+ All Categories
Home > Documents > UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar...

Date post: 13-Sep-2019
Category:
Upload: others
View: 6 times
Download: 0 times
Share this document with a friend
30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: “Roli i faktorëve subjektivë në procesin e mësimnxëniesMentori Studentja Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Abetare Bytyqi Gjakovë, 2017
Transcript
Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: “Roli i faktorëve subjektivë në procesin e mësimnxënies”

Mentori Studentja

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Abetare Bytyqi

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

2

DEKLARATA E ORIGJINALITETIT

Deklaroj se tema e diplomës është punimi im origjinal. E gjithë literatura dhe burimet tjera qëi kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara.

FALENDERIM

Në rradhë të parë falenderoj familjen time. Nuk do t’ia kisha dal mbanë pa mbështetjen,inkurajimin dhe dashurinë tuaj të pafund!

Ndiej nevojën për të falenderuar profesorët e Fakultetit të Edukimit, në mënyrë të veçantë tëprogramit fillor, të cilët me punë dhe pasion përcollën tek unë njohuritë e nevojshme për tuformuar intelektualisht!

Falenderoj mentorin tim, Shefqet Mulliqi, për ndihmën e vazhdueshme si dhe kolegët të cilëtmë mbështëten miqësisht në katër vitet e mia të studimit.

Kam patur kënaqësinë dhe fatin të këshillohesha me profesor Behxhet Gaxhiqi të cilin efalënderoj për sugjerimet që më dha gjatë punës sime për përgatitjen e kësaj teme!

Të fundit por jo më pak të rëndësishëm, falënderoj ata që mi mësuan vlerat e miqësisë dhedashurisë së pakusht. A,V.. kjo është për ju!

Ju faleminderit që më mësuat të besoj në veten time dhe në ëndërrat e mia!

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

3

Abstrakti

Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepsebashkëpunimi i suksesshëm i tyre është baza e suksesit individual dhe e institucionit shkollor.Përfshirja e tyre dhe formimi i trekëndëshit efektiv është domosdoshmëri në edukimin dhearsimimin e nxënësve. Por bashkëpunimi i faktorëve subjektivë nuk është gjithmonë i lehtëpasi që kemi të bëjmë me karaktere të ndryshme, me fëmijë që vijnë nga familje me statuse tëndryshme dhe me prindër që jo gjithmonë shprehin gatishmërinë e bashkëpunimit.

Të jetuarit në një botë teknologjike ka ndikuar që tashmë komunikimi të jetë virtual mëshumë se në person dhe në procesin mësimor kjo nuk ndikon aq pozitivisht sa mund të duket.Një tjetër problem qëndron në faktin që nuk ekziston ende ndërgjegjësimi i duhur te prindëritpër rolin që ata mund të luajnë në edukimin e fëmijëve të tyre në shtëpi dhe në shkollë, duke ilënë gjithçka në dorë mësimdhënësit.

Eshtë e rëndesishme të përmendet se jo domosdoshmërisht ajo që u tha e do të thuhetpërfshin të gjithë. Por mendoj se gjithmonë ka vend për përmirësim, ashtu siç ka vend për mëshumë përfshirje të bashkëpunimit shkollë-prindër. Ndryshimi që shoqëria njerëzore kapësuar ndikon drejtëpërdrejtë në procesin mësimor. Prandaj shumë nga detyrat dhe sfidat qërezultojnë nga kjo, shkolla dhe prindërit mund t’i zgjidhin vetëm së bashku.

Fjalët kyqe: mësimdhënia, faktorët, të nxënit, mësuesi, prindërit, nxënësi, bashkëpunimi, roli,etj.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

4

Përmbajtja

Deklarata e origjinalitetit …………………………………………………………………… 2

Abstrakti ……………………………………………………………………………………. 3

Përmbajtja …………………………………………………………………………………... 4

Regjistrimi i fotografive …………………………………………………………………….. 5

Hyrje ………………………………………………………………………………………… 6

KAPITULLI I1. MËSIMI

1.1 Mësimi si veprimtari …………………………………………………………………….. 71.2 Detyrat e mësimit ……………………………………………………………………… .. 71.3 Mësimi dhe mësimdhënia ……………………………………………………………...... 8

KAPITULLI II2.PROCESI I MËSIMNXËNIES

2.1 Kategoritë e mësimdhënies dhe të nxënit ……………………………………………... 92.2 Strategjitë e të nxënit…………………………………………………………………… 92.3 Të nxënit aktiv ………………………………………………………………………..... 10

KAPITULLI III3.FAKTORËT MËSIMORE DHE ROLI I TYRE

3.1 Faktorët objektivë ………………………………………………………………………. 123.2 Faktorët subjektivë ……………………………………………………………………... 12

3.2.1 Nxënësi …………………………………………………………………………. 133.2.2 Mësuesi …………………………………………………………………………. 143.2.3 Prindërit e nxënësve dhe familja ……………………………………………….. 19

KAPITULLI IV4. BASHKËPUNIMI

4.1 Format e drejtëpërdrejta ………………………………………………………………... 214.2 Format e tërthorta …………………………………………………………………......... 254.3 Rëndësia e bashkëpunimit

4.3.1. Për nxënësin ……………………………………………………………………. 274.3.2. Për shkollën …………………………………………………………………….. 284.3.3. Për familjen …………………………………………………………………….. 28

PËRFUNDIMI ……………………………………………………………………………... 29

LITERATURA ……………………………………………………………………………... 30

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

5

REGJISTRIMI I FOTOGRAFIVE

Figura 1. Bashkëpunimi – çelës i suksesit ……………………………………… 5

Figura 2. Faktorët mësimorë në procesin e mësimit …………………………… 11

Figura 3. Faktorët subjektivë që ndikojnë në arritjen e sukseseve ……………... 12

Figura 4. Nxënësit gjatë procesit mësimor …………………………………….. 13

Figura 5. Roli i mësuesit në procesin mësimor ………………………………… 17

Figura 6. Prindërit si faktor subjektiv dhe detyrat e tyre ……………………….. 19

Figura 1. Bashkëpunimi – çelës i suksesit

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

6

HYRJE

Procesi mësimor, kjo veprimtari sa komplekse por njëkohësisht e domosdoshme nuk mund tëndalet por zhvillohet detyrimisht. Mirëpo, mënyra sesi kryhet varet ekskluzivisht nga faktorëte involvuar, nga qasja e të cilëve varet, jetësohet dhe finalizohet mësimi. Fokus i kësaj temejanë pikërisht ata, rëndësia e të cilëve shpeshherë nënvlerësohet ose nuk është plotësisht eqartë. Për të arritur deri te qëllimi kryesor, kjo temë u zbërthye në katër kapituj shumë tërëndësishëm, në përmbajtjen e të cilëve do të ndalemi shkurtimisht në vijim.

KAPITULLI I – MËSIMI kapitull i cili përmban një trajtim të përgjithshëm të mësimit siveprimtari, ndërlidhjes me mësimdhënien dhe detyrave që ka.

KAPITULLI II - PROCESI I NXËNIES përfshin mësimnxënien, kategoritë, strategjitë dheteknikat e njërit ndër funksionet më të rëndësishme të mësimit.

KAPITULLI III - FAKTORËT MËSIMORË paraqet takimin e parë direkt të lexuesit metemën. Ky kapitull paraqet ndarjen e faktorëve dhe analizon individualisht secilin element,përmbledh gjithë informacionet e përmendura me qëllim të kuptimit për rolin që kanë nëmirërritjen, edukimin dhe socializimin e suksesshëm të nxënësve.

KAPITULLI IV – BASHKËPUNIMI trajton kuptimin e përgjithshëm të këtij procesi seriozdhe shumë me ndikim, format sesi ndodh dhe rëndësinë që ka për mësimdhënësin por edhepër nxënësin.

Në përfundim kam shprehur opinionin tim rreth situatës aktuale dhe se si mund të ndryshoj egjithë kjo në mënyrë që të gjithë ata që janë të involvuar të kuptojnë përgjegjësinë që kanëdhe sesi gatishmëria dhe angazhimi i tyre në përafrimin e qëllimeve për bashkëpunim tëmirëfilltë ndikon drejtëpërdrejtë në formimin e personalitetit të fëmijës.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

7

KAPITULLI I - MËSIMI

1.1 Mësimi si veprimtari

Puna mësimore, si sistem i bashkëveprimit të mësuesi dhe të nxënësve, përfshin një vargmundësish të modaliteteve të ndryshme didaktike të organizimit për realizimin sa më të mirë tëpunës së suksesshme në përvetësimin e diturive, të shkathtësive dhe të shprehive, për zhvillimin eaftësive fizike dhe psikike të nxënësve si dhe për zhvillimin harmonik dhe të përgjithshëm të tyre.Nga kjo që u tha më lart del përfundimi se karakteri shumëdimensional i procesit të mësimitmanifestohet si një veprimtari komplekse, që kërkon angazhime të shumëfishta.

Mësimi, si veprimtari mësimore, si sintezë dialektike dhe funksionale e edukimit dhe arsimit,që realizohet në kushte institucionale të organizuara, është poashtu një manifestim social dheproces i veprimeve të aktivitetit të vetëdijshëm të bashkëveprimit dhe të bashkëpunimit tëmësuesi dhe të nxënësve. Prandaj themi se në procesin e punës mësimore i tërë aktiviteti iveprimeve zhvillohet në dy drejtime: në aktivitetin e atij që mëson - mësuesi dhe të atij që duhettë mësojë - nxënësit.

Mësimi, si veprimtari edukativo-arsimore e organizuar dhe institucionalisht e realizuar, në tëcilën marrin pjesë aktive arsimtari dhe nxënësit, karakterizohet nga mbështetja në realizimin ekërkesave shoqërore dhe të ecurisë zhvillimore didaktike. Procesi mësimor karakterizohet ngasistemi i veprimeve dhe komunikimeve didaktike të planifikuara dhe të organizuara, me të cilatrealizohen qëllimet dhe detyrat e mësimit, veprimtari kjo që zhvillohet nën udhëheqjen emësimdhënësit dhe me angazhimin e plotë të nxënësve.

Mësimi, si veprimtari pedagogjike zhvillohet mbi strukturën e organizimit të jashtëm (vendi imësimdhënies, organizimi i nxënësve në formacione sociale, planifikimi etj.) dhe organizimit tëbrendshëm (ku shprehen etapat e ecurisë punuese-mësimore), si dhe raportet që nxitin karakterininteraktiv të bashkëveprimeve të pjesëmarrjes në punën mësimore.

1.2 Detyrat e mësimit

Mësimi, si veprimtari e organizuar, në realizimin e karakterit funksional, mbështetet në:a) Detyrat materiale – janë karakteristikë e përhershme e procesit mësimor, i cili pavarësishtndryshimeve gjatë zhvillimit të shoqërisë nuk ka mundur të mohoj detyrën që tu bëj tëmundshme nxënësve të përvetësojnë shkathtësi dhe shprehi. Nxënësit duhet të njohindukuritë themelore në natyrë, të njohin ligjshmëritë kryesore të zhvillimit të shoqërise dhe tëmenduarit njerëzor. Mirëpo detyra materiale e mësimit nuk ka vetëm karakter aktiv – qënxënësit të njohin botën që i rrethon por edhe praktik – që ata të aftësohen që me dituritë qëmarrin të veprojnë mbi botën e jashtme, ta ndryshojnë dhe ta nënshtrojnë për nevojat e veta.

b) Detyrat formale ose funksionale - kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive fizike dhepsikike të nxënësve pa të cilat aplikimi i diturive të fituara në praktikë nuk do të mund tëzhvillohej. Pra, paralelisht me të nxënit, nxënësit duhet të zhvillojnë përveç mbajtjes menddhe memories, edhe funksione të tjera psikike si gjykimi, konkludimi, vëmendja, imagjinata;aftësitë fizike si shkathtësia, zhdërvjelltësia dhe qëndrueshmëria dhe zhvillimin e aftësive përnxënie të pavarur, për vetëarsim. Kjo detyrë nuk ka pasur kurrë rëndësi kaq të madhe sa sot,kur arsimi po bëhet proces permanent që vazhdon gjatë gjithë jetës së njeriut.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

8

c) Detyrat edukative – kanë të bëjnë me edukimin e personalitetit të nxënësve por nuk janëveprimtari e pavarur, rrjedhin nga dy detyrat e para. Gjatë procesit mësimor nxënësit përveqarsimit intelektual, fitojnë edhe edukim fizik, moral, estetik, u zhvillohen ndjenjat, forcohetvullneti e formohet karakteri. Edhe arsimtari, me forcën e personalitetit të vet dhe mekontaktin e drejtëpërdrejtë vepron si një shembull i gjallë dhe i përhershëm. Nuk duhet tëharrohet se mësimi në të cilin nxënësit nuk do të fitonin dituri, shkathtësi dhe shprehi, nuk dotë mund të vepronte në mënyrë edukative dhe nuk do të ishtë mësim.1

1.3 Mësimi dhe mësimdhënia

Mësimi, si kategori didaktike është në raporte të ndërsjella formale, por edhe funksionale menocionin mësimdhënie, veprim ky që ushtron mësimdhënësi i autorizuar me përgatitjeprofesionale, i angazhuar për realizimin e një ose më shumë pjesëve të programeve mësimore, nëbashkëveprim me të gjithë faktorët relevantë mësimorë. Si veprimtari e organizuar, mësimdhëniaështë veprimtari me të cilën bëhet realizimi i një qëllimi të caktuar dhe të detyrave të shtruara. Nëliteraturën didaktike kryesisht kemi dy modele të mësimdhënies:1. Mësimdhënia e drejtëpërdrejtë, me objektiv të përqëndruar në arritje të shpejtë të zotërimit tëfakteve, rregullave dhe në formimin e shprehive për to, kurse përmbajtja e lëndes është e ndarë nëhapa të vegjël që përvetësohen lehtë. Procesi mësimor mbikëqyret nga mësimdhënësi.2. Te mësimdhënia e drejtëpërdrejtë objektivi është të përfshihen nxënësit në shqyrtim dhe hetim,çka ndihmon në formimin dhe zhvillimin e koncepteve në formën e modeleve dheabstraksioneve. Mësimdhënësi, me anë të pyetjeve që u drejton nxënësve, i udhëheq ata tëzbulojnë dhe përgjithësojnë, të bëjnë vlerësimin e përgjigjeve të tyre. Mësimdhënësi në këtosituata ka rolin e ndihmësit dhe të moderatorit, i cili koordinon dhe organizon procesin e mësimitnë bashkëveprim me nxënësit.

Si veprimtari ndërpersonale është akti i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikondhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset eparaveprimit, bashkëveprimit me nxënës dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pasveprimitqë ka për qëllim analizën dhe vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar. Veprimtaria kryesore eçdo mësimdhënësi është organizimi i punës mësimore, për zhvillimin e sukesshëm të mësimit.Çdo mësimdhënie ka këto veçori:

1.Mësimdhënia është proces i orientuar drejt qëllimit dhe një grupi të veçantë njerëzish.

2. Ajo ka lidhje të ngushtë me përmbajtjen.

4. Mësimdhënia është proces i planifikuar.

5. Mësimdhënia shfrytëzon disa strategji dhe mjete.

7. Mësimdhënia karakterizohet nga funksioni i vazhdueshëm i procesit të vlerësimit.

8. Mësimdhënia është kompleks marrëdhëniesh.

Siç u theksua më sipër, mësimi është proces i drejtuar kah realizimi i qëllimeve dhe i detyrave tështruara nga shoqëria. Edukata dhe arsimimi janë pikësynime dhe rezultate përfundimtare të çdoveprimtarie mësimore të organizuar.

1 Shimllesha, Pero: Pedagogjia II, Prishtinë, 1988, fq. 229-234

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

9

KAPITULLI II - PROCESI I MËSIMNXËNIES

2.1 Kategoritë e mësimdhënies dhe të nxënit

Të nxënit është proces përmes të cilit përvoja krijon ndryshim të qëndrueshëm në njohuri dhesjellje. Mësuesi për të arritur përfundimet e dëshiruara të të nxënit duhet të zgjedh strategjitëe përshtatshme të mësimdhënies. Rezultatet e të nxënit janë klasifikuar në dy kategori:

1) Fakte, rregulla dhe veprime zbatuese2)Koncepte, modele dhe abstraksione

Kategoria e parë e rezultateve në të shumtën e rasteve paraqet një sjellje të niveleve të ulëtadhe të thjeshta të sferave njohëse, emocionale dhe psikomotore. Këto përfshijnë nivelet enjohjes, kuptimit dhe zbatimit të sferës njohëse, nivelet e ndërgjegjësimit. reagimit dhevlerësimit të sferës emocionale, nivelet e imitimit, manipulimit dhe saktësisë së sferëspsikomotore.

Kategoria e dytë e rezultateve të të nxënit në mënyrë të shpeshtë paraqet sjelljen në nivele mëtë larta dhe të ndërlikuara të këtyre sferave. Ato përfshijnë nivelet e analizës, sintezës dhevlerësimit dhe sferës njohëse, nivelet e organizimit dhe karakterizimit të sferës emocionaledhe nivelet e artikulimit dhe natyralizimit të sferës psikomotore.

2.2 Strategjitë dhe taktikat e të nxënit

Strategjitë përfaqësojnë ide për arritjen e objektivave apo rezultateve të të nxënit. Ato janënjë lloj i përgjithshëm plani për sulm. Mënyra se si mësohet një gjë që në fillim, ndikonshumë në gatishmërinë për ta mbajtur mend dhe aftësinë për ta përdorur atë më vonë.

Së pari, nxënësit duhet të përfshihen në mënyrë kognitive, me qëllim që të mësojnë: ata duhetta përqëndrojnë vëmendjen në aspektet e duhura apo të rëndesishme të materialit.

Së dyti, ata duhet të investojnë përpjekje, të bëjnë lidhje, të përpunojnë, të transformojnë, tëshpikin, të organizojnë materialin në mënyre që të mendojnë dhe ta përpunojnë në thellësi -sa me shumë praktikë dhe përpunim, aq më i qëndrushem do të jetë të nxënit.

Së fundi, nxënësit duhet të rregullojnë dhe monitorojnë të nxënit e tyre - të ndjekin kuptimine asaj që mësojnë dhe të pikasin kur kanë nevojë për një metodë të re.

Taktikat e të nxënit janë teknikat specifike që përbëjnë planin. Strategjia për mësimin e njëpërmbajtje të caktuar mund të përfshijë taktikën e përdorimit të mnemonikës (të mbajturitmend) për të ngulitur termat kryesor, leximin e shpejtë të temes për të identifikuar strukturëndhe në fund përgjigjet me shkrim për pyetjet e ndryshme. Përzgjedhja e strategjive dhetaktikave që përdoren, pasqyrojnë dijet metakognitive të nxënësve. Përdorimi i strategjive tëtë nxënit dhe aftësive të studimit kanë lidhje me rezultatet e larta që nxënësit arrijnë nëshkollë.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

10

Studiuesit kanë identifikuar një numër parimesh të rëndësishme:

1) Nxënësit duhet të njihen me një numër strategjish të ndryshme, jo vetëm me strategjitë e tënxënit të përgjithshëm por edhe me taktika shumë specifike për lënde të veçanta.

2) Nxënësve duhet tu mësohen njohuritë për aftësitë për kur, ku dhe pse duhet të përdorinstrategji të ndryshme.

3) Nxënësit mund ta dinë kur, ku dhe si të përdorin një strategji të caktuar por nëse nuk kanëdëshirën dhe motivin për ti përdorur këto aftësi, kapacitetet e përgjithshme të të nxënit nuk dotë vinë duke u përmirësuar.

4) Nxënësve duhet tu mësohen njohuritë skematike në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Në mënyrëqë të identifikohen idetë kryesore, mësuesi duhet të ketë njohuri.

2.3 Të nxënit aktiv

Të nxënit aktiv përdoret për të përshkruar të nxënit që përfshin dhe e angazhon të menduarit enxënësve në përdorimin e situatave jetësore dhe imagjinare. Mësimi që përqëndrohet në tënxënit aktiv mbështetet në dijet e mëparshme të nxenësve dhe të kuptuarit e tyre, nëmodelimin nga mësuesit e praktikës së suksesshme apo shembujt, në mundësitë e të fituarit tëshprehive të reja dhe rishikimit apo reflektimit për ato që kanë mesuar. Hulumtimet kanëdëshmuar se mënyrat e të nxënit aktiv ndihmojnë nxënësit të ruajnë për një kohë më të gjatëatë që kanë mësuar në vend që ta ruajnë në kujtesë në formë pasive.

Në vitet e para të shkollës, të nxënit aktiv ndodh në mënyrë spontane përmes lojës, zbulimit epërdorimit të ngjarjeve e përvojave jetësore si dhe përmes përqëndrimit në të nxënit dhemësimdhënie. Koha që fëmijet shpenzojnë në të nxënit aktiv varet nga faktorë të shumtë dukepërfshirë motivimin dhe shkallën e përqëndrimit. Kur mësuesi ka shprehi të mira tëorganizimit dhe menaxhimit të klasës, pasiviteti nga nxënësit zvogëlohet ndjeshëm. Mësuesite suksesshëm janë të qartë në procedura, në hyrjen dhe në daljen nga klasa, në menaxhimin ekohës së lojës dhe të mësimit, në plotësimin e regjistrit dhe dokumentëve të tjera dhe nëmonitorimin e punës së nxënësve. Kur këto procedura bëhen pjesë e rutinës së mësuesit, kohamenaxhohet mjaft mirë.

Mjaft mësues të trajnuar në metodat e mësimdhënies dhe të nxënit ndërveprues shprehen senë përgjithësi nxënësit janë në gjendje të rikujtojnë përvojat përmes ‘të nxënit duke bërë’ meshumë se ato të përfituara nga leximi i tekstit. Metodat e të nxënit aktiv janë të mbështeturagjerësisht në shkollat e arsimit bazë. Ato tashmë janë bërë mjaft popullore në mjediset apokomunitetet profesionale mësimore dhe gjithnjë e më shumë po përqafohen nga masa emësuesve, pasi praktika ka dëshmuar dobishmërinë e tyre.2

2 Musai, Bardhyl: Metodologji e mësimdhënies, botimi i dytë, Tiranë, 2014, fq. 49-52

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

11

KAPITULLI III - FAKTORËT MËSIMORË

Puna mësimore, si fenomen i veprimtarisë shoqërore, me përbërje dhe strukturë sociale të njëpopullacioni të caktuar të nxënësve për nga aftësitë dhe shkalla e zhvillimit fizik dhe psikik, ështëproces i veprimtarisë dhe i ndikimit të një sistemi të shumëfishtë të faktorëve të ndryshëm.Faktorët mësimorë ose faktorët didaktikë, siç i hasim ndryshe në literaturë, përbëjnë aspektetfundamentale të elaboracioneve didaktike, prandaj ata janë struktura që në teorinë dhe nëpraktikën mësimore zënë vend të posaçëm. Faktorët mësimorë paraqesin një sistem të gjërë dhenisur nga ky fakt, mund të përfundojmë se ekziston një numër i madh faktorësh. Kështu, dukekonstatuar ekzistencën e sistemit multifaktoral, themi se ata gjatë punës mësimore ndikojnë nëforma të ndryshme në elaboracionin didaktik të organizimit të mësimit. Me rastin e trajtimitkibernetik të sistemit të faktorëve didaktike, duhet konstatuar se objekti i drejtimit (nxënësi), nësituatat e caktuara mësimore, njëherësh është edhe subjekt aktiv, i cili bën përpjekje aktive dhe tëvetëdijshme në përvetësimin e diturive të reja dhe në drejtimin e sistemit të faktorëve të tjerë tëshumëllojshëm. Angazhimi i faktorëve të shumëfishtë në mësim, shikuar nga këndvështrimetshkencore dhe filozofike, nuk mund të konsiderohen vetëm si proces i ndikimit në personalitetine nxënësit, përkatësisht prania e faktorëve në mësim paraqet një mundësi të gjerë për manifestimeinteraksionale të të gjithë faktorëve.Përfshirja e plotë e faktorëve në të ashtuquajturin trekëndesh didaktik, që ekskluzivisht përfshintri elemente (nxënësin, lëndën dhe arsimtarin) paraqet pasqyrën e gjendjes së teorisë dhe tëpraktikës mësimore të një periudhe të caktuar kohore, por edhe trajtimin e shkollës dhe të punësmësimore, kur ajo ishte mjaft e ndarë dhe e izoluar nga rrethi i gjerë shoqëror, shoqëria dhe punaprodhuese. Sot, nisur nga faktet shkencore pedagogjike si dhe shoqërore-ekonomike, flasim nëmënyrë afirmative për një sistem multifaktoral, i cili përbëhet nga faktorët:a) subjektivë dheb) objektivëNdikimi i këtyre faktorëve mund të jetë:a) i drejtëpërdrejtë dheb) i tërthortë.

Figura 1. Faktorët mësimorë në procesin e mësimit

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

12

3.1 Faktorët objektivë

Faktorët objektivë janë pjesë integrale e organizimit bashkëkohor të punës mësimore, kursepërmbajtja dhe struktura e tyre duhet kuptuar ashtu që ato të jenë në funksion të kërkesavebashkëkohore dhe të ngritjes së një efikasiteti sa më të lartë të punës mësimore. Këta faktorë, sipjesë integrale e organizimit të punës mësimorë, në të kaluarën, por edhe sot, kanë pësuar dhepësojnë mjaft ndryshime, gjë që varet nga shkalla e zhvillimit të teorisë dhe praktikës mësimore.Integrimi i tyre në mësim është rezultat i zbatimit të teorisë didaktike dhe i verifikimit praktik tëtyre, duke ndryshuar raportet e njeriut në procesin e punës dhe të prodhimit, ka bërë që edhemësimi, duke i tejkaluar elementet tradicionale, të jetë në funksion sa më adekuat të këtyrekërkesave që shtron jeta dhe puna bashkëkohore. Përmbajtja dhe struktura e faktorëve objektivëështë e shumëllojshme dhe përpos rrethit shoqëror (shkolla, rregullimi shoqëror, baza ekonomike,karakteri i zhvillimit social dhe ekonomik i rrethit të ngushtë të nxënësve) përfshin:

Përmbajtjen e punës mësimore Paisjet dhe bazën materiale për realizimin e plotë të punës mësimore, duke synuar

krijimin e situatës adekuatë didaktike mësimore, e cila varet nga prania dhe niveli izbatimit të teknikës dhe të teknologjisë bashkëkohore mësimore;

Shkallën e zhvillimit të sistemit të disiplinave shkencore pedagogjike-andragogjike dhezhvillimin e mundësisë për transferin e arritjeve të shumëllojshme të disiplinave të tjerashkencore në përpunimin e teorise dhe të organizimit të praktikës mësimore.

3.2 Faktoret subjektivë

Janë struktura sociale, të cilat shkaktojnë ndryshime dinamike dhe me funksionalitetin e tyrekreativ bëjnë që puna mësimore të zhvillohet sipas elaboracioneve të parashikuara. Ekzistenca enjë numri të madh të faktorëve subjektivë mundëson një përzgjedhje dhe zbatim më të mirë e mëtë suksesshëm të tyre në punën mësimore. Duke u nisur nga roli dhe rëndësia e tyre nëparashtrimin e kësaj problematike, në fillim do të ndalemi te nxënësi, si një ndër faktorëtsubjektivë më me rëndësi.

Figura 2. Faktorët subjektivë që ndikojnë në arritjen e sukseseve

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

13

3.2.1 Nxënësi

Nxënësi paraqet strukturën më të rëndësishme sociale të sistemit multifaktoral, për të cilën edheorganizohet e tërë puna mësimore. Prandaj, “nxënësi, si individ, me strukturën e vetindividuale dhe nxënësit, si kolektiv me strukturën e tyre sociale, përbëjnë unitetinkompleks të faktorit mësimor dhe ata përherë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndikojnënë procesin mësimor.”Nxënësi, me rolin dhe pozitën e tij në mësim, ndodhet në marrëdhënie të ndërsjella me të gjithëfaktorët e sistemit multifaktoral. Kur flasim për pozitën dhe rolin e nxënësit, duhet të konstatojmëse, krahas ndikimit të ndryshimeve, në kuadër të këtyre fenomeneve shoqërore, kanë ndryshuardhe është zhvilluar vetë teoria dhe praktika mësimore, e cila ka bërë që nxënësi, si faktor nëmësim të trajtohet ndryshe në krahasim me të kaluarën.Derisa dominontë mendimi se në mësim duhet çmuar ekskluzivisht ana materiale-sasiore editurive, nxënësi trajtohej më tepër si objekt në mësim. Ndërkaq më vonë, me zhvillimin epsikologjisë, sidomos të psikologjise gjenetike, ai fillon të bëhet pikënisje në përcaktimin ekritereve për dimensionet e përmbajtjeve mësimore si dhe të tërë organizimit të procesit tëtërësishëm dhe të veçantë të punës mësimore, të cilat u reflektuan në tërë veprimtarinë eorganizimit të punës edukativo-arsimore, përkatësisht mësimore. Pozita e tij nga aspekti iprezencës fizike si strukturë përbërëse e një bashkësie sociale të klasës, përcakton karakterindeterminues të tij, si subjekt mësimor, i cili zë vend me rëndësi në tërë sistemin multifaktoral tëorganizimit të punës mësimore.Kur flitet për nxënësin si subjekt në mësim zakonisht mendohet për nxënësin si pjesë përbërëse ekolektivit të shkollës së caktuar në procesin e veprimtarisë edukativo-arsimore ku, si individ, nëmënyrë adekuate shfaq individualitetin e tij. Nxënësi, si subjekt në mësim, është pjesëmarrësaktiv i projektimit dhe përgatitjes së punës, bartës kryesor i realizimit të procesit edukativo-arsimor dhe vlerësues objektiv i rezultateve, të cilat shfrytëzohen drejtëpërdrejtë.Duke përcaktuar në këtë mënyre pozitën dhe rolin e nxënësve në mësim, themi se ai nuk uekspozohet vetëm ndikimeve të jashtme, por edhe ai ushtron ndikim mbi elementët dhe strukturate sistemit të gjerë dhe të shumëfishtë të faktorëve, por, megjithatë, ndikimet e jashtme nëpikëpamje të intensitetit të tyre janë më të mëdha prandaj organizimi dhe planifikimi i tyre drejtluan rol me rëndësi posaçërisht bashkërendimi (koordinimi) dhe korelacioni interfaktoral është idomosdoshëm për të arritur rezultate të duhura dhe për një racionalizim dhe ekonomizim të plotëtë punës, drejt realizimit sa më të mirë të detyrave mësimore.

Figura 3: Nxenësit gjatë procesit mësimor

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

14

3.2.2 Mësuesi

Mësuesi apo mësimdhënësi, po ashtu, është faktor subjektiv me rëndësi në punën mësimore, icili, me aftësinë e tij profesionale dhe përgatitjen didaktiko-metodike planifikon, organizon dherealizon tërë punën mësimore me nxënës dhe mundëson krijimin e kushteve elementare përkryerjen e sukseshme të punës mësimore. Xhersajld flet për këto cilësi të mësuesit:

Cilësitë njerëzore, Cilësitë që kanë të bëjnë me qëndrimet korrekte dhe disiplinën në punë, Cilësitë fizike, Cilësitë që kanë të bëjnë me profesionin e mësuesit

Për rolin dhe rëndësinë e mësuesit kanë folur të gjithë pedagogët në studimet e tyre. Rreth shek.XVIII, pranë shkollave të quajtura normale filluan përgatitjet e para profesionale përmësimdhënie. Sot përgatitja e mësuesit bëhet në shkolla të larta dhe në nivel të studimeveuniversitare, si dhe me programe të specializuara, sipas profilit të kërkesave bashkëkohore tëorganizimit të punës mësimore. Për këtë qëllim në sistemin e disiplinave pedagogjike ështëzhvilluar një disiplinë e veçantë (pedeutologjia) që ka të bëjë me studimin e tipareve tëpersonalitetit të mësuesit. Ndërkaq sot, me nocionin mësimdhënës quajmë “personelinmësimorë të kualifikuar, që mban mësim dhe që është orientuar me dëshirë dhe vullnet përkryerjen e veprimtarisë edukative arsimore, detyrë kjo që kërkon nder dhe përgjegjësitejet të lartë.”Megjithëse pozita dhe roli i arsimit në kushte të ndryshme historiko-shoqërore ka qenë mjaft endryshme, puna e mësuesit, shikuar nga aspekti i rëndësisë së saj, është çmuar dhe respektuargjithmonë. Kështu, që nga koha e Greqisë antike, puna e mësuesit është vlerësuar lart. Platoni,duke vënë në dukje rolin e mësuesit në përgatitjen e brezit të ri për jetën, mësuesin e veçon nëshoqëri për nga roli që ka. Komenksi, duke krahasuar punën e mësuesit me punën e skulptorit, vënë pah figurativisht rolin dhe rëndësinë krijuese të veprimtarisë që ushtron mësuesi, duketheksuar vlerën e përhershme të rezultateve të punës edukative dhe arsimore të tij.Në historinë e mendimit pedagogjik, kur trajtohet çështja që ka të bëjë me mësimdhënësin, janëparaqitur shumë qëndrime të ndryshme, por edhe me mjaft karakteristika kontraverse. Në njëperiudhë të zhvillimit të teorisë dhe të praktikës mësimore dominonte mendimi i fetishizmit tëmësimdhënësit që është karakteristikë e pedagogjisë autoritare e cila rekomandon përdorimin eurdhërave, frikësimeve, ndëshkimeve, kërcënimeve. Pedagogjia borgjeze e shtronte këtë çështjembi teza të reja, megjithëse edhe më tej nxënësi trajtohej si objekt i edukimit që duhej t'inënshtrohej vullnetit të mësuesit. Mësimi i zhvilluar nga kjo pozitë e mësimdhënësit ka karaktërmësimi autoritar (autokrat), ku fjala e mësuesit duhet të pranohet pa rezervë.Nga rezistenca ndaj këtyre qëndrimeve ekstreme madje u inicuan shumë forma të reja teorike dheargumente të pamohueshme për rolin dhe pozitën e mësimdhënësit, si faktor subjektiv me rëndësinë mësim, çka do të thotë se përgatitja e tij profesionale-pedagogjike duhet të jetë në funksion tëorganizimit të punës mësimore, siç kërkon zhvillimi bashkëkohor i bazës shoqërore-ekonomikepër formimin e brezit të ri. Krahas demokratizimit të marrëdhënieve shoqërore, duke udemokratizuar jeta dhe puna në shkollë, ka ndryshuar edhe pozita e nxënësit në procesin e punësmësimore si dhe pozita dhe roli i mësuesit. Këto ndryshime që kanë të bëjnë në tëresi mepersonalitetin e mësimdhënësit, u kushtojnë rëndësi tipareve profesionale dhe morale të kuadroveqë të mund ta edukojnë brezin e ri, të arsimojnë dhe të drejtojnë zhvillimin e kandidatëve përprofesionin e mësuesit dhe për stimulimin e të rinjëve që të orientohen në këtë profesion.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

15

Prandaj "mësuesi edhe më tej është personi qendror, por jo në kuptimin bashkëkohor tëfjalës." Ai në veprimtarinë e tij manifeston shkallën më të lartë të aftësive profesionale dhepedagogjike (didaktike-metodike), duke krijuar marrëdhënie të drejta ndaj nxënësve në frymën ebashkëpunimit dhe të ndihmës së ndërsjellë. Kështu, marrëdhëniet e drejta mësimdhënës-nxënësjanë në dobi të dyanshme e në funksion të realizimit të plotë të detyrave edukativo-arsimore, pranë ngritjen sa më të lartë të efikasitetit të punës mësimore. Pikërisht për këtë, kërkesat ndajmësimdhënësit janë të medha dhe ato janë të kushtëzuara nga cilësitë e shumta pozitive që duhett'i ketë një mësimdhënës i shkollës sonë bashkëkohore dhe kombëtare. Nga karakteristikat më tëdomosdoshme që duhet të disponoje mësuesi, po i veçojmë këto:

Orientimi i drejtë dhe i vetëdijshëm ndaj zgjedhjes së profesionit arsimor është ndërvetitë themelore, e cila pasqyrohet në tërë veprimtarinë e mësuesit. Dashuria ndajfëmijëve, respektimi i personalitetit të nxënësit dhe sjelljet korrekte si dhe dëshira përpunë edukative-arsimore, krijojnë mundësi të shumta për një angazhim më të madh dheintegrim të plotë në punën mësimore.

Përgatitja adekuate profesionale e mësuesit kushtëzohet nga shkollimi përkatës,shkalla e arsimit dhe formimi i tij i vazhdueshëm në kuptim të ngritjes dhe të përsosjesprofesionale.

Përgatitja didaktiko-metodike është pjesë integrale dhe e pandarë e veprimtarisëmësimore. Pa përgatitje pedagogjike nuk mund të ketë përgatitje të plotë për ushtrimin eveprimtarisë mësimore. Mësimdhënësi, i ndodhur në pozitë të ndërmjetësuesit mesnxënësit dhe përmbajtjeve mësimore, duke pasur një përgatitje solide pedagogjike, bën qëpuna mësimore, kur kjo organizohet mbi bazat e teorisë bashkëkohore didaktike-medodike, të japë rezultate të duhura sipas detyrave që i shtrohen tërë kësaj veprimtarieedukative-arsimore.

Kultura e përgjithshme është veti e domosdoshme, të cilën duhet ta posedojë çdomësimdhënës, krahas aftësive dhe përgatitjes profesionale-pedagogjike, e cila është epasuruar me njohuri nga disiplinat psikologjike, filozofike etj. Arritjet në lëmenjtë eshkencës, në kulturën dhe zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore duhet të jenë pjesëpërbërëse e informimit permanent të çdo mësimdhënësi.

Puna e mësimdhënësit duhet të ketë mbështetje shkencore që brezat e rinj të mund tëedukohen në frymën e kërkesave bashkëkohore. Pjekuria profesionale dhe orientimi i tijshkencor në punë përbëjnë strukturën elementare të vetive pozitive, por edhe tëdomosdoshme të çdo mësimdhënësi.

Vetitë pozitive të karakterit personal janë ato veti që pasqyrojnë në tërësi personalitetine mësimdhënësit që ai duhet t'i ketë si qytetar i ndershëm i shoqërisë, por edhe si njeri qëushtron një veprimtari (mësimore) me vlerë të posaçme shoqërore, që ka të bëjë meedukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Me vetitë e karakterit personal nënkuptojmëpajtimin e fjalës dhe të veprës, sinqeritetin e pakufizuar në punë dhe në marrëdhëniet menjerëz etj. Kur flasim për këto veti, duhet të themi se tërë kjo varet nga pjekuriaemocionale dhe optimaliteti motivues i mësimdhënësit për veprimtarinë edukative-arsimore që ushtron ai.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

16

Qëndrimi i drejtë ndaj profesionit dhe punës janë veti të domosdoshme të çdopunonjësi. Për shkak të natyrës së punës që ushtron mësimdhënësi, kjo karakteristikëprofesionale ka karakter kompleks, meqë edhe vetë veprimtaria mësimore është e tillë dhee mbështetur në shumë elemente përbërëse, në radhë të parë, në vetë punën dheangazhimin e mësimdhënësit.

Aftësia organizative është pjesë përbërëse e tërë veprimtarisë praktike mësimore tëmësimdhënësit, që ka të bëjë me përgatitjen e plotë dhe të gjithëanshme të tij për punënmësimore. Nisur nga mundësitë që krijon puna mësimore, vetitë organizative dhe krijuesetë mësimdhënësit përbëjnë pjesën më dinamike të karakterit praktik të veprimtarisëmësimore, ku mësimdhënësi duke shfaqur dhe duke zbatuar aftësitë e veta individuale,jep kontributin me të madh të tij në realizimin e plotë të detyrave edukative-arsimore.

Aftësia dhe gatishmëria e tij e përhershme për bashkëpunim me mësimdhënësit etjerë të degës dhe të profesioneve të tjera. Bashkëpunimi dhe kontakti duhet të jenë pjesëpërbërëse e kësaj veprimtarie, me qëllim të zgjerimit të horizontit njohës-profesional,këmbimit të përvojave profesionale (nga baza teorike dhe praktike e punës mësimore).

Angazhimi i mësimdhënësit në rrethin shoqëror, në bashkësinë lokale rrjedh nga vetkarakteri i punës edukative dhe arsimore të shkollës në lokalitetin e caktuar të mjedisitshoqëror ku ndodhet ajo, por edhe nga vetë struktura e përmbajtjes (programore) të punësmësimore. 3

Figura 4: Roli i mësuesit në procesin mësimor

3 Zylfiu, Njazi: Didaktika, Prishtine, 2004, fq. 87-96

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

17

Funksionet e mësuesit janë të kushtëzuara nga marrëdhëniet shoqërore dhe janë kategorihistorikisht e ndryshueshme. Nëse i sublimojmë pikëpamjet e autorëve të ndryshëm, dalin këtofunksione:

Mësuesi si ekspert mësimor – njohës i mirë i fushave dhe lëndëve mësimore dheaplikues i suksesshëm i dijes dhe shkathtësive profesionale pedagogjike.

Mësuesi si motivues – nxitës i punës mësimore dhe edukative të nxënësit por edhe forcëmotorike që fut në lëvizje faktorët e bashkëpunimit pedagogjik e social në shkollë dhejashtë saj.

Mësuesi si drejtues dhe udhëheqës i procesit të edukimit – parashtron dhe udhëheqprocesin e edukimit drejt realizimit të qëllimeve edukative, me çka parandalohet anarkianë edukimin shkollor dhe më gjerë në bazen e filozofisë “me në qendër fëmija”.

Mësuesi si lehtësues – proces i fryteve dhe i triumfit, i inkurajon dhe i mbështet nxenësit.U ofron nxënësve shanse për të kryer një detyrë ose obligim, u lehtëson situatat errethanat që mund ti dekurajojnë, i mbështet emocionalisht, u ndihmon në parandaliminapo zbutjen e ankthit dhe u lehtëson komunikimin e vështirësuar social.

Mësuesi si partner i edukimit të nxënësve – përfshihet në bashkërenditjen e detyravedhe qëllimeve edukative

Mësuesi si këshilltar – jep këshilla në drejtim të subjekteve të involvuara në procesin eedukimit – zakonisht nxënësi ose klasa. Jep ide, mendime dhe porosi si ta kryejnë njëpunë apo si ta parandalojnë një problem ose konflikt.

Mësuesi si vlerësues – vlerëson nismën, zhvillimin dhe përfundimin e procesit mësimorme arritje të rezultateve dhe ky vlerësim duhet të jetë real, objektiv, kritik dhe optimist.Vlerësimi që ia bën mësuesi nxënësit duhet të ketë disa funksione si: të vetëdijësohetnxënësi për nevojën e vlerësimit e jo indiferencës dhe shpërfilljes, të aftësohet për tapranuar realisht vlerësimin, të jetë i hapur ndaj kritikës, të ndryshoj sjelljet sipas nevojës.

Mësuesi si shembull – personaliteti qëndror i jetës shkollore e me një domëthënie tëveqantë për zhvillimin dhe edukimin e nxënësve është mësuesi. Mësuesi i përkushtuarndaj funksionit të tij prej edukatori do të kujdeset që me tërë përsonalitetin të rrezatojëpozitivitet dhe të jetë mostra më e shkëlqyer për nxënësit.

Tiparet e mësuesit

Me qëllim të kompletimit të informacioneve përkitazi me tiparet e mësuesit do të prezantojmëdisa nga klasifikimet e autorëve të ndryshëm për këtë çështje e ato janë:

Tiparet psikologjike – janë determinuese të punës pedagogjike në shkollë por edhe përbashkëpunimin brenda shkollës dhe me faktorët e jashtëm. Sipas Bardhyl Musait nëtiparet psikologjike hyjnë personaliteti, qëndrimet, përvoja dhe rezultatet.

Tiparet morale – janë tiparet etike të mësuesit të përmbledhura në thënien e akademikJashar Rexhepagiqit se “domëthënia e etikës së mësuesit qëndron në veprimtarinëkrijuese pedagogjike, në bindjen e qartë për rolin e kolektivit, të nxënësve, të shkollës dheperspektivën në edukatë. Në tiparet morale përfshihen ndershmëria, drejtësia, dashuriandaj të vërtetës, gatishmëria për sakrificë, përgjegjësia, modestia dhe zelli.

Tiparet kulturore dhe shkencore – përfshijnë sjelljet e kulturuara në shkollë e mjedisete tjera sociale, diapazon të gjerë dhe sa më të thellë të dijeve, kulturë të punës intelektuale

Tiparet profesionale – janë shkathtësitë dhe shprehitë profesionale, përgatitjetpedagogjike, didaktike dhe metodike dhe aftësitë krijuese dhe fryma inovatore.

Tiparet bashkëpunuese – mësuesi duhet të jetë komunikativ, empatik, objektiv, nxitës,optimist, i sinqertë, vizionar, racional, bashkëpunues, me aftësi organizative, qëndrimkritik dhe vetëkritik.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

18

Tiparet e mësuesit që vështirësojnë partneritetin me prindërit

Mosbesimi në vetvete Mungesa e gatishmërisë Mosrespekti Josinqeriteti Komunikimi jo cilësor

Tipat e mësuesve

Duke u bazuar në karakteristikat e theksuara më lartë dalin edhe tipe të ndryshëm të mësuesve:

Tipi autoritar - "flet vetë, drejton veprimtarinë e nxënësve, nuk përkrah veprime tëpavarura, nuk është tolerant në shkallën e duhur, është strikt, i prerë në mënyrëkategorike, ndikon negativisht në optimizmin e nxënësve, në nismën dhe vetëveprimin etyre.” Të kufizuara janë mundësitë e bashkëpunimit të mirëfilltë mes mësuesit autoritardhe faktorëve të tjerë.

Tipi demokrat është organizator i mirë, nxit nxënësit për punë, i përkrah, kërkon nga ataduke i respektuar njëkohësisht. Krahas relatave mësimore, shpreh frymën demokratikedhe karshi krijimit të mjedisit të përshtatshëm social për mësim dhe edukim, ashtu që"krijon mjedis të ngrohtë në klasë, ka humor, nxit bashkëpunimin, ndien edhe vetpërgjegjësinë për gjendjen në klasë”. Komunikimin me familjen e realizon me po tënjejtën frymë demokratike.

Tipi indiferent karakterizohet si person që "nuk ndjen, as nuk shfaq kënaqësi për arritjet,për përgjigjet e goditura, sikurse nuk shfaq as shqetësim për çrregullimin dhe mungesatqë ndodhin në klasë.” Ky qëndrim është demotivues për nxënësin dhe mbjellindiferentizmin e tij ndaj mësimit, e amortizon ndjenjën e përgjegjësise, mbytentuziazmin dhe frymën kërkuese e hulumtuese të të rinjve. Ky tip mësuesi ka po tënjejtën frymë të komunikimit edhe me faktorët e tjerë me të cilët duhet të bashkëpunoj. Ainuk nxit bashkëpunim, nuk lufton për realizimin e procesit, nuk ka energji për përballjenme problemet bashkëpunuese, nuk entuziazmohet nga arritjet e bashkëpunimit.

Tipi logotrop karakterizohet "me orientim të theksuar shkencor" dhe me shmangje ngapërgjegjësitë e tjera pedagogjike ndaj nxënësit dhe faktorët e tjerë që janë të rëndësishëm.

Tipi pedotrop është tejet i interesuar për nxënësit. Krijon afërsinë me ta, "ju jep liri, i nxitpër punë e studim drejt pavarësisë". Preokupim i mësuesit pedotrop është nxënësi, pritetpartneritet i mirëfilltë me faktorët e tjerë.4

4 Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 1998, fq. 260-262.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

19

3.2.3. Prindërit e nxënësve dhe familja

Bashkëpunimi me prindër në forcimin e rolit edukativo-arsimor të shkollës dhe në ngritjen eefikasitetit të plotë të punës mësimore, luan rol me rëndësi. Për rolin dhe rëndësinë e prindërve nërealizimin e suksesshëm të punës mësimore në teorinë e mësimit është folur në veçanti. "Shkollaamtare" e J.A.Komenksit është një nga veprat që rrjedh nga vetë kërkesa që shtron në ketë drejtimkarakteri i organizimit të punës së arsimimit pedagogjik të prindërve. "Prindërit janë tëobliguar qysh në shkollën e parë, derisa fëmijët janë ende në duart e tyre, t'u vënë bazat eshëndosha në të gjitha format e edukimit.” Nisur nga konstatimi se puna edukative-arsimorenë shkollë ka karakter shoqëror, "edukimi i fëmijës në familje, në kuadër të zhvillimit dhe tëformimit të brezit të ri në shoqëri, nuk është dhe nuk mund të jetë çështje private e prindit.Prindi ushtron këtë detyrë me vlerë shoqërore, e cila, si çdo veprimtari tjetër, duhet të jetëe planifikuar dhe e programuar dhe jo e çorganizuar apo e rastit ose në kundërshtim meveprimin e faktorëve të tjerë shoqërorë."Prindërit, si faktorë me rëndësi në procesin e edukimit dhe të arsimimit të fëmijëve, kanë rol tëshumëanshëm. Në njërën anë ata ndjekin dhe kontrollojnë drejtpërdrejtë punën dhe zhvillimin efëmijëve, duke u kujdesur që t'u krijojnë kushte sa më të mira për punë dhe në anën tjetër, roli ityre pasqyrohet në punën e suksesshme të nxenësve në klasë. Prandaj, në baze të këtyrekonstatimeve, mund të themi se bashkëpunimi i shkollës me familjen dhe anasjelltas është çështjee domosdoshme, që rrjedh nga qëllimet dhe detyrat e veprimtarise edukative-arsimore të këtyrefaktorëve shoqërorë, kurse angazhimi i tyre në këtë drejtim pasqyrohet në ngritjen dhe nëformimin e drejtë të personalitetit të të rinjëve. Posaçërisht raportet e drejta mes anëtareve tëfamiljes, përjashtimi i formave autoritare në edukimin e fëmijëve krijon kushte për një edukim tëdrejtë dhe të mirëfilltë në formimin e personalitetit të fëmijës.Dashuria dhe kujdesi pa rezervë i prindërve ndaj fëmijës në mjedisin familjar dhe organizimi ikohës për punë, për lojë dhe për pushim, përbën pjesën kryesore të edukimit të drejtë psiko-motorik të fëmijës, i cili, gjatë këtyre aktiviteteve, shfaq tërë personalitetin e vet dhe krijonmundësi të shumta për njohjen, përcjelljen dhe edukimin sa më të drejtë të tij. Bashkëpunimindërmjet shkollës dhe familjes është një çështje e domosdoshme dhe duhet të jetë angazhimpermanent i të dy palëve.

;

Figura 5: Prinderit si faktor subjektiv dhe detyrat e tyre

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

20

Funksionet e familjes

Për ta kuptuar rolin e familjes për formësimin e personalitetit të fëmijës do ti referohemimendimit shumë të çmueshem të akademik Jashar Rexhepagiqit se “roli edukativ i familjes nukzhduket, e as nuk është për tu nënçmuar.” Funksionet e familjes janë të shumta:

Funksion emotiv – i ofron mundësi çdo anëtari të jetë i dashur dhe ti dojë anëtarët e tjerëtë familjes. Lidhja emotive familjare rrit përkushtimin e familjes ndaj fëmijëve dhe ishtyn ata të interesohen për krijimin e kushteve më të volitshme për mirë edukimin eanëtarëve të rinj të saj. Nëse qasja e shkollës është e drejtë, familja do të realizojbashkëpunim të mirëfilltë.

Funksion mbrojtës – mbështët, mbron dhe kujdeset për sigurinë e fëmijëve. Familjashton intensitetin e interesimit për jetën jashtëfamiljare të fëmijeve, ashtu që vazhdon tëmbetet mbrojtësja kryesore e mirëqënies së fëmijëve.

Funksion social – ruan pozitën sociale të fëmijëve apo përmirëson atë nëse familja vërense rrezikohet në këtë aspekt. Është mbrojtëse ose riparuese e statusit të fëmijes por edheedukatore e fëmijës.

Funksion edukativ/pedagogjik – përgjegjëse e edukimit të gjeneratës së re dhe tëaftësimit të tyre për jetë. Krijon kushte të volitshme për zhvillimin e potencialit të lindurtë femijës në njërën anë dhe mundëson që fëmija ti shfaq aftësitë e tij maksimalisht nëanën tjetër. Angazhohet për përparim të fëmijës në mësim, ka në qendër të vëmendjesedukimin moral që të ketë fëmijë të zellshëm e të përgjegjshëm, me vlera estetike dheartistike.

Tiparet e prindit bashkëpunues: Komunikativ I hapur Vlerësues Aktiv I gatshëm për ndryshime Sistematik

Tiparet e prindit që vështirësojnë bashkëpunimin: I mbyllur I vetëpëlqyeshëm Kritizer Refuzues Fajësues Pesimist5

5 Deva - Zuna, Afërdita & bashkautorët: Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Prishtinë, 2009, fq. 143.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

21

KAPITULLI IV – BASHKËPUNIMI

Format e bashkëpunimit shënojnë “formën organizative të përgjithshme, të jashtme” tëbashkëpunimitt, përzgjedhja e të cilave determinohen nga “esenca, qëllimet dhe detyrat poredhe parimet” e bashkëpunimit.

Varësisht kritereve të klasifikimit, kemi dy lloj bashkëpunimesh:

1. Bashkëpunimi i drejtëpërdrejtë2. Bashkëpunimi i tërthortë

4.1 Format e drejtëpërdrejta

Bashkëpunimi i drejtëpërdrejtë është kontakti i drejtëpërdrejtë pa ndërmjetësues midisfaktorëve bashkëpunues. Pra, faktorët takohen në të njejtin ambient fizik, takohen në tënjejtën kohë dhe diskutojnë për çështjen e caktuar.

Mënyrat e realizimit të formës se drejtëpërdrejtë të bashkëpunimit janë:

Mbledhjet e prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve

Takimet me grupet e interesave apo mes grupeve të interesave Takimet me çifte pune apo mes çifteve të punës

Takimet individuale Vizitat /në shkollë, në familje Konferencat, tribunat etj.

Mbledhjet midis prindërve, faktorëve të shkollës, mësuesit apo mësuesve, drejtorit të shkollësapo prindërve në rrethana të caktuara janë një prej mënyrave të realizimit të formës sëdrejtëpërdrejtë të bashkëpunimit. Mbledhjet mes prindërve dhe shkollës mund të jenë tënatyrave të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme.

Mbledhjet e informimit organizohen nga shkolla dhe në të janë të ftuar të marrin pjesëprindërit e nxënësve të klasës apo në nivel të shkollës. Mbledhjet e informimit organizohennë nivel të klasës në fillim të vitit shkollor me qëllim që prindërit të informohen për jetën dhepunën në klasë e në shkollë, për rutinën dhe rregullat e shkollës dhe klasës, për përgjegjësitë enxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, për paralajmërimin e rreziqeve të mundshme në situatatë caktuara, etj. Mbledhjet e informimit mund të organizohen edhe në nivel të shkollës, nërrethanat kur prindërit e nxënësve të tërë shkollës duhet të marrin informacione që vlejnë përtë gjithë. Përparësia e mbledhjeve të informimit në nivel të klasës, paraleles dhe shkollësështë kyçja e prindërve dhe familjes në punën e shkollës apo iniciativave të klasës a shkollëspërmes njoftimit dhe familjarizimit me rrethanat e caktuara. Kjo u mundëson prindërve poredhe shkollës të jenë pjesë e proceseve në nivel të njoftimit me çështjen e caktuar. Mangësiae mbledhjeve të informimit do të jetë nëse kjo mënyrë e komunikimit direkt aplikohet si evetmja.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

22

Mbledhjet formale me prindër janë një tjetër mënyrë e cila e plotëson mënyrën e kontaktimitme prindërit. Mbledhjet e shkollës me prindër, me nxenës nëse është në interes të shqyrtimitdhe zgjidhjes së çështjes, janë pjesë e planifikimit të shkollës por mund të organizohen edhenë ritëm të jashtëzakonshëm, atëherë kur paraqitet nevoja për takime të këtij tipi. Këtombledhje i organizon faktori shkollë dhe i udhëheqë varësisht nga niveli i shkollës mësuesiapo kujdestari i klasës, i raporton këshillit të shkollës dhe drejtorisë së shkollës, për rrjedhëne mbledhjes dhe vendimet e marra. Ana pozitive e mbledhjeve formale të shkollës, meprindër dhe faktorët e tjerë është fokusimi i sinergjisë edukative e sociale në procesin epërbashkët që rezulton me shumë të mira për kooperim. Do t'i evidentojmë disa:

zgjidhja e përbashkët e problemeve në nivel të paraleles, klasës apo shkollës

ballafaqimi i përbashkët me konfliktet që paraqiten në shkollë, klasë apo paralele, komunikimi i faktorëve bashkëpunues për brengat dhe sugjerimet për tejkalim,

këmbim i ideve midis faktorëve bashkëpunues kur situata e kërkon pjesëmarrjen etyre,

planifikimi i përbashkët i programit të shkollës,

marrëveshja për realizimin e programit apo projekteve, vlerësimi i përbashkët i rezultateve dhe dështimeve,

marrëveshja e faktorëve bashkëpunues për procesin e mëtutjeshëm.

Mbledhjet formale të shkollës me prindër e faktorët e tjerë bashkëpunues mund të rrezikojnëbashkëpunimin. Do t'i theksojmë disa rrethana që e bëjnë këtë mënyrë të bashkëpunimit tëdisfavorshëm për mirëvajtjen e procesit edukativ shkollor:

kur mbledhjet formale të shkollës me prindër apo nxënës dalin jashtë margjinave tëzgjedhjeve parimore,

kur kooperimi kalon në komunikim për nxënësin e caktuar,

kur kooperimi i drejtohet prindit të nxënësit që ka shkaktuar apo është përfshirë në njësituatë të disfavorshme për mirëvajtjen e jetës nëëshkolle,

kur komunikimi ka tonin e fajësimit të nxënësit apo prindit,

kur komunikimi kalon në fajësim reciprok midis shkollës dhe familjes.

Pasojat nga një trajtim publik të një nxënësi, prindi, familje apo arsimtari mund të jenë tëshumta si: objekti i trajtimit të veçuar/ nxënësi, prindi, arsimtari etj./ ndihet keq, reziston tëbashkëpunoj, humb besimin në faktorët tjerë, pengon tejkalimin e problemit etj.

Në këtë atmosferë të komunikimit del që kjo mënyrë e bashkëpunimit nuk e përmbushëmisionin e vet - misionin e rritjes së cilësisë edukative dhe sociale. Mbledhjet formale meprindër që i organizon dhe udhëheq shkolla duhet të shqyrtojnë çështjet në parim, p.sh.dukurinë e largimit nga orët mësimore, suksesi i dobët në një lëndë etj. pa e kërkuar emrin efajtorit. ‘Gjahu kolektiv’ e bën të pamundur ruajtjen e konfidencialitetit të një çështjeje e cilaështë e ndjeshme sepse denigron një person. Që t'i shmangemi dështimeve të mundshme,pedagogjia, kjo shkencë që merret me bashkëpunimin midis faktorëve edukative rekomandonaplikimin edhe të mënyrave të tjera të formave të drejtëpërdrejta të bashkëpunimit shkollë-familje..

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

23

Takimet individuale mund të realizohen mes mësuesit, njërit prind, nxënësit si përfaqësues iklasës apo nxënësit në trajtim. Tema e takimit paraprakisht përcaktohet dhe diskutohetbashkarisht për çështjen. Përfundimet arrihen me marrëveshje ndërsa të tjerët informohen përrrjedhën e takimit. Rrethanat e volitshme për bashkëbisedim, trajtim e përfundim tësuksesshëm duhet të jenë si në vijim:

Klima e komunikimit apo e bashkëbisedimit duhet të jetë "mbështetëse, e hapur,bashkëpunuese"

Bashkëbisedimi i hapur gjatë këtyre takimeve konsiston në bisedat e hapura, tësinqerta, me mirëkuptim, që shprehin respekt dhe besim reciprok, kur janë tëvëmendshëm - art është ta dëgjojmë njëri-tjetrin.

Komunikimi kreativ që ngërthen në esencën e vet "pritjet e rezultateve të mira, tëshprehurit e të kuptuarit e tjetrit, shmangia e vlerësimeve të hershme, përfundimetpozitive dhe konstruktive, të pranuarit e pasaktësive dhe dilemave eventuale, tentimete pasuksesshme shfrytëzohen për të mësuar diçka, ofrim i mbështetjes atyre që janë tëpasigurt dhe flasin thjesht-kuptueshëm.

Një komunikim i këtillë midis mësuesit e arsimtarit, prindërit e nxënësit i cili nuk bazohet nëhierarki por ku të gjithë ndihen të respektuar pritet të japë rezultate edhe në zgjidhjen eproblemeve më të medha. Anët pozitive të takimeve individuale apo në çift– dyshe pune janë:

Kontakti i drejtëpërdrejtë i një numri më të kufizuar të faktorëve bashkëpunues. Mundëson afërsinë më të madhe mes tyre, që është kusht elementar për bashkëpunim

të hapur dhe kreativ. Kontakti i drejtëpërdrejtë mundëson qartësimin e problemeve, me vetë faktin se mund

të kërkohen dhe të jepen sqarime plotësuese.

Komunikimit i jep kuptim të veçantë komunikimi joverbal, pra me gjuhën e trupitmidis faktorëve bashkëpunues.

Për situatat më të ndjeshme, atëherë kur një situatë problematike apo krize lidhet mesubjektin e caktuar, nxënësin, arsimtarin apo prindin, për të gjithë është më e lehtë tëflasin rreth çështjes, të rrëfejnë edhe fshehtësitë, të diskutojnë, të këshillojnë, tëkërkojnë zgjidhje, të pranojnë gabimin dhe të kërkojnë falje, të premtojnë.

Anët negative të takimeve individuale dhe në çifte-dyshe pune mund të jenë si rezultat irrethanave vijuese:

Bashkëbisedimi paragjykues

Hierarkia në marrëdhënie- superioriteti i të parit mbi të tjerët për të vlerësuar, gjykuar,kontrolluar, marrë vendime etj.

Indiferenca që rezulton me angazhim të pamjaftueshëm apo mosangazhim tëmirefilltë deri te shpërfillja e procesit apo problemit

Mungesa e empatisë gjatë zgjidhjes së problemeve

Mungesa e gatishmerisë për përmirësime, korrigjime etj.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

24

Takimet me grupet e interesave - grupin e interesit e përfaqësojnë më shumë subjektet einvolvuar për çështjen e caktuar pa e përfshirë tërësisht një kolektiv apo njësi, siç janënxënësi i një klase apo paralele, të gjithë prindërit e klasës apo paraleles së caktuar apoarsimtarët që japin mësim. Justifikim i fuqishëm i aplikimit të kësaj mënyrë të formës sëdrejtëpërdrejtë të bashkëpunimit mund të jenë konstatimet në vijim:

Interesi i të gjithë anëtarëve të grupit në zgjidhjen e një çështjeje është i madh, ngasesecili e gjen veten aty dhe në atë çështje.

Interesi personal apo ai që lidhet me faktorët e caktuar e bën më të fuqishëm dhe mëtë thellë motivin për t'u përfshirë në bashkëpunim.

Problemet e përbashkëta e thellojnë bashkëpunimin midis grupit të interesit. Fitorja e grupit të interesit zakonisht përcillet me përjetimin e triumfit të përbashkët, i

cili ndikon në mënyrë nxitëse për fitoret e reja. Humbjet, dështimet apo rezultatet e dobëta të grupeve të interesit, p.sh. në gara, në

manifestime etj. më lehtë tejkalohen bashkarisht për shkak të përkrahjes dhe nxitjesbrenda grupit, se sa humbjet individuale, të cilat jo rrallë e dekurajojnë individin.

Së fundi, e mira nga takimet dhe puna e grupit të interesit nuk është vetëm zgjidhja eproblemeve e situatave por edhe miqësite e reja - bagazh i rëndësishëm social ky.

Vizitat në shtëpi mundësojnë realizimin e bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë mes shkollës dhefamiljes. Kjo formë e bashkëpunimit parashihet me dokumentacion pedagogjik dhe aplikohetnë nivelin parashkollor, por është dhe duhet të aplikohet për arsye të veqanta edhe në nivelete tjera të edukimit e të arsimimit të nxënësve, deri atëherë kur është e duhur të aplikohet. Kyhap duhet të jetë mirë i paramenduar dhe i pranueshëm për familjen dhe fëmijën. Atëherë kuriniciativa vjen nga familja është rrethanë lehtësuese, ngase shkolla e plotëson kërkesën efamiljes dhe është më mirë e pranuar dhe e mirëpritur në mjedisin familjar. Sikur çdo formë ebashkëpunimit që nuk është e mjaftueshme si e vetme, edhe vizitat në shtëpi duhet tëvështrohen me sy kritikë e të aplikohen në rrethanat e duhura. Përparësitë e vizitës në shtëpiapo edhe në ambientet e tjera jetësore të nxënësit janë:

Themelimi apo kompletimi i informacioneve për fëmijën dhe familjen. Njohja me rrethanat e jetës dhe të edukimit të nxënësit.

Arritja e sigurisë së mësuesit në vendimet apo procedurat e ndërmarra. Krijimi i besimit në procesin e bashkëpunimit dhe tejkalimin e problemit. Rritja e autoritetit të shkollës dhe përmirësimi i imazhit të faktorëve bashkëpunues.

Mangësitë e vizitës në shtëpi mund të rezultojnë me:

Familjarizëm të tepruar dhe keqpërdorim të afërsisë nga familja dhe nxënësi. Humbje e privatësisë së dyanshme-subjektive vizitore dhe familjes.

Thellim i bindjes së shkollës dhe komunitetit se nuk mund t'ia dalim kurrsesi nga seeshtë familje e një lloji të veçantëëne kuptimin negativ dhe se duhet shkëputurbashkëpunimi me çka mbillet fryma e pesimizimit.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

25

4.2. Format e tërthorta të bashkëpunimit

Bashkëpunimi i tërthortë është komunikimi midis faktorëve bashkëpunues me ndërmjetësuestë ndryshëm. Mënyrat përmes të cilave realizohet bashkëpunimi i tërthortë janë:

Telefonatat

Komunikimi elektronik ku përfshihen:

Porositë në telefon Porositë në internet

Komunikimi me shkrim ku përfshihen:

Letërkembimi

Porositë javore. Shënimet individuale

Botimet Porositë joformale Kutitë për sugjerime

Secila nga këto forma i ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Por edhe vleresimi i anëve tëforta ose jo të një forme të caktuar varet nga situatat apo rrethanat në të cilat aplikohet. Përaplikimin e formave të tërthorta të bashkëpunimit kërkohet përgjegjësi e shtuar e faktorëveme qëllim që të mos rrezikohet procesi. Format e tërthorta i kanë edhe karakteristikatspecifike që i dallojnë nga format direkte të bashkëpunimit. Do t'i evidencojmë disa nga këtokarakteristika, si anë të forta apo edhe anë të dobëta, me qëllim që të zbërthehet esenca e tyre,e ato janë:

Komunikimi realizohet midis faktorëve bashkëpunues, por përmes të ndërmjetësimitqë mund të jetë mjeti teknik-elektronik, telefoni, interneti apo mjeti postar.

Faktorët bashkëpunues nuk gjenden në të njejtin ambient fizik. Faktorët bashkëpunues mund të komunikojnë në të njejtën kohë, por edhe në kohë të

ndryshme. Kjo bën që ndoshta edhe mos të reagohet në kohën e duhur ngase ikmomenti i përshtatshëm për zgjidhjen e çështjes së caktuar.

Mungon komunikimi i drejtëpërdrejtë dhe me këtë edhe mundësia për të kuptuarit, qëmund të arrihet ndonjëherë vetëm e vetëm përmes kontaktit direkt.

Telefonatat

Thirrjet telefonike mund të bëhen midis faktorëve bashkëpunues. Kjo mënyrë e komunikimitmund të realizohet në keto rrethana:

Në situata specifike.

Në situata emergjente. Si kontaktim rutinor.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

26

Komunikimi me shkrim - mund të bëhet përmes mjeteve të ndryshme, të atyre elektonike eteknike, përmes postës edhe të shkolles, fjalës së edituar apo të bartur dhe me dorë.

Botimet - në formë të broshurave, doracakëve, revistave e të ngjajshme që shqyrtojnë çështjenë favor të bashkëpunimit. Mund të ketNë efektin e duhur sepse:

janë materiale që përgatiten enkas për çështjen, janë materiale që përgjegjësinë e marrin kompetentët profesional, janë materiale që mund të distribuohen në mënyrë të organizuar e që mund të na

ndihmojnë mirëvajtjen e mbledhjeve të prindërve, debateve të organizuara në formë tëtribunave etj.

Porosite javore janë forma të komunikimit të shkollës me familjen. Ato janë porosiindividuale që i përgatit shkolla dhe i dërgohen secilës familje, me qëllim të informimit tëvazhdueshëm periodik për fëmijën e tyre, suksesin dhe aktivitetet, nevojat dhe pengesateventuale.

Porosite joformale janë porosi të shkurtra që shkolla ia dërgon familjes për t'iu falënderuarpër ndonjë angazhim, kontribut apo për të kërkuar nga familja - prindërit ndonjë ndihmëmateriale, profesionale apo humane.

Shenimet individuale - shkolla shenimet mund t'ia dergoje çdo dite familjes - prinderve tecilet pasi t'i kane lexuar ia kthejne asaj.

Fletorja e komunikimit me familjen - është një nga mënyrat e mbajtjes së kontaktit tëvazhdueshëm mes shkollës dhe familjes. Ky komunikim është gjithëpërfshirës, por iindividualizuar, sistematik dhe i përditshëm. Mësuesi apo mësuesja e klasës, çdo ditë i dërgonsecilës familje informacione të shkruara për fëmijën, për sjelljen, angazhimet e rezultatet eveçanta por edhe vështirësitë eventuale.

Kutitë për sugjerime u japin shanse të gjithë prindërve që përmes letrave të hedhura në kuti t'ishprehin idetë apo të japin sugjerime me qëllim të mirevajtjes së punës në shkollë, gjithnjëduke aluduar që kutia-postë të mos keqpërdoret.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

27

4.3 Rëndësia e bashkëpunimit

4.3.1 Rëndësia për nxënësin

Rëndësia e bashkëpunimit është e nevojshme sepse arrihet njohja dhe të kuptuarit më i plotëdhe më i thellë i personalitetit të nxënësit si i:

Tipareve më dominante të temperamentit; Veçorive të karakterit, qofshin ato pozitive apo negative, veset deri te pasionet.

Tipareve të vullnetit si për vullnetin e dobët dhe vullnetin e fortë; Qendrimeve në relacion me veten, me familjen, me shokët e klasës, me mësuesin

si dhe qëndrimin e nxënësit ndaj përgjegjësive dhe të drejtave në shkollë etj. Sferës afektive të personalitetit të nxënësit - emocioneve, ndjenjave, interesave,

dëshirave, bindjeve etj.

Intelegjencave më të shprehura, nivelit të aftësive, të shkathtësive dhe të shprehiveintelektuale dhe të tjera - përparimit dhe ngecjeve;

Sjelljeve të pershtatshme apo të papërshtatshme deri tek ato devijante qëmanifestohen në klasë apo në shkollë, familje apo mjediset e tjera;

Mënyrës së nxënies/ecurisë, metodave, tipave të mbamendjes, qasjes ndajpërmbajtjeve/kritike apo mekanike etj./

Njohja e personalitetit të nxënësit dhe rrethanave të jetës familjare e të tjerat bënqë faktorët edukativë të vetëdijësojnë nxënësin për vlerat personale dhe rëndësinëe tyre për familjen, komunitetin dhe shoqërinë

Qasja e individualizuar ndaj nxënësit dhe respektimi i specifikave individuale bënqë ai të angazhohet më shumë

Bashkëpunimi i mirëfilltë është i dobishëm për nxënësin ngase aftësohet tëvetëvlerësojë dhe vlerësojë punën shkollore dhe atë sociale;

Bashkëpunimi midis faktorëve primarë të edukimit rrit gatishmërinë e fëmijësnxënës për vetiniciativa të ndryshme dhe involvim në iniciativa grupore etj.

Trajtimi psiko-pedagogjik human i nxënësit bën të jetë person i hapur, sfidues dhei lumtur, me ndjenjën që është i dobishëm dhe me ndjenjën e përkatësisë sociale.

Partneriteti i mirëfillte është me rëndësi për nxënësin ngase mundësohet evitimi ishkaqeve që vështirësojnë procesin efikas të edukimit si dhe krijohen mundësi dhekushte të edukimit të suksesshem familjar dhe shkollor.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

28

4.3.2 Rëndësia e bashkëpunimit për shkollën

Familja - komuniteti arrijnë të njihen më mirë si dhe të kuptojnë, të mbështesin dhe tëpërmirësojnë pozicionin dhe funksionet e shkollës.

Mundësohet që faktorët bashkëpunues jashtëshkollorë të ndikojnë në përmirësimin epërmbajtjes së bashkëpunimit me shkollën.

Zhvillohet dhe përmirësohet vijimisht funksioni edukativ i shkollës Aktualizojnë dhe mundësojnë funksionalizimin e njohurive të nxënësve dhe inazhit

shoqëror të shkollës; Ndihmohet procesi i involvimit te mirëfilltë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në jetën

shkollore dhe më gjerë, si dhe krijohen shanset e zhvillimit dhe edukimit të nxënësveme prirje dhe talent të veçantë;

Zvogëlohet numri i nxënësve që braktisin shkollën dhe nxënësve mungestarë etj. ; Fuqizohet funksioni demokratik e human i shkollës dhe demokratizimi i rrethit;

Nga kjo del që bashkëpunimi i shkollës me familje ka efekte të shumëfishta dhegjithëpërfshirëse për shkollën. Për këtë pritet që pikërisht shkolla të jetë kopshtar i farës sëbashkëpunimit, nismëtari dhe bartësi i përgjegjësisë së bashkëpunimit institucional.

Rëndësia e bashkëpunimit për familjen

Familja arrin të njohë fëmijën e të kuptojë shkaqet e vështirësive në nxënie; Familja e kërkon dhe e gjen, qoftë edhe në bashkëpunim me ekspertët përkatës arsyen

e sjelljeve të papërshtatshme apo devijante të fëmijës;

Reflekton për qasjen përkatëse edukative - i mbështet sjelljet e mira dhe aspiratat edrejta të fëmijës; e përmirëson funksionin edukativ dhe arrin edukim më cilësor, arrintë përjetojë ndjenjën e triumfit edukativ, i cili në mënyrë kumulative nxit angazhiminpër arritjen e suksesit tjetër;

Ngrihet vetëdija e prindërve për nevojën e aftësimit të vazhdueshëm psiko-pedagogjiktë tyre, me qëllim që të evitohen gabimet jo të rralla të prindërve dhe me pasoja përfëmijët, në një anë dhe në anën tjetër, me qëllim të arritjes së kompetencëspedagogjike të tyre;

Familja bashkëpunuese bën që të evitohet i mundshmi "negativizëm pedagogjik", qërezulton nga mbyllja e familjes karshi komunitetit dhe shkollës;

Familja bashkëvepruese dhe ndërvepruese bën që të sigurohet një ambient më irehatshëm mbështetës dhe më i sigurt për fëmijën. Kjo rezulton me vendosje tëmarrëdhënieve të humanizuara familjare dhe me këtë pritet që fëmija të jetë mëkomunikativ, pra i hapur, më kooperativ, më kritik, më i gatshëm për vetëvleresim, iguximshëm gjate vlerësimit dhe fleksibil etj.

Bashkëpunimi midis shkollës dhe familjes pritet të jap frytin e bashkëpunimit - qytetarin edobishëm për veten, familjen dhe shoqërinë, qytetarin sfidues të aftë për t'u përballur përveten, familjen dhe shoqërinë, qytetarin sfidues të aftë për t'u perballur me vështirësitë e jetës,njeriun e lumtur në familje, dashamirësin e arsimit dhe njeriun e përkushtuar të komunitetit.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

29

PËRFUNDIMI

Në bazë të analizës së temës, kam nxjerrë këto përfundime:

1. Të rritet bashkëpunimi mes faktorëvë subjektivë në shkollat tona pasi që ai do tësjell rezultate më të mira tek nxënësit në mësimdhënie.

2. Mësuesi duhet: Të jetë i përgatitur për bashkëpunim

Të krijoj bashkëpunim mes nxënësve së pari, pastaj me faktorët e tjerë Të nxit bashkëpunimin me prindër dhe ndonjëherë ta bëj edhe hapin e parë

3. Të mos anashkalohen nxënësit, prindërit e të cilëve nuk janë të gatshëm përbashkëpunim sepse, padyshim ata:

Do të humbasin interesimin për punë dhe angazhim me të tjerët

Do të ndihen të anashkaluar dhe të parëndësishëm në krahasim me të tjerët Do të jenë inferior për çfarëdo që zhvillohet në klasë

4. Kurrsesi nuk guxojmë t’ua inponojmë prindërve vetëm një formë bashkëpunimisepse asnjë njeri nuk mendon njejtë dhe nuk vlen e njejta për të gjithë.

5. Duke ua bërë të qartë rëndësinë e faktorëve subjektivë dhe rolin që secili ka nëprocesin mësimor do të krijohet një klimë më e mirë në klasë, një dëshirë për punënë mes të nxënësve, ata do ta vlerësojnë më shumë veten dhe pastaj shokun, do tësocializohen mes veti dhe do ta konsiderojnë mësimdhënësin si mbështetjekryesore të tyre.

Shpresoj që të kuptohet rëndësia e faktorëve subjektivë e të rritet bashkëpunimi në shkollattona ku puna e mësimdhënësve, mbështetja e prindërve dhe angazhimi i nxënësve do tëreflektojë për rezultate më të mira në arsim!

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Bytyqi... · 3 Abstrakti Ky punim është i fokusuar në rolin e faktorëve subjektivë në procesin mësimor sepse bashkëpunimi i

30

LITERATURA

Shimllesha, Pero: Pedagogjia II, Prishtinë, 1988

Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 1998

Zylfiu, Njazi: Didaktika, Prishtine, 2004

Deva - Zuna, Afërdita & bashkautorët: Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Prishtinë,2009

Musai, Bardhyl: Metodologji e mësimdhënies, botimi i dytë, Tiranë, 2014

Fotot nga interneti

https://www.dreamstime.com/stock-photo-little-children-professional-teacher-drawing-classroom-lesson-image95271428

https://phys.org/news/2016-09-role-body-language-teacher-student-interactions.html

http://www.classiblogger.com/parents-and-teachers-communication-better-grades-of-your-child/


Recommended