo edhe lektorë të ftuar.

SHLUJ “Luarasi” inkurajon dhe nxit krijimin e aleancave të suksesshme me aktorë të rëndësishëm të biznesit në vend, si studio të ndryshme ligjore, Banka Credins, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, “Fokus Grup”, “Hysenbelliu Grup”, etj., për të mundësuar praktika mësimore, internshipe të studentëve apo edhe një dialog të vazhdueshëm mbi reformat dhe zhvillimin ekonomik në vend, si dhe për t’i shërbyer me dije praktike studentëve, sikurse është rasti i projektit të

përbashkët me kompaninë Birra Korca. Me këta aktorë janë formalizuar disa marrëveshje bashkëpunimi, me Shoqatën Shqiptare te Bankave, me Bankën Credins, me Organizatën e Punëdhënësve të Shqiperisë “Biznes Albania”,me Postën Shqiptare SHA.

Page 30: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 30 nga 36

Në funksion të zhvillimit të praktikave të studentëve SHLUJ “Luarasi” ka konkluduar marrëveshjet përkatëse në funksion të programit “Financë-Bankë” me Postën Shqiptare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Programi studimi në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në vitet e fundit

2012-2013 2013-2014 2014-2015

1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare

0 0 0

2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj (ose orë mësimore)

3 leksione 1 seminar

6 leksione 1 seminar

3 leksione 2 seminare

3 Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit

0 1 0

4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt programit të studimit

0 0 0

5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor

Në funksion të kërkimit shkencor SHLUJ “Luarasi” ka vendosur departamentet, sallë interneti me akses 24h, abonimin në resurse on-line, sallën e bibliotekës, si dhe pajisje teknike dhe teknologjike ndihmëse

6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime

5 jashtë institucionit

4 jashtë institucionit 1 vendit

1 jashtë institucionit 2 jashtë vendit

7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor.

0 1 0

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë

të rëndësishëm për arsimin e lartë

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për

hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

SHLUJ “Luarasi” krijon ambientin e

nevojshëm profesional dhe stimulon bashkëpunimin e personelit. Kjo qasje reflektohet në një ndarje të qartë të përgjegjësive dhe detyrave dhe frymën e grupit në përballimin e sfidave.

Page 31: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 31 nga 36

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe

analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët

e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në

funksion të realizimit të programeve të studimeve.

SHLUJ “Luarasi” për realizimin e objektivave të programit të studimit ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorë biznesi.

SHLUJ “Luarasi” ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënës për të

mundësuar kryerjen e praktikave profesionale nga studentët. Në varësi të programit të studimit këto praktika janë bizneseve, BANKAVE, etj. SHLUJ “Luarasi”, me institucionet bankare dhe të biznesit ka realizuar në vazhdimësi trajnime, workshop-e etj., me studentët për aftësimin e tyre praktik e thellimin e dijeve..

Institucioni analizon në vazhdimësi ecurinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të programeve të studimit. Përfitime financiare nga marrëveshjet nuk ka pasur.

Të publikohen në faqen e internetit të SHLUJ “Luarasi”, marrëveshjet e lidhura me universitetet/shkollat e larta të vendit dhe të

huaja, si dhe çdo veprimtari e zhvilluar në bazë të këtyre marrëveshjeve.

Konkluzionet e GVJ SHLUJ “Luarasi” për realizimin e objektivave të programit të studimit ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorë biznesi. SHLUJ “Luarasi” ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënës për të mundësuar kryerjen e praktikave profesionale nga studentët. Në varësi të programit të studimit këto praktika janë realizuar pranë gjykatave të shkallëve të ndryshme, bizneseve, etj. SHLUJ “Luarasi”, nëpërmjet marrëdhënieve që ka vendosur me organizata të ndryshme jo qeveritare apo aktorë të biznesit ka realizuar në vazhdimësi trajnime, workshop-e etj., që i krijojnë mundësi studentëve të marrin njohuri praktike dhe thellojnë dijet. Institucioni analizon në vazhdimësi

ecurinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të programeve të studimit. Përfitime financiare nga marrëveshjet nuk ka pasur.

Page 32: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 32 nga 36

ANALIZA SWOT

(Pikat e forta, Pikat e dobëta, Mundësitë, Pengesat) a. Pika të forta

1) Hartimi dhe funksionimi i programit “Bachelor” në “Financë Bankë” në SHLUJ “Luarasi” në harmoni me vizionin, misionin dhe planin strategjik të zhvillimit

2) Integrimi i mësimit me kërkimin, në nivelin institucional, dhe në atë të programit individual, të pedagogëve dhe të studentëve.

3) Cilësia e kurrikulës së ofruar për këtë program studimi. 4) Vlerësimi i rregullt i performancës së stafi takademik nga studentët. 5) Ofrimi i bursave të pjesshme dhe të plota për të tërhequr studentët e

suksesshëm. 6) Përfshirja e studentëve në internship dhe punë kërkimore pranë bizneseve

të ndryshme. 7) Marrëdhënie dhe komunikim cilësor nndërmjet stafit dhe studentëve. 8) Godinë e pajisur me të gjithë logjistikën e nevojshme mësimore dhe

shgkencore. 9) Hapat për marrëdhënie të institucionalizuara me universitetet e huaja, 10) Specializim në dy fakultete që kanë pikëprerje dhe plotësojnë njëri-tjetrin.

b. Pika të dobëta

1) Ngarkesa në disa disiplina i pjesës më të madhe të stafit efektivbdhe të atyreme kohë të pjesëshme.

2) Personeli akademik me tituj/grada është relativisht i ri në eksperiencë pune dhe në fushat që mbulon. Kjo kërkon përmirësime edhe në procesin e rekrutimit.

3) Ndryshimi i vazhdueshëm i stafit pedagogjik ndër vite. 4) Numri i titujve dhe njësive në bibliotekë është relativisht i kufizuar. 5) Nivel i ulët i njohurive nga një pjesë e studentëve që në hyrje. 6) Sfidat për të menaxhuar një institucion jopublik në një mjedis ku koncepti i

universitetit jopublik është relativisht i ri. 7) Informacion i kufizuar për mundësitë e financimit të jashtëm. 8) Numri i studentëve relativisht i kufizuar. Kjo për shkak edhe të konkurrencës.

c. Mundësitë: 1) Rekrutimi i stafit të ri, i mirëarsimuar dhe me perspektivë për kualifikime të

mëtejshme dhe kontribute për rritjen e mëtejshme të cilësisë.

2) Rritja graduale e numrit të programeve të ofruara nga institucioni. 3) Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese. 4) Zbatimi i lëvizjes së lirë të stafit dhe studentëve përmes përfshirjes në

programet e BE-së, Erasmus+ dhe Horizon 2020.

d. Pengesat:

1) Ndikimi i krizës financiare globale në burimet financiare të publikut të gjerë dhe të institucionit.

2) Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor të arsimit të lartë.

3) Numri i madh i institucioneve të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri. 4) Konkurrenca e pandershme në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri.

Në përfundim të vlerësimit të përmbushjes së standardeve shtetërore të cilësisë për programet e ciklit të parë të studimeve, GVJ arrin në përfundimin se

Page 33: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 33 nga 36

programi “Bachelor” në “Financë Bankë” që ofron SHLUJ “Luarasi” i plotëson kriteret e përgjithshme të cilësisë dhe sic është relatuar edhe më sipër ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime referuar sugjerimeve të bëra sipas rubrikave.

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Prof.Dr. Halit Xhafa

ANEKSI 1

Tabela 1: Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

ANEKSI 2

Tabela 2: Lista e Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)

Fakulteti Ekonomik Departamenti i Financë Bankës

Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “LUARASI”

Fakulteti Ekonomik

Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Total

Gjiths

ej

Tituj/Gra

da

Gjiths

ej

Tituj/Grada Gjiths

ej

Tituj/Gra

da

1.Departamenti i

Administri

m Biznesit

7 2 Prof.As. Dr. 2 Dr. 1 Doktorant

7 1 Dr./ 2 Doktorant

10* 1Doktorant/ 5 MSC

24

2.Departamenti i

Financë Bankës

7 3 Dr./ 1 Doktorant

8 2 Dr./ 2 Doktorant 1 CFA

15

3.Departame

nti i Ekonomiksi

t

8 4 Dr.

13 1

Prof.As.Dr./ 1 Doktorant

21

TOTAL 22 2Prof.As. Dr. 9 Dr./ 2 Doktorant

28 1 Prof.As.Dr./ 3 Dr./ 5 Doktorant/ 1 CFA

10 1Doktorant/ 5 MSC

60

Page 34: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 34 nga 36

Personeli Akademik Efektiv

Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë

Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon

full time

1. Banush Xhabrahimi

Përgjegjës

Dr. 1. Mateo Spaho Dr. UET

2. Gelina Maliqi Dr. 2. Ermela Kripa

Dr. UET

3. Altin Kulli Dr. 3. Avis Andoni Doktorant UET

4. Manjola Duli Doktorant 4. Fabian Pjetri Doktorant

5. Loreta Cico MSC 5. Olga Ikonomi

MSC

6. Silvana Jance MSC 6. Admir Ramadani

CFA/MSC OSCE Albania

7. Sonila Malko MSC/CFA 7. Julinda

Kllapi

MSC Sicred sha

8. Klajdi Demko

MSC BKT

Fakulteti Ekonomik Departamenti i Administrim Biznesit

Personeli Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Fisnik Brovina

Përgjegjës

Prof. As.Dr.

1. Eni Ceca Dr. BKT

2. Aleksander Biberaj

Prof. As.Dr.

2. Ariola Spahiu Msc Shoqëri private

3. Altin Hoti Dr. 3. Alida Cepele Msc Ministria e Integrimit

4. Krenar Ibrahimi

Dr. 4. Ermir Hajdini PhDC Kryeministri

5. Arian Galdini Doktorant

5. Doris Muca MSC Universiteti Politeknik i Tiranës

6. Nertil Meta MSC 6. Armira Lazaj MSC Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan

7. Irida Nikolli MSC 7. Teuta Nunaj PhDC Partia “Fryma e Re Demokratike”

Page 35: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 35 nga 36

Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i Ekonomiksit

Personeli

Akademik Efektiv Emër Mbiemër

Detyra

në Dep.

Titulli

/Grada

Personeli

Akademik me Kontratë Emër Mbiemër

Titulli

/Grada

Institucion

i ku punon full time

1. Orjona Fjerza Përgjegjës

Dr. 1. Dudi Suli Prof. As. Dr.

2. Ani Mbrica Dr. 2. Evarist Beqiraj

Doktorant Shërbimi Informativ Shtetëror

3. Aelita Mane

Dr.

3. Tomorr Alizoti

Msc Bashkia Tiranë

4. Roland Sahatcija

Dr. 4. Arjola Byzyka

MSC Drejtoria Arsimore,

Tiranë

5. Jorina Verli MSC 5. Flora Laze MSC Universiteti i Arteve, Tiranë

6. Vinjola Ademi MSC 6. Albana Idershai

MSC Universiteti i Tiranës

7. Vilma Gjeci MBA 7. Genc Terpo MND Kryeministri

8. Denisa Kele MSC 8. Erjona Tona

MSC Shoqëri private

9. Reina Stefa MSC Ministria e Punëve të Brendshme

10.

Ada Haxhi MSC Universiteti Polis

11.

Arjeta Mustafa

Msc CEZ shpërndarje

12.

ElonaDhimolea

Msc -

13.

Alda Shabani

MSC Shoqëri private

ANEKSI 3

Tabela 3: Të dhënat e stafit akademik sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre

Titulli

Departamenti i Administrim Biznesit

Departamenti i Financë Bankës

Departamenti i së Ekonomiksit

PAE PAK Raporti PAE/PA

K

PAE PAK Raporti PAE/PA

K

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

Profesorë 0 0 0 0 0 0/0 0 0 0/0

Profesorë të As. 2 0 2/0 0 0 0/0 0 1 0/1

Page 36: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Luarasi/RVJ Bsc Finance Banke, Luarasi.pdf · profesionale dhe temë diplome. 2. Procesi

Faqe 36 nga 36

Doktorë 2 1 2/1 3 2 3/2 4 0 4/0

Lektor Doktorant

1 2 1/2 1 2 1/2 0 1 0/1

Lektor me MSC 2 4 2/4 3 4 3/4 4 11 4/11

Personeli Administrativ

10*

ANEKSI 4

Tabela 4: Të dhëna për anëtarët e NJSBC

Nr. Anëtarët e NjBSC

Detyra që ka në në NjBSC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Ilirjana Nano Kryetar 7 vite

2 Fisnik Brovina Anëtar 9 muaj

3 Lorenc Stojani Anëtar 7 vite

4 Altin Maliqi Anëtar 9 muaj

5 Silvana Ramadani Anëtar (studente) 9 muaj


Recommended