+ All Categories
Home > Documents > Triumfi i Bashkim Paçukut shpërblehet gjatë një koncerti ... · shpesh aq munduese sa u ka...

Triumfi i Bashkim Paçukut shpërblehet gjatë një koncerti ... · shpesh aq munduese sa u ka...

Date post: 24-Oct-2019
Category:
Upload: others
View: 2 times
Download: 0 times
Share this document with a friend
3
PERIODICALS T T CYANMAGENTAYELLOWBLACK THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER Albania and Greece hunt murder suspect Kosova’s New Highway – 'The Most Expensive in Region' Madeleine Albright returns to Wellesley British geographers find uncharted glaciers in Albania page 3 page 3 page 7 page 8 Pages in English 2-8 FROM FEBRUARY 2 TO FEBRUARY 4 2010, VOLUME 18 NO. 1920 $1.50 COPYRIGHT © 2010 ILLYRIA THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER, INC. Published in New York faqe 20-21 faqe 14-15 faqe 17 faqe 37-38 Triumfi i Bashkim Paçukut shpërblehet gjatë një koncerti në Carnegie Hall Tenori shquar shqiptar fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Vokalit Barry Alexander Bashkim Paçuku në skenën e Carnegie Hall duke interpretuar “E lucevan le stelle” nga opera “Tosca”. Në piano, Anna Shelest. (Foto nga Stefan Cohen) Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, Dr. Argëtim Fida me komunitetin dibran në New York Që t’ia kthejmë shpresën Dibrës e ta çojmë aty ku e meriton Fitore e PDK-së në Prizren dhe Lipjan LDK në konfuzion, elektorati e ndëshkon faqe 19 Kroatët dhe shqiptarët më së paku i besojnë Serbisë faqe 12 Kastriot Islami: Jemi socialistë më shumë se Edi Rama faqe 10 Sa do të kushtojë humbja e karrikes së Ted Kennedy-t në Senat? Nga cikli i udhëtimeve nëpër vendbanimet e arbëreshëve Monumenti i Lotit
Transcript
Page 1: Triumfi i Bashkim Paçukut shpërblehet gjatë një koncerti ... · shpesh aq munduese sa u ka shkaktuar zhgjëndrra, u ka sjellë pamje jo reale, vegime. Ka ndod-hur një gjë e

PERIODICALS

T

T

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER

Albania and Greece huntmurder suspect

Kosova’s New Highway –'The Most Expensive in Region'

Madeleine Albright returnsto Wellesley

British geographers find uncharted glaciers in Albania

page 3 page 3 page 7 page 8

Pages in English 2-8

FROM FEBRUARY 2TO FEBRUARY 4

2010, VOLUME 18

NO. 1920

$1.50

COPYRIGHT © 2010ILLYRIATHE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER, INC.

Published in New York

faqe 20-21

faqe 14-15

faqe 17

faqe 37-38

Triumfi i Bashkim Paçukutshpërblehet gjatë një koncerti në Carnegie HallTenori shquar shqiptar fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Vokalit Barry Alexander

Bashkim Paçuku në skenën e Carnegie Hall duke interpretuar “E lucevan le stelle” nga opera “Tosca”. Në piano, Anna Shelest. (Foto nga Stefan Cohen)

Kryetari i Komunës së Dibrës sëMadhe, Dr. Argëtim Fida mekomunitetin dibran në New York

Që t’ia kthejmëshpresën Dibrëse ta çojmë atyku e meriton

Fitore e PDK-së në Prizren dhe LipjanLDK në konfuzion, elektorati e ndëshkon

faqe 19

Kroatët dhe shqiptarët më së paku i besojnë Serbisë

faqe 12

Kastriot Islami:Jemi socialistëmë shumë seEdi Rama

faqe 10

Sa do të kushtojë humbja e karrikessë Ted Kennedy-t në Senat?

Nga cikli i udhëtimevenëpër vendbanimet earbëreshëve

Monumenti i Lotit

Page 2: Triumfi i Bashkim Paçukut shpërblehet gjatë një koncerti ... · shpesh aq munduese sa u ka shkaktuar zhgjëndrra, u ka sjellë pamje jo reale, vegime. Ka ndod-hur një gjë e

37#1920 2 - 4 SHKURT, 2010

Nga Ylli Polovina

Çfarë ishte ajo sferë përballë tëcilës ndalëm këmbët? I ndalëmapo në të vërtetë ato papritur na umpinë? Ai rruzull gjysmë i mbësht-jellë me gurë si me një lëvozhgëngjyrë artë herë na dukej si fryt iprodhuar nga pemë kozmike tërritura në yllësin e pafund të qiellitdhe herë si një lloj meteori, që pasiishte shkëputur prej galaktikashtë largëta, i përvëluar nga flakët,pati rënë megjithatë i paprishur,si një mesazh hyjnor, në tokat kuprej shekujsh mërgonin ar-bëreshët.

Si të shushatur bëmë disa hapapërreth sferës, në mundim të plotëpër ta kuptuar atë krijesë. Dikuduhej të qe titulli i asaj vepre artis-tike ose të paktën emri i autorit.Më në fund e gjetëm një shenjëprej ku diçka mund të ftillonim.Ishte një pllakëzë e shkruar në dygjuhë, arbërisht dhe italisht.

Qenë vendosur në të vargjet ekëngës së njohur, himnit të ar-bëreshëve, “Moj e bukura Morè”.

Vargjet i lexojmë duke mosmundur dot ta përmbajmë e qetë-sojmë veten. Për të gjithë atashqiptarë që e kanë dëgjuar atëmelodi e njihet mirë se si, ndërsatrupin ta rrëmbushin mornicat,ndihesh e bëhesh menjëherë ar-bëresh.

Moj e bukura Morè, Si të lë u më nëng të pe si të le.Si të le, si të le u më nëng të peAtje ku kam u zotin Tatë,Atje ku kam zonjin MëmëAtje kam edhe t’im vëlla gjithë

mbuluar,Gjithë mbuluar, gjithë mbuluar

nën atë dhe,Moj e bukura Morè.

Vështirë në botë të gjendenshumë krijime të tilla. Duhet tëjenë mjaft të pakta. Melodia dheteksti i saj për nivelin artistik dhepër forcën e dramës që ngërthejnëjanë shekspiriane. Nuk mund tëshpjegohet ndryshe veç prej këtijgjenialiteti jo vetëm mbijetesa qin-dra vjeçare, mosvyshkja e saj, mosharrimi, por edhe freskia si të jetëkrijuar ato çaste kur e këndon.“Moj e bukura Morè” është e in-terpretueshme po aq magjishëmme zë njeriu dhe vetëm melodi, nëkor dhe fillikat, në muzgun e ditësdhe kur sapo zbardh agimi, kur tëmbulojnë ëndrrat dhe kur dëshi-ron vetëm të mendosh, kur jefëmijë apo në fund të jetës, ndërsaje vajzë e re dhe kur ndihesh nënë.Jo, nuk mund të shpjegohet kymbijetim shekullor përveç menivelin e jashtëzakonshëm artistik

të kësaj kënge. Po të kishte ajo njëemër autori ai do të qe mbuluar itëri nga lavdia dhe në trojet eshqiptarëve, madje kudo në globku ata kanë ngritur familjet e tyre,sheshet, rrugët e parqet do të mbu-loheshin nga bustet e tij. Nëmungesë të këtij emri njeriukonkret (i cili në anonimatin e vetdoemos ka ekzistuar), “Moj ebukura Morè” ka autor vetë Ar-bërinë.

Ajo është KËNGË KOMBI.Është monumenti i tij.Këtë duket se e di edhe krijuesi

i asaj sfere të artë në Shën Sofi,rruzull që tani na duket se është imbushur me lot. Thua këtu nëshekuj të shekujve, madje deri njëditë më parë, në mos vetëm pakminuta para se atij mëngjesi tëvinim ne, aty arbëreshët me mijëraqenë mbledhur e patën lotuar.

Ah, lotët e mërgimtarëve! Janëmë të dhimbshmit në botë, të nx-ehtë gjer në përvëlim. Jemi vendiku në një qytet të tërë të madhër-ishëm dhe gjithë kulturë, në Korçë,njëra lëndinë e saj mban emrin elotëve.

Mbijetimi qindravjeçar i “Moje bukura Morè” e ka të fshehtëntek malli i përhershëm i ar-bëreshëve për Shqipërinë, gati njëethe që nuk u fashit dhe nuk ushërua kurrë, një temperaturë edhimbje e brendshme e vazhduar,shpesh aq munduese sa u kashkaktuar zhgjëndrra, u ka sjellëpamje jo reale, vegime. Ka ndod-hur një gjë e tillë edhe mekryekëngën e tyre të mërgimit.

Në pamje të parë ngjan me njëabsurd, me një gjë të papërfy-tyrueshme prej një logjike të fto-htë. Moreja nuk është tokëshqiptare, historikisht e tërësishtështë greke. Është Peloponezi isotëm. Në mjaft qytete dhe kësht-jella të këtij gadishulli të zotëruaranga Republika e Venedikut shqip-tarët qenë punësuar si luftëtarë(stratiotë). Edhe pse pas pushtimitosman një pjesë e tyre migruan nëtokën italiane atë melodi dhimb-jeje e këndojnë duke pasur ndërmend dhe në zemër vetëmShqipërinë, asnjë truall tjetër.

Edhe pse saktësisht me rëniendhe pushtimin e qytetit Korona,kështjellë në Peloponez, shumë ar-bër dhe grekë u zhvendosën nëItalinë e Jugut, këtu fshatrat ar-bëreshë rezistuan fort, kurse atahelenë e patën shumë të vështirëmbijetimin. U rralluan. “Moj ebukura Morè” patjetër është kën-duar nga të dy etnitë, madje ajo ika mbajtur të afërt njëri me tjetrin,pothuaj të bashkuar. Megjithatënë fund të fundit atë këngë tërrallë, atë thesar historie dhe iden-

titeti, e ruajtën dhe e mbajtëngjallë arbëreshët. Madje ajo kishtenisur të harrohej kur vargjet iagjeti një studiues shqiptar, NikollëFilja (1682-1769). Vendi ku u zbu-lua ishte qyteza arbëreshe Qeft(italisht Chieuti), krahina Molise.Ndodhej në një dorëshkrim prej105 faqesh, ku pranë njëra-tjetrësqenë një doktrinë e krishterë, disapoezi laike dhe një përmbledhjekëngësh popullore. Ishte një man-ifest arbëror lirie mendimi, plu-ralizmi të vërtetë.

E veçanta, por edhe befasuesja,qe se arbëreshi Filja këngën “Moje bukura Morè” e gjeti në gjuhënshqipe, por të shkruar me alfabetgrek. Rrinin bashkë e të pandarëtë dy popujt.

Me siguri bashkëkombësit tanëtë vjetër e kanë kryer këtë vepërkujtese historike edhe në mbrojtjee respekt të thellë të grekëve. Meta kishin jetuar në Ballkan, poredhe në viset e reja të mërgimit.Ndiheshin dhe qenë miq, shokëfati të njëjtë. Arbëreshët jetën etyre prej më shumë se pesë sheku-jsh e kaluan në një tokë e vendtjetër dhe nuk përjetuan gjysmëne dytë të shekullit në nëntëmbëd-hjetë, kur helenët krijuan shtetine vet dhe në kundërshtim me frytine bukur të miqësisë e vëllazërimitqë dy popujve u kishte dhënë his-toria, i zgjeruan kufijtë e tij, nënnjë absurd shoven në kurriz tëmiqve të tyre të sinqertë, shqip-tarëve.

Arbëreshët këto gjëra të mbrap-shta nuk i kanë përjetuar. Disa tëpaktë i dinë vetëm prej leximit tëlibrave të historisë. Në Shën Sofinë mbresë të vëllazërisë së sheku-jve të shkuar njëra nga rrugët siçquhet Via Epiro, tjetra, një llojshëtitoreje, ka emrin e MarkoBoçarit (Largo Mrco Botsaris).

Emërtimi Santa Sofia degli Al-banesi është gjetur i dokumentuarqë në vitin 1571, kurse tani ShënSofia ka shtesë fjalën Epiro. Ng-jarja ka ndodhur në vitin 1873, menjë vendim mbretëror të Romës.

Atëherë u justifikua si një mënyrëpër t’u dalluar nga një Santa Sofiae gjendur në krahinën veriore tëRomanjës.

Sigurisht është një gjest tërë-sisht e kryer nën logjikën e asajkohe kur shteti i pavarur grek, ishkëputur më në fund nga sundimiosman, po e vinte në jetë projektine tij të ekspansionit territorial mbishpërfilljen ndaj shqiptarëve.

Në Shën Sofi, mbase duke diturse edhe mjaft qyteza të tjera ar-bëreshe afër apo disi më larg, ekanë përcaktorin Albanesi, nukkanë ngulur këmbë për t’u rikthyernë emrin e tyre historik. Ka të ng-jarë që gjenden mirë me emrin enjëqind e pesëdhjetë viteve të fun-dit, sepse ruajnë të palëkundur re-spektin e tyre për popullin grek,me të cilin një pjesë e paraard-hësve të tyre jetuan në Peloponezdhe së bashku më pas migruan.

Porse në Siçili vendbanimit tëmadh deri një shekull më parëthirrur Piana degli Greci (Hora eGrekëve), arbëreshët me kohë ekanë bërë Piana degli Albanesi(Hora e Shqiptarëve). Dhe jovetëm këtu.

Por as “E bukura Morè” nuk ubë kurrë “E bukura Arbëri”.

Për shumë arsye. Shumëbashkëkombës, arvanitasit esotëm, do të ndiheshin të përjash-tuar padrejtësisht nga ajo që kanëpasur imazh të gjithë paraardhësittanë të pesë-gjashtë qind vitevemë parë. Kur arbëreshët lanë brig-jet e përtej dy detrave, Adriatikdhe Jon, ata jetonin nëpër të gjithëbregun, gjer në buzë të Egjeut.Atëherë në ndërgjegje e tyre,ndryshe nga tani, nuk veproninkonceptet e sotme për shtetet dhekombet. Këto atë kohë qenë vagël-lim politik e social. Popujt i kishintokat e shtëpitë e tyre, trojet kupatën lindur dhe vdekur, pa kufij.Një arbëresh mund të jetonte nor-malisht në Greqi nën një sundim-tar helen po aq natyrshëm sa edhenjë grek nën një feudal shqiptar.

Arbëri ishte e gjithë hapësira

përtej detit, i gjithë horizonti. Ar-bëri qe po aq Moreja sa edhe vetëqielli në sfond të ujërave të kaltra,madje edhe vetë deti.

Malli i mërgimtarit, duke qenëvuajtje, nuk ka kufi, nuk dëshironasnjë kufi. Është planetar.

Në Arbëri akoma ka qyteza kubashkëkombësit tanë në një ditëtë vitit, në pranverë, më shpeshditë pashke, prill apo maj, kthehenme fytyrë nga deti dhe për një kohëshohin në lindje. Është çasti kurzemra u vrapon larg, në mëmëdhedhe vetëm trupi u rri në tokën ital-iane. Është momenti më i brishtëi jetës së tyre. Të duket shpesh seato çaste po t’i prekësh pak, vetëmme një gisht, do t’ua prishësh atëmagji. Arbëreshët me atë vështrimtë ngulitur në horizontin e mbiujërave të detit marrin energji mbi-jetimi sa për të gjithë vitin. E kanëfat atë afërsi të tokës amë, por edhevuajtje.

Ata e dëshirojnë të pakëputurkëtë lidhje. E duan të tillë sepsepas çastit të parë të mërgimit përbreza e breza të tërë nuk e larguannga ëndrrat e tyre mundësinë erikthimit në atdhe. Ai moment ivendosjes së fytyrës së tyre ngadeti nuk është gjë tjetër veç kjodëshirë shekullore për t’u rikthyer.Nuk mundën dot të shkonin fizik-isht, atëherë si eter dërgojnë atjeshpirtin.

Ishte një pritje e gjatë ajo e ar-bëreshëve në tokën italiane,përherë me shpresë se do tërilindte një Skënderbe tjetër dhedo t’i çlironte tokat e pushtuaranga turqit. Oh, sa e kanë priturSkënderbeun e dytë!

Pastaj ai, Skënderbeu i Dytë,për në vendin tashmë të lirë do t’iftonte ata dhjetëra e dhjetëra mi-jëra mërgimtarë arbërorë t’u rihip-nin anijeve dhe ktheheshin nështëpitë e tyre!

Ja përse kënga për të bukurënMorè që në vargun e parë thotë“Si të lash e më s’të pash”. Ja përsepastaj përsërit me dhimbje sfilitëse

Monumentii Lotit

➤38

NGA CIKLI I UDHËTIMEVE NËPËR VENDBANIMET E ARBËRESHËVE

Pamje nga monumenti “Shqiptarët e Italisë”.

Page 3: Triumfi i Bashkim Paçukut shpërblehet gjatë një koncerti ... · shpesh aq munduese sa u ka shkaktuar zhgjëndrra, u ka sjellë pamje jo reale, vegime. Ka ndod-hur një gjë e

“Si të lash, si të lash!” në varguntjetër “Siç të gjeta nuk të lash”.Sepse kur kanë bërë migrimin eparë nga vendlindjet e tyre për nëtokat e Peloponezit apo Atikës ikanë gjetur tokat djerrë dhe memund e duart e tyre ua kanë rikri-juar begatinë e trojeve të reja.Ashtu siç bënë edhe në të gjithëhapësirat italiane ku u mërguan.

Arbëreshët e kanë mbajtur tëgjallë shpresën e rikthimit në atdhenë një mot të madh, sepse atje nëMorè, pra simbolikisht Arbëri nëtë gjithë bregun e përtej detit, “Atjekam unë zotin At”, pra gjithsecilikishte babanë. Sepse “atje kam unëzonjën Mëmë”. Kishte nënën. “Atjekam dhe tim vlla” (Oh, ky vargështë klithmë motre!).

I kemi të gjithë atje, matanë de-tit, vajton kënga, veç të “gjithëmbuluar”, asnjë më i gjallë. I kambështjellë në krahë e futur në gjidheu. Një pjesë kanë vdekur natyr-shëm, prej moshës apo sëmund-jeve, por shumica kanë rënë nëluftë për të mbrojtur vendlindjen.Aq dhimbje ulëritëse është kjo sakënga përsërit për të dytën herë“të gjithë mbuluar”, madje edhepër të tretën herë: “Të gjith mbu-luar nën dhe”. Pas kësaj vjenthirrja ngashëruese “Ah e bukuraMorè”.

Sa shpirt të fortë kanë ar-bëreshët! U kanë vdekur gjithë tëdashurit, përtej dy detrave nukkanë më asnjë prej tyre t’i presë emegjithatë për shekuj me radhëëndërruan dhe iu dogjën shpirtrattë riktheheshin në mëmëdhe.

Edhe Naim Frashëri, poeti ynëi madh kombëtar, qe një i mërguar.Sepse në këtë fat të përbashkët ekanë kuptuar mirë njëri-tjetrin nëwebsite-n e komunës së ShënSofisë, aq dukshëm sa t’i shohëgjithsecili që atë faqe online e hap,gjenden edhe vargjet “O malet eShqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,fushat e gjëra me lule q’ju kamndër mend ditë e natë...”.

Pastaj: “Shqipëri, o mëma ime,

ndonëse jam i mërguar, dashurinëtënde kurrë zemra ime s’ka për taharruar. Kur dëgjon zëthin es’ëmës, qysh e lë qengji kopenë,blegërin dy a tri herë edhe ikën emerr dhenë”.

* * *Ajo sferë qiellore, ai krijim hip-

notizues, të cilin në këtë reportazhe quajtëm “Monumenti i Lotit”,autorin e ka italian. Anxhelo Alixha(Angelo Aligia) i ka vënë emrin“Shqiptarët e Italisë“.

Është një mënyrë kaq e drejt-përdrejtë, por edhe aq shumë e fig-urshme, për të kuptuar arbëreshët,cilësinë e tyre të mahnitshme tëmostjetërsimit etnik. “Shqiptarëte Italisë“ do të thotë se prej fatitqë nuk e kishin vetë në dorë, atakanë ndryshuar vetëm vendin ebanimit, shtetin, por jo identitetine tyre. Janë thjesht shqiptarë tëzhvendosur në një dimensiontjetër fare të parëndësishëm përta: hapësirë. Pa asnjë forcë ndikimimbi ta edhe në një përmasë tjetër:në kohë. Ky formulim, “Shqiptarëte Italisë“, si të jetë kod gjenetik dotë thotë se pesë shekuj kaluan, porle të kapërcejnë edhe pesëdhjetëtë tjerë. Ata do të jenë e mbetenaty arbëreshë, pra shqiptarë tëpërhershëm.

Shën Sofia me atë monumentartistikisht aq shumë simbolikështë ndër të rrallat vendbanimearbërore në Itali që dëshmon tëmbijetojë tek ta edhe një shpirtshumë i hollë artistik. Në këtëqytezë ka një grup folklorik i ciliquhet “Avulli”. Ka edhe një pistëpatinazhi. Siç është Kroi Mali gjen-det edhe Kroi Piu (pi ujë kroji).

Studiuesit e Shën Sofisë dhe tëshqiptarizmit të saj të paepur, tëmbrojtur me kryelartësi etnike, menjë lloj nacionalizmi të ndezur, poredhe me finesë e sqimë aris-tokratike, dëshmojnë se në tra-ditën e shtëpive ka qenë vendosjanë ballë të tyre, sipër harqeve tëportave, të stemave ushtarake tëlegjioneve ku kanë marrë pjesë në

motin e tyre heroik të rezistencësndaj pushtimit osman

Këtë shenjë krenarie ndonjëbanesë sofiote e ka ende.

* * *Atë ditë të fund nëntorit 2009

kishim vizituar qytezën San Gior-gio Albanese (Shën Gjergji Shqip-tar), Corigliano Calabro (KorilianoKalabro) dhe gjendeshim në Spez-zano Albanese (SpixanaShqiptare), kur ndërsa bisedonimme përgjegjësin e bibliotekës,studiuesin vendas dhe njëkohë-sisht drejtuesin e Bashkimit Kul-turor Arbëresh, XhuzepeAkuafreda (Giuseppe Aquafreda),na u avit pa u ndjerë dhe pa uprezantuar një bashkëkombës. Qeprej të emigruarve tanë të pas vitit1991. Tek arbëreshët e Kalabrisë

janë sistemuar shumë pak prejrefugjatëve të pas diktaturës, sepseshumica iu drejtuan Italisë qen-drore dhe asaj të veriut. Personipër të cilin bëjmë fjalë qe një djalëelegant dhe aq fort i shkathët saqë në minutën e dytë kur u ndodhpranë nesh na u fut në mes ndërsapo bënim një foto pranë bustit tëSkënderbeut.

Po nxitonim për të shkuar, parënë shumë nata, në Shën Mitër(San Demetrio Corone). Në njëfarë mënyre ky vendbanim arbërorështë edhe “kryeqyteti” i ar-bëreshëve të Kalabrisë, por këtëgjë do ta shpjegojmë në repor-tazhin e ardhshëm. Bashkëkom-bësi nuk na ndahej, por edhe kurkjo gjë ndodhi, ai ngau makinën etij për në Shën Mitër dhe prej an-dej na telefononte pa pushim nëshenjë kujdesi ku gjendeshim dhe

se bashkë me Pino Kakocën, kan-tautorin më të madh arbëresh qëdo të takonim, po na priste të mosvonoheshim.

Sigurisht që këtë kujdes nuk iakishim kërkuar, prandaj edhemenduam se zotëria tashmë po etepronte. Na ishte bërë mik mepahir. Nuk e njihnim dhe dukeqenë se qemë një dërgatë zyrtaree një ministrie të rëndësishme tështetit shqiptar, nuk mund tëlejonim shoqërime njerëzish tëpanjohur. Këmbëngulja e tij përt’iu bashkëngjitur të gjithë pro-tokollit të katër takimeve që kishimnë Shën Mitër fshihte diçka. Jemimësuar me raste të tilla, në shu-micën e të cilave “ngjitësit” kërko-jnë të përfitojnë kapital dhe imazhsidomos për të mbuluar paudhësitë kryera

Në hyrje të Shën Mitrit natatashmë me kohë qe bërë e thellë.Me gjithë se në makinë kishim njënavigator mjaft të mirë, edhe psekëtu kishim ardhur edhe më parë,parashikonim të humbitnim disaminuta të vyera deri në gjetjen eshtegut për të hyrë sa më shpejttek qendra e qytezës, atje ku ndod-het Monumenti i të Rënëve, shumëprej të cilëve edhe arbëreshë.

Kishim mall për takuar sa mëshpejt jo vetëm Pino Kakocën,Xhani Makri-në (Gianni Macri)drejtorin e një radioje lokale dhebotues, por edhe skulptorin HivziNuhiu, një krijues të habitshëm.Ai është nga Lugina e Preshevësnë Kosovë, migruar në Shën Mitërnë mes të viteve tetëdhjetë tëshekullit të shkuar. Aty pati zgjed-hur për shoqe jete një arbëreshe.Që prej atij çasti ai shqipen koso-vare e flet me intonacion arbëror.Është një çudi. Ka dalë si simfoni.Në atë pleksje, krejt një natyrsh-mëri, sheh sa melodioze ështëshqipja.

Thua me vete: Sa bukur do tëqe në rast se gjuha jonë e stan-dardizuar do të kishte mbërriturderi në këtë nivel. Do të qe plotë-sisht një Gjuhë Kombëtare.

Monumenti i Lotit

38#1920 2 - 4 SHKURT, 2010

➤37

Mbishkrimi mbi monument.

Skulptori nga Lugina e Preshevës, Hivzi Nuhiu.


Recommended