+ All Categories
Home > Documents > TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf ·...

TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf ·...

Date post: 29-Aug-2019
Category:
Upload: hoanghuong
View: 259 times
Download: 0 times
Share this document with a friend
17
C E N T R U M 9 11 Agron Hajdini, MA 1 UDC: 338.48(497.115) TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT ТУРИЗМОТ ВО ОПШТИНА ЛИПЈАН TOURISM IN MUNICIPALITY OF LIPJAN Abstract The great importance of tourism, as well as the trend of development of this sector in our country and countries of the region and beyond, and seeing the tourist values that Kosovo has, at the same time the municipality of Lipjan, as well as the importance of managing these tourist values are of great importance. The development of tourism in the municipality of Lipjan is also a national interest, such as the Gadime Cave, Blinaja Park and other parts, such as Janjeva, with its rich history and also the entire territory of the commune as a whole. The municipality is interested in investing in this area as the own source revenues of Lipjan municipality will increase. In this paper I will present the resources and tourist potential of the Lipjan Municipality by giving my contribution in the field of science. Tourism is expected to have a prospect where, with its deve- lopment, we will have economic growth and, in the future, although so far tourism is still not finding itself in the sectoral development. One of the many problems faced by the tourism economy today is the identification of a genuine tourism product development strategy and 1 PHD Candidat, University of Bitola, Faculty of tourism and hospitality. ([email protected])
Transcript
Page 1: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

11

Agron Hajdini, MA1

UDC: 338.48(497.115)

TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT

ТУРИЗМОТ ВО ОПШТИНА ЛИПЈАН

TOURISM IN MUNICIPALITY OF LIPJAN

Abstract

The great importance of tourism, as well as the trend of

development of this sector in our country and countries of the region

and beyond, and seeing the tourist values that Kosovo has, at the same

time the municipality of Lipjan, as well as the importance of managing

these tourist values are of great importance.

The development of tourism in the municipality of Lipjan is also

a national interest, such as the Gadime Cave, Blinaja Park and other

parts, such as Janjeva, with its rich history and also the entire territory

of the commune as a whole.

The municipality is interested in investing in this area as the own

source revenues of Lipjan municipality will increase. In this paper I will

present the resources and tourist potential of the Lipjan Municipality by

giving my contribution in the field of science.

Tourism is expected to have a prospect where, with its deve-

lopment, we will have economic growth and, in the future, although so

far tourism is still not finding itself in the sectoral development. One of

the many problems faced by the tourism economy today is the

identification of a genuine tourism product development strategy and

1 PHD Candidat, University of Bitola, Faculty of tourism and hospitality.

([email protected])

Page 2: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

12

the use of marketing strategies that will lead to sustainable tourism

development.

The research, analysis and studies I have done in the field of

tourism management, as well as the experience of working in hotel

facilities and the knowledge I possess in the field of tourism have been

an incentive for me to approach a proper theoretical and practical study

of tourism management. Bearing in mind that pre-war tourism

management has had other management ways and has been less deve-

loped after the war despite the major damages caused by war in all sec-

tors of the economy and the transformation of public tourist property

into private ones (especially tourist infrastructure), there is insufficient

investment in tourism development and management.

Keywords: Tourisem, development, Lipjan, quality,

resources, investment

Hyrje

Turizmi, duke qenë një fenomen në ndryshueshmëri e sipër dhe

mjaft kompleks, ka nevojë për një përkufizim përfundimtar dhe të

vetëm nga ku mund të nisemi për një njohje sistematike e shkencore të

tij. Fenomeni turistik ka lidhje me shkenca të ndryshme, si ekonominë

(për efektet e tij të ndjeshme ekonomike), sociologjinë (për aspektin e

tij social), psikologjinë (për kërkimin e motiveve individuale ose të

grupit), gjeografinë (për përmbajtjen e tij hapësinore), historinë (për

vlerat që ajo bartë në këtë fushë). Në qendër të fenomenit turistik është

njeriu. Duke eliminuar dobësitë e përkufizimeve të mëparshme, mund

të arrijmë në një përkufizim përfundimtar të turizmit nga pikëpamja më

e gjerë e tij dhe më e kuptueshme për të gjitha elementet dhe

karakteristikat përbërëse:2

Që të kemi turizëm, duhet të ekzistojë elementi transferim,

Transferimi duhet të shoqërohet me qëndrimin e turistit në një

vend, jashtë vendbanimit të tij të zakonshëm,

Qëndrimi i tij duhet të jetë i një karakteri të përkohshëm,

Qëndrimi minimal i turistit përfshin edhe ekskursionistin, niveli

maksimal i qëndrimit është i diskutueshëm dhe ndryshon nga një vend

në tjetrin, por kryesorja është që të mos jetë i qëndrueshëm dhe të mos

transformohet në një vendqëndrim të përhershëm,

2 Dr. Vjollca Bakiu , Menaxhimi i turizmit “Erik”, 2009, fq .9

Page 3: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

13

Fenomeni turistik përbëhet nga dy elemente: subjekti (njeriu)

dhe objekti (kapacitetet pritëse turistike),

Ndërmjet këtyre dy elementeve duhet të ekzistojë një raport

direkt, njeriu duhet t’i përdorë pajisjet turistike për t’u quajtur “turist”.

Turist është çdo person që përkohësisht qëndron në një vend

jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, më së paku një natë në objekt

për akomodim të turistëve. Turist i vendit është çdo person me

vendbanim në Kosovë që përkohësisht qëndron në një vend jashtë

vendbanimit të tij të përhershëm dhe atje qëndron më së paku një natë

në objekt për akomodim të turistëve. Turist i huaj është çdo person që

jeton jashtë Kosovës dhe përkohësisht qëndron në një vend jashtë

vendbanimit të tij të përhershëm dhe atje qëndron më së paku një natë

në objekt për akomodim të turistëve. Studiues të ndryshëm përkufizojnë

turizmin si fenomen klasik ndërdisiplinor. Në fillim turizmi është

konsideruar vetëm si fushë ekonomike e studimit, por, më vonë, ai u

zhvillua duke krijuar një artikulim të gjerë në aspekte të ndryshme edhe

në disiplina tjera shkencore. Turizmi, duke qenë aktivitet ekonomik, në

fazën e tij të fundit është aktivitet shërbimesh, gjë që sjellë dhe

domosdoshmërinë e studimit të një sërë marrëdhënjësh në brendësinë e

tij, me qëllim rritjen e prodhimit të shërbimit turistik dhe cilësisë së tij.

Lidhja dhe gërshetimi i një sërë marrëdhënjëve ndërpersonale ndërmjet

turistit e prodhuesit të shërbimeve turistike, si dhe destinacionit të cilin

ky turist frekuenton, ndikimi i flukseve të fuqishme turistike në vende

mjaft të ndryshme për nga veçoritë e jetesës dhe zakonet, nuk kishte se

si të mos i interesonte kërkimit shkencor dhe disiplinave të ndryshme të

lidhura me këtë fushë të re studimore. Kështu, turizmi u bë fushë studi-

mi e privilegjuar e ekonomistit, sociologut, psikologut, antropologut,

gjeografit, etj.

Llojet dhe format e turizmit

Turizmi përfaqëson një ndër aktorët më domethënës për zhvillim

më të qëndrueshëm të një vendi.

Format e turizmit janë të shumta. Për këtë është e nevojshme të

kemi një nocion, që klasifikimi i formave të dukshme të turizmit të

prezantohet.

Edhe pse vështirë të kemi një vijë ndarëse, megjithatë po

praqesim një ndarje të këtyre nocioneve:

Page 4: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

14

Turizmi i kalimit të kohës së lirë - nocioni i kalimit të kohës

së lirë është subjektiv, i lidhur me degët në vazhdim, si: turizmi rekrea-

tiv, turizmi kulturor, turizmi sportiv, artizanal, gastronomik, i gjuetisë,

festivaleve, vizitave familjare, turizmi religjioz, etj.

Turizmi i biznesit - ky lloj turizmi mund të ndahet si llojet e

turizmit të shkaktuar nga lëvizjet me interes profesional, si: turizmi

teknik, shkencor, turizmi i kongreseve, seminareve, misioneve,

panaireve, etj.

Turizmi i shëndetit - Turizmi shëndetësor paraqet një segment

të rëndësishëm të ofertës së tashme turistike kosovare. Banjat janë

qendra shëndetësore-rekreative dhe turistike me ofertë të veçantë dhe

me ofertë në kuadër të rajoneve dhe drejtimeve transiteturistike. Banjat

e Kosovës kërkojnë një rilindje thelbësore dhe përmirësimin e ofertës.

Në këtë grup mund të përmendim llojet e turizmit, si: turizmi i balnear,

iligjat termale, klimatik, disa forma të turizmit religjioz etj.

Përveç këtij klasifikimi, përmendim edhe një lloj tjetër klasi-

fikimi, më të njohur dhe më të përgjithshëm. Ky ka të bëjë me turizmin

sipas origjinës së ardhjes së turistit, e që ndahet si vijon:

Turizmi Kombëtar - ka të bëjë me fluksin e brendshëm turistik,

pra me lëvizjet e turistëve brenda territorit të tyre të origjinës, për

qëllime pushimi apo argëtimi.

Turizmi Ndërkombëtar - ka të bëjë me kalimin e kufijve

kombëtar dhe shtrihet jo vetëm për pushuesit, por edhe për udhëtimet e

biznesit.

RESURSET KULTURORE E NATYRORE PER

ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË KOMUNËN E LIPJANIT

Bazuar në të dhënat mbi kapacitetet turistike që disponon komuna

e Lipjanit, mund të konkludojmë se turizmi në këtë komunë do të

lulëzojë dhe do të bëhët akoma edhe më shumë atraktiv, jo vetëm për

qytetarët e Lipjanit, por edhe më gjerë. Në vazhdim të punimit do të

flitet më detajisht mbi historikun e Lipjanit dhe mbi pozitën gjeografike.

Page 5: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

15

Historik i shkurtër i Komunës së Lipjanit

Si vendbanim, Lipjani njihet që nga koha Ilire e më vonë Romake,

si pjesë e qytetit Ulpiana, e cila ndodhet në verilindje në largësi 10 km.

Lipjani në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në

rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana është

vërtetuar më vonë edhe me zbulimet e gërmadhave të antikës së vjetër

dhe periudhës bizantine.

Nga antika e vjetër, emri Lypenion, Lypiana, padyshim vijmë deri

te emri i tashëm Lipjan. Nën themelet e kishës ekzistuese në këtë pjesë

janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë

të njohura disa monumente-epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat

për ekzistimin e Ulpianës.

Me zhvillimin e industrisë-minierës në vendbanimin e Janjevës u

bë e njohur edhe Prishtina, kështu që Lipjani humbi rëndësinë e

mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë lokal.

Janjeva për herë të parë është përmendur në vitin 1303, ndërsa me

zhvillimin e industrisë së minierave në shek. XIV dhe XV u ngrit në një

qendër të rëndësishme afër Prishtinës dhe Novobërdës (Artanës).

Në mes tjerash, qyteti kishte kontakte me Republikën e Raguzës

(Dubrovniku i sotëm) në Kroaci. Njëra nga shkollat e para në Kosovë

është hapur në Janjevë, në vitin 1665 dhe përdoret edhe sot e kësaj dite.

Në përgjithësi, deri me ndërtimin e hekurudhës në fund të

shekullit nëntëmbëdhjetë (1873-1874), Lipjani ishte një fshat i

rëndomtë i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë

Lipjani fitoi stacionin hekurudhor, krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë

e para me karakter tregtar, depotë për grumbullimin e drithërave dhe

dyqane zejtare. Kështu, deri në fund të shek. XIX, gjatë kohës së

sundimit turk, kjo pjese e re e Lipjanit fitoi pamjen me karakter qyteze,

kurse si qytezë është shpallur në vitin 1920.

Me funksionimin e hekurudhës Kosovë-Maqedoni qarkullimi

kryesisht ishte përmes Greqisë (qyteti i Selanikut - ish Solun), kështu

konkurrenca e tregut dhe aktivitetet tregtare ndikuan në qendrat si:

Mitrovica, Ferizaj dhe Lipjan, në dobësimin e tregut në qendrat më të

mëdha si Prishtina, Gjakova dhe Prizreni. Që nga kjo kohë fillon të

zhvillohet Lipjani. Nga kjo rrjedh se ndikimi i Lipjanit më shumë

shtrihet në rrethinën më të afërt, si në pjesët perëndimore malore dhe

kodrinore, dhe kjo jo vetëm në pjesët që përfshijnë kufijtë administrativ,

por edhe në pjesët e Drenicës së Epërme, me të cilën Lipjani është

afërsisht i vetmi vendbanim me karakter qyteti.

Page 6: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

16

Në anën tjetër, si shembull i gravitimit të Drenicës Jugore krahas

Lipjanit krijohet lëvizja e lirë natyrore. Nga kjo del se Lipjani - pozita

gjeografike e tij, paraqet aspekt të gjerë dhe me interes në raport me

qendrat më të mëdha.

Pozita gjeografike e Komunës së Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse

gjendet në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës dhe në udhëkryqin

e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Kufizohet me komunat: Ferizaj,

Fushë Kosovë, Graçanicë, Prishtinë, Drenas, Suharekë, Malishevë,

Shtime, Ferizaj, Gjilan dhe Artanë.

Territori administrativ i komunës është i pozicionuar në jug të

Prishtinës dhe mbulon sipërfaqen prej 338.47 km2. Ka mundësi të

volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor - hekurudhor, e përmes

Vrellës edhe atij ajror, për shkak se Aeroporti i vetëm ndërkombëtar

gjendet në territorin e Komunës së Lipjanit dhe është nga qendra vetëm

15 km. Në anën perëndimore shtrihet rezervati Blinaja, që do të mund

të zhvillohej në një qendër rekreative dhe atraktive për tërë rajonin,

kurse në vendbanimin Gadime gjendet Shpella e mermerit, që paraqet

një atraksion të rëndësishëm turistik jo vetëm për Komunën e Lipjanit,

por për tërë Kosovën. Parku kulturo-historik në Kleçkë dhe Divjakë, si

dhe qyteza e vjetër Janjeva po ashtu konsiderohen si vend atraktiv për

vizitorë. Kjo makro-pozitë e territorit të Komunës si dhe e vetë qytetit

Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë

të Komunës. Përmes territorit të Komunës së Lipjanit kalon hekurudha

e cila lidhë këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.

Komuna e Lipjanit ka 62 fshatra, ku numër më i madh i tyre janë

të koncentruar në fushëgropën e Kosovës, që paraqet pjesën qendrore

të Komunës së Lipjanit, ndërsa vendbanimet tjera shtrihen në pjesën

lindore dhe perëndimore të kufijve morfologjik - pjesëve kodrinore

malore të Komunës së Lipjanit, ku një numër i tyre është i koncentruar

në pjesën qendrore, ndërsa të tjerat në pjesën lindore dhe perëndimore

të kufijve morfologjikë - pjesëve kodrinore malore të Komunës.

Gjithashtu, kjo Komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave

më të mëdha të Republikës së Kosovës, si:

Lipjan - Prishtinë ……………………...16 km

Lipjan - Mitrovicë ……………………..57 km

Lijan - Prizren ...................................60 km

Lipjan - Gjakovë ................................96 km

Page 7: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

17

Regjioni është një nyje transporti me të vetmin Aeroport

ndërkombëtar në Kosovë dhe të gjitha linjat e rrugëve hekurudhore dhe

nacionale që përshkon zonën. Autostrada e planifikuar Prishtinë-Hani i

Elezit-Shkup kalon nëpër territorin e Komunës, e cila i mundëson qasje

Lipjanit edhe në Autostradën e Planifikuar Vërmicë - Merdare. Qyteti i

Lipjanit është i pozicionuar në udhëkryqin në mes të dy rrugëve të

rëndësishme 25/E 752 dhe 2/E 65, dhe të hekurudhës kryesore

Mitrovicë-Shkup. Me këtë, qyteti është i pajisur mirë me infrastrukturë

rrugore dhe pozitë të favorshme në raport me rrethinën. Për më tepër,

fshatrat Gadime, Janjevë, Magurë dhe Shalë duhet të funksionojnë si

nën-qendra për zonat përreth. Paraqitja e përgjithshme e komunës mund

të përshkruhet si rurale.3

3 Plani për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të komunës së Lipjanit

2016-2020.

Page 8: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

18

Demografia në komunën e Lipjanit

Në komunën e Lipjanit jetojnë rreth 57.605 banorë. Në qytetin e

Lipjanit jetojnë rreth 10,000 banorë, ndërsa pjesa tjetër jetojnë në zonat

rurale (fshatra). Dendësia e popullsisë është 169.59 b/km2, ndërkaq

dendësia mesatare e popullsisë në shkallë vendi 205 b/km2, 3.2% e

territorit të shtetit.

Në bazë të regjistrimit të popullsisë nga ana e Agjencisë së

Statistikave të Kosovës (ASK), të kryer më 2011, popullsia totale është

57,6054.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në

Kosovë është realizuar në prill të vitit 2011. Regjistrimi është realizuar

nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me

komisionet komunale të regjistrimit (KKR), që ishin formuar nëpër

komunat e Kosovës nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendrorë të

Regjistrimit. Ky regjistrim është realizuar bazuar në rekomandimet e

Komisionit Evropian të Statistikave (KES) për regjistrimin e popullsisë

dhe ekonomive familjare, të miratuara nga Parlamenti Evropian në vitin

2008. fus.11

Sipas këtij raporti të publikuar, Komuna e Lipjanit ka 57.605 banorë.

Nga ky numër i përgjithshëm, banorë të grup moshave të

ndryshme janë: prej 0-9 vjet janë 11.142; prej 10-19 vjet janë 11.757;

prej 20-29 vjet janë 10.141; prej 30-39 vjet janë 8.378; prej 40-49 vjet

janë 6.525; prej 50-59 vjet janë 4.519; prej 60-69 vjet janë 3.030;

prej 70-79 vjet janë 1.606; mbi 80 vjet janë 507 banorë. Numri i

ndërtesave është 12.784, numri banesave 13.872, numri i banesave të

pa banuara 4.486, numri i ekonomive familjare 9.469, banorë të gjinisë

mashkullore janë 29.191, banorë të gjinisë femërore 28.214.

Këto janë vetëm disa nga të dhënat për Komunën e Lipjanit, të

marra nga raporti “Rezultatet përfundimtare” të publikuara nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Menaxhimi i resurseve turistike në komunën e Lipjanit

Zona malore e komunës shquhet me potencial të madh të turizmit

të bazuar në natyrë, si rezervati Blinaja, bukuritë e pejsazheve Shalë-

Kleqkë dhe vargmalet e Zhegovcit. Monumentet e trashëgimisë

natyrore dhe kulturore, paraqesin pikat e atraksioneve turistike. Shpella

e Mermertë në Gadime, si qendër e kosovare e monumentit natyror,

4 KK-Lipjanit

Page 9: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

19

paraqet një atraksion të veçantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Mbajtja

e orëve letrare “Shtjefën Gjeqovi”, si dhe monumente dhe objekte tjera,

e bëjnë Janjevën një lokalitet të shkqëlqyeshëm turistik. Turizmi rural

është i lidhur me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në zonat e larta

kemi edhe fermerë të zhvilluar, të cilët mund të ofrojnë shërbime të

akomodimit, duke dhënë me qira dhoma ose shtëpi të vogla për ata që

dëshirojnë të shfrytëzojnë shërbimet cilësore të bujqësisë dhe

blegtorisë, natyrës dhe gjahut. Për të veçuar:

a. Shpella e Mermerit në Gadime,

b. Blinaja

c. Janjeva me lokalitetin e saj,

ç. Lumi Sitnica

d. Shpella e Gadimes

Shpellat paraqesin forma gjeomorfologjike për relievin, kurse në

turizëm kanë rol të veçantë për arsye se vizitat që iu bëhen kanë karakter

turisti. Format nëntokësore, stalaktitet, stalagmitet, liqenet nëntokësorë,

kanalet, paraqesin format më të shpeshta të shpellave. Në Kosovë është

e njohur me shpellat, si Shpella e Gadimes.

Fig 1. Shpella e Gadimes

Shpella e Mermerit e Gadimes daton qysh në kohën e Neolitit, me

lokacion afër Lipjanit. Shpella e mermerit është një pashmangësi

turistike atraktive që tërheq shumë turistë qysh prej shekullit X. Gjatësia

e shpellës është 1260 m, kurse qasje për ta vizituar turistët kanë vetëm

në 400 m. Korridoret e shpellës janë plot me shkrepa metamorfe të bëra

nga guri gëlqeror.

Page 10: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

20

Shtyllat masive që arrijnë një lartësi prej pesë metrash, stalaktitet

e varura në tavanin e shpellës dhe kristalet piktoreske janë fenomene

natyrore të rralla. Shpella e Gadimes gjendet në fshatin Gadime në

afërsi të Lipjanit. Mirëpo, për turistët është i mundshem shikimi i vetëm

1.300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës

ende nuk janë të mundshme kalimet. Në Shpellë janë kati i mesëm, që

është për vizitorë, kati nënujor dhe kati i sipërm. Gjatë verës

temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe

gjatë dimrit 11-13 gradë.

Shpella e Gadimes është zbuluar nga një fshatar me emrin Ahmet

Asllani, i cili në oborrin e shtëpisë së vet, gjatë thyerjes së gurëve për

ndërtimin e shtëpisë, kishte hasur në një gropë të vogël, në të cilën

kishte vërejtur disa pjesë të mermerta dhe ka lajmëruar organet

kompetente në Lipjan. Për datën kur janë futur në aktet zyrtare këto

shënime, nuk dihet.

Personat e interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë

provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e

bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në

shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore, siç është liqeni,

madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra. Kristalet e rralla që

gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende të botës, prandaj

këto kristale janë vlerë evropiane. Nga madhësia e rritjes së kristalit në

1 cm për 30.000 vjet, rrjedh se shpella është e vjetër 80.000 vjet. Në

shpellë gjenden shumë simbole të formura nga këto kristale, ku

veçohen: peshku, mjekrra e Skenderbeut, gjarpëri, Romeo e Xhulieta

etj. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë

se i kanë mbajtur, pasi që janë frikësuar se ato do të keqpërdoreshin nga

sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto

pohime, i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e

gjërave të tilla.

Blinaja

Territori i Blinajës shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, 15 km

në perëndim të qytetit të Lypjanit. Sipërfaqja e Blinajës është 5.500 ha

dhe shtrihet në territorin e tri komunave: Lypjan, Shtime dhe Drenas.

Lartësia mbidetare është prej 670 - 860 m. Prania e 33 liqeneve dhe 60

livadheve krijon peizazhe të bukura dhe të ndryshme, të cilat e bëjnë

Blinajën shumë atraktive dhe tërheqëse për studiues dhe vizitorë dhe

njëherit ofron kushte të volitshme për ekzistencën shtazore.

Page 11: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

21

Liqenet në Blinajë

Fig 2. Në brendi të parkut, liqeni artificial

Në brendi të parkut Blinaja gjenden edhe 30 liqene artificial.

Blinaja është park nacional, me një florë dhe faunë shumë të pasur

dhe kurorat e drunjve të larta dhe të dendura. Mëse 33 liqejt natyrorë

dhe 60 livadhet, prezenca e shumë shtazëve të egra, si dreri, kaprolli,

derri i egër, muflloni, macja e egër, lepuri, ujku, dhelpëra etj., si dhe

shumë shpezë, e bëjnë këtë vend atraktiv. Vetë kushtet natyrore në

Blinajë mundësojnë një regjenerim të botës bimore dhe shtazore mjaft

të përshtatshëm dhe mundësi për një rezervat gjuetie dhe rekreacion për

shumë vizitorë.5 Vend-gjuetia ka rëndësi të veçantë në Parkun e

Blinajës, i cili gjendet 32 kilometra larg Prishtinës. Ka rreth 900 kafshë,

që përbëhen nga katër lloje. Për kafshët kujdeset personeli i parkut.

Ato janë mësuar me personelin e parkut, por jo edhe me mysafirët. Në

këtë botë të rrallë natyrore mund të ndesheni me drerin, derrin e egër,

macen e egër, dhelprën, etj. Këto lloje të drerit, rrallë herë mund t’i

hasësh gjatë stinëve të tjera, por në dimër, për shkak të pamundësisë që

vetë të sigurojnë ushqimin në pyll, ata edhe mund t’i takosh. Blinaja në

dimër ka një imazh mahnitës edhe të botës bimore. Në këtë pyll

dominon lloji i drurit sharr dhe bung. Me një sipërfaqe prej rreth 3 mijë

hektarësh të rrethuar, Parku Kombëtar Blinaja është nën mbrojtjen e

Agjencisë për Mbrojtjen e Pyjeve të Kosovës. Për ata që janë të

interesuar që ta vizitojnë parkun Blinaja, duhet të marrin leje

paraprakisht. Restaurant Liqeni gjendet buzë bregut të Liqenit të

5 https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/a/a4/Blinaja_park

Page 12: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

22

Batllavës (në breg të plazhit të katërtë), posedon terracë me një shërbim

shumë të veçantë dhe pamje të mrekullueshme.

Lumi Sitnica

Komuna e Lipjanit ka shumë ujë, si në formë të lumenjve, ashtu

edhe liqene të vogla në Blinajë. Sitnica është lum në Kosovë dhe degë

kryesore e Ibrit. Ky lum dallohet jo vetëm për nga madhësia e pellgut

(2.861 km²), por edhe me prurje vjetore (16,6 m³/s). Sitnica formohet

nga rrjedha Matica me Sazlinë dhe lumin e Shtimes. Këto rrjedha

bashkohen afër fshatit Robovc, duke formuar lumin Sitnicë. Nga këtu e

deri në vend-derdhje në lumin Ibër, afër Mitrovicës, kalon gjatësinë prej

90 km. Veçori e këtij lumi është pjerrtësia e vogël. Pra, karakterizohet

si lum fushor.

Sitnica dallohet jo vetëm me prurje të vogël, por edhe për

ndryshime të theksuara gjatë vitit. Prurje më të theksuar ka në dimër

dhe pranverë, ku përveç shirave ndikon edhe shkrirja e bores. Shtrati i

Sitnicës nuk është stabil, gjatë vërshimeve mbulon një pjesë të fushës

në mes Lipjanit dhe Mitrovicës, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Përkundrazi, në verë prurja është shumë e vogël, e cila në vend-derdhje

në Ibër është 2,35 m në sek.

Janjeva me lokalitetin

Janjeva është e vjeter mbi 700 vjet. E njohur me industrinë më të

zhvilluar të kohëve të lashta ilire, si qyteza me një hyrje dhe një dalje.

Janjeva është qytezë e rrethuar në të trija anët me kodra, në lindje

kufizohet me fshatin Zhegovc të komunës së Gjilanit, në veri me komu-

nën e Artanës, në perëndim me Kizhnicën dhe Hajvalinë të komunës së

Prishtinës, kurse në jug me Lipjanin. Janjeva ka një popullsi me rreth

4.500 banorë të të gjitha nacionaliteteve. Popullatë shumicë është ajo

shqiptare, e cila numëron mbi 3.000 banorë, kurse nacionalitetet tjera

janë kroate, serbe, turke, rome, boshnjake, që së bashku numërojnë rreth

1.500 banorë. Janjeva si qytezë që nga vitet e 60-ta e kishte rrugën e

asfaltuar, që e lidh me Lipjanin dhe qendrat tjera, pastaj ujësjellësin,

kanalizimin, rrymën elektrike, telefonin, shtëpinë e shëndetit, shtëpinë

e kulturës, shkollën dhe zyrën e shërbimit civil. Më e rëndësishmja

është se deri në vitet e 60-ta ishte komunë në vete, status ky të cilin e

humbi për shkak të zgjerimit të komunës së Prishtinës. Kështu,

Prishtina ia morri pasurinë e saj, minierat, e bashkë me to edhe statusin

Page 13: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

23

e komunës. Tani Janjeva bën pjesë në komunën e Lipjanit, në largësi

prej 15 km. Në Janjevë funksionon edhe SHFMU “Shtjefën Gjeçovi”.6

Sipas dokumenteve mesjetare, Janjeva zihet në gojë për herë të

parë në një letër të Papës Benedikti IX, dërguar Marinit, kryepeshkop i

Tivarit, që mban datën 18. XI 1303. Qyteti në fjalë përmendet ndër

shtatë xeherore të njohura të argjendit. Gjatë mesjetës nëpër të kalonte

rruga “Shkodër-Prizren” (e Zetës), e cila vinte nga pjesa e rrafshit të

Kosovës për Novobërdë dhe më tutje në lindje. Në vitin 1328 e kishte

parodinë e vet katolike. Në vitin 1433 në Janjevë përmenden edhe treg-

tarët dubrovnikas, të cilët këtu ishin edhe më herët dhe merreshin me

xehetari. Në këtë kohë Janjeva ishte qendër e njohur xehetare, kështu

që në vitin 1488 e kishte edhe Ligjin e vet të xehetarisë. Në vitin 1929

bëhen ndryshime administrativo-territoriale. Në Mbretërinë Jugosllave

formohen banovinat. Janjeva ishte në kuadër të Rrethit të Graçanicës, i

cili ishte në kuadër të Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup.

KULTET FETARE

Në Janjevë nuk mungojnë as kultet fetare, si në çdo vend tjetër,

siç janë: Xhamia e Murat Beut, e cila është e vjetër rreth 400 vjet, dhe

Kisha Katolike Shën Nikolla, që është ndërtuar rreth vitit 1856, e që

janë me njëra-tjetrën në afërsi prej 100 metra, por që respektohen në

mënyrë të plotë mes vete.

PLANIFIKIMI STRATEGJIK NË ZHVILLIMIN E

TURIZMIT NË KOMUNËN E LIPJANIT

Komuna e Lipjanit është e përkushtuar në përmirësimin e jetës së

qytetarëve, në zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e mirëqenies sociale

dhe ekonomike, ofrimin e arsimit cilësor, zhvillimin e turizmit,

promovimin dhe përkrahjen e aktiviteteve kulturore dhe sportive, si dhe

administratë efikase. Gjatë hartimit të këtyre projekteve është përdorur

SWOT analiza, për të analizuar faktorët relevantë të cilët ndikojnë në

zhvillimin e turizmit në rajonin e Lipjanit.

6 Janjeva qytet i harruar! www.nasergashi.com. 05/11/2008

Page 14: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

24

Plani strategjik për zhvillimin e turizmit

Planifikimi strategjik duhet të jetë më i hershëm se zhvillimi i

strategjisë për zhvillimin e turizmit, kurse hapat që duhet ndërmarrë

Komuna e Lipjanit për zhvillimin e turizmit janë:

Të ju bëhet një analizë zhvillimeve të mëhershme turistike.

Roli i turizimit në Komunën e Lipjanit.

Analiza dhe sinteza e të dhënave.

Të ketë Komuna politikën dhe planin turisitik zhvillimor.

Strategjia të jetë afatgjate.

Programi veprues të jetë funksional.

Këto hapa janë më se të nevojshëm, e pastaj grupi funksional të

punojë duke i dhënë rëndësi të gjithë hapave të permendur më sipër.

Plani ekzistues

Që plani turistik të jetë i jetësuar, duhet të ketë harta të cilat mund

të përdoren lehtë përmes kompjuterit, pra të jenë në format digjital. Që

të ketë sukses zhvillimi i turizmit, duhet mirë planifikuar një plan nga

ekspertët e kësaj fushe. Shumë vende të botës kanë arritur sukses duke

pasur planifikime të mira turistike, ku kanë demonstruar se planifikimi

i zhvillimit të turizmit mund të sjellë përfitime dhe ruatje të tregjeve

turistike të kenaqshme, sikurse edhe zhvillim të tregjeve në turizëm, që

janë shumë të domosdoshme për ciklin e jetës së destinacioneve

turistike. Procesi i planifikimit është mjaft i vështirë, ngase kërkon kohë

dhe investime të larta financiare, por pa planifikim mund të krijohen

efekte të padëshiruara dhe të papritura.

Turizmi duhet të jetë një aktivitet i planifikuar në nivele rajonale dhe

kombëtare. Në këto nivele, planifikimi është përqendruar në politikat e

zhvillimit turistik, planet e strukturuara, faktorët instuticional dhe në të

tjera elemente të domosdoshëm për zhvillimin e turizmit. Kështu, në

kuadër të planifikimit rajonal duhet të përgatiten më tepër plane të

detajuara për tërheqjen turistike, si dhe forma tjera të zhvillimit turistik.

CONCLUSION AND RECOMMENDATIONS

The Municipality of Lipjan has made numerous efforts to avoid

past deficiencies in the management of tourism and such projects in the

protection and preservation of natural and cultural heritage and that

Page 15: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

25

very few investment projects have been devised and implemented.

Problems inherited in the laminate of tourism for many years is a

serious problem to be improved due to the fact that tourist resources

have been greatly damaged in the last war, it took a long time to regulate

and revitalize them.

Lipjan Municipality faces a number of problems in the field of

tourism such as:

Early insufficient institutional care and poor planning in the

conservation and maintenance of natural and cultural resources and

their management,

Lack of financial means for investment in such projects,

Unprofessional staff in the management of tourist resources,

Failure to properly determine the ownership of tourism

resources for institutional management,

Damages caused during the war on objects with tourist value,

Non-compliance with regulations for the construction of hotel

facilities

Poor communication and cooperation between institutions and

the community,

In recent years, from the central and municipal level, spe-

cifically from the relevant bodies, there has been positive movement

and a seriousness of the institutions and the community in the

management of tourism.

In this context, it is worth mentioning recent decisions of the

central institutions (respective ministries) in the preservation of tourism

resources and their contemporary development, such as:

Care by institutions to make Kosovo rivers according to the

regulations of the country.

Decision on the obligations of hotel facilities, to register the

visitors who use the accommodation, in the online system “E-Tourism”.

The Ministry of Trade and Industry for hotel entities has made

their classification and categorization based on stars.

From the studies made in this paper we ascertain that:

Lipjan Municipality has plenty of resources and tourist potential

for sustainable tourism development.

Page 16: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

26

Drafting of a strategic tourism development plan in Lipjan /

Lipljan by the experts of all counties.

In Lipjan Municipality, tourism resource management should

rank in the priorities of local government.

Institutional cooperation with the community in awareness on

the protection and good management of tourism resources to be at a

higher level.

Have support from municipal and central institutions for

business owners who cultivate old crafts.

In the framework of vocational education, to become more in

the field of tourism.

Pay special attention to foreign investors, who aim to invest in

tourism.

From the municipal budget to allocate more funds for tourism.

The aforementioned factors enable the development of tourism

that has inactivity in many spheres as well as in the economy by

producing positive, social effects.

LITERATURA:

Bakiu, Dr. Vjollca, Drejtimi i ndërmarrjeve hoteliere, Tiranë

Bakiu, Dr. Vjollca, Menaxhimi i turizmit, Tirane, 2009

Gashi, Dr. Musa Gashi, Bazat ekonomike - gjeografike për

zhvillimin e turizmit malor në Kosovë, Prishtinë, 1967 Bakiu, Dr Vjollca, Menaxhimi i bizneseve hoteliere - turistike,

Tiranë 2013

Unkovic S , Ekonomia e turizmit, Beograd 1980.

Gorica, Dr. Klodiana, Vela, MA. Fiorabla, Strategjia e

turizmit, Tiranë, 2007

Marinoski, Dr. Naume, Agjensionet Turistike, Ohër, 2005

Muhaxhiri, Dr. Nexhat Muhaxhiri, Ekonomika dhe

menaxhmenti në turizëm, Prishtinë, 2005

Mustafa, Dr. Muhamet, Menaxhmenti i projekteve investive,

Prishtine, 2003

Tuntev, Dr. Zoran, Hoteleria, Prishtinë, 2007

Vllahova Krsina & Todoroviq Emilija, “Ekonomia e

Turizmit”, Shkup, 2013.

Page 17: TURIZMI NË KOMUNËN E LIPJANIT - centrum.mkcentrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf · Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

C E N T R U M 9

27

Burime tjera:

Të dhëna nga enti i statistikës së Kosovës, Prishtinë, 2011

Udhëzim administrative nr. 17/2010, per klasifikim dhe

kategorizimin e objekteve hoteliere, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

së Kosovës.

Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal - Lipjan

www.wikipedia.org

http://stad.com/index.php?city_id=789511


Recommended