+ All Categories
Home > Documents > Nga 16 gushti s'ka më ilaçe, Financat bllokojnë importin

Nga 16 gushti s'ka më ilaçe, Financat bllokojnë importin

Date post: 09-Jan-2023
Category:
Upload: khangminh22
View: 0 times
Download: 0 times
Share this document with a friend
24
Cyan magenta yellow black TRASHEGIMIA Janë marrë nga muzetë në nëntor 2012 dhe nuk janë kthyer ende Zhduken për tre muaj 100 thesare Faqe 20 BANKAT Faqe 13 Kreditë e humbura arrijnë në 400 milionë euro Koment Analizë Qeveria e re si produkt shqiptar Kontrolli dhe qeverisja e mirë NGA AFRIM KRASNIQI NGA BAJRAM LAMAJ* K a një perceptim të ga- buar se krijimi i qeverive do të thotë, zgjedhja e më të mirëve për të na qever- isur. Në politikë nuk ka vend për... N ë ambientin tonë të nxehtë politik këto ditë vere është kthyer vë- mendja tek qeveria e re që do mandatohet... vijon në faqe 19 vijon në faqe 18 LAZARATI , DROGE PA POLICE TV “A1Report” transmetoi pamjet ekskluzive të Guardia di Finanza VITI III - NR. 185 E mërkurë, 07-08-2013 REPORTAZH Kryekomunari Aliko: Ndjej neveri kur dikush tenton ta cilësojë Lazaratin megakultivues të bimës narkotike. Eksperti i policisë: Vetëm për një rrënjë hashash harxhohen 30 euro, por ¿tohen 50 të tjera. Në shtator pritet të korret Faqe 2-3 LEKË 30 SKANDALI Nga 16 gushti s’ka më ilaçe, Financat bllokojnë importin M inistria e Financave ka bllokuar impor- tin e ilaçeve, duke u kërkuar grosistëve pullat e dy¿shta ¿skale, një masë, që ishte bllokuar një vit, edhe me ndërhyrjen e amba- sadës zvicerane. Rrezikohet mungesa e ilaçeve në treg nga 16 gushti... Faqe 10-11 TIRANE GENC KONDI Urdhëri i farmacistëve: Qeveria e Berishës na çoi në kaos GAZETARET FRANCEZE: HASHASHIN TUAJ E PAGUAJNE SA ‘FRENGU PULEN’ NË FOTO: Parcelat e mbjella me hashash në fshatin Lazarat, Gjirokastër Xhamia e qendrës jep lulishten për biznes Ja si do ta bllokojmë PS në parlamentin e ri Kontrolle të pazakonta në pikën ku¿tare të Rinasit KQZ çerti¿kon procesin pas 44 ditë debatesh FIER TRITAN SHEHU TERRORIZMI ZGJEDHJET Faqe 15 Faqe 9 Faqe 17 Faqe 6-7 MBROJTJA “Nevojitet reformë kirurgjikale” Çuko: Ju tregoj aferat e Imamit me sekserët Faqe 4-5 NË FOTO: Deputeti i PS-së, Arben Çuko
Transcript

Cyan magenta yellow black

TRASHEGIMIA

Janë marrë nga muzetë në nëntor 2012 dhe

nuk janë kthyer ende

Zhduken për tre muaj 100 thesare

Faqe 20

BANKAT Faqe 13

Kreditë e humbura

arrijnë në 400 milionë euro

Koment

Analizë

Qeveria e re si produkt shqiptar

Kontrolli dhe qeverisja e mirë

NGA AFRIM KRASNIQI

NGA BAJRAM LAMAJ*

Ka një perceptim të ga-buar se krijimi i qeverive do të thotë, zgjedhja e

më të mirëve për të na qever-isur. Në politikë nuk ka vend për...

Në ambientin tonë të nxehtë politik këto ditë vere është kthyer vë-

mendja tek qeveria e re që do mandatohet...

vijon në faqe 19

vijon në faqe 18

LAZARATI, DROGE PA POLICETV “A1Report” transmetoi pamjet ekskluzive të Guardia di Finanza

VITI III - NR. 185 E mërkurë, 07-08-2013

REPORTAZH

Kryekomunari Aliko: Ndjej neveri kur dikush tenton ta cilësojë Lazaratin megakultivues të bimës narkotike. Eksperti i policisë: Vetëm për një rrënjë hashash harxhohen 30 euro, por tohen 50 të tjera. Në shtator pritet të korret Faqe 2-3

LEKË 30

SKANDALI

Nga 16 gushti s’ka më ilaçe, Financat bllokojnë importin

Ministria e Financave ka bllokuar impor-tin e ilaçeve, duke

u kërkuar grosistëve pullat e dy shta skale, një masë, që ishte bllokuar një vit, edhe me ndërhyrjen e amba-sadës zvicerane. Rrezikohet mungesa e ilaçeve në treg nga 16 gushti... Faqe 10-11

TIRANEGENC KONDI

Urdhëri i farmacistëve: Qeveria e Berishës na çoi në kaos

GAZETARET FRANCEZE: HASHASHIN TUAJ E PAGUAJNE SA ‘FRENGU PULEN’

NË FOTO:Parcelat e mbjella me hashash në fshatin Lazarat, Gjirokastër

Xhamia e qendrës jep lulishten për biznes

Ja si do ta bllokojmë PSnë parlamentin e ri

Kontrolle të pazakonta në pikën ku tare të Rinasit

KQZ çerti kon procesin pas 44 ditë debatesh

FIERTRITAN SHEHU TERRORIZMI ZGJEDHJET Faqe 15 Faqe 9 Faqe 17 Faqe 6-7

MBROJTJA

“Nevojitet reformë kirurgjikale”

Çuko: Ju tregoj aferat e Imamit me sekserët

Faqe 4-5

NË FOTO:Deputeti i PS-së, Arben Çuko

2 E mërkurë, 7 gusht 2013

AKTUALITET

REPORTAZH Çfarë ndodh në Lazarat, fshatin ku hashashi prodhohet me shumicë

Ekskluzive

Brenda Lazaratit, aty ku nuk ka këmbë polici

Si u rrezikuan gazetarët francezë që donin të lmonin në fshat vetëm pak ditë më parë. Deklarata e Camille Le Pomellec: Këtu,

lazaratasit janë më të organizuar se policia e shtetit

LAZARAT

NGA TELNIS SKUQI

LAJMINjë ditë pas deklaratave të zyr-tarëve italianë për megaprod-himin e hashashit në Lazarat, janë shtuar masat e sigurisë nga vetë poseduesit e mallit, ndërkohë që nuk duket këmbë polici. Pak ditë më parë, një grup gazetarësh francezë, janë rrezi-kuar seriozisht ndërsa kërkonin të bënin lmime brenda fshatit. Ndërkohë kryekomunari Aliko e pranon se ka prodhim hashashi, por jo në sasinë që itet. Shqip-tarja.com, sjell fotot ekskluzive të plantacioneve që pritet të korren në shtator.

Lazarati është emër shumë i njohur në Shqipëri. Gjatë dik-taturës njihej si fshat ballist,

në demokraci si bastion i Partisë Demokratike dhe vitet e fundit si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike.

Të gjitha këto janë të diskutu-eshme, por ka një fakt të pakundër-shtueshëm, që do të mjaftonte për t’a bërë Lazaratin të famshëm, madhë-sia e tij. Me 5200 banorë dhe rreth 2000 emigrantë është fshati më i madh në Shqipëri.

Adrian Ll., lin-dur në Elbasan, prej tre muajsh është i punësuar në plata-cionet e hashashit në Lazarat, fshati që ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Gjirokastrës.

Ende pa lindur dielli, Adriani e gjen tek sheshi “Omo-nia” për të kapur furgonin e linjës La-zarat-Gjirokastër.

“Në Lazarat ka punë për të gjithë, mjafton të kesh krahë dhe dëshirë për të tuar lekë”, pohon Adriani.

Adriani thekson se sivjet ha-shashi është i mbarë. Puna është me normë, por edhe timi është i mirë.

“Ke fuqi të punosh gjithë ditën, askush nuk të ndalon”, vijon Adriani.

Sipas tij, gushti është muaji i

njerëz të mirë. Ata interesohen për gjithçka, por nuk të falin nëqoftëse i tradhëton”, nënvizon Adriani.

Adriani tregon se çdo person që hyn në Lazarat është i monitoruar nga një grup njerëzish.

“Të gjithë janë të “skeduar”. Per-sonat e padëshirueshëm identi ko-hen në kohë dhe dëbohen me forcë nga fshati Lazarat. Ka pasur raste që “të padëshiruarit” janë larguar me dajak ose me kërcënimin e kal-lashnikovit”, thotë Adriani.

GAZETARËT E HUAJRreth një javë më parë, tre

gazetar investigativë, dy shqiptar dhe një francez, u kërcënuan me vdekje, pasi ata tentuan të lmonin fshatin Lazarat.

Jeta e tyre u vu në rrezik, ku një automjet tip “Ford”, me targa “Lazarat” u zuri rrugën. Jeta e tyre përpak sa nuk përfundoi tragjikisht. Fatmirësisht pa viktima.

Gjatë investigimit treditor, gazetarët konstatuan një organizim të përsosur të “vijës së gjelbërt”.

“Vetë shteti shqiptar do ta kishte zili këtë organizim të përkryer. Ata dinë të ruajnë ku njtë e Lazaratit, më mirë se Policia e Shtetit”, tregon Camille Le Pomellec, gazetari francez.

Camille thotë se hashashi i La-zaratit tashmë është bërë i njohur në mbarë Europën për cilësinë e saj.

“Nuk ka të krahasur hashashi i Lazaratit. Shumë konsumatorë europianë janë gati ta paguajnë si “frëngu pulën” këtë lëndë narko-tike”, speci kon Camille.

Sipas tij, shteti është dorëzuar pa kushte përpara Lazaratit.

Në fakt, deklarata e tij, u vërtetua dy ditë më parë nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit.

TREGTIA DHE FITIMIPlot 4.5 miliardë euro kushton

tregëtia e hashashit, prodhuar nga Lazarati.

Stefano Bastoni, drejtori i Repartit të Aviacionit të “Guardia di Finanza”, e cilëson marramendëse vlerën, por banorët e fshatit men-dojnë të kundërtën.

“4.5 miliard euro? Shumëëëë! Nuk them që “dhelprën ta lëjmë pa bisht”, por të paktën të ulin vlerën, pasi ne nuk konkurrojmë shtetit”, shprehet me humor R. A., banor i fshatit Lazarat, i cili preferoi të ngelet anonim.

Rreth një javë më parë, tre gazetar investigativë, dy shqiptar dhe një francez, u kërcënuan me vdekje, pasi ata tentuan të lmonin fshatin Lazarat. Jeta e tyre u vu në rrezik, ku një automjet tip “Ford”, me targa “Lazarat” u zuri rrugën. Jeta e tyre përpak sa nuk përfundoi tragjikisht.

RREZIKU PËR GAZETARËT

procesit vendimtar të prodhimit të hashashit.

“Lënda narkotike në Lazarat, thotë Adriani, është cilësor. Sivjet pritet prodhim i madh”.

“Në pjesën perëndimore të fshatit janë mbjellë me mijëra bimë. Deri tani hashashi është dymetrosh, ndërsa në

shtator pritet të korret”, thekson Adri-ani, djali i vetëm i pesë motrave.

Adriani saktëson se çdo ditë nxjerrë 3 mijë lekë të reja, afro 80 mijë lekë në muaj.

“Nuk ka ditë pushimi në këtë kohë. Vetëm të jesh budalla të mos punosh”, speci kon Adriani, i cili

shton se gjysmat e lekëve që nxjerrë në Lazarat i dërgon në shtëpi.

Adriani thotë se në Lazarat janë të punësuar mbi 700 persona, pjesa dërmuese janë nga Shqipëria e Mesme.

“Lazarati është hambar për të gjithë ata që duan punë. Lekët i merr çdo ditë. Prodhuesit janë

NË FOTO:Parcelat e mbjella me hashash në fshatin Lazarat, Gjirokastër

Pse u rihap debati për Lazaratin?Gjithçka ndodhi pas një raporti që bënë zyrtarët italianë mbi prodhimin e bimës narkotike Canabis Sativa në Shqipëri, e për më tepër vëzhgimi për plantacionet e mbjella në Lazarat. Sipas tyre, në fshatin Lazarat prodhohen 900 tonë drogë me një vlerë prej 4.5 miliardë eurosh. Shqetësimi i Guardia Di Financa të Italisë vjen pas kapjes së sasive të mëdha të lëndës narkotike në brigjet italiane.

Si kanë reaguar strukturat policore në Shqipëri?Shteti është treguar i pafuqishëm të vendosë kontroll mbi territorin e aq më tepër në Lazarat. Botet e ujit apo lënda narkotike që korret në fshat kalon nëpërmjet një rruge, që, pavarësisht se kontrollohet nga policia në aksin e saj të poshtëm, ka mungesë kapacitetesh por edhe mungesë vullneti të vërë kontroll mbi fshatin.

Si është situata sot në Lazarat?Sipas vëzhgimit të gazetarëve të shqiptarja.com, bima është gati për tu korrur dhe në shtator pritet të vijnë frytet e para. Vetë poseduesit e mallit e ruajnë atë me fanatizëm, ndërkohë që ka me dhjetëra e dhjetëra familje që mbahen nëpërmjet kultivimit të bimës narkotike.

Si reagon kryekomunari?I pafuqishëm dhe tolerant për gjendjen në fshat është kryekomunari Dashnor Aliko. Në një komunikim me gazetarë francezë ai tregon se është e vërtetë që në fshat mbillet bima lëndë narkotike, por ajo nuk mund të vlerësohet aq sa është deklaruar nga strukturat italianë të policisë.

Camille Le Pomellec

3E mërkurë, 7 gusht 2013

AKTUALITET

R. A, është një kultivues i bimës narkotike. Ai thotë se

sivjet prodhimi dhe timi parashi-kohet të dy shohet. Shkak u bënë zgjedhjet parlamentare.

“Një vit më parë policinë e kishin nëpërkëmbë. Sivjet u zhdukën, nuk u shfaqën fare”, shprehet kultivuesi.

“Unë nuk jam një person i dhun-shëm. Thjesht dua të jetoj pa vështirësi nanciare. Prodhimin tim do ta mbroj

si sytë e ballit”, shton R. A.

Dashnor Aliko pret gazetarët francezë dhe jep sqarime për famën e fshatit ku prodhohet canabis

Kryekomunari: Megaprodhues?

Neveri për akuzënEksperti i policisë: Për një rrënjë bime hashash, timi 50 euro

“4.5 miliard euro? Shumëëëë! Nuk them që “dhelprën ta lëjmë pa bisht”, por të paktën të ulin vlerën, pasi ne nuk konkurrojmë shtetit”, shprehet me humor R. A., banor i fshatit Lazarat, i cili preferoi të ngelet anonim. R. A, është një kultivues i bimës narkotike. Ai thotë se sivjet prodhimi dhe timi parashikohet të dy shohet

PRONARI I MALLIT

DEKLARATA E KRYEKOMUNARIT

Në fund të muaj korrik, kryeko-munari i Lazaratit, Dashnor Aliko, deklaroi për televizionin francez TV6, se jo të gjithë banorët e fshatit e shkelin ligjin.

Aliko në intervistën e tij, pra-non faktin se Lazarati është fshati ku prodhohet hashashi, por jo me tepricë, siç deklarohet në media.

“Unë nuk jam ekspert për të

vlerësuar tregun e bimës narkotike, por ndjej neveri që dikush tenton ta cilësojë Lazaratin megakultivues të hashashit”, thekson Aliko, ndërsa nënvizion se hashash prodhohet në të gjithë vendit.

Në fakt, prodhimi i hashashit në Lazarat ka pasur ndikim të drejt-përdrejtë në uljen e varfërisë në këtë komunë.

Sipas statistikave nga Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës, Komuna Lazarat është e vetmja njësi vendore që vetëm 10 persona për tojnë ndi-hmë ekonomike.

Të ardhurat nga tregëtia e ha-shashit ka ndikuar në tregun e brendshëm, si dhe në zbutjen e varfërisë.

Shumë lazaratas disponojnë automjete luksoze, si dhe banesa në të gjithë Shqipërinë.

Në Gjirokastër ata janë konsuma-torët më të mëdhenj.

Falë prodhimit të hashashit milio-na euro kanë qarkulluar si shpenzime për krahun e lirë të punës.

SQARIMET E POLICISË“Vetëm për kultivimin e një rrënje

hashash shpenzohen afro 30 euro, ndërsa 50 euro të thata përfundon në xhepin e prodhuesit”, shprehet një ekspert i kriminalistikës, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

I njëjti zyrtar thekson se ha-shashi i Lazaratit është cilësor dhe i kërkuar nga tregun ndërkombëtar.

“Kudo mund të prodhohet ulliri, por jo si në Berat”, thotë eksperti, i cili nënvizion se hashashi i Lazaratit bënë dallim nga të tjerët.

Eksperti i kriminalistikës kuj-ton rastin e bllokimit të hashashit, afro një vit më parë, në Kakavije, ku shërbimet ku tare zbuluan në një mbrëmje të bukur plot 3.7 ton

lëndë narkotike, të fshehur në një autobot.

“Më kujtohet si tani. Hashashi nuk i përkishte markës “made in Lazarat”, por ishte prodhim i Sh-qipërisë së Veriut (Malësi e Madhe). Sado t’i bësh hysmet lëndës narko-tike, hashashin e Lazaratit harroje ta prodhosh”, shpjegon eksperti.

Kryekomunari i Lazaratit, Dashnor Aliko

TV “A1 Report” ka siguruar pamjet ekskluzive të lmimeve nga ajri të Guardia di Finanza italiane mbi rajonin e Lazaratit, ku duken qartë bimët e rritura të kanabisit. Këto pamje u transmetuan ditën e djeshme për herë të parë

FILMIMET

4 E mërkurë, 7 gusht 2013

POLITIKE

Akuza e PS: Imami

po shet pronat e

ushtrisë para ikjes

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të nxjerrë në shitje pronat e Ushtrisë gjatë

ditëve në vazhdim ka shkaktuar reagimin e PS që tashmë është në pushtet, e cila akuzoi ministrin Arben Imami, që pak jave para largimit të Qeverisë shiti me çmime qesharake pronat e kesaj Ministrie. “Arben Imami duket i vendosur ta çojë deri në fund zullumin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes duke nxjerrë

në ankand një numër pronash të Ushtrisë Shqiptare. Në ankandin e datave 16 dhe 17 korrik, ky ministër ka nxjerrë në shitje me një çmim ndjeshëm nën vlerën e tregut, disa prona në zonat më të lakmueshme turistike të vendit, siç është për shembull një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë në Ksamil e nxjerrë në shitje me një çmim llestar prej 12 milion lekësh apo një truall prej 625 metrash katrorë

në Babicë për vetëm 2 milionë lekë.Prandaj e përsërisim sot edhe njëherë thirrjen, së pari, për vetë Arben Imamin që të tërhiqet nga çdo akt abuzimi me pronën publike.Por ndjejmë po ashtu detyrimin të përsërisim thirrjen edhe ndaj sipërmarrësve që të mos përfshihen në asnjë marrëdhënie të re parash apo pronash me këtë qeveri”, akuzonte pak kohë para zgjedhjeve deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Vendi anëtar i NATO-s që bëri tra k përmes Tesiç me Geda n, ja faktet

Ministria e Mbrojtjes nënakuzë, bëri tra k armëshOKB, NATO, Nju Jork Tajms e opozita denoncuan ministrin Imami

TIRANE

JAKIN MARENA

LAJMIMinistria e Mbrojtjes është kthyer në një “fole grerë-zash” ku parakalojnë tra qet e armëve përmes zyrtarëve të lartë me Lib-inë, Nigerinë, Kongon e deri në Meksikë, përgjimi i opozitës dhe diplomatëve, shitja e pronave dhe përzi-erja me politikën. Lideri i PS

Rama: SHIUka përgjuaropozitën ediplomatët

Akuzat e PS: “Imami tra k me serbin TesiçSHIU, u përzie me 21 janarin”Më se njëherë është kërkuar nga Min-

istri i Mbrojtjes Arben Imami që të shpjegojë përse shërbimi sekret i ushtrisë dha informacione të rreme për 21 jana-rin dhe cili është trafikanti serb që me bashkëshortën e she t të SHIU-t tregtonte armatime shqiptare. Imami nuk ka dhënë asnjëherë përgjigje, duke deklaruar se nuk mund të nxirren sekretet e ushtrisë në shesh. “Indiciet e qarta të dhëna nga disa burime siç janë media, vetë punonjësit e institucioneve të sigurisë, deklaratat e herë-pashershme të zyrtarëve të lartë siç ishte rasti i Berishës me 21 janar kur deklaroi se i vetmi burim i informacionit kishte qenë SHIU, dhe vetë fakti që Ministria pengon mbikëqyrjen e parlamentit, na forcojnë bindjen se elementë të caktuar të kësaj ministrie kanë dalë jashtë kornizave ligjore e kushtetuese duke u përfshirë në tregti korruptive armësh e municionesh, madje

ndoshta deri në përdorimin e strukturave të specializuara të kësaj ministrie për kryerjen e aktiviteteve të rënda antikushtetuesve siç mund të jenë dhe përgjimet e paautori-zuara”, akuzonte nënkryetari i komisionit të sigurisë në Kuvend, Ilir Gjoni kohë më parë.

“Ministri i Mbrojtjes Imami, ka raportuar në Bruksel, para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Anders Fogh Rasmussen e ambasadorëve të vendeve anëtare, për tra kimin e armëve shqiptare në bashkëpunim me sekserin e famshëm serb, Sllobodan Tesiç, i kërkuar ndërkombëtar për tra k armësh”.

NATO

Përgjime të opozitës dhe diplomatëve të huaj, tra k armësh me vendet

në kon ikt dhe nën embargon e OKB, duke lluar me Libinë e deri te Nigeria përmes tra -kantit ndërkombëtar, serbit Tesiç, shitje të pasurisë së ushtrisë, shkarkim gjener-alësh të lartë që akuzojnë për përdorim të FA në misioone civile e antikushtetuese, janë disa nga akuzat që rëndojnë mbi lideshipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kreut të saj Arben Imami. Akuza që kanë marrë vëmendjen e ndërkom-bëtarëve duke dalë nga suaza e akuzave të opozitës dhe e mediave kundërshtare të kësaj qeverisjeje në ikje dhe duke bërë që qeveria e re dhe ministrja Mimi Kodheli të kenë shumë punë për pastrimin e ushtrisë shqiptare nga emri i keq i tra qeve, korrupsionit dhe për-dorimit politik. Pasi vetëm disa ditë para zgjedhjeve Ministri i Mbrojtjes Imami, ka raportuar në Bruksel, para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Anders Fogh Rasmussen e ambasa-dorëve të vendeve anëtare, për tra kimin e armëve shqiptare drejt vendeve të Lindjes në bashkëpunim me sekserin e famshëm serb, Sllobodan Tesiç, i kërkuar ndërkombëtar për tra k armësh. Kërkesa për raport vinte pasi OKB publikoi një raport, ku akuzonte kry-eministrin Berisha e ministrin e Mbrojtjes Imami, për thyerjen embargos së vendosur nga

Këshilli i Sigurimit të OKB, duke tra kuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë në kërkim ndërkom-bëtar. Raporti i përgatitur nga një panel ekspertësh, konsta-tonte se qeveria Berisha ka thyer embargon e OKB, duke

dërguar armë në mënyrë të paligjshme drejt Libisë. Në raport shprehej shqetësimi se armët e dërguara në Libi po përhapeshin me një shpejtësi alarmante në vende të tilla si Mali, Siria apo Rripi i Gazës. Imami ka dhënë llogari në

NATO, ndërkohë që më parë në media ka dhënë deklarata kontradiktore, duke thënë herë se nuk ishin shitur armë dhe herë që janë bërë përmes kontratash të rregullta. Ndër-kohë që rrjeti i trafikut të armëve shqiptare, gjatë tetë

viteve të Berishës në pushtet, është shtrirë në të gjitha kon-tinentet si në Libi, në Jemen, në Iran, Afganistan, në Mek-sikë dhe Kongo. Me armë shqiptare po zhvillohet kon- ikti i armatosur në Goma,

në lindje të Kongos. Rebelët e ushtrisë M23 kapën arma-timet e lëna pas nga ushtria kongoleze. Skandali u denon-cua nga gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”. Në pam-jet e regjistruara nga gazetarët “Reuters” zbulohet se ushtria kongoleze përdorte arma-tim shqiptar. Nga ana tjetër bashkëshortja e ish-she t të shërbimit sekret të ushtrisë, SHIU ishte aksionere në kom-panitë që tregtonin armatim dhe municione shqiptare. Më se njëherë komisioni i sigurisë kishte kërkuar infor-macion nga Imami në lidhje me tra qet, korrupsionin dhe përdorimin e FA për qëllime politike, kërkesa pa përgjigje.

NJU JORK TAJMSDhe gazetari i njohur i

Nju Jork Tajms, Christopher John Chivers, që ka raportuar skandalin e shitjes së armëve shqiptare në Afganistan, ka shkruar në mars të këtij viti, për armët shqiptare për Gadda n. Në shkrim thuhet se armët shqiptare të mbledhu-ra me shumicë nga ish-regjimi para 90-s, sot nxjerrin time të mëdha në pazarin ndërkom-bëtar të armëve e ndërkohë qeveria shqiptare jo vetëm është përfshirë direkt në këto trafiqe nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, por vendi ynë gjithashtu ka vënë emrin e tij në dispozicion të tra kantëve të armëve nga Europa Lindore, veçanërisht Serbia si Sllobodan Tesiç. Lehtësues i kësaj treg-tie ka qenë MEICO. Armët janë shitur shpesh përmes një sekseri serb, i kërkuar për tra k ndërkombëtar armësh. Gazetari amerikan shkruan se është e lehtë të kuptosh se çfarë reputacioni ka MEICO sa i për-ket korrupsionit dhe tra qeve, duke përmendur shkrimin e tij për tra kun e armëve në Afganistan.

Akuza ndaj Ministrit Imami ka hedhur

dhe kreu i PS. “Ministri i Mbrojtjes aktron keq për të mbuluar pisllëkun politik e nanciar të in-stitucionit që ku bëhen përgjime e tra qe te pa-ligjshme. Në ministrinë e Mbrojtjes janë përgjuar opozitarë e diplomatë të huaj dhe sot Arben Imami nuk e fshehu dot përzierjen e tij në atë ba-tak! Moslejimi i kontrol-lit parlamentar të opoz-itës dhe sulmet banale ndaj saj janë përpjekje të kota për të fshehur atë që tanimë është zbu-luar”, ka akuzuar kohë më parë lideri i opozitës në “Tëitter”, tashmë kry-eministër i zgjedhur pas seancës së parlamentare, ku Imami i ka cilësuar si foshnjore akuzat.

Ministria e Mbrojtjes

NË FOTO: Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes

5E mërkurë, 7 gusht 2013

POLITIKE

Kodheli: Do bëj

më të mirën në

krye të Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes e cila pret miratimin në Kuvend dhe betimin te Presidenti i

Republikës, risia e kabinetit qeveritar të së majtës, Mimi Kodheli ka zgjedhur rrjjetin social facebook për të falenderuar të gjithë ata që e uruian dhe besuan tek ajo dhe për të bërë më të mirën në këtë post të rëndësishëm. “Të dashur miq, në pamundësi për të kontaktuar me çdonjërin prej jush (gjë që do ta kisha

dashur shumë), ju dërgoj falënderimet e mija për të gjithe fjalët e dashura e mbështetjen që më dërgoni. Besimi që më është falur dhe respekti që më është bërë duke më ngarkuar me një prej detyrave më të rëndësishme të shtetit, është një privilegj e përgjegjësi e madhe. Ju siguroj se me dashurinë e zemrës e fuqinë e mendjes si dhe në respekt të detyrimeve që rrjedhin nga ky pozicion, do të bej më të

mirën”, shkruan ministra e re e Mbrojtjes Mimi Kodheli në pro lin e saj në rrjetin social faceboo. Duke deklaruar rëndësinë që mbart ky post, i cili për hir të së vërtetë ka qënë gjatë tërë kohës, sidomos në mandatin e dytë qeverisës të Berishës nën drejtimin e Imamit dër dikasteret më të akuzuara, Kodheli nuk ka munguar të garantojë se do të bëjë ndryshime radikale pozitive në këtë ministri.

Të huajt për Kodhelin

Standard: Zonja e Hekurt, që nuk do të jetë e tillë“Unë isha njësoj e sur-

prizuar si të tjerët,” thotë Mimi Kodheli, që është përzgjedhur nga kry-etari i partisë së saj, Edi Rama, si ministrja e re e Mbrojtjes. Ekonomistja 48 vjeçare deri më tani është marrë në parlament me çështjet të buxhetit të ushtrisë. Tani, në qeverinë e dominuar nga socialistët, ajo do të jetë një shem-bull se si Shqipëria patri-arkale po bën një hap drejt barazisë gjinore. Kodheli është mësuar me betejat në domenet e meshku-jve. Në zgjedhjet e 23 qer-shorit ajo garoi në Lezhë, në veri të Shqipërisë ku ka ‘njerëz të armatosur, papunësi të lartë dhe krimi-nalitet’. “Njerëzit atje janë të vëmendshëm kur aty është një grua për shkak se ajo përfaqëson njëfarë kompensimi,” thotë ajo për ‘Standard’. Shumë do e sho-hin atë si Zonjën e Hekurt. “Por unë nuk e shoh kështu” thotë ajo. Nga ana tjetër, një imazh i tillë do e ndihmojë, pranon ajo. Më 2005, ajo garoi kundër Bamir Topit, që u bë president më vonë. “E kam dashuruar këtë betejë” thotë ajo, edhe pse atëherë e patën pyetur: “Si mund të luftosh me

dikë që është kaq i rëndë-sishëm”. Faktin që tani do marrë përsipër dikasterin e Mbrojtjes, e sheh si pjesë të emancipimit. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kjo aleancë është shumë popullore në vend për shkak të luftës në Kosovë. Gjithashtu Shqipëria ishte pjesë e aleancës së George Bush në luftën e Irakut. Kodheli kreu studimet në vitin 1986, gjatë periudhës së komunizmit, por më pas bëri doktoraturën për nanca ndërkombëtare në

universitetin e Veronës, për të punuar më pas në sektorin bankar. “Gratë nuk kanë besim tek njëra-tjetra, siç kanë tek meshkujt. Neve na duhet më shumë besim tek njëra-tjetra”.

Nga Adelheid Woel “Der Standard”

Deputeti i PS, anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe ish-komandant i Gardës së Republikës, Arben Çuko

akuzon Imamin për korrupsion, tra qe e deklaron se në Ministrinë e Mbrojtjes duhet ‘kirurgji’.

Keni pasur shumë akuza ndaj Imamit, tashmë jeni në pushtet...?

Forcat e Armatosura janë instrument kryesor përbërës i sistemit të integruar të sigurisë sonë kombëtare. Duhej të ishin në fakt por s’janë. Fatkeqësisht gjendja e ushtrisë është dëshpëruese, me kapac-itetet operacionale më të limituara nga viti ’92. E përdorur në mënyrën më skan-daloze. Mjafton të kujtosh “Gërdecin”, rastin e kampionatit të peshëngritjes e struktura të veçanta të ushtrisë që u përf-shinë në fushatën elektorale në Elbasan e Tiranë. Ne i kemi evidentuar këta ushta-rakë që kanë shkelur ligjin nga 2009.

Po korrupsioni dhe përgjimi i opozitës do hetohet...?

Korrupsioni i paparë në Ministrinë e Mbrojtjes këtë herë ka një veçori domethënëse. Z.Imami përdori shërbë-torë me uniformë dhe grada madhore për të grabitur pronën ushtarake. Një farë Titi i “Blurit”, sekseri i Imamit futi kthetrat nga klubi i Ministrisë e deri te skrapi që u shit me tre herë më pak se sa vlera reale. Interesohuni se po ky person do të furnizojë ushtrinë tonë me uniforma për 7 vitet e ardhshme. Skandal, poshtërsi dhe grabitje në mes të ditës dhe pa pasur frikë nga ndëshkimi i ligjit. Me sa duket prokuroria do të ketë shumë punë në ditët që do të vijnë. Sa për përgjimet e SHIU bërë ndaj opozitës e liderit të saj nuk do të as sepse kjo është një çështje që i përket

prokurorisë dhe në opinionin tim është e lidhur me masakrën e 21 janarit.

Që do të thotë...?Në FA paaftësia po merr vlerat e vir-

tytit. Nëpërmjet të ashtuquajturit sistem të menaxhimit të burimeve njerëzore, në fakt po ndodh shkatërrimi sistematik i personelit ushtarak dhe prishja e ko-hezionit. Janë 5 drejtori që merren me këtë punë dhe kjo është bërë me qëllim të mbrapshtë për të vënë në poste ushta-rake elementët e paaftë e të përfshirë politikisht. Janë me dhjetëra rastet që paguhen dy persona për të njëjtin funk-sion me një dëm të madh ekonomik. E

Anëtari i komisionit të Sigurisë: Reformë kirurgjikale

Çuko: Tregoj aferat eImamit tek Mbrojtja

TIRANE

JAKIN MARENA

“Prokuroria do ketë shumë punë ditët e ardhshme”

habitshme që po nxiton z.Imami të bëjë emërime të beniaminëve që graduan duke ndryshuar rregullat e lojës sipas stilit stalino-berishist. Harron ushtari i mirë Imam se 1 milionë shqiptarë ia ndaluan këtë gjë më 23 qershor.

Çfarë reformash duhet bërë për një ushtri dinjitoze shqiptare?

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, por në fakt deri më tani vetëm emrin ka në NATO. FA nuk kanë asnjë lloj kapac-iteti që ti ofrojnë aleancës dhe kjo është përgjegjësia më e madhe e sta t politik me në krye Imamin dhe lidershipit të saj ushatarak. Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e armatosura duhet bërë një reformë kirurgjikale:

1. Reforma ligjore. Duhen rishikuar me deomos të gjitha ligjet që rregullojnë problemet FA sepse deri më tani është punuar me ligjet e 2004, që nuk pasqy-rojnë e nuk rregullojnë realitetin e sotëm të Forcave të Armatosura.

2. Duhet hartim urgjent i strategjisë së sigurisë kombëtare dhe strategjisë ushatarake.

3. Hartim i planit afatmesëm e afatg-jatë të planit të zhvillimit të FA.

4. Reforma strukturore. Gjendja e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes është skandaloze. Ka struktura e reparte ushtarake madhësia e të cilave nuk i përgjigjet misionit dhe detyrave të tyre. S’mund të kesh një polic ushtarak për 8 ushtarakë, apo një agjent të Shërbimit Informativ të Ushtrisë për 8 ushtarakë apo të kesh mbi 100 njerëz të qendra kulturore e ushtrisë që paguhen vetëm se

janë miqtë e Imamit. Reforma strukturore është thelbësore për mirëfunksionimin e FA. Strukturat e tepërta të Ministrisë, Shtabit të Përgjithshëm duhet urgjentisht të hiqen.

5. Mbrojtja e një sistemi efektiv të me-naxhimit të burimeve njerëzore, materiale e nanciare. Fakti që për menaxhimin e personelit janë 5 drejtori të ndryshme bën imnperative këtë lloj reforme. Pasja e një buxheti ushtarak 200 milion USD në vit e të kesh atë gjendje të mjeruar pajisjesh dhe pagese të ushtarakëve është një nga fajet më të mëdha që ka z.Imami e lider-shipi ushtarak. Mjafton të mos vjedhësh.

6. Rivitalizimi i industrisë ushtarake. Deri tani Imami me bandën e vet është mjaftuar vetëm duke e vjedhur e shitur për skrap. Por aty është një aset shumë i rëndësishëm material e nanciar si pasuri e ushtrisë dhe shtetit shqiptar. Me rivi-talizimin e saj duke shfrytëzuar burimet e tregut ndërkombëtar për municione mundet që përveç timeve nanciare të punësohen me qindra e mijëra shqiptarë.

7. Modernizimi i pajisjeve dhe ar-matimit. Deri tani aq pak sa është bërë është bërë pa profesionalizëm dhe me klientelizëm. Me burimet që jep buxheti i shtetit duhej bërë shumë herë më tepër. Mjafton të mos vjedhësh. Kryerja se më shpejt dhe në mënyrë të studiuar i këtyre reformave do të qojë në atë që NATO e quan “Zhvillim të kapaciteteve ushta-rake”. Ne na duhet një ushtri e vogël, e mirëmotivuar, e mirëpajisur, e mirëstër-vitur dhe jashtë politikës. Vetëm atëherë do të mund të krenohemi si anëtarë të NATO-s.

“Pasja e një buxheti ushtarak 200 milion USD në vit e të kesh atë gjendje të mjeruar pajisjesh dhe pagese të ushtarakëve është një nga fajet më të mëdha që ka z.Imami e lidershipi ushtarak. Mjafton të mos vjedhësh”.

AKUZAT

NË FOTO: Deputeti i PS, anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe ish-komandant i Gardës së Republikës, Arben Çuko

Mimi Kodheli

6 E mërkurë, 7 gusht 2013

POLITIKE

Rrëzohet kërkesa e

Totozanit për kasetat

e montuara të partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër votat e anëtarëve projektvendimin

“Për shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit, për konstatimin e pavlefshmërisë apsolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013,që ka të bëjë lidhur me pranimin nga mediat të kasetave të montuara të partive politike për aktivitet gjatë fushatës zgjedhore. Arsyetimi i KQZ

ishte pikërisht fakti se nuk mund të jetë ky institucion që duhet të koniosderojë vendimin e pavlefshëm dhe ta rrëzojë atë, por duhet të jetë Kolegji Zgjedhor. Sipas administratës së KQZ duhet të ishin subjektet zgjedhore që morën pjesë në procesin zgjedhor ata që duhet të ankimonin vendimin e KQZ në Kolegj. Përsa kohë kjo gjë nuk u bë, sipas KQZ akti vijon të jetë

i paankimueshëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekomandimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Ky institucion i çoi KQZ këtë kërkesë, pas shqetësimit që ngriti Unioni i Gazetarëve, i cili madje organizoi edhe një protestë. Ky vendim tërhoqi një vëmendje të madhe mediatike, ç`ka u re ektua edhe në raportet e misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve në vend.

OSBE përshëndet përfundimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit

“Presim bashkëpunim me Parlamentin e qeverinë”

Pas tetë javësh pritet raporti i vëzhguesve të OSBE/ODIHR

TIRANE

ARTEMISA HOXHA

LAJMIOSBE mirëpriti dje për-fundimin e certi kimit të zgjedhjeve të 23 qershorit në vend, nga ku tashmë pritet vetëm llimi i punës së Parlamentit të ri në mu-ajin shtator. Bashkëpunimi mes partive në parlament është këshilla kryesore e misionit të OSBE.

TE DHENAT

Zgjedhjet

Regjistrohen për zgjedhje PS, PD dhe LSI

“Presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit”.

PARLAMENTI I RI

Misioni i OSBE/ODIHR n ë v e n d i n t o n ë mirëpriti përfundimin

e procesit zgjedhor në vend pas vendimit të djeshëm të KQZ për

ndarjen përfundimtare të man-dateve dhe votave të partive që kanë tuar pas 23 qershorit. Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, mirëpriti përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri,

që u shënua me shpalljen e re-zultatit përfundimtar nga KQZ. “Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parla-mentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara

axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funk-sionale – e cila ishte një aspi-ratë e shprehur nga qytetarët në votime – mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen di-namike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend. Nx-itja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe

ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”, tha Wilton. Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjed-hjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Ndërkohë ashtu siç është paralajmëruar në raportin paraprak të misionit të OSBE në vendin tonë, pritet që pas 8 javësh të publikohet edhe raporti përfundimtar i vëzhgimit të tyre, raport i cili do të përmbajë vëzhgimin par-azgjedhor, procesin e votimit, të numërimit si dhe nxjerrjen e rezultatit përfundimtar.

Qarku Tiranë

PS 16 MANDATE1.Pandeli Majko2. Saimir Tahiri3. Vasilika Hysi4. Ditmir Bushati5. Fatmir Xhafaj6. Lindita Nikolla7. Besnik Baraj8. Xhemal Qefalia9. Sadri Abazi10. Parid Cara11. Spartak Braho12.Artan Gaçi13. Pjerin Ndreu14. Rakip Bajram Suli15. Milena Fatos Harito16. Dashamir Peza

LSI 3 MANDATE1.Ilir Metaj2.Klajda Gjosha3.Luan Rama

PD 11 MANDATE1. Sali Berisha2. Myqerem Tafaj3. Majlinda Bregu4. Halim Kosova5. Florion Mima6. Gerti Bogdani7. Dashamir Shehi8. Jorida Tabaku9. Edi Paloka10. Keltis Kruja11. Kastriot Islami

PR 1 MANDATYlli Shehu

PDIU 1 MANDATTahir Muhedini

Qarku Lezhë

LSI 1 MANDAT1.Monika Kryemadhi

PS 2 MANDATE1. Mimi Kodheli2. Armando Prenga

PD 4 MANDATE1. Aldo Tonin Bumçi2. Gjovalin Pjetër Kadeli3. Albina Preng Deda4. Vasil Bicaj

Qarku Berat

PS 4 MANDATE1. Fidel Ylli2. Ermonela Valikaj (Felaj)3. Eduard Shalsi4. Eduard Bejko

LSI 2 MANDATE1. Nasip i Naço2. Gledjon Rehovica

PD 2 MANDATE1. Genc Pollo2. Astrit Veliaj

Qarku Shkodër

PS 4 MANDATE1. Mimoza Ha zi2. Tom Doshi3. Paulin Sterkaj4. Namik Kopliku

LSI 1 MANDAT1.Agron Çela

PKD 1 MANDAT1.Mark Frroku

PD 5 MANDATE1. Joze na Topalli2. Helidon Bushati3. Voltana Ademi4. Nard Ndoka5. Gjovalin Bzhetaj

Qarku Durrës

LSI 1 MANDAT1.Lefter Haki Koka

PS 6 MANDATE1. Blendi Klosi2.Klodiana Spahiu3. Ilir Beqaj4. Namik Dokle5. Gentian Bejko6. Artur Bushi

PD 5 MANDATE1. Eduard Halimi2. Igli Cara3 Albana Vokshi4. Gent Strazimiri5. Oerd Bylykbashi

PR 1 MANDAT1.Agron Duka

Qarku Kukës

PS 1 MANDAT1. Vexhi Muçmata

PD 3 MANDATE1. Flamur Noka2. Besnik Dusha3. Alban Zeneli

Qarku DibërPS 2 MANDATE1. Shkëlqim Cani2. Ulsi ManjaLSI 1MANDAT1.Përparim Spahiu

PD 3 MANDATE1. Sherefedin Hamit Shehu2. Bedri Selman Hoxha3. Roland Hazis Keta

Qarku Elbasan

LSI 2 MANDATE1. Edmond Haxhinasto2. Bujar Kllogjri

PS 6 MANDATE1. Ben Blushi2. Damian Gjiknuri3. Evis Kolë Kushi4. Alfred Peza5. Taulant Balla6. Musa Ulqini

PD 4 MANDATE1. Arben Imami2. Eduard Selami 3. Ardian Turku4. Luçiano Boçi

PDIU 1 MANDAT1.Aqif RakipiPR 1 MANDAT1.Luan Duzha

Qarku Korcë

LSI 1 MANDAT1.Piro Kapurani

PS 6 MANDATE1. Bashkim Fino2 .Arta Dade3. Olta Xhaçka4. Ilirian Pendavinji5. Ilir Xhakolli6. Ylli Petraj (Ziçishti)

PD 5 MANDATE1. Ridvan Bode2. Eleina Qirici3. Edmond Spaho4. Fatmir Mehdiu5. Gjergji Papa

Qarku i Fierit

LSI 2 MANDATE1. Petrit Vasili2. Robert Bitri

PS 9 MANDATE1. Gramoz Ruçi2. Erion Braçe3. Eglantina Gjermeni4. Ilirjan Celibashi5. Armando Subashi6. Arben Çuko7. Piro Lutaj8 . Majlinda Bu 9. Ervin Koçi

PD 4 MANDATE1. Sokol Olldashi2. Mesila Doda3. Kozma Dashi

4. Shpëtim Idrizi

PDIU 1 MANDAT1.Omer Mamo

Qarku Gjirokastër

LSI 1 MANDAT1.Vangjel Tavo

PS 3 MANDATE1. Arben Ahmetaj2. Erion Veliaj3. Anastas Angjeli

PD 1 MANDATE1. Genc Ruli

Qarku Vlore

PS 6 MANDATE1.Edi Rama2. Valentina Leskaj3. Koço Kokëdhima4. Luiza Xhuvani5. Fatmir Toçi6. Andrea Marto

LSI 1 MANDAT1.Shkëlqim Selami

PBDNJ 1 MANDAT1.Vangjel Dule

PD 3 MANDATE1. Astrit Patozi2. Arben Ristani3. Liljana Elmazi

PDIU 1 MANDAT1.Dashamir Tahiri

KQZ miratoi dje edhe regjistrimin e sub-

jekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në datën 1 shtator në komunat Dardhas të Qarkut të Korçës si dhe në komunën Rrethinë në Qarkun e Shkodrës. Për zgjedhjet nga ku do të zgjid-hen dy krerët e komunave do të marrin pjesë PS, LSI dhe PD. Katër anëtarët e KQZ miratuan dje projekt-vendimin “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV.

NË FOTO:Robert Wilton, kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

7E mërkurë, 7 gusht 2013

POLITIKE

PD: Kolegji uzurpoi KQZ. PS: U bë palë më humbësin

Përfundon zyrtarisht procesi zgjedhor i 23 qershorit

Ndahen përfundimisht votat dhe mandatet

Berisha “lë” politikën:

Rama-Kokëdhima shkrinë

skuadrën e Flamurtarit

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha i shmanget situatës politike në vend,

ku nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për rrënimin e skuadrës së futbollit të qytetit të Vlorës. Përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, Berisha akuzon Ramën e Kokëdhimën se po rrënojnë Flamurtarin, pasi lakmojnë

stadiumin e Vlorës. Sipas Berishës, “modeli Kokëdhima i Apollonisë po ekzekutohet edhe në Vlorë me Flamurtarin.”. “Të dashur miq, një lajm i hidhur për sportin shqiptar. Dyshja Rama- Kokëdhima pothuaj shkrijnë Flamurtarin, njëren nga skuadrat më të mira të vendit, me një kontribut të madh në futbollin e vendit dhe histori të pasur me suksese të shumta. Flamurtari në dekada iu dhuroi

vlonjatëve dhe shqiptareve ndeshje ndër më të bukurat, me luftaraket dhe me dinjitozet. Modeli Kokëdhima i Apollonisë po ekzekutohet edhe në Vlorë me Flamurtarin. Vlonjate dhe Vlonjatë prapa rrënimit të skuadrës suaj qëndron lakmia Rama-Kokëdhima për stadiumin tuaj. Këtij i thonë ndryshim! Ma a rrënon Flamurtarin. Përpara drejt stadiumit!”, shkruan Berisha në “Facebook”.

ALEANCA PER SHQIPERINE EUROPIANE

ALEANCA PER PUNESIM, MIREQENIE DHE INTEGRIM

3. Aleanca Popullore 89274. Partia Mendimi i Djathtë Liberal 12105. Partia e Punës së Shqipërisë 9556. PBDNJ 14.7227. Partia Ligj dhe Drejtësi 24898. Partia Unitetit Kombëtar 5139. Partia Socialiste e Vërtetë 91 613510. Partia G 99 297711. Partia Shqiptare Atdheu 55512. Partia Pajtimit Kombëtar 54513. Partia Komuniste e Shqipërisë 90114. Partia e Gjelbër 208415. Partia e Punës e Shqipërisë 62316. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 48917. Partia Rruga e Lirisë 80818. Aleanca Arbnore Kombëtare 357519. Partia Demokracia Sociale 1189120. Partia Kristian Demokrate 799321. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi 72822. Partia Ambientaliste 45223. Partia e Çështjeve Shqiptare 47624. Partia Reformave Demokratike 137125. Partia Komuniste e Shqipërisë 135226. Lëvizja Socialiste për Integrim 18047027. Partia Socialpunëtore Shqiptare 217428. Partia Demokrate për Integr. 455029. Partia Socialiste e Shqipërisë 71340730. Partia për Mbroj. Emigrantëve 227531. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 50832. Partia Personat me Aftësi të Kuf. 45933. Partia Aleanca Demokristiane 90534. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 31635. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 10.22036. Partia Ardhmëria Shqiptare 228437. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë 28738. Partia Socialiste e Moderuar 311939. Partia Lëvizja Demokratike 1159

SHUMA 993904

40. Aleanca për Demokraci dhe Sol. 106541. Partia Demokracia e Re Europiane 97042. Aleanca Demokratike 138443. Partia Emigracioni Shqiptar 232544. Partia Demokratike 52837345. Partia Republikane Shqiptare 5216846. Partia Minoriteti Etnik Grek 330547. Partia e të Drejtave të Mohuara 55448. Partia Ora e Shqipërisë 77049. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 542950. PDIU 4495751. Balli Kombëtar Demokrat 224252. Partia e të Drejtave të Mohuara 55053. Partia Lëvizja e Legalitetit 608954. Partia Demokristiane e Shqipërisë 1328855. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 63556. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 32057. Partia Balli Kombëtar 486858. Bashkimi Liberal Demokrat 268159. Partia Bashkimi Pop. Pensionisteve 40660. Partia Konservatore 63361. Partia Lidhja Demokristiane 119062. Partia Agrare Ambientaliste 264063. Aleanca e Maqedonasve 122964. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 606

SHUMA 680677

65. Aleanca Kuq e Zi 1019666. Fryma e Re Demokratike 2931067. Arben Qamil Malaj 304468. Dritan Vlash Prifti 6164

TIRANE

ARTEMISA HOXHA

Nga rezultatet përfundimtare koalicioni i majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të djathtin me mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 vota më shumë se demokratët.

DIFERENCA

Reagimi

PD: Zgjedhjet me damkë turpi dhe me vota të tjetërsuara Partia Demokratike

reagoi pas shpalljes së rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit. Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi tha se zgjedhjet janë cilësuar me “damkë turpi” dhe me “vota të tjetërsuara”. “Në Lezhë PS tentoi t’i vidhte një mandat PD-së, siç bëri në Dushkun e vitit 2001. Në Shkodër pati qindra vota të vjedhura. Një transparencë e plotë tregoi se si PS tjetër-soi votën e shqiptarëve”, u tha në deklaratë. Duke vijuar më tej, në deklaratë u shtua fakti se “ishte Lezha, që i vuri damkën e turpit zgjedhjeve”. Vorpsi theksoi se PS, që në l-lim i shpalli luftë organit më të lartë të zgjedhjeve KQZ-së në mënyrë sistematike. Që nga llimi, PS i shpalli luftë KQZ, organit më të lartë për organizimin e zgjedhjeve dhe këtë e bëri në mënyrë sistematike, të qëllimshme dhe antikushtetuese. Qël-limi i PS ishte i thjeshtë, të shndërronte në organ

të vetëm për zgjedhjet Ko-legjin Zgjedhor, të cilin siç edhe u dëshmua e kontrol-lonte lehtësisht. Për fat të keq, Kolegji kapitulloi para presioneve cka u dëshmua publikisht përmes njëanë-sisë së tij, duke pranuar çdo kërkesë të bërë nga PS dhe LSI. Kolegji vendosi hapur dy standarde në gjykim, duke anuluar “de facto” ka-pituj të tërë të Kodit Zgjedhor me vendimet e tij dhe duke shkelur Kushtetutën, me vendimin për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve”, tha ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatin përfundimtar

të zgjedhjeve të 23 qershorit, ku aleanca e majtë kon rmohet me 83 mandate deputetësh ndërsa aleanca e djathtë me 47 mandate deputetësh. Ky rezultat u prit mes ironive të përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ, Ivi Kaso, i cili akuzoi Kolegjin Zgjedhor, ku akuza të cilat më herët si dhe në zgjed-hjet parlamentare të 2009 janë dëgjuar nga koalicioni i majtë. Vjedhja e votave si dhe presionet ndaj institucioneve zgjedhore ishin në fokus të akuzave të PD. “Kolegji Zgjedhor në një vendim-marrje të dhunshme uzurpoi kompetencat që ligji ia jep KQZ dhe bëri vetë shpërndarjen e mandtateve midis koalicioneve, brenda koalicioneve e shpalli listën e deputetëve. U çudita në fakt kur nuk uzurpoi dhe këtë kompetencë që ju ushtroni, pra që të shpallte rezultatin për-fundimtar të zgjedhjeve. Por ndoshta ishin tepër të lodhur ose ndoshta pushimet në vendet ekzotike po afronin me shpejtësi dhe nuk patën mundësi”, tha Kaso. Ai akuzoi opozitën se ka bërë gjithçka për t’i bërë të pa-mundur funksionimin normal KQZ. “Falenderim në emër të subjektit që përfaqësoj për mundin dhe përpjekjen tuaj për një proces zgjedhor të stand-ardeve”, tha ai. Ndërsa vetë kry-etarja Lefterie Lleshi, foli për një process zgjedhor me standarte ndërkombëtare ndërsa punën e Komisionit që drejtoi e cilësoi si të paanshëm. Pavërisht mungesës së kuorumit ky isntitucion sipas kryetares funksionoi normalisht. Tashmë pritet mbledhja e par-lamentit, ku sipas procedurave që ka të përcaktuar Kushtetueta do të propozohet dhe kabineti i ri qeveritar, i cili më pas do të dekretohet nga kreu i shtetit.

GJONCAJ Gjatë qëndrimit të tij lid-

hur me përfundimin e pro-

cesit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershgorit, përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj e cilësoi të tejzgjatur procesin e zhvilluar në KQZ, ndërsa tha se ishin qytetarët ata që bënë zgjedhje të mira. “Zgjedhjet ishin të mira, jo për shkak të një KQZ gjysmake, por për shkak të vullnetit të popullit shqiptar”, tha Gjoncaj. Sipas tij, “KQZ i shërbeu humbësit, krijoi alibira duke zgjatur rezultatin dhe duke u munduar të bëjë pis procesin”. Ndërsa në lidhje me procesin e rinumërimit, Gjonçaj tha se ai vërtetoi vetëm gabimet njerëzore që ishin bërë. I githë procesi i ndarjes së mandateve kaloi më herë në Kolegjin Zgjedhor, i cili bëri dhe ndarjen e tyre mes kaolicioneve si dhe brenda koalicioneve, kjo në pamundësi për tu bërë nga KQz. mungesa e kuorumit solli jo pak probleme si dhe akuza nga e majta për vendime të njëanshme në favor të hum-bësit për KQZ.

Laura Vorpsi

Genc Gjonçaj

8 E mërkurë, 7 gusht 2013

POLITIKE

Klosi: Rama duhet

të shpjegojë se

ç’do bëjë me SHISH

Në studion e “A1 Report” i ftuari i gazetares Mira Kazhani ishte ish-kreu i SHISH,

Fatos Klosi. I pyetur mbi ndryshimet e pritshme në SHISH me ardhjen e qeverisë së re, Klosi përmendi faktin, se ka dëgjuar për ngritjen e një Byroje Hetimore nga qeveria e re që pritet të marrë pushtetin në shtator. “Nuk e di ç’ide ka Rama. Duhet ta shpjegojë se çfarë ka ndër mend të bëjë. Por ndryshimet

sasiore sjellin ndryshime cilësore”, ka thënë Kosi duke iu referuar ndryshimeve të qeverisjes, e duke shtuar se “mund të ngrihej një shërbim i vogël, me profesionistë, që të mos njihen”. Klosi bëri krahasime edhe me kohën e Berishës. “Gjatë kohë së Berishës u forcua pushteti i SHIU dhe u la në hije SHISH, sepse siç dihet, Berisha mendoi se nuk e kishte nën kontroll këtë gjë. Deshi gjithmonë

ta shkarkonte kreun e SHISH, derisa këtë e bëri Nishani”, thotë ai. “Krimi i organizuar dhe terrorizmi janë dy nga shqetësimet më të mëdha për sigurinë e vendit”, ka theksuar ndër të tjera Klosi, duke pasur parasysh tek krimi i organizuar tra kun e drogave, armëve në masë etj. Në lidhje me një rikthim të tij në SHISH, Klosi u përgjigj me refuzim, duke parapëlqyer t’ia lërë vendin të rinjve.

Zgjedhjet e strukturave do bëhen në vjeshtë

Selia blu pas humbjes më 23 qershor, zhytet në heshtje

Skema në PD, Basha gati goditjen nale

PD, Shehu:

“Ideja e Ramës për audit. Nukka nevojë”

parti-anëtare nga 40 vende, ndër të tjera shkruan: “I dashur Kryetar, Dua t’u përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të PD. Ju

shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm. Ndërsa Orban në mesazhin e tij shkruan: “I dashur z.Kryetar, Më lejoni t’u shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i PD të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ, më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fun-dit.Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi”. Duke paralajmëruar këtë bashkëpunim, Orban më tepër se ndihmë krijon jo pak probleme për Bashën, pasi vetë ai ka mar-rëdhënie të krisura me vendet e BE.

Martens-Orban mesazh Bashës:

“Shpresojmë në bashkëpunim të frytshëm”Kryetari i ri demokrat ka marrë mesazh urimi nga kreu i PPE dhe kryeministri i kontestuar hungarez

TIRANE

Më në fund kryetari i ri i PD Lulzim Basha ka marrë një

mesazh nga partnerët e tij të djathtë evropianë për zgjedhjen në këtë post. Por prania e kryeministrit hungarez Orban në të parët në listën që kanë uruar Bashën, bën të mendosh se zgjedhja si pasues i Berishës nuk e ka krijuar impaktin e duhur as tek të djathtët evropianë e jo më në Shqipëri. Kështu, Presi-denti i partive Popullore Evropiane, Uilfried Martens dhe Kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban i kanë dërguar mesazhe urimi, kryetarit të PD Lulzim Basha për zgjedhjen në krye të partisë që humbi thellë

“Në vend të Ritvan Bodes mësohet se do të zgjidhet Genc Pollo. Ndërsa si nënkry-etarë të PD mendohet se do zgjidhen Arben Imami që do jetë njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PD e Majlinda Bregu që mendohet të jetë dhe nënkryetare e Kuvendit”.

ZGJEDHJET

TIRANE

JAKIN MARENA

LAJMINë selinë blu pas humbjes së zgjedhjeve më 23 qer-shor nuk shkon askush. Kreu i ri demokrat po për-gatitet për të zgjedhur në strukturat drejtuese nga qendra në bazë të gjithë mbështetësit e tij. Pritet Kuvendi Kombëtar të zhvil-lohet në llim të vjeshtës.

Në selinë e PD pas hum-bjes së zgjedhjeve të 23 qershorit përballë

të majtës së bashkuar e të udhëhequr nga Rama ka rënë qetësia. Edhe ditën e djeshme, asnjë nga drejtuesit e lartë të kësaj partie nuk është dukur në selinë blu, qoftë dhe për të treguar se humbja e 23 qer-shorit dhe kalimi në opozitë pas 8 vitesh në qeverisje, nuk i ka rrënuar. Vetëm roja qën-dron në këtë seli, ndërkohë që dhe ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi i cili shkonte gjithnjë në zyrën e tij, që me deklarimin e dorëheqjes nga posti partiak por dhe nga kandidimi për ndonjë post në të ardhmen, nuk është dukur më. Ndërkohë kryeministri Berisha, me sa duket ende nuk e pranon fak-tin se ka humbur zgjedhjet, qëndron gjithnjë në zyrën kryeministrore, ndonëse më pak kohë shpenzon në zyrën që po lë. Sipas burimeve, Beri-sha po merret njëherësh dhe me zbrazjen e zyrës së tij në kryeministri nga dokumenta-cioni, nga kasetat e mbledhjeve të qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Teritorit, por dhe nga dhuratat e shumta që ka marrë gjatë këtyre tetë viteve në qeverisjen e vendit e po i dërgon në zyrën e tij në PD. Një lajm të cilin e ka botuar dhe gazeta jonë ditë më parë dhe është bërë objekt pasqyrimi dhe për mediat e tjera. Nga ana tjetër mësohet se kryetari i ri Lulzim Basha po vijon përgatitjet për analizën e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit përballë të majtës, duke lluar nga baza e partisë dhe deri në qendër. Mbështe-tur dhe në këtë analizë dhe përgjegjësi për të ardhmen do të llojnë zgjedhjet për krerët e degëve të PD në të gjithë vendit, por dhe të seksioneve dhe grupseksioneve në bazë të mbështetjes për kryetarin e ri që ka mbështetjen e liderit

historik Berisha. Mësohet se kujdesi më i madh po trego-het për të zgjedhur në krye të degëve të PD njerëzit që ofrojnë mbështetje pa ku zim për Bashën, duke shmangur në këtë mënyrë të gjithë ata që kanë dhënë mbështetje për rivalin e tij për postin e kreut të PD, Olldashi. Mësohet se paralel me kujdesin për të përzgjedhur në krye të de-gëve të PD jo kundërshtarë të

Bashës, po tregohet kujdes dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për Kuvendin Kombëtar që pritet të mblidhet në llim të vjeshtës. Në Kuvendin Kom-bëtar delegatët do të jenë ata që përmes votimit të fshehtë do të përzgjedhin forumin më të lartë drejtues në periudhën mes dy Kuvendeve, Këshillin Kombëtar. Përbërje e të cilit ashtu sikurse ka paralajmëruar dhe lideri historik e ish-kreu i

PD para zgjedhjes së Bashës si pasues i tij në krye të partisë, do jetë në favor të Bashës, me qëndrimin: Fituesi i merr të gjitha, pra ka ekipin e tij në Këshillin Kombëtar. Pas kësaj në një kohë më të vonë do jetë ky Këshill që do të zgjedhë anëtarët e kryesisë së PD, duke shmangur në këtë mënyrë ngjitjen në kryesi të kundërshtarëve të Bashës. Pas kësaj do zgjidhen dhe

sekretariati, ku në postin e sekretarit të përgjithshëm në vend të Ritvan Bodes mësohet se do të zgjidhet Genc Pollo, njeriu që e e ka pasur plot 14 vite më parë. Ndërsa si nënk-ryetarë të PD mendohet se do zgjidhen Arben Imami që do jetë njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Majlin-da Bregu që mendohet të jetë dhe nënkryetare e Kuvendit, pasi i takon një post i tillë PD. Pjesa tjetër sipas preferencave të Bashës, ndërsa shmangen të vjetrit.

zgjedhjet përballë opozitës së majtë. Në mesazhin e tij, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, organizata më e madhe politike në Evropë, me mbi 70

Deputeti i PD, ek-spert i ekonomisë

S h e r e f e d i n S h e h u shprehet kundër idesë së kreut të maxhorancës së re për audit ndërkom-bëtar të financave sh-qiptare. “Qeveria shqip-tare është e audituar në shumë forma. Së pari është kontrolli i madh i shtetit që i certi kon llogaritë këtë vit. Së dyti është parlamenti që me një ligj të posaçëm mi-raton buxhetin faktik të vitit të mëparshëm e së treti institucionet nan-ciare ndërkombëtare që jo vetëm janë bashkëpu-nëtore me qeverinë në përgatitjen e statistikave nanciare por të njëjtat

statistika publikohen nga FMN, nga BB, nga BE”,- tha Shehu.

Nga mbledhja e Kryesisë së PD-së

Viktor Orban Uilfried Martens

9E mërkurë, 7 gusht 2013

POLITIKE

PA DYSHIM që ne do të pengojmë, ato tentativa e opsione politike të së majtës që do të bien ndesh me interesat e vendit apo të sektorëve të veçantë. Nëse e majta do të përpiqet të shkatërrojë atë çfarë është bërë, në shumë vite, në sistemin shëndetësor shqiptar ne do ta kundërshtojme me të gjitha kapacitet tona.

Intervistë

“Shqipëria nuk nis gjithçka nga viti zero”

Shehu: Ja si do ta bllokojmë PS

Do të jetë një opozitë alternative për të bindur elektoratin kryesisht në dy gjëra, në falsitetin e spekullimeve premtuese të PS dhe dobinë reale të ideve tona

Fatkeqësisht kohët e fundit kam konstatuar disa tendenca të Ramës, që dëshëron të transmetojnë idenë se “çdo gjë llon me mua”. Ne nuk llojmë sot, në përgjithësi, por dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në veçanti, nga “viti zero”. Kjo është shumë e rëndësishme të kihet qartësisht në konsideratë, ndryshe biem në gabime të mëdha e shumë të dëmshme për vendin.

TENDENCA

TIRANE

FERNADA CENKO

De p u t e t i i P a r t i s ë Demokratike Tritan Shehu tha se opozita

e shtatorit do të marrë masa bllokuese për tentativat e op-sionet politike të së majtës që do të bien ndesh me interesat e vendit apo të sektoreve të veçantë. Ndër të tjera Shehu ka nënvizuar edhe një herë se kryetari i ri i PD, Lulëzim Basha duhet të bëj analizën e humbjes së zgjedhjeve dhe më pas të shkojnë në zgjedhje. Deputeti i rizgjedhur nuk i ka kursyer edhe kritikat ndaj kryeministrit të zgjedhur Edi Rama.

Në shtator PD-ja futet në një fazë tjetër të reformës së brendshme, çfarë duhet të bëjë kryetari Basha që të kthejë harmoninë në strukturat e bazës?

Në të gjitha strukturat tona ka realisht harmoni e dëshirë për të punuar së bashku, ka një vullnet të plotë për të qenë sa më aktive në këtë fazë të re të përgatitjes e të luftës poli-tike të PD, që do të llojë në shtatori. Unë jam i bindur se Basha, ashtu si ka deklaruar do të procedojë me një analizë të shkaqeve të humbjes, me një diskutim transparent e gjithpërfshirës të përgatitjes së strategjisë së nesërme. Po kështu do të ecet dhe në pro-cesin organizativ të partisë, zgjedhjet në nivelet e ndry-shme e deri në atë të Kongresi. Kjo është rruga që une jam i bindur që do të ndiqet, për të arritur në disa konkluzione dhe për të ndërtuar vizionin e

luftës opozitare e implentuar atë me tej konkretisht.

A gëzon Basha pjekuri-në e nevojshme politike për moslejimin e frag-mentarizmit të PD-së?

Së pari unë nuk shoh ndonjë rrezik për fragmentizim të PD-së. Së dyti pa dyshim Basha i ka të gjitha kapacitetet e eks-periencën e nevojeshme për të qenë në lartësinë që kërkohet nga s dat tona. PD nuk është një parti e re, e sapo krijuar, ajo tashmë ka një eksperiencë kolosale pune në qeverisje e

opozitë, ka potenciale të medha njerëzore e mendimi. Të jeni të bindur se të gjitha këto do të jenë pjesë e zhvillimeve të ardhshme, hapësira ka e do të ketë për të gjithë.

Cila do të jetë linja par-lamentare e opozitës?

PD-ja është një parti demokratike, pjesë e familjes së PPE. Pra të gjitha veprimet e opsionet e saj do jenë thellë-sisht demokratike. Një nga këto dhe puna në parlament. Unë jam i bindur se ne do të dimë të paraqesim alterna-tivat tona, të mbrojmë me argumenta atë që i shërben realisht vendit, pikërisht për të mos lejuar të majtën të ecë në rrugën e aventurizmit e ni-hilizmit. Për ne është e qartë, që rruga e pjesëmarrjes aktive është rruga më dobi prurëse. Bojkotet, dhuna janë forma jo demokratike, që fatkeqesisht PS i përdori duke dëmtuar shumë vendin tonë e rrugën e tij drejt integrimit. Ne jemi një forcë politike e përgjegjshme, e emancipuar dhe që nuk mund të biem pre e lëvizjeve revolucionare si bëri PS. Unë mendoj se këto janë format me të mira të luftës politike, edhe për të kontribuar real-isht në ndryshimet e shpejta të balancave politike në vend.

Do kemi opozitë të fortë në këto katër vite?

Do të jetë një opozitë pluridimensionale, e gjerë, shume aktive, me ide e op-sione konkrete. Do të jetë një opozitë alternative për të bindur elektoratin kryesisht në dy gjëra, në fallcitetin e spekullimeve premtuese të PS gjatë fushatës dhe efektiv-itetin e dobinë reale të ideve tona. E para realisht nuk do të jetë shumë e vështirë për tu realizuar. Që tashti PS po braktis premtimet e saj e njerëzit po e kuptojne qartë këtë. E dyta kërkon një punë

të struktuaruar mirë, të gjerë, afat gjatë. Këtu kërkohet pa dyshim një përfshirje e gjerë e kapaciteteve tona. Nga nga tjetër unë do te theksoja dhe domosdoshmërinë e një vepri-tarie të gjere me komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi pjesë e PPE, kemi mbështetjen e një harku të gjerë politik ne Eu-ropë. Duhet të jemi shumë më aktive në këtë drejtim, pikërisht për të shpjeguar realitetin, problemet dhe për të marrë sa më shumë nga eksperienca e tyre. Realisht duhet një kontakt i gjerë e aktiv me të gjithë fak-torin ndërkombëtar diplomatik ose jo, në periudhën që vjen.

Do të mbani qëndrime bllokuese, ashtu siç keni pretenduar se ka bërë edhe opozita për çështje

të rendësishme?Opozita jonë do të jetë

pjesëmarrëse, alternative, në dobi të interesave të vendit. Pa dyshim që ne do të pengojmë, ato tentativa e opsione poli-tike të së majtës që do të bien ndesh me interesat e vendit apo të sektorëve të veçantë. Nëse e majta do të përpiqet të shkatërrojë atë çfarë është bërë, në shumë vite, në sis-temin shëndetësor shqiptar ne do ta kundërshtojme me të gjitha kapacitet tona. Nëse e majta do të tentojë të ndry-shojë prioritete e politikës sonë të jashtme, të konsoliduara nga të gjithë, pa dyshim që do ta kundërshtojmë fortë. Kjo është opozita, por gjithmonë brenda kuadrit demokratik.

Si e shikoni qeverinë e

re të kabinetit Rama? A janë zgjedhur njerëzit e duhur, apo jo?

Në realitet shenjat e deri tanishme nuk janë premtuese. Është një kabinet i fryrë arti -cialisht për aresye subjektive, me shpenzime më të mëdha në kurriz të atyre që paguajnë tak-sat.Është e kundërta e asaj që duhej e pritej, duke rënë ndesh dhe me vetë rekomandimet e FMN-së. Së dyti mënyra e emërtimit të ministrive e funksionet e tyre nuk janë, për mendimin tim, të tilla që mund të japin e ciencë të mirë. Nga ana tjetër dhe këtu janë lënë jashtë premtime. P.sh nuk ka ministri për emigracionin, si ishte premtuar emigrantëve tanë me shumë bujë, gjë që me të drejtë ka ngjallur reagime të forta midis tyre. Pra, për mua nuk të jep mesazhe premtuese.

Rama do e ketë për-balljen më shumë me Bashën, si kryetar par-tie, apo me Berishën, ish- kryetarin që është në Parlament?

Rama pa dyshim do të përballet me Bashën si kryetar i PD-së. Është një përballje normale midis dy kryetarëve, të maxhorancës e opozitës. Po kështu ai dhe sta i tij do të përballet me të gjitha ka-pacitet e PD-së. Berisha është një personalitet thelbesor në PD e në politikën shqiptare si dhe më tej, prandaj unë jam i bindur se dhe në të ardhmen roli i tij do të jetë më shumë peshë për zhvillimet shqiptare e pse jo dhe ato rajonale, për të cilat ai ka dhënë një kon-tribut të madh në shumë vite.

Ju e keni perkufizur politikën e jashtme te Z. Rama si amatoreske?

Realisht une i uroj Z.Rama suksese në politikën e tij të jashtme, se kjo është e rëndë-sishme për vendin në tërësi. Por ai duhet të kuptojë diçka,

që veçanërisht në politkën e jashtme, në partneritetet tona ndërkombëtare, duhet të ketë një vazhdimësi të qartë, ashtu siç ka pasur në gjithë këto vite te ne, pavarësisht se kush ka qenë në qeverisje. Kjo është shumë e rëndësishme për besueshmëri-në tonë, linjat tona të zhvillimit e të objektivave tona të qarta se ku duam të arrijmë. Këto janë elemente që ngelin stabël, dhe kjo për hir të interesave tona madhore si vend. Fatkeqësisht kohët e fundit kam konstatuar disa tendenca, që dëshërojnë të transmetojnë idenë se “çdo gjë llon me mua”. As mund të jetë

kështu dhe as është kështu. Ne nuk llojmë sot, në përgjithë-si, por dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në veçanti, nga “viti zero”. Kjo është shumë e rëndësishme të kihet qartësisht në konsideratë, ndryshe biem në gabime të mëdha e shumë të dëmshme për vendin.

Disa demokratë të dalë jashtë sallës së Kuven-dit, por edhe ata që janë brenda kanë ndarë të njëjtin mendim se hum-bja e zgjedhjeve ka ardhur edhe për shkak të mos-

funksionimit të struk-turave të PD-së? A ndani të njëjtin mendim? Dhe çfarë duhet të ndodh për ta ‘sjellë në vete’?

Unë e kam theksuar shumë herë që shkaqet e humbjes janë të shumtë. Ka që nuk lid-hen me ne, por me konjuktura madhore si kriza botërore. Ka që lidhen me punën tonë qeverisëse, të administratës, të vendimarrjes, pa dyshim dhe të punës së strukturave të PD në tërësi. Të gjitha këto do të analizohen në struktu-rat tona dhe do të dilet me konkluzionet perkatese.

Jam i bindur se Basha, ashtu si ka deklaruar do të procedojë me një analizë të shkaqeve të humbjes, me një diskutim transparent e gjithpërfshirës

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu

Edi Rama, kryetari i PS-së

10 E mërkurë, 7 gusht 2013

EKONOMI

TIRANE

GENC KONDI

LAJMIMinistria e Financave ka bllokuar importin e ila-çeve, duke u kërkuar gro-sistëve pullat e dyfishta skale, një masë, që ishte

bllokuar një vit, edhe me ndërhyrjen e ambasadës zvicerane. Rrezikohet mungesa e ilaçeve në treg nga 16 gushti

Korrik, in acioni nën

minimumin e Bankës

së Shqipërisë

Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ulje prej 0.8 përqindësh

krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit në muajin kor-rik (Korrik 2013 - Korrik 2012) është 1.6 për qind, nën minimumin e përcaktuar nga ana e Bankës së Shqipërisë, që është 2 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.7 përqind. Kjo shpjegohet me

rënien e ndjeshme të kërkesës në tregun e brendshëm, që ndikon në uljen e çmimeve. Krahasuar me muajin e mëparshëm indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një ulje prej 1.7 përqindësh, ku ulja më e madhe prej 16.3 për qind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”, çka është edhe një fenomen sezonal. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të

tjera të grupit të ushqimeve, ndërsa çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje paradoksale prej 7.3 përqindësh. Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind, ku çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.5 për qind dhe ai i benzinës ulje 0.4 për qind. Në mallrat e ndryshme, është shënuar një ulje prej 0.8 përqindësh, nga ulja e tarifave të siguracionit të makinave.

tjetër të çmimeve”, tha ai. Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë Ahmet Hysa tha se çmimi i pullës do të mbulohet nga importuesit dhe prodhuesit e barnave. Ndërsa nenkryetari i komisionit parlamentar Tritan Shehu përshëndeti vendosjen e pullave, duke e konsideruar si një element shumë të rëndë-sishëm në rritjen e sigurise dhe cilësisë së barnave në vend.

Ajo që nuk sqarohej ën këtë rast është fakti i thjeshtë se, është e vërtetë që importuesit do të mbulojnë koston shtesë, por është logjike që ata këtë kosto ta shkarkojnë tek konsumatori, përndyshe do të kenë humbje, që nuk e pranon asnjë biznes

në botë, në kushtet e ekonomisë së tregut. Po kështu, nuk mund të shpjegohet që, në rast se kjo masë merret për një treg më cilësor, ambasadat e huaja të lobojnë në favor të importit të ilaçeve në kushtet e mëparshme.

Ministrat Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo kanë shprehur më parë rezervat e tyre për një masë të tillë, por Tavo e ka nënshkruar si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit Berisha vendimin për-katës, duke qenë se vendimi i qeverisë është kolegjial. Kështu, edhe me bekimin e kryeministrit Berisha, i është hapur një rrugë aspak humane hyrjes së parave në buxhet, duke kërcënuar se-riozisht jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Kuvendi

Vendosja e pullës, debat në ParlamentDeputetët e PS e kundërshtuan vendimin për pullën dy she, pritet reagimi i qeverisë së re

TIRANE

Vendimi i qeverisë Berisha për të vendosur pullë dyfishe

është kundërshtuar ashpër vitin e kaluar në Komisionin parlamen-tar të Veprimtarive Prodhuese të Kuvendit. Sipas PS, pulla rrit çmimin e barnave, që duhet të paguajë konsumatori fundor, që në shumicën e rasteve është dikush me të ardhura të pakta, si pensionistët. Deputeti Eltar Deda tha se deri tani është e paqarte se kush do t’i paguajë kostot e vendosjes dhe importimit të kësaj pulle. “Pasi mendojmë se e gjithë kostoja do të bjerë mbi xhepat e qytetarëve dhe e gjithë kjo do të pasqyrohet me një rritje

Kërkohet pulla skale, pa speci kime

Financat bllokojnë makinat e ardhura nga importi

Skandali, s’ka ilaçe nga 16 gushti

Dikasteri i Shëndetësisë është shprehur dakord me kërkesat e tregtarëve në parim, por kjo nuk e ka penguar ministrinë e Financave të mbajë një qen-drim të palëkundur, që rrezikon jetën e mijëra njerëzve

PËRPLASJA

Ministria e Finan-cave përfshihet në skandalin e radhës.

Shqiptarët që vuajnë nga së-mundje kronike dhe që mbi-jetojnë vetëm nga përdorimi i pandërprerë i disa ilaçeve të caktuara rrezikojnë të klasifikohen si “të dënuar me vdekje” nga një vendim i dikasterit të Ridvan Bodes, që ndalon hyrjen në vend të çdo ilaçi që nuk është pajisur me pullën fiskale të dyfishtë. Faktikisht, është një sasi e konsiderueshme medika-mentesh, që janë bllokuar tashmë nga Dogana dhe nuk lejohet të hyjnë në vend, duke rrezikuar të prishen në temperaturat 40 gradë cel-sius të kësaj vere të nxehtë, mësohet nga përfaqësues të ndryshëm të importuesve me shumicë të medikamenteve dhe shpërndarësve të tyre.

Ajo që përbën skandal është fakti që ministria e Financave nuk ka specifikuar asnjëherë aspektet teknike të pullës fiskale, theksojnë këta grosistë për Shqiptarja.com. Ndërkohë, bllokimi mund të sjellë në atë, që, duke nisur nga data 16 gusht, në treg të mos ketë më ilaçe jetësh-pëtuese dhe ilaçe të tjera që përdoren më shumë nga të sëmurët.

PROCESI Që nga data 6 gusht, nuk

lejohet më që tregtarët e medikamenteve të impor-tojnë produktet e tyre të zakonshme, që prodhohen jashtë Shqipërisë. Atyre nuk u jepet më leja e importit, pa vendosur pullën fiskale që në fabrikën e prodhimit të ilaçit përkatës. Kjo lidhet me një vendim, të kundërshtuar në bllok nga ana e të gjithë treg-tarëve të farmaceutikës në vend, sipas të cilit ministria e Financave do të pranonte hyrjen në Shqipëri vetëm

të atyre ilaçeve që ishin pajisur që në prodhim me pullën e dyfishtë. Ky pro-ces është bllokuar më pas, pas ndërhyrjes së fuqishme dhe lobimit që u bë, deri tek kryeministri Berisha, nga ana edhe e ambasadave të huaja, si asaj zvicerane. Thelbi i këtij kundërshtimi

kishte të bënte me atë, se, sipas importuesve, vendimi është teknikisht i pareali-zueshëm. Kjo, pasi sasitë e ilaçeve që prodhohen për një vend si Shqipëria janë aq të vogla, sa që nuk u in-vestojnë fare prodhuesve të tyre, kur mësojnë se duhet të shtojnë edhe pajisje plus

për të ngjitur në pakot e tyre edhe pulla fiskale. Këtë ata e konsiderojnë si një proces pa leverdi, pasi fjala është për pako të limituara, ose pako vetëm për Shqipërinë, të cilave u rritet mjaft kostoja nga një gjë e tillë.

Megjithë kundërshtimet, madje edhe nga ministria

e Shëndetësisë, në fillim të vitit 2013 ka dalë Udhëzimi i ministrit të Financave, sipas të cilit duhet të vendoset patjetër pulla e dyfishtë. Sipas tregtarëve, ata kanë qenë gjithnjë në kontakt me dikasterin e Shëndetësisë, që është shprehur dakord me kërkesat e tyre në parim, por kjo nuk e ka penguar minis-trinë e Financave të mbajë një qendrim të palëkundur. Kjo, pasi ministrit Bode i intereson hyrja e parasë në arkën e shtetit, të katandisur bosh dhe jo problemet që i

krijohen sektorit të impor-tuesve të medikamenteve.

Por, ajo që duhej të re-alizonte më parë ky dikaster ishte përcaktimi teknik i procesit, pa të cilin vendosja e pullës kthehej në një ab-surditet. Deri tani, askush nuk i ka dhënë përgjigje një kërkese të tillë, pra ende nga Financat nuk është ideuar aspekti teknik i pullës. Por, a ka gjë që justifikon hum-bjen e jetës, qoftë edhe nga një njeri i vetëm, për shkaqe të tilla?

11aE mërkurë, 7 gusht 2013

EKONOMI

AMC mbështet

turizmin me

“Explore Albania”

Në pikun e sezonit të pushimeve, AMC u shton ofertave të saj verore për stinën e

nxehtë të vitit edhe një projekt në mbështetje të turizmit shqiptar. Aplikimi “Explore Al-bania”, i cili ofrohet për celularët me sistem operativ Android dhe iPhone, përfaqëson një platformë lehtësuese për këdo që dëshi-ron të njohë më mirë Shqipërinë. Aplikimi ndihmon çdo përdorues që të eksplorojë

dhe të marrë informacion për kategori të ndryshme interesi në Shqipëri, ku mund të përmendim pika turistike, bukuri natyrore, ekskursion, gastronomi, qytete dhe hotele. “Explore Albania” është shumë praktik dhe i thjeshtë për t’u përdorur, si dhe mund të shkarkohet falas nga çdokush që disponon një smartphone apo tablet të platformave An-droid apo Apple, përkatësisht nga Play Store

apo nga App Store (dhe iTunes). Kështu, të gjitha bukuritë dhe pikat më tërheqëse të Sh-qipërisë përmblidhen në një aplikim të vetëm nga AMC. “Explore Albania” gjen në mënyrë automatike vendndodhjen e përdoruesit dhe thekson llimisht rezultatet më të vlefshme dhe interesante përreth tij. Përdoruesit mund të bëjnë edhe kërkim manual për zona të ndryshme të vendit.

Rrezikohen të anulohen kontratat e spitaleve

“Qeveria në ikje po çon në kaos shërbimin farmaceutik”

Pulla skale, po shkatërron tregun

Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

www.MerrJep.al

Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje

Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet!

KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËRTiranë, kërkoj të blej Aparate Fotogra k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotogra ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088

PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC,Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3.TEL. 0686803203

IPHONE 5 FACTORY UNLOCKIphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë.TEL. 0692401666

TIRANE

ARJAN JAUPLLARI*)

Zullumet e kësaj qeverie ndaj sistemit farmaceu-tik nuk kanë të numëru-

ara. Të gjitha shënojnë kthesa mbrapa. Fillimi ishte heqja e konceptit të negociimit të çmimit të barnave, gjë që çoi vetëm në rritjen e çmimit te tyre. Hapi i dytë i gabuar ishte licencimi i farmacive nga DShP-të duke hapur farmaci pa kriter nga pashallarët e këtyre drejtorive. Pas kësaj, erdhi hapi i tretë i pseudor-eformës, heqja e kritereve teknike në hapjen e farma-cive, distancës dhe numrit të popullsisë, të sanksionuara në nenin 30 të ligjit të bar-nave. Kjo solli grumbullimin e farmacive në Tiranë duke lënë pa shërbim disa qytete të kategorisë së dytë. Në qytetet e mëdha, çoi në grumbul-limin e tyre rreth spitaleve dhe QSH duke lënë zonat të tëra periferike pa shërbim. Shtimin e numrit të farma-cive dhe kjoskëzimin e tyre.

Hapjen e oreksit për të blerë diploma nga univer-sitete blozë që mbajnë emrac pompozë.

Falimentimin e farma-cistëve të vjetër e profesion-istë përballë matrapazëve joprofesionistë që ju shërbe-

jnë pacientëve nga mëngjezi në darkë në farmacitë me licenca të blera. Vendosja e TVSH 10% për barnat dhe shërbimet në të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor, të cilën unë që në momentin e vendosjes e kam quajtur Taksë Vetëm për Sëmund-jen ose TVS. Tashmë kjo u provua që është e tillë, sepse pacienti përballet me të, në vend që të jetë e kundërta. Në momentin e vështirë të sëmundjes, pacienti ka nevo-jë për ndihmë për ta përbal-luar me sa më pak dhimbje të keqen. Premtimi i qeverisë Rama për ta hequr atë është shumë kuptimplotë. Të gji-tha këto prapësira, por jo vetëm, qeveria në zhdukje i realizoi me sukses.

Ajo që i mbeti merak dhe do ta realizojë në grahmat e fundit të saj është, të lërë të sëmurët pa barna, nëpërmjet të ashtuquajturës pullë dy- she për çdo kuti bari.

Historia e pullës dy she ka lluar që në vitin 2009 kur u

sanksionua në ligjin e barnave dhe duhet të përfundonte ven-dosja e saj brenda dy vjetësh dhe procesi do të realizohej nga QKKB.

Pasi kaloi afati dhe ligji u shkel, bënë një shpikje shqiptare duke e quajtur pullë skale për të justi kuar

dhe TVSH, gjetën dhe konc-esionarin duke e paracaktuar me ligj (gjë e padëgjuar ndon-jëherë), lanë dy vjet afat, nuk u kujtuan më.

U bë dhe një takim në MSH më 22 korrik 2013 me praninë e QKKB, Urdhrit të Farma-cistëve dhe Koncesionarit, në të cilën ne, përfaqësuesit shqiptarë e hodhëm poshtë me argumenta pse nuk është e nevojshme kjo pullë dhe të vazhdohet me pullën e sig-urisë të emetuar nga QKKB, ky mendim mori dhe mira-timin e Ministrit të Shënde-tësisë.

Sot mësojmë se është dër-guar një shkresë zyrtare nga Ministria e Financave e cila detyron QKKB të ndërpresë dhënien e pullave importuese të barnave.

Ky lajm i keq lë të sëmurët pa barna.

Pse po ndodh ky fenomen dhe kujt i intereson?

Kontrata e qeverisë shqip-tare me kompaninë konce-sionare të përcaktuar në ligjin e barnave për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave skale të barnave.

Rast unikal në botë.2. Mospranimi i kom-

panive prodhuese të huaja lidhur me manipulimin shtesë për vendosjen e pullës shqip-tare të barnave nga ana e tyre.

3. Mospranimi nga impor-tuesit e barnave në vendin tonë, të burokracive të pa-nevojshme për importimin e barnave.

4. Mosmiratimi i një vendi-mi qeverie për përjashtimet e mundshme në këtë proces apriori.

5. Mostërheqja e mendimit të aktorëve të sistemit farma-ceutik në ndërmarrjen e kësaj reforme pullëzimi, si dhe mos-për llja e kundërshtimeve të bëra nga ana jonë.

Pasojat e këtij procesi bien në radhë të parë mbi kon-sumatorët e barnave por edhe mbi sistemin farmaceutik në tërësi, të cilat po i rendis si më poshtë:

a) Mbetjen e tregut far-maceutik pa barna dhe sh-qiptarëve pa trajtimin me to.

b) Rritje të çmimit të barnave, për shkak të ko-stos së lartë të kësaj pulle sidomos për alternativat e para të barnave të listës së rimbursimit.

c) Ndryshim të çmimeve në listën e barnave të rim-bursueshme dhe miratimin e një liste të re barnash me ndryshimet përkatëse.

d) Ndryshimin e çmimit të barnave të tenderuara nga MSH dhe ribërjen e kontrat-ave nga e para.

e) Kaos total në sistemin farmaceutik dhe përballje të farmacistëve me pacientët për çmimet e ndryshme të bar-nave midis pullave ekzistuese nga të rejat, për të njëjtin bar.

f) Asgjë të re në lidhje me sigurinë e barnave, sepse pulla ekzistuese i plotëson më së miri ato.

g) Asgjë të re për ISKH, përveç rritjes së shpenzimeve të buxhetit, sepse në shkelje agrante të ligjit të barnave, i

cili e përcakton si pullë dy she, është katandisur rrugës së gjatë dy vjeçare në pullë një she.

Vetëm ky argument do të mjaftonte për ta bërë nul këtë proces të pullës së turpit të për timit koncesionar.

*)President i “Urdhrit të Farma-cistëve” të Shqipërisë

Buxheti

Edhe pse listëpagesa e fundit e publikuar në

faqen zyrtare të Ministrisë së Financave mban datën 12 korrik, burime nga ky dikaster bëjnë me dije se veprimet nanciare të qeverisë i janë rikthyer dje normalitetit, duke çliruar fonde për pagat e institu-cioneve të administratës publike dhe pagesa të tjera. Arsyeja, e paraqitur zyrtarisht, e vonesës ka qenë bllokimi i sistemit kompjuterik, që mundë-

son aktivitetin e nancave shqiptare gjatë 2 javëve të fundit të muajit korrik. 31 korriku duhej të ishte data kur sistemi i ri do të vihej në funksionim, por afati nuk është respektuar

Ministria: U zhbllokua pagesa e administratës nga thesari

Arjan Jaupllari

12 E mërkurë, 7 gusht 2013

DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAKDUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN

KURSENI!

Lexojeni gazetën në

ipadnë kompjuter

SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM

NGA APPLE STORE

NE VERSIONIN DIXHITAL

iphone

origjina e lajmit...

Në adresën: www.shqiptarja.com

13E mërkurë, 7 gusht 2013

EKONOMI

HUMBJET Në vlerë absolute, huatë e humbura të sistemit bankar kanë arritur në mbi 400 milionë euro, si para, për të cilat banka ka humbur shpresën se mund t’i rikuperojë ndonjëherë

Paraja

Kanë arritur në afro 10% të totalit

Kreditë e humbura tani 400 mln euro

KompensimiDyndje kërkesash nga pronarët, shumë pak fondeNjë ditë pas hyrjes në fuqi

të vendimit për kompen-simin nanciar të kategorisë së ish-pronarëve, që për to-jnë nga fondi i buxhetit të shtetit prej 300 milionë lekësh, parashikuar për vitin nan-ciar 2013, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është konstat-uar një dyndje aplikimesh, që arrijnë rreth 100 në ditë. Nëndrejtori i kësaj agjencie, Agim Toro, shpjegoi për me-dian se, megjithëse pritet që në total numri i dosjeve për kompensim të arrijë në mbi 1.500, nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, vetëm 30-40 qytetarë mund të për to-jnë. Sipas Toros, problemi në këtë fazë kompensimi është fondi tejet i vogël për kërkesat e qytetarëve, çka e bën këtë proces të zvarritet gjithnjë e më tepër. Afati për dorëzimin e dokumenteve

pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përfundon në datën 19 gusht. Pas mbylljes së aplikimeve, dosjet do të kalojnë në një proces hetimi administrativ, nisur nga kriteret vlerësuese të përcaktuara në vendimin e qeverisë. Prioritet do të kenë vendimet më të vjetra, që llojnë që nga viti 1993 dhe ato që nuk janë trajtuar ndonjëherë për kompensim.

TIRANE

GENC KONDI

LAJMIKreditë që nuk mund të merren më nga bankat kanë arrritur në 9.2% të totalit në fund të tremujorit të dytë 2013, nga 7.96% në fund të tremujorit të parë dhe 7.7% në dhjetor 2012. Shifra e tyre po arrin në gjysmë miliardi euro

Problematike në tremu-jorin e dytë të vitit është bërë rritja e huasë së

humbur (mbi 365 ditë vonesë pagese), që kanë arritur në

400 milionë euro. Kjo ndodh për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë, kur banka

ka nisur procesin e ekze-kutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar. Këto kredi

kanë arrritur në 9.2% të totalit në fund të tremujorit të dytë 2013, nga 7.96% në fund të tremujorit të parë dhe 7.7% në dhjetor 2012. Rritja e kësaj kategorie me 1.27 pikë për-qindje në tremujorin e dytë në raport me të parin ishte ai që çoi në përkeqësimin e treguesit në total, ndërkohë që huatë e dyshimta (deri në 365 ditë vonëse) janë ulur me gati 1% dhe ato nënstandarde (deri në 180 ditë vonesë) janë rritur vetëm 0.07% për të njëjtën periudhë. Ndryshimet në Kodin Civil në llim të prillit, që përmirësuan procedurat e ekzekutimit të kolateralit nuk po arrijnë që të frenojnë shtimin e huave që bankat nuk shpresojnë t’i marrin.

Agim Toro

Cyan magenta yellow black

14 E mërkurë, 7 gusht 2013

SOCIALE

Banorët: Problemi nisi pas ndërtimit të rrugës

Furnizohen me ujë pusi, Ujësjellësi: S’kemi ankesa

Kombinati, 6 muaj pa ujë të pijshëm

në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka ku ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka res-pektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë marrë masa për të sigu-ruar ndonjë strehim alternativ për romët”, - thuhet në reagimin e AI. Ndërkohë që më herët reagoi edhe “Avokati i Popullit”, i cili ishte ionstitucioni që vuri në dijeni edhe AI-në. Avokati i Popullit i ka nisur

edhe një shkresë zyrtare kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ku i kërkon ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemit të strehimit të pjesëtarëve të komunitetit rom në kampin e ish-Dekorit. “Nga informacionet që kemi marrë nga përfaqësues të subjektit ndërtues, rezulton se leja e ndërtimit është zbardhur vetëm për një pjesë të sipërfaqes së përgjithshme të tru-allit ku është vendosur komuniteti rom. Veprimet apo procedurat që ndiqen për lirimin e një trualli pa një vendim gjyqësor, janë totalisht antiligjore dhe në kundërshtim me frymën e ndërtimit dhe konsoli-dimit të shtetit të së drejtës në Sh-qipëri”, - thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit që kërkon që pas 30 ditësh të vihet në dijeni me shpjegime të arsyetuara për çështjen në fjalë, si dhe çfarë vep-rimesh, mosveprimesh apo masash ka ndërmarrë bashkia si organ

Dëbimi i romëve

Amnesty International: Urgjent strehim Avokati i Popullit-Bashkisë: Ndiqe çështjen, leja është dhënë vetëm për një pjesë të truallit

TIRANE

Dëbimi i 60 familjeve rome nga vendi ku ata kishin ngritur

çadrat e tyre, dhe ndërtimi në vend të tyre i një pallati, ka tërhequr vëmendjen edhe të organizatës së njohur për të drejtat e njëriut Am-nisty International. Ajo ka reaguar dje ndaj fatit të 60 familjeve rome në Tiranë, të cilat rrezikojnë të mbeten pa strehim, pasi kërcëno-hen se do dëbohen nga banesat e tyre. Amnesty International” (AI) ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të qeverisë shqiptare për strehimin e komunitetit rom në Tiranë. Sipas saj, 37 familje rome po dëbohen me forcë dhe autoritet s’kanë marrë masa për strehimin e tyre. Nga ana tjetër, pronari tokës nuk ka res-pektuar ligjin. Sipas AI, pronari që pretendon tokën nuk ka respektuar proceduart ligjore, ndërkaq edhe

Nuk paguan gjobat,

policia bashkiake

“kyç” tre subjekte

Policia Bashkiake e Tiranës ka bllokuar dje 3 subjekte në rrugën “Ferit Xhajko”.

Këto subjekte, në mënyrë të vazhdueshme kanë zënë hapësirat publike, ndërkohë që policia bashkiake ka vendosur ndaj këtyre subjekteve, siç e parashikon ligji, gjoba të cilat nuk janë paguar prej tyre dhe as nuk kanë liruar hapësirat e zëna, në kundërshtim me ligjin. Mospagimi i

gjobave ka detyruar Drejtorinë e Tatim - Taksave të Bashkisë së Tiranës, të nxjerrë urdhër bllokimi për këto subjekte. Policia Bashkiake ka kryer dje ekzekutimin e këtij urdhri dhe do të vijojë me bllokimin e aktivitetit dhe sekuestrimin e materialeve për të tjera subjekte, të cilat përveçse kanë zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, nuk kanë shlyer gjobat

e vendosura ndaj tyre. Janë gjithsej 15 subjekte, për të cilat Drejtoria e Tatim - Taksave ka nxjerrë urdhër bllokimi, për mos shlyerje të gjobave për zënie të hapësirave publike. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar aksioni i Policisë Bashkiake, për lirimin e hapësirave publike nga subjektet tregtare por edhe shitësit ambulantë.

TIRANE

ESMERALDA KETA

LAJMINjë lagje e tërë në zonën e Kombinatit, pas varrezave të Sharrës u bënë 6 muaj që nuk kanë ansjë pikë ujë në çezmat e tyre. Ata kanë hapur një pus, si e vetmja mundësi për të plotësuar nevojat bazë. Ujësjellësi i Tiranës thotë se nuk kanë marrë ankesa dhe sot do të bisin veri kimin në terren.

Një prej banorëve të zonës, ka hapur një pus dhe aty shkojnë e mblidhen të gjithë të tjerët, nga ku marrin ujin për të furni-zuar shtëpinë. Sigurisht që ujit të pusit nuk i është bërë asnjë analizë dhe as nuk klorinohet

ZGJIDHJA

Në kulmin e të nxehtit që ka pushtuar vendin tonë, një lagje e tërë

në zonën e Kombinatit, ka plot 6 muaj pa ujë të pijshëm. Banorët thonë se problemi me furnizimin me ujë të pi-jshëm në çezmat e tyre, lloi që me nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Rrugës “Llambi Ziçishti” që kalon para shtëpive të tyre, nga bashkia e Tiranës. “Ne nuk kishim fare probleme me ujin e pijshëm. Që me nisjen e punimeve për shtirmin e rrugës na nisën edhe ne probolemet me ujin. Nuk e di se çfarë prenë ata që bënin punimet, por ne u bënë 6 muaj që jemi pa ujë të pijshëm. Dhe kjo është e tmerrshme. Nuk bëjmë dot asgjë. Nuk la-hemi dot, dhe ta mendosh në këtë vapë të tmerrshme. Nuk dimë se çfarë të bëjmë, kemi dërguar një mal me ankesa pranë ujësjellësit dhe njësisë bashkiake, por askush nuk ka ardhur të interesohet”, - thotë një banore e zonës. Dhe në këtë situatë, banorët e kësaj zone e kanë gjetur zgjidhjen te uji i pusit. Një prej banorëve të zonës, ka hapur një pus dhe aty shkojnë e mblidhen të gjithë të tjerët, nga ku marrin ujin për të furnizuar shtëpinë. Sigurisht që ujit të pusit nuk i është bërë asnjë analizë dhe as nuk klorinohet për të shman-gur mundësinë e infektimit nga papastërtirtë që ai mund të mbarttë.

ANKESAT Në njësinë bashkiake nr.6,

e cila ka nën administrim këtë zonë, e njohin shumë mirë problemin e banorëve në afërsi të varrezave të Sharrës. Shaban Përzhilla, përgjegjës i zyrës urbanistike të kësaj njësie bashkiake, ka përpara disa letra, që sipas tij i janë dërguar ujësjellësit të Tiranës dhe i kërkohet që të ndërhyjë që të riparojë problemin. “Unë e njoh këtë problem dhe madje ne i kemi dërguar

disa shkresa ujësjellësit ku e vëmë në dijeni të situatës dhe i kërkojmë që të dërgojë spe-cialistët e vcet për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi ne nuk kemi kopetenca në këtë rast,

por deri ëm tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, -thotë ai. Ndërsa Ferdinand Petrela, drejtor teknik i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, thotë se banorët

duhet të vijnë të ankohen vetë personalisht dhe jo të mjafto-hen me dërgimin e një letre, pasi të tilla vijnë pa pushim çdo ditë në ndërmarrjen e ujësjellësit. “Banorët nuk

kanë ardhur vetë të ankohen. Ata duhet të vijnë vetë per-sonalisht, pasi shkresat kanë një rrugë tjetër. Ata duhet të kalojnë procedura standarde. Megjithatë ne që nëser (sot) në mëngjes do të nisim një skuadër për të veri kuar nga afër atë që ka ndodhur në këtë zonë. Nëse tubacionet janë dëmtuar nga ndërtimi i rrugës, apo ka ndonjë prob-lem tjetër”, -thotë drejtori teknik i Ujësjellësit të Tiranës.

romë që prej datës 3 gusht po dëbohen nga pronari i truallit në zonën e ish dekorit të Tiranës, pasi ai pretendon se ka marrë leje për ndërtimin e një objekti. Mirëpo Avokati i popullit thotë se leja është vetëm për një pjesë të truallit

60 FAMILJE

autoritetet shqiptare nuk kanë gjetur një zgjidhje për këto familje. Në këtë rast, Amnisty International et për një stre-him alternativë që mund t’ju sigurohej këtyre familjeve. “Rreth 37 familje rome

Pusi në Kombinat, ku mbushin ujë banorët

ISHP:

“Kujdes nga depozitat, burim infeksioni”

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik

japin alarmin se se uji i depozitave është jo-higjienik dhe burim i një sërë sëmundjesh. Depozitat e ujit mbi tar-racat e pallateve gjithnjë e më shumë përbëjnë shqetësim për jetën e qytetareve . Alarmi vjen pas kontrolleve të shumta nga specialistët e këtij instituti, të cilat kanë konstatuar se uji i depozitave është jo-higjienik, burim i një sërë sëmundjeve. Spe-cialistja pranë Institu-tit të Shëndetit Publik Valbona Bara apelon që çdo qytetar apo sub-jekt të pastrojë depozitat vetjake të ujit. “Mëny-rat e reja të pallateve të reja që vendosin depoz-ita poshtë pallatit këto përbëjnë një problem për qytetarët dhe për banorët sepse duhen pastruar herë pas here.”- tha Valbona Bara.

15E mërkurë, 7 gusht 2013

SOCIALE

Fëmijët e “Zyber

Hallulit” vizitojnë

ambasadën amerikane

Dje, një grup fëmijësh të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë, së bashku

me edukatoret e tyre, vizituan ambasadën Amerikane nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”. Kjo ishte vizita e parë e fëmijëve në Ambasadë, të cilët u kënaqën shumë nga takimi me bashkëshorten e ambasadorit, Anne Cunningham, që i mirëpriti në ambasadë dhe u lexoi historinë

e mrekullueshme të “Maces Zjarrë këse”. Fëmijët e pëlqyen shumë historinë e Pikaloshit, maçokut i cili donte të bënte vepra në mëdha në jetën e tij. Më pas, ambasadori Alexandër Arvizu iu bashkua grupit, dhe së bashku me znj.Cunningham, i pyetën fëmijët për gjërat që u pëlqenin, për kafshët që donin më shumë dhe se çfarë bënin gjatë kohës së lirë. Ata i përgëzuan

fëmijët për aftësitë e tyre në sporte dhe art, dhe u thanë se në jetë, është shumë e rëndësishme që të mos e lejosh të kaluarën të ndikojë tek ti, por të mësosh për të arritur ëndrrat që ke. “Unë e dua shumë Shqipërinë prej njerëzve të saj,” - tha ambasadori Arvizu. “Të rinjtë në këtë vend, ashtu si ju sot, janë shumë kuriozë dhe të talentuar. Asnjëherë mos e humbisni këtë virtyt.”

S’ka lekë, KMSH ua jep bizneseve myslimane

Namazgjaja e Tiranës, nesër në gjykatë për lejen

Xhamia e Fierit jep me qira lulishten

TIRANE

ESMERALDA KETA

LAJMIXhamia e Fierit ka dhënë me qira lulishten e saj, e cila është mbushur me kioska që tregtojnë fruta-perime, pasi KMSH nuk ka lekë për të paguar administratën. Ndërsa nesër në gjykatën e Tiranës do të jepet vendimi ndaj padisë së ambiental-istëve që kërkon anullimin e lejes për ndërtimin e kom-pleksit të Namazgjasë.

Kryeministri Berisha, u prem-toi myslimanëve xhaminë e re. Por në të vërtetë i përdori ata për t’i dhënë leje ndërtimit për dy qendra biznesi 8 katëshe një subjekti privat. Lejen ua ka dhënë jo më vete, por të fshe-hur pas lejes për ndërtimin e kompleksit të Namazgjasë

HILEJA

Xhamia e Fierit ‘ka rënë pre’ e mungesës së fondeve. Pikërisht

për këtë arsye, kangellat rrethuese të lulishtes që ndodhej përpara objektit të kultit të myslimanëve të këtij qyteti, janë zëvendësuar me një kordon llamarinash ku janë ndërtuar disa kioska. Janë të rinjtë e Forumit Mysliman Shqiptar që e kanë bërë të ditur lajmin, në një shkrim të botuar në gazetën e tyre “E-zani i nal-të”. Sipas tyre, besimtarët e kësaj xhamie u kanë thënë se gjithçka është bërë nga Ko-muniteti Mysliman. “Hapë-sira në territorin e xhamisë u është dhënë në përdorim disa tregtarëve të xhematit kundrejt një qiraje. Aty treg-tohen mallra konsumi dhe shërbime nga më të ndry-shmet, që nga fruta-perimet (tranguj, domate, kunguj e shalqi) e deri tek dyqanet që riparojnë celularë, një nga aktivitetet “hallall” që plotëson panoramën stere-otipike margjinale të krijuar këto vitet e fundit. Kioskat kanë prishur lulishten e oborrit të xhamisë, e cila jo vetëm që nuk duket më nga jashtë, por nuk ka më vlerë as nga brenda, përderisa bahçeja ndërpritet nga një mur llamarine”, - shkruajnë të rinjtë e forumit mysli-man. Më poshtë ata madje nuk ngurrojnë të bëjnë një paralelizëm me objektet e kultit katolike dhe ortodokse në këtë qytete, që ndryshe nga xhamia, u ofrojnë be-simtarëve të tyre një vend paqeje shpirtërore. “Nuk ndodh kjo aspak me kishat katolike e ortodokse. Duke kaluar pranë katedrales orto-dokse në Fier nuk gjen asnjë shenjë të një barbarie të tillë. Përkundrazi, gjendesh në një mjedis të paqshëm qipar-isesh të hijshëm dhe ftues

për mëkatarët që kërko-jnë strehë. Ndërsa ‘xhamia e llamarinës’, pak metra më tutje, nuk fton askënd, përveç atij që ka nevojë për tranguj, qepë, ndonjë palë këpucë apo një servis për

epiqendër të debateve jo vetëm mes ambientalistëve. Kjo pasi, kryeministri Beri-sha i ka përdorur myslima-nët, që të japë një leje ndër-timi për dy qendra biznesi, leje, e cila nuk është dhënë më vete, por i është bash-kangjitur lejes për ndërtimin e xhamisë së re të mysli-manëve. Ambientalistët i janë drejtuar gjykatës me një kërkesë për anullimin e kësaj leje dhe pezullimin e punimeve, por Ministria e Kulturës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, që kanë për detyrë të zbardhin këtë vendim nuk pranojnë ta bëjnë publik. Ka qenë Instituti i Çështjeve Kombëtare(INA) dhe Shoqa-ta “Për Një Zhvillim të Qën-drueshëm dhe Racional”, që i janë drejtuar gjykatës me një padi ku kërkojnë mar-rjen e masës provizore për

sigurimin e padisë: Ndër-prerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e pre-rjes së pemëve dhe zënien/pushtimin e tortuarëve pub-likë nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i puni-meve do ta bëje të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga kjo Gjykatë. Më tej ata i kërko-jnë gjykatës që t’i detyrojë këto institucione të zbardhin lejen. “Megjithë përpjekjet tona të vazhdueshme përpa-ra institucioneve që dispono-jnë aktet administrative për të cilët kërkojmë pezullimin, nuk kemi mundur të sig-urojmë as origjinalet e tyre dhe as kopje të njësuar me origjinalin. Këto përpjekje i kemi bërë si te Ministria e Turizmit dhe Kulturës ashtu edhe te Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit me shkresa të protokolluara. Prandaj, konform nenit 223 të K.Pr.C, i kërkojmë kësaj gjykate që të urdhërojë or-ganet e sipërcituara, që dis-ponojnë këto akte, të dorëzo-jnë një kopje të tyre përpara kësaj gjykate”, - thuhet në ar-gumnentimin etyre përpara gjykatës. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme pritet që të jepet edhe masda e sigurisë së padisë së ambientalistëve.

Afatet

Plotësimi i A2, dyndje në qendrat e internetit

Ma t u r a n t ë t e Kukësit këtë vit

janë dyndur nëpër qendra interneti për të plotësuar formularin A2, kusht për të konku-ruar për në universite-tet publike. Ata duhet ta realizonin këtë proçes në shkolla, por rrjeti i dobët i internetit e ka bërë të pamundur për-fundimin e plotësimit të këtij formulari. Sipas drejtorit të shkollës së mesme “Havzi Nela” në Kukës, Hakik Elezi shu-mica e nxënësve kanë zgjedhur pikërisht këtë rrugë, por ka pasur qin-dra të tjerë, kryesisht të zonave rurale, që i janë drejtuar shkollave për të kryer këtë aplikim. Dhe për shkak se ka të rinj që për shkak të problemeve me interne-tin nuk kanë mundur të aplikojnë pritet të ketë një shtyrje të afatit. Për shkak të ngarkesës linja e internetit bie. Disa nxënës u janë drejtuar internet kafe, por edhe nëpër shtëpitë e tyre. Përgjithësisht kemi nxënës që vijnë nga zonat e largëta të cilët i kanë kushtet ndryshe nga ata të qytetit. Ka specialiste që po mer-ren me këtë punë për të ndihmuar nxënësit në plotësimit e formularit A2”- tha Hakik Elezi, drejtor i shkollës Havzi Nela.

Prishet 7-xhuxhatBaçe: Të dalë nga lista e monumenteve të Kulturës

TIRANE

Plani urbanistik i Tiranës fshin një tjetër pjesë të gjëlbërt të Tiranës.

Bëhet fjalë për këndin e Lojrave 7 xhux-hat që ndodhet në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me bulevardin Gjergj Fishta, i cili së shpejti do të kthehet në kantier ndërtimi për llogari të një biznesi privat. Për Artan Lamen kjo është një tjetër masakër e bashksisë së Tiranës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, që po bëhet në kurriz të

hapsirave të gjelbërta të kryeqytetit. Por kreu i Institutit të Monu-

menteve të Kulturës, Apollon Baçe, mbrohet duke thonë se kjo zonë bën pjesë në listën e atyre objeketeve që duhet të çlirohen nga statusi monu-ment kulture, pasi nuk ka ndonjë velrë të madhe. “Është kërkuar nga bashkia në vitin 2010 që të rishiko-het lista e monumenteve në mënyrë që të çlirohet nga ngarkesa dhe një objekt që u caktua ishte edhe parku i lojrave në rrugën e Elbasanit. Ne ia

kërkuam dy ministrave të fundit, të cilët nuk e hoqën. Të shohim nëse do ta heqë ministri i tretë. Në bazë të ligjit monument është ndërtimi me vlera të spikatura historike e kulturore, gjë që parku “7 Xhuxhat” nuk e përmbush. Një pjesë e tij është e shkretë, ndërsa një pjesë tjetër është kthyer në park-ing”, - ka sqaruar Apollon Baçe. Sipas tij, ambientalistët kanë plot çështje të rëndësishme për të cilat mund ta ngrenë zërin dhe që janë vertet prob-lem shqetesues.

celularin”, - përfundojnë të rinjtë myslimanë.

XHAMIA E TIRANËSNdërtimi i xhamisë së

Namazgjasë në Tiranë, ka kohë që është kthyer në

Kioska përpara xhamisë së Fierit

16 E mërkurë, 7 gusht 2013

Mbyten xhaxhai e nipi

14 vjeç në gropën

e hapur për krom

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e djeshme në fshatin

Macukull në Mat. Teksa kishin hyrë për t’u larë, xhaxha e nip janë mbytur në një gropë të hapur më parë për nxjerrjen e mineralit të kromit. Sipas policisë, trupat e të mbyturve janë zhytur në thellësi të gropës së mbushur me ujë të

mbledhur nga reshjet e shirave dhe shkrirja e dëborës, ndërsa disa orë më pas janë nxjerrë nga banorët e zonës. Mësohet se llimisht është mbytur adoleshenti 14-vjecar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Më pas, në tentativë për ta shpëtuar, është mbytur edhe xhaxhai i tij Ramazan Pili. Sipas

banorëve, gropa është e thellë rreth 8 metra dhe do të shfrytëzohej për krom nga vetë familjarët e viktimave. Fillimisht, banorët e fshatit rrethuan gropën ku ndodhi ngjarja, për të mos lejuar familjarët e viktimave të kërkonin trupat e mbytur, pasi tragjedia mund të merrte përmasa më të mëdha.

“Nuk e kryeu krimin, sepse mendoi për motrën”

“Enea kishte marrë pistoletën në vendngjarje”

Djali i çiftit Jazxhi, tentoi të vetëvritet

TIRANE

JONIDA ALIU

LAJMIPas tragjedisë që ka plla-kosur në familjen Jazxhi, djali i çiftit ka tentuar të vrasë veten. Familjarët e viktimave tregojnë se 20-vjeçari Enea Jazxhi, pasi ka parë prindërit që mbyteshin në pellgje gjaku, ka marrë pistoletën dhe ka tentuar të vrasë veten në banjon e banesës

LAJME SHKURT

Në familjen Jazxhi, në zonën e njohur si blloku i banesave

“Vasil Shanto” në Tiranë ka pllakosur zia. Ata kanë hapur dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën e fundit Admir dhe Dallëndyshe Jazxhi, që humbën jetën pasditen e së hënës, ku 51-vjeçari vrau bashëshorten e tij me plumb në kokë dhe më pas qëlloi edhe veten. Pas kësaj tragjedie djali 20-vjeçar i çiftit Jazxhi ka tentuar të vrasë veten. Famil-jarët tregojnë se paraditen e së hënës, në momentin që çifti ka nisur debatet, 51-vjeçari Admir Jazxhi i ka dhënë djalit të tij 500 lekë dhe i ka kërkuar që të shkonte të pinte kafe me shokët. 20-vjeçari ka dalë nga shtëpia për tu ulur në loka-lin përballë, por ka dëgjuar krismat e pistoletës dhe është rikthyer në banesë. Menjëherë djali ka hyrë në shtëpi dhe ka dhënë alarmin, ndërsa kishte vënë re se prindërit mbyteshin në pellgje gjaku, në korridorin e shtëpisë dhe në dhomën e tyre të ndenjes. Në ato mo-mente 20-vjeçari ka marrë pistoletën në vendin e ngjarjes dhe më pas është futur në ban-jon e banesës. “Enea na tregoi se në momentin që ka gjetur të vdekur nënën dhe babain e tij, ka marrë armën dhe është mbyllur në banjon e shtëpisë. Aty ka tentuar që të vrasë veten. Por, na tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë për shkak të motrës së tij. I është dhimb-sur e motra dhe ka mendur vetëm për atë, prandaj dhe nuk e ka bërë krimin e rëndë që mund ti merrte jetën” rrëfejnë familjarët e familjes Jazxhi. Të dy fëmijët e çiftit të bashkëshortëve janë të shokuar nga kjo tragjedi. Vajza e tyre 22-vjeçare është në gjendje shoku. Ajo nuk ka arritur akoma ta besojë atë çfarë ka ndodhur. “Vajza është tek gjyshja e saj. Ajo ka mbetur e tronditur nga kjo tragjedi. Akoma nuk ka ar-

ritur që ta besojë atë çfarë ka ndodhur” tregojnë familjarët. Ndërsa motra e 51-vjeçarit Admir Jazxhi siç e do zakoni,

qëndron në krye të mortit. Me lot në sy, nga kjo tragjedi që u ka ndodhur, ajo thotë se kjo ishte një fatkeqësi për

familjen e tyre. “Nuk shpëtoi asnjë. Vdiqën të dy. Fati i zi i atyre. Nuk mund të them më asgjë tjetër” shprehet

ajo. Dallëndyshe dhe Edmir Jazxhi u përcollën dje nga të afërmit e tyre për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit

Plagosi kushërinjtë, vetëdorëzohet Një 50-vjeçar nga Dur-rësi, i cili plagosi me armë kushëritje e tij, është vetëdorëzuar dje në policinë e Durrësit. Të shtunën, në datën 3 gusht, Petraq Ze , pas një zënke me të afërmit e tij në Rrashbull të Durrësit, plagosi me armë zjarri, kush-ërinjtë e tij, Gjon dhe Renato Ze , 54 dhe 20 vjeç. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti edhe vetë i plagosur. Shkak i sherrit mes të afërme është bërë një grindje mes fëmi-jëve të vegjël të tyre.

Kapen nëntë klandestinë Dje, Policia Ku tare e Shkodrës kapi 9 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë në mënyre të paligjshme në Shqipëri nga ku ri grek. Këta shtetas u kapen në vijën e gjelbër Hani i Hotit. Tetë prej tyre ishin pakistanezë dhe njeri nga Afganìstani. Këta shtetas kishin dìstinacion, vendet e Bashkimit Euro-pian. Ditën e hënë, ishte policia e Elbasanit, e cila arrestoi katër pakistanezë që kishin hyrë në Shqipëri me një kamion të Malit të Zi.

u zhvillua pasdite pikërisht në banesën e tyre e cila dy ditë më parë ishte skenë e një tjetër krimi në familje.

bashkëshortin e saj?Jo. Mua personalisht nuk më

është shprehur asnjëherë. Por, ka folur me gruan time dhe asaj i ka treguar që kishte kon ikte me burrin e saj.

Ç f a r ë i k a t h ë n ë bashkëshortes suaj?

I ka thënë që këto kon ikte me burrin vinin për shkak të xh-elozisë. Sepse motra ime paska dyshuar se bashkëshorti i saj dilte me një grua tjetër. I ka thënë gjithashtu se ishte konf-likt i vjetër. Por edhe që ajo nuk donte të na tregonte ne vëllezërve për problemet që kishte me bashkëshortin e saj.

Kur e keni takuar për herë të fundit dallandyshen?

Dallëndyshen e kam takuar një muaj më parë. Motra erdhi bashkë me djalin e saj tek ne dhe ndenjën një natë te unë dhe nga një natë tek motrat e tjera e vëllezërit.

A dalluat ndonjë shqetësim tek ajo?

Po. Të them të drejtën e pashë që nuk ishte mirë. Dukej si e trembur. M’u duk pak e vrarë, pak e vrenjtur në fytyrë. Por, mendova se e kishte nga rruga e gjatë që kishin bërë nga Tirana deri në Korçë. Dyshova se kishte diçka që s’shkonte, por kur më tha që s’kishte ndonjë problem nuk e ngacmova më shumë. Edhe i biri dukej që ishte pak i mërzitur, por as ai nuk tregoi ndonjë gjë.

Po në qoftë se Dallëndy-shja do t’ju kishte treguar për problemet që kishte me të shoqin, ju si do të kishit vepruar?

Nëse motra ime do të më kishte treguar për këto probleme, unë do ta kisha parandaluar këtë tragjedi. Sot, të dy ata do të ishin gjallë. Me kohë do ta kisha marrë motrën në Korçë bashkë me fëmijët dhe nuk do të lejoja që ajo të vuante.

Krimi

Vëllai: Ta dija, do ta kisha parandaluar“Kur erdhi para një muaji në shtëpinë time, motra m’u duk e vrarë dhe e vrenjtur në fytyrë”

TIRANE

“Nëse motra do të më kishte treguar se bashkëshorti

i saj e dhunonte, do ta kisha parandaluar këtë tragjedi. Sot ata do të ishin të gjallë që të dy.” Nis kështu rrëfimi i vëllait të madh të 50-vjeçares Dallëndyshe Jazxhi e cila u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. Xhevahir Fejzo nga fshati Sheqeras i Kor-çës, tregon se një muaj më parë Dallëndyshja kishte shkuar në Korçë tek ai bashkë me djalin e saj. Ai thotë se motra ka qenë e vrenjtur në fytyrë, por që atij nuk i është shprehur për ndonjë prob-lem. Gjithashtu Fejzo tregon se e ndjera i është rrëfyer gruas së tij që ka probleme me bashkëshortin e saj për shkak se dyshonte që ai dilte me një grua tjetër.

Kur e morët vesh këtë tragjedi?

Unë e dëgjova në lajme që Mili

kishte vrarë motrën time dhe më pas veten. U tronditëm shumë. Nuk ma mirte mendja kurrë se do të ndodhte diçka e tillë.

A ju kishte treguar motra juaj për problemet që ka pasur me

Xhevahir Fejzo

Admir Jazxhi Dallëndyshe Jazxhi Vendi ku ndodhi krimi

AKTUALITET

17E mërkurë, 7 gusht 2013

TIRANE

JONIDA ALIU

LAJMIKontrolli i dokumentave të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit është bërë si asnjë herë tjetër. Pas-agjerët thonë se përveçse pasaportës, atyre i është kërkuar edhe karta e iden-titetit, madje edhe patenta. Policia e Rinasit thotë se ky kontroll bëhet për njerëzit që vijnë nga ven-det e lindjes, në mënyrë që të ketë veri kim më të saktë dhe më rigoroz.

Policia: Veri kim më të saktë dhe më rigoroz

Kanë kërkuar pasaportat, kartat e identitetit dhe patentën

Kontroll i pazakontë i pasagjerëve në Rinas

penale për mashtrime komp-juterike, ndërsa mbi 30 raste janë ende në proces hetimi. Prokuroria e kryeqytetit për krimet komp-juterike në bashkëpunim me policinë dhe strukturat e krimeve kompjuterike deri më tani janë shkatërruar plot 8 grupe keqbërë-sish. Ndër krimet më të përhapura sipas task forcës në Prokurorinë e Tiranës janë, klonimi i kartave të kreditit, transaksionet e rreme bankare, si dhe ndërhyrja në privatësinë e përdoruesve online. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, janë klasi kuar dhe një sërë

veprimesh të kundraligjshme të cilat më parë nuk kanë ekzistuar, si vjedhja e një pasuordi, ndërhyrja në faqet personale në rrejtet so-ciale si dhe ofendimet apo cënimi i dinjitetit të personave veprime këto të cilat ndodhin rëndom. E ndërsa teknologjia dhe keqbërësit ecin me ritme të shpejta duke përshtatur pajisje dhe programe nga më të fundit, organi i akuzës kërkon nga qytetarët të jenë më vigjilent, të ku-jdesshëm, si dhe të denoncojnë çdo dyshim që kanë në lidhje me cën-imin e privatësisë gjatë përdorimit të teknologjive. ar.ru

Teknologjia

Mashtrimet kompjuterike 45 dosje në ProkuroriPër vitin 2013 janë regjistruar 15 procedime penale për mashtrime kompjuterike

TIRANE

Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit, si dhe rritja e

transaksioneve online, kanë prod-huar një dukuri sa të panjohur, aq dhe aktuale për agjensitë ligjzbat-uese në Shqipëri. Bëhet fjalë për krimet kibernetike, ku organe si policia, prokuroria, si dhe sektorët e përgjimeve dhe zbulimeve komp-juterike përballen çdo ditë me një uks tepër të madh pune. Për vitin

2013 organi i akuzës në kryeqytet ka regjistruar plot 15 procedime

Itali, arrestohen dy

shqiptarë fshehën

34 kg marijuanë

Dy shtetas shqiptarë, 21 dhe 29 vjeç, janë arrestuar ditën e djeshme nga

policia në Romë për posedim të 34 kilogramë lëndë narkotike, të cilën kishin për qëllim ta tra konin. Pas arrestimeve të shpërndarësve të drogës të kryera gjatë ditëve të fundit në Capitolina, veçanërisht në San Lorenzo dhe Pigneto, policia arriti të zbulonte edhe furnizuesit

kryesorë. Pas monitorimit të vazhduar të lëvizjeve të tyre, policia arrestoi llimisht 21-vjeçarin, pasi pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet e fshehur rreth 1 kg marijuanë. Ndërsa policia po ushtronte kontrollin, i riu shqiptar tensoi të largohej duke i godituar ata me shqelma dhe grushta. Shqiptari i dytë u identi kua nga policia disa minura më vonë, dhe

iu gjet në posedim 6.5 kg marijuanë, të ndarë në pako 1 kilogramëshe. Edhe në këtë rast, 29-vjeçari tentoi të arratisej, por pa rezultat. Gjatë kontrolleve të ushtruar më pas në banesat e tyre janë gjetur një sasi marijuane prej 26.5 kilogramësh të tjera, të shpërndara në pako prej 1 apo 2 kilogramësh, gati për t’u shpërndarë.

Ardhja e sezonit turis-tik sjell automatikisht rritjen e uksit të emi-

grantëve apo edhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Por, këtë herë, kontrolli i pasagjerëve që hyjnë e dalin nga aeroporti i Rinasit ka qenë shumë i hollësishëm. Pasagjerët tregojnë se u është bërë kontrolli i dokumentave si asnjë herë tjetër. Kjo pasi i kanë kërkuar pasaportat por edhe kartat e identitetit dhe patentat. Madje një kontroll i hollësishëm i është bërë edhe fëmijëve. “Kontrolli këtë herë ka qenë i pazakontë sepse na kanë kërkuar dokumenta që nuk na i kanë kërkuar më parë” shprehen pasagjerët në aeroportin e Rinasit. Por, ky kontroll i hollësishëm bëhet pikërisht pas katër ditësh kur Ambasada Amerikane ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për të përforcuar sigurinë rreth objektit diplo-matik. Sipas policisë prej katër ditësh ka ndërmarrë një plan të detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje pranë Ambasadës dhe rezidencave amerikane. Forcat speciale RENEA, në ndonjë rast edhe ato të Ndërhyrjes së Shpe-jtë, së bashku me policinë e Komisariatit Nr. 1 janë duke mbajtur në vëzhgim çdo ele-ment apo lëvizje të dyshimtë në vendin tonë. Këto për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste, të zbuluara nga shërbimet sekrete ameri-kane. Masat janë marrë në koordinim me sta n e sigurisë në Ambasadën Amerikane dhe pritet të qëndrojnë aty deri në një urdhër të dytë, që me shumë mundësi mund të jenë deri në fund të muajit gusht. Siguria e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është

rritur edhe nga agjentë të kamu uar, që nuk bien në sy të qytetarëve. Vetë Ambasada ka lajmëruar për të pasur kujdes në lëvizjet e tyre të gjithë shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri. Parala-jmërimi për të gjithë amerika-nët që do të udhëtojnë jashtë

vendit është në fuqi deri më 31 gusht. Por, sipas policisë së Rinasit ky kontroll ka vetëm një orientim për njerëzit që vijnë nga vendet e lindjes, në mënyrë që të ketë një kontroll dhe verifikim më të saktë dhe më rigoroz. Gjithashtu ata deklarojnë se dje është

arrestuar një person në aero-portin e Rinas i kërkuar nga autoritetet italiane për tra k ndërkombëtar droge. Blutë e komisariatit të Rinasit thonë se i arrestuar është Luan Smalaj 39-vjeç për trafik nderkom-bëtar droge. Smalaj kërkohej nga Italia. 39-vjeçari kishte

emigruar në Irlandë me emrin kosovar Bledi Sadikaj. Ai ishte nga qyteti i Shkodrës dhe vinte për herë të parë në Shqipëri. Burime nga policia thonë se edhe kjo është një arsye e fortë që të shtohen masat dhe kon-trolli të jetë më i hollësishëm në aeroportin e Rinasit.

Pasagjerët e aeroportit të Rinasit kanë rrëfyer se kontrolli i dokumentave, i cili i është bërë atyre ka qenë i pazakontë. Ata thonë se këtë herë i kanë kërkuar dokumenta që nuk ja kanë kërkuar herët e tjera kur ato kanë udhëtuar. “Përveç pasaportës, na kanë kërkuar edhe kartën e identitetit, madje edhe patentën. Një kontroll të imtësishëm u kanë bërë edhe fëmijëve. Këto dokumenta nuk na i kanë kërkuar herët e tjera” shprehen pasagjerët.

KONTROLLI

Policia greke:

Ilir Kupa është futur në territorin Shqiptar

Policia e shtetit fqinjë të Greqisë ka bërë të di-

tur se shqiptari i arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi, tashmë ka hyrë në territorin e Shqipërisë. . Sipas zyrtarëve të lartë të policisë greke, 27 vje-cari, pas 4 muajsh ar-rati, ia arriti t’i shpëtojë ndjekjes policore dhe të kalojë ku rin. Edhe pse ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet shqiptare, policia greke ka të dhë-na se kjo ka ndodhur që prej datës së 21 kor-rikut, kur nga përplasja me policinë, mbeti i vrarë Marian Kola, Ilir Kupa arriti të largohet dhe ka qenë objektivi kryesor i policisë greke. Kupa nuk ka ndonjë çështje të hapur në Shqipëri, por është shpallur në kërkim nga Interpoli.

NË FOTO: Disa pasagjerë në aeroportin e Rinasit

AKTUALITET

18 E mërkurë, 7 gusht 2013

Analizë

NGA BAJRAM LAMAJ*

vijon nga faqja 1

Kontrolli dhe qeverisja e mirë

...në limin e muajit shtator dhe pritsh-meria që kanë të gjithë për një qeverisje të mirë, përballë s dave që ka dhe realizimin e atyre premtimeve të bërë në zgjedhje parla-mentare. Të gjithë jemi koshientë se qeveris-jen e re e presin s da të mëdha, veçanërisht në administrimin e treguesve nanciarë dhe të sistemit të buxhetimit, që sot qeveria i ka shumë të ulët, deri dhe të rrezikuara, kjo nga mungesa e fondeve për të përballuar shpen-zimet e domosdoshme, shoqëruar me rritjen e ku rit të borxhit mbi ku rin ligjor. Në këtë situatë çdo specialist duhet të angazhohet me kontributin e tij për t’i paraprirë me debat dhe dhënien e mendimeve të vlefshme për përballimin e këtyre vështirësive që do të ketë qeverisja e re në drejtim të përmirësimit të situatës së vështirë që kalon ekonomia shqiptare.

Në debatin e këtyre ditëve është dhe prononcimi i kryeministrit të ardhshëm për një auditim ndërkombëtar të nancave të qeverisë shqiptare. Në planin publicistik të gjithë e mirëpresim sepse shkalla e besueshmërisë për politi-kat nanciare ka rënë, sig-urisht duhet një vlerësim i situatës aktuale dhe dhënia e rekomandimeve për të ndihmuar qeverinë për përmirësimin e politikave të saj nanciare. Por shtro-het pyetja se, përveç besimit se ky auditim do të kryhet nga një shoqëri prestigjoze ndërkombëtare, cili do të jetë besimi i shqiptarëve se ky auditim ishte i pavarur dhe i pandikuar nga faktorë, të cilët e rrezikojnë këtë au-ditim për të dështuar?

Duhet të jemi shumë të ndjeshëm se me çfarë tagri ligjor do të kryhet ky auditim nga kjo kompani, po auditimi çfarë fazash do ndjekë, a do ketë integritet dhe autoritet, a do të auditojë ato që ne i quajmë shumë të rëndësishme “rreziqe të zonës së kuqe”, po në dy zonat e tjera, po ngjarjet ekonomike mesatarisht “rreziqe të zonës së verdhë” apo ato më pak të rendë-sishme “rreziqe të zonës së gjelbërt”, a do të pranohet nga palët (veçanërisht nga qeveria në ikje) dhe produkti që do të dalë për çfarë do të përdoret? Këto janë pyetje sigurisht që kërkojnë përgjigje përpara se të ndërmarim hapa të tjerë të këtij auditimi. Duhet të jetë e qartë, më shumë për transparencë, se si çdo auditim dhe ky auditim mund të ketë rrezikun e tij të dështimit (specialistët i kanë të qarta faktorët që e krijojnë këtë rrezik) në se nuk sqarohen përpara këto pikëpyetje. Përvojën e kemi negative me Taskforcën antikorrupsion të ngritur pranë Kryeministrit, rezultatet e tij dihen se për çfarë u përdorën, “më shumë për luftë brenda llojit”, publiku nuk për toi ndonjë rezultat konkret dhe asnjëherë nuk u quajt me integritet dhe i pavarur.

Sipas Kushtetutës së RSH është Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) që ka tagrin ligjor të

auditojë ligjshmërinë e përdorimit të fondeve publike, por është në të mirën e të gjithëve që të kuptojnë thelbësoren, se KLSH auditon zbatimin e politikave të qeverisë në se janë në përputhje me ligjin, por nuk ka tagër ligjor të auditojë dhe vlerësojë hartimin e politikave të qeverisë; kjo një e drejtë që e kanë të gjitha SAI-it e vendeve dhe është standard ndërkombëtar i pranuar dhe nga INTOSAI dhe EUROSAI. Pra, për mendimin tim, nuk duhet të ngatërrohet auditimi i fondeve buxhetore me vlerësimin e situatës financiare. Në kuadrin e bashkëpunimit me FMN, qeveria e re mund të atashojë ose kontraktojë, përveç specialistëve të FMN, dhe një kompani ndërkombëtare me përvojë në fushën e vlerësimit të politikave financiare të qeverive dhe që ka asistuar me rekomandimet e tyre qeveri të ndryshme, si partnerë të angazhuar për vlerësimin e situ-atës financiare dhe ndihmuar qeverinë për kapërcimin e situatës së vështirë. Kjo jo vetëm nuk ka pengesa ligjore por dhe do të shmangte dhe precedentin e zgjidhjes së problemeve tona, duke ju drejtuar ndërkombëtarëve për çdo gjë, pasi Shqipëria duhet të qeveriset nga shqiptarët dhe duhet të respektohen e vlerëso-hen institucionet kushtetuese që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Për sa i përket auditimit të aktivitetit të Qeverisë, Parlamenti i ri e ka të drejtën ligjore dhe mund të angazhojë KLSH me auditime specifike në bashkëpunim me komisionet hetimore që mund të ngrejë për probleme të veçanta ekonomiko nanciare. Përvoja është pozitive, bashkëpunimi Paralment–KLSH

në vitin 1998 për pasuritë e sindikatave, ku materiali i paraqitur u vlerësua mak-simalisht. Kjo, pasi ky in-stitucion i ka kapacitetet in-telektuale dhe profesionale për të përmbushur çfarëdo detyre që i ngarkohet, pasi është organ kushtetues; këtë e tregojnë dhe rezultatet e këtyre dy viteve të fundit.

Në drejtim të sigurimit të qeverisjes së mirë dhe masave që duhet të marrë menjëherë qeveria e re, si në qeverisjen qendrore dhe atë lokale, është zbatimi dhe garantimi i Menaxhimit nanciar dhe kontrollit të

brendshëm në përputhje me legjislacionin përkatës, kërkesat e buxhetit, si dhe me parimet e menaxhimit nanciar me transparencë,

efektivitet, e çencë dhe ekonomi. Vendosja e sistemit të menaxhimit nanciar dhe kon-trollit do të sjellë garanci të arsyeshme (por jo absolute) për arritjen e objektivave të kësaj qeverisje në fushën e administrimit dhe me-naxhimit të nancave publike, mbrojtjen e aktiveve të njësive publike. Sistemi i ngritur i kontrollit të brendshëm nanciar publik (KBFP,sipas formulimit të BE) garanton fon-det publike kombëtare, donatorë apo të hyra të tjera janë mirëmenaxhuar dhe kontrolluar, veçanërisht nga pikëpamja e kostos efektive.

Për një qeverisje të mirë është e domos-doshme të kihet parasysh që “menaxhim do të thotë t’i bësh gjërat siç duhet, udhëheqje do të thotë të bësh gjënë e duhur”, pra duhet që qeverisja e re të instalojë një sistem e kas të menaxhimit financiar e kontrollit, pasi drejtuesit e rinj për të realizuar misionin, qëllimin dhe objektivat, duhet të mbështeten tek kontrolli i brendshëm si në mbrojtjen e pronave, por dhe zbulimin e gabimeve dhe mashtrimeve apo veprime të tjera korruptive.

Në historinë tonë menaxhimi naciar dhe kontrolli i brendshëm janë të reja bashkë-

kohore, të implementuar këto dy-tre vitet e fundi, pasi menaxhimi nanciar nuk ka ekzis-tuar si detyrim ligjor, por nevoja e përshtatjes së ekonomisë tonë me atë europiane nxori si nevojë përgatitjen e ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 dhe aktet nënligjore të ministrisë së Financave. Për këtë është krijuar Njësia Qendrore e Harmonizimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, në MF, por në vlerësimin tonë kjo njësi duhet të ishte shumë aktive, pasi nga auditimet që kemi kryer (si KLSH) si në institucionet qendrore dhe ato lokale, implementimi dhe zbatimi i këtij ligji mund të themi me bindje profesionale që është i pazbatuar ose zbatuar në mënyrë formale, pasi vetë sistemet e ngritura të kontrollit nuk kanë dhënë rezultate të prekshme në zbulim-in e mashtrimeve apo korrupsionit. Prandaj e theksojmë se qever-ia e re, duhet të marrë të gjitha masat që ky ligj të jetë funk-sional dhe në dikas-tere qendrore mos të përsëriten fenomenet negative të konstat-ura nga auditimet e KLSH, ku Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive(nëpunësit e parë autorizues sipas ligjit) ose ush-tronin kompetencat në bazë të këtij ligji në mënyrë formale, ose kishim raste që min-istrat për interesa të tyre dhe mosnënsh-trimit ndaj veprimeve me qëllim abuzimi, në mënyrë të kundra-ligjshme i aneksonin nga zbatimi i kompe-tencave, duke caktuar “njeriun e tyre”, siç kanë qenë evidente rastet në Ministri-në e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Emigracionit, etj. Këto shkelje të ligjit e kanë zbehur duk-shëm ndikimin e këtij ligji bashkëkohor në krijimin e sistemeve të shëndosha të MFKB për të ndërmarrë detyra të rëndësishme të plani kimit, programimit, buxhetimit, konta-bilitetit, raportimit, arkivimit dhe monitorimit, kjo ka dhënë dhe ndikimin e tij negativ në sis-temin aspak të shëndoshë nanciar të shtetit që po i transferohet qeverisë së re.

Një qeverisje e mirë duhet të mbështetet fuqishëm në përgjegjshmërinë menaxheriale të drejtuesve të saj në të gjitha nivelet, të cilët në veprimtarinë e tyre duhet të respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë nan-ciar, të ligjshmërisë dhe të transparencës në menaxhimin e fondeve publike, dhënien llogari për veprimet e tyre dhe rezultatet që burojnë prej tyre, përpara organit që i ka emëruar ose u ka deleguar përgjegjësinë. Përgjegjshmëria menaxheriale është themeli mbi të cilin ngrihet dhe funksionon efek-tivisht sistemi i kontrollit të brendshëm në njësitë publike, qofshin qëndrore, lokale apo niveleve të tjera. Është e domosdoshme që çdo nëpunës i nivelit menaxherial dhe punonjës në stafet drejtuese apo administratë duhet të ndjejnë përgjegjësinë ligjore të moskryerjes efektive të detyrave në shkallë hierarkike deri

tek titullari, duke shmangur njëherë e mirë militantizmin politik e luftuar mefshtësinë e paaftësinë profesionale që shfaqen në ad-ministartën aktuale dhe rekrutimet e reja.

Përvoja jo e mirë e deritanishme e qever-isjes duhet të kthehet në mësim për të ndryshuar dukshëm mënyrën e menaxhimit nanciar dhe ngritjen e sistemeve të kon-

trollit të brendshëm që të pengojnë veprime të punonjësve të administratës që mbartin mashtrim, përvetësim prone shtetërore e korrupsion. Bërja aktiv e këtij ligji nëpërm-jet implementimit dhe zbatimit të sistemit të MFK, i cili të përfshijë tërësinë e masave për menaxhimin dhe kontrollin e të gjitha të ardhurave, shpenzimeve, aktiveve dhe de-

tyrimeve nanciare të Qeverisë dhe shtrirja e këtij sistemi në sektorin publik do të garantojë se fondet publike janë përdorur në mënyrën e duhur dhe do të përmbushin objektivat e caktuara.

Një qeverisje e mirë përcaktohet nga lidershipi, masat dhe toni i vendosur dhe i praktikuar nga organi qeverisës/ekzekutiv, të cilat kanë një ndikim të thellë mbi mënyrën se si punonjësit zbatojnë përgjegjësitë e tyre në një njësi publike të caktuar, gjë që in u-encon në përmbushjen e misionit të njësisë. Objektivat e Qeverisë së re do të arrihen vetëm nëse ajo me stafet që do krijojë dhe forma-timin e administratës së re, do të sigurojë: a) integritetin personal dhe etikën profesionale të nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë të njësisë publike, b) politikat menaxheriale dobiprurëse, c) struktura organizative e -kase, ndarje të qartë detyrash, hierakinë dhe rregulla të qarta, të drejta, përgjegjësitë dhe funksionimi realisht i linjave të rapotimit, d) politikat dhe praktikat e mira të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe aftësitë pro-fesionale të punonjësve.

Taskforca antikorrupsion, e ngritur pranë

kryeministrit, pati rezultate të dobëta

dhe ajo u përdor më shumë për “luftë

brenda llojit”, publiku nuk për toi ndonjë

rezultat konkret asnjëherë

OPINION

19E mërkurë, 7 gusht 2013

...dishepuj, politika është profesion, konkurrencë dhe kompromis, dhe si e tillë, gjithnjë ka vend për zgjedhje pozitive e negative, për kritika, sugjerime, vlerësime, besim dhe skepticizëm. Ndaj krijimi i një qeverie nuk nalizon procesin e përzgjedhjes së dishepujve, më të mirëve, më të aftëve, por një proces kompleks kompromisesh të shumta, preferencash, marrëveshjesh dhe perceptimi. Pjesë e procesit nuk është e gjithë shoqëria, nuk janë të gjithë qytetarët, por janë produktet e vullnetit të tyre politik të shprehur përmes zgjedhjeve. Një palë hum-bet dhe largohet, një palë ton dhe qeveris. Të dyja palët janë tokësore, përbëhen nga shqiptarë, janë produkt i të njëjtit mjedis politik, me pak dallime edhe të të njëjtit sistem emërimi politik dhe të të njëjtave standarde të mendësive dhe sjelljeve poli-tike. Kur votuesi zgjedh më të mirën midis dy alternativave, atëherë edhe ekzekutivi vendimmarrës është produkt i më të mirës, por kur votuesi zgjedh të keqen më të vogël, siç ndodh rregullisht në Shqipëri, midis dy al-ternativave gjysmake, atëherë edhe produkti kaq shansin të jetë e keqja më e vogël.

E tillë është edhe qeveria e re e shpallur pak ditë më parë nga kryeministri në pritje, Edi Rama. Një listë emërore me dy nivele: risi eksperimentale me listën e propozuar në emër të PS, dhe një listë e provuar e propozuar nga aleati kryesor politik, LSI. E para është produkt i mandatit direkt qeverisës, e dyta produkt i kushtëzimit politik. E para vjen në emër të nevojës për rilindje, ndryshim, reforma, e dyta vjen në emër të stabilitetit, vazhdimësisë, kompromiseve. Në mënyrë simbolike njëra palë duket se tenton të paraqesë Shqipërinë sesi duhet të jetë, tjetra Shqipërinë sesi është, njëra palë emra ku nuk mungojnë diploma të njohura perëndimore, tjetra me emra ku nuk mungon shkolla e natës dhe korrespodenca e llimeve të tranzicionit. Gjithsesi asnjëra listë

nuk mund të mbijetonte e vetme, të dyja kanë pas tyre 83 vota mbështetëse dhe një projekt politik afatgjatë, që lidhet me ekzistencën dhe mbijetesën e detyruar të dy partnerëve të vjetër dhe të rinj qeveritarë.

Në praktikat politike të sistemeve repub-likane ka disa mënyra të krijimit të kabineteve: me votim alternativ midis emrave pretendentë (e praktikoi I.Qemali më 1912), me përfaqësim në nivele të larta politike (e praktikoi Nano më 1997), me prurje të reja pa eksperimente ekze-kutive por me mbështetje të madhe politike (e provoi Berisha më 1992), me kombinime midis të vjetërve e të rinjve (Meksi më 1966, Meta më 1999 dhe Berisha më 2005), me prurje jashtë skalioneve të debatueshme publike (Zog më 1936), me përzgjedhje personale të sta t ekzekutiv (Nano më 2004) ose me kushtëzim politik me aleatët (Berisha e Meta më 2009). Asnjë model nuk përmendet në statutet e partive tona politike, asnjëri model nuk është prefekt, të gjitha kanë bilance pozitive e nega-

Por, a mund të ketë një sistem të shëndoshë menaxhimi nanciar pa Kon-

troll të Brendshëm? Sigurisht që jo, kontrolli i brendshëm është pjesë integrale e organizimit të menaxhimit nanciar dhe ndihmon drej-tuesit dhe qeverisjen në arritjen e rezultateve të dëshiruara në administrimin efektiv të burimeve publike. Ky kontroll në Shqipëri konsiderohet i dobët, sepse kanë munguar dhe mungojnë disa nga komponentët, el-ementët dhe mjetet që mundësojnë kontrollin e brendshëm efektiv. “Kontrolli” ngatërrohet me “kontroll revizionin”, i cili kuptohej si auditim apo inspektim, kjo perceptohej si përgjegjësi e audituesve apo inspektorëve dhe jo e drejtuesve, kjo ishte e përshtatur dhe në legjislacionin e mëparshëm të buxhetit dhe ato organike. Këto ligje u transformuan në koncepte moderne të menaxhimit në qeveri, duke i përafruar me ato europiane. Në SHBA është vënë në funksionim në vitin 1992, ndërsa në Europë është implementuar e zbatuar pas vitit 1998. Kontrolli i brendshëm është i nevojshëm për vetë faktin se nëpunësit publikë, ligjvënësit dhe taksapaguesit kanë të drejtë të dinë se si po i administrojnë fondet organet shtetërore dhe a veprojnë ato në për-

puthje me ligjet dhe rregullat, programet, shërbimet qeveritare janë realizuar në për-puthje me qëllimet për të cilat ato janë au-torizuar e nancuar. Një nga faktorët krye-sorë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie është të sigurojmë se kontrollet e për-shtatshme funksiono-jnë siç duhet. Është e nevojshme të kup-tojmë se : Kontrolli i brendshëm është in-tegrimi i veprimtarive, planeve,qëndrimeve, politikave dhe për-pjekjeve të njerëzve të një institucioni që punojnë sëbashku për të ofruar siguri të arësyeshme se institu-cioni do të përmbushë misionin dhe objekti-vat e tij” Nëse në një institucion kontrolli i brendshëm është i dobët ka shumë më pak gjasa që të përm-bushen qëllimet dhe objektivat. Qëndrimi, veprimet dhe vlerat e drejtuesve përcakto-jnë tonin e një institu-cioni, duke ndikuar në ndërgjegjen e kontrol-lit të njerëzve të tij. Kontrollet e brend-shme do të funksiono-jnë mirë, nëse drej-tuesit e institucionit

besojnë se kontrollet janë të rëndësishme dhe nëse ata e përcjellin këndvështrimin e tyre për këto kontrolle tek punonjësit në të gjitha nivelet e atij institucioni. Nëse një drejtues i percepton në të kundërt si të panevojshëm, atëhere dhe punonjësit marrin mesazh nega-tiv se kontrolli i brendshëm është ”burokraci” dhe ta “harrojmë”, kjo do t’i zbehë vlerat e këtij sistemi dhe kështu do të kemi ku zim të kontrollit në këtë njësi publike dhe do të çojnë në vjedhje, përvetësime, mungesë e -kasiteti operativ, apo në dëmtim të strukturës së kontrollit të brendshëm.

Qeverisja e re duhet t’i kthehet me besim dhe të sigurojë garanci të pranueshme për veprim-tarinë e saj, nëpërmjet implementimit dhe zba-timit të ligjit të MFK dhe vlerësimit të rrisqeve e shembulin personal të drejtuesve, pra të krijojnë ”modelin nga lart”, me një stil të vepruari dhe lozo (qasje) menaxhimi ku të re ektojnë

pikëpamjet kryesore të kësaj qeverisje për të përmbushur e realizuar objektivat e saj.

*) Kryeauditues në KLSH Shënim: Të gjitha mendimet dhe trajtimet janë personale dhe të pandikuara nga detyra në KLSH.

Koment

NGA AFRIM KRASNIQI

vijon nga faqja 1

Qeveria e re si produkt shqiptar

tive, ndaj edhe kabineti aktual nuk ofron 100% një model të ri, përveçse një përzierje midis këtyre modeleve të tranzicionit ose periudhës së mëparshme historike.

Referuar përvojës së freskët, në ndryshim nga viti 1997 apo 2005 kur qeveritë e para të rotacionit politik u dominuan nga gura me përvojë politike, kabineti i ri, sidomos lista e dalë nga PS, dominohet nga prurje të reja. Vetëm kryeministri dhe ministri i tij i nan-cave kanë qenë më parë ministra, të tjerët shkojnë në një post ministror për herë të parë. Kjo përbën njërën prej risive thelbësore të kabinetit të ri. Siç përbën risi shpallja një muaj përpara mandatimit, përfshirja e një numri rekord femrash në kabinet, bashkëdrejtimi i qeverisë nga dy ish kryetarë bashkie, ndarja e mandateve parlamentare me portofolin ekzekutiv, lënia jashtë e PBDNJ dhe aleatëve politikë, apo projekti publik për të reformuar tërësisht elitën politike të Partisë Socialiste. Procese të njëjta kaluan edhe vende të tjera ish komuniste, përfshirë Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë, Slloveninë, ku zëvendësimi i elitës politike u krye përmes zgjedhjeve popullore dhe reformimit të përbërjes ekzekutive.

Vetë PS ka provuar edhe më parë eks-perimente politike: kryeministra e ministra të rinj, madje edhe nën 30 vjeç, siç ka provuar qeveri akademike dhe në dy rastet qeverisja re ektoi probleme të mëdha dhe degjeneroi në korrupsion. Edhe PD më 2005 emëroi katër ministra pa përvojë ekzekutive, dhe sot njëri prej tyre është kryetar zyrtar i kësaj partie. Kon-traste gjenden kudo: Pele ka një qenë e mbetet një sportist i papërsëritshëm, por si ministër i Kulturës dhe Sporteve në vendin e tij nuk pati ndonjë sukses, përkundrazi. Andreoti ishte personaliteti politik më ekzekutiv në kabinetet itali-ane, por skandalet dhe aku-zat ekstreme e shoqëruan deri në ndarjen nga kjo botë. Janë të shumta argumentet për të vërtetuar se mosha, profesioni, përvoja apo gjin-ia nuk janë parakusht për sukses/dështim. Qeverisja është art, kërkon cilësi të tjera, sidomos integritet, aftësi dhe vizion, - elementë përcaktues për kulturën politike dhe staturën e çdo politikani. Gjithsesi, treguesit teknikë të ministrave ak-tualë janë tregues të mentalitetit mbi të cilën krijohet qeveria dhe pritshmërive të titullarit të saj. Dhe kryeministri i ri synon, siç dësh-moi vetë për median, të lerë emër pozitiv në histori. Ai pretendon se do jetë kryeministri më i suksesshëm, gjë që zakonisht e thotë çdo kryeministër kur zgjidhet, por që nga të gjallët tanë, asnjëri prej tyre ende nuk e ka arritur.

Eksperimenti me emra të rinj përbën guxim, kurajë dhe personalisht e shoh zhvil-lim pozitiv. Pozitive është përzgjedhja edhe e disa emrave qytetar e moderator në politikë, struktura e re e qeverisë si dhe një rritje e vëmendjes publike për ta lexuar e gjykuar që tani performancën e qeverisë dhe akteve të saj zyrtare e publike. PS nuk ka ende një model se kujt dëshiron t’i ngjajë, por e di tashmë se kujt modeli nuk do t’i ngjajë. U nda prej modelit Nano dhe tani kërkon ndarje nga modeli Berisha, të dyja produkte të të njëjtit sistem abuziv. Me 23 qershor pasi votë masive kundër kabinetit të djathtë, ku 5-6 emra dominuan

ekzekutivin për 8 vjet dhe ku kryeministri ishte një hap drejt vetshpalljes monark. Vota kundër arrogancës, korrupsionit, moçalit politik me rotacion postesh midis pak emrave si dhe kundër njësimit të pushteteve nën një pushtet, i dha shansin PS të vijë në pushtet thuajse me të njëjtin numër mandatesh si më 2009. Kjo i jep të drejtë kreut të ri ekzekutiv që brenda familjes politike të zgjedhë vetë ekipin e tij, të mos ketë ministra të imponuar, rivalë brenda kabinetit apo gura që mund të komprometojnë pa lluar prestigjin e tij pub-lik. Referuar listës së PS-së ai i ka qëndruar besnik këtyre pritjeve publike. Referuar listës së LSI kryeministri në pritje ka hequr dorë nga këto pritje publike, por njëherësh me akte formale (mbledhja gjysmake e kabinetit në hije) lë të kuptohet se nuk mban përgjegjësi për të përzgjedhurit e LSI. Përbërja e drejtimi politik me dy koka i qeverisë, përbën një problem, por që mund të mos shndërrohet në problem themelor nëse “kokat” kanë vullnet politik për tejkalim mosmarrëveshjesh. Gjë që zakonisht ndodh me çdo qeveri që vjen pas rotacionit, në mandatin e saj të parë.

Qeveria e re përballet me shumë s da. Kryesore janë premtimet e pritshmëritë e mëdha për reforma strukturore, nanciare dhe administrative, për anti-korrupsion dhe transparencë. Ajo ndeshet në ditën e saj të parë me krizën ekonomike, me një administrim të korruptuar të shtetit, me sistemin abuziv të taksave, borxhet e shum-

ta, me bashkëjetesën me një sërë institucionesh të treta jashtë vullnetit të saj politik, si dhe me një opozitë, e cila siç shi-het, nuk do ketë shenja reformimi dhe moderni-zimi të shpejtë. Ndërkohë qeveria e re përballet edhe me probleme të brendshme, sidomos me presionin e modelit për parcelizim të pushtetit përmes partive aleate, me një pushtet politik e ekonomik që ushtron ndikim e presion për përfitime klienteliste, me shantazhet e prit-shme të deputetëve që fituan mandat përmes

miliardave të lëshuara në fushatë, si dhe me raportet gjithnjë e më xheloze, rivalizuese dhe debatuese midis të përzgjedhurve nga kryetari në rrethin e tij të parë (ekzekutiv), me rrethin e dytë (legjislativ) një pjesë e të cilëve morën mesazhin e pensionit të parakohshëm parlamentar.

Në çdo variant aktiviteti dhe bilanci i qeverisë do të ketë rast të provohen. Si çdo nisje e re, qeveria meriton 90 ditët e saj për tu gjykuar jo nga fjalët, por nga aktet konkrete. Ajo që mund të thuhet tani është se ky do jetë de facto kabineti i 16 në 23 vjet, i katërti që vjen me rotacion politik, dhe i treti që ka shpallur synimin e saj madhor për shtet ligjor, standarde të reja dhe demokraci funksionale. Dy të parat nuk ia arritën. E treta? Herët për të folur, për një vend ku as në histori nuk ka ekzistuar periudha e Rilindjes, dhe sidomos në një vend me 66 parti ku të gjithë politi-kanët e vlerësojnë njëherësh vetveten poli-tikanë, snikë, patriotë, të aftë, të ndershëm dhe misionarë, por ku shumica qytetare, me të drejtë, ndihet periodikisht dhe me të drejtë e zhgënjyer nga politikanët e tyre.

Pjesë e procesit nuk është e gjithë shoqëria,

nuk janë të gjithë qytetarët, por janë

produktet e vullnetit të tyre politik të shprehur

përmes zgjedhjeve. Një palë humbet dhe

largohet, një palë ton dhe qeveris

OPINION

20 E mërkurë, 7 gusht 2013 20 E premte, 24 maj 2013 20 E mërkurë, 7 gusht 2013

KULTURE

Në muzeun e Butrintit, këto ditë të nx-ehta vere ku dyndja e turistëve është e madhe, teksa vizitojmë stendat e

shumta me objekte arkeologjike vërejmë një fenomen jo të zakontë.

Në një vend bosh mes statujave lexojmë këtë shënim: “Portreti i perandorit August, i cili ishte perandori i parë romak pas disfatës së Mark Antonit dhe Kleopatrës në aktium. Është zbuluar në Butrint në vitin 1928”. Pra këtu duhej të ishte portreti i perandorit Au-gust, i cili mungon dhe në vend të tij është shënimi: dërguar në ekspozitën me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Romë.

Pak më tej sërish një vend bosh ku duhej të ishte “Portreti i Agripës, gjenerali më i madh i

Augustit dhe tues i betejës së aktiumit. Zbu-luar në kullën me mbishkrime në Butrint në vitin 1980”. Edhe portreti i Agripës mungon. Sërish i njëjti shënim, ‘dërguar për ekspozitën e 100-vjetorit’.

Pyesim për këtë çështje dhe mësojmë se objekte të tilla janë larguar që nga nëntori i vitit 2012 edhe nga Muzeu Arkeologjik në

Tiranë, Muzeu i Apollonisë, i Durrësit, nga Muzeu Mesjetar në Korçë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë etj. Po ashtu edhe në këto muze, objektet mungojnë ende edhe sot.

* * *Çfarë ka ndodhur me to? Cili ka qenë

itenerari i vërtetë i tyre? A është e lejueshme të qëndrojnë për kohë kaq të gjatë nëpër ekspozime? A janë të rrezikuara nga faktorë të ndryshëm dhe në ç’kushte sigurie ruhen ndërkohë?

Më 20 nëntor 2012 në Romë, në kom-pleksin muzeor Vittoriano u çel ekspozita arkeologjike “Thesaret dhe Trashëgimia Kulturore Shqiptare” ku ishin përfshirë 100 objektet më të vyera të trashëgimisë tonë kombëtare, ekspozitë e cila qëndroi e hapur deri në 6 janar 2013. Ky qe ekspozimi i parë i këtyre objeketeve të rralla. Mandej e njëjta ekspozitë u hap në Torino në Palazzo Madama

nga 23 janari deri më 7 prill 2013. Jehona atje ishte e madhe. Impakti në publikun italian po ashtu. Por edhe ekspozimi dhe siguria ishin optimale, kjo bazuar në kushtet e ekspozimit dhe rregullat e forta të sigurisë kur bëhet fjalë për artefakte të këtij kalibri, në këto muze si

NË FOTO: Dy pamje ekskluzive nga muzeu i Burtrintit ku mungojnë portreti i i perandorit August dhe portreti i Agripës (fotot e tjera) disa nga objektet e ekspozuara në Itali dhe Kosovë

TIRANE

ADMIRINA PEÇI

Janë marrë nga muzeu i Butrintit, i Apollonisë, i Durrësit, Muzeu kombëtar dhe ai arkeologjik në Tiranë, etj që nga nëntori i vitit të kaluar dhe nuk janë kthyer ende..

Ku janë zhdukur për 3 muaj 100 thesare të trashëgimisë?

21E mërkurë, 7 gusht 2013

KULTURE

INVESTIGIMI U dërguan në Romë e Torino nga nëntori i 2012-ës deri në 7 prill 2013. Me 20 prill duhet të ekspozo-heshin në Prishtinë, por ekspozimi është shtyrë për arsye të panjohura, deri në korrik…. Çfarë ka ndodhur me thesarin e objekteve më të vyera të trashëgimisë shqiptare?

Drejtori aktual i Trashëgimisë Arbër Kadia, nuk ka qenë në këtë detyrë në kohën kur u inicua kjo ekspozitë në Romë dhe Torino e mandej në Kosovë. Por ai thotë se këto objekte të rralla të

trashëgimisë tonë momentalisht janë në Prishtinë të ekspozuara që prej 19 korrikut dhe do të vijojnë të qëndrojnë atje deri në tetor. Sipas tij objektet janë të siguruara ndërsa do të mungojnë edhe për tre muaj në muzetë nga ku janë larguar që nga nëntori i vitit të shkuar, për shkak se kështu parashikohet në marrëveshjet e firmosura mes vendeve respektive.

Z.Kadia, në disa muze të vendit mungojnë ob-jekte të cilat u ekspozuan vitin e kaluar në Romë e më pas në Torino me rastin e 100-vjetorit të Pa-varësisë së Shqipërisë. Çfarë po ndodh me këto objekte të kësaj ekspozite, ku ndodhen ato sot?

Objeket e kësaj ekspozite tani po ekspozohen në Kosovë, me të njëjtën ide si më parë, në vazhdim të të njëjtës frymë bashkëpunimi. Me rastin e 100-vjetorit ne bëmë shumë nisma, ku ishin edhe Kosova edhe Shqipëria bashkë. E njëjta gjë është.

Kur është hapur në Kosovë dhe kur mbyllet ekspozimi atje?

Është hapur muajin e kaluar dhe do të vazhdojë edhe tre muaj të tjerë.

Edhe tre mujaj të tjerë?Po është pjesë e marrëveshjes.

Nëpër muzetë ku mungojnë që nga viti i kaluar, mbase nuk është korrekte që turistët të paguajnë biletat e të mos e shohin objektin…

Nëse doni një përgjigje që është botërisht e njëjtë në të gjithë vendet e botës është kjo: udhëtimet e artefak-teve, njihen botërisht. Nëse ka vepra arti që kanë kopje

mund të ekspozohet kopja ndërkohë, por në përgjithësi nuk ka asnjë lloj problemi. Pasi edhe kryevepra të artit botëror shkojnë nga një ek-spozitë në një ekspozitë tjetër, varet në bazë të marrëveshjeve. Ka pasur raste kur kanë ikur kryevepra si ‘Monaliza’ apo të tjera të ngjashme.

Çmund të themi për sigurinë e tyre? A janë të sigurta këto objekte në rrugëtimin e tyre nga Tirana në Romë, Torinë, dhe tani në Prishtinë… Si ruhen?

Sipas gjithë standarteve më të larta. Asgjë nuk është e sugurt në çdo vend të botës. Po të flisni me kompanitë e sigurimeve do të thonë se gjithçka është e nënshtruar mbi rrezikun. Ka rrezik nga tërmetet, nga sulmet terroriste.

Por ato janë të sigurta, pasi ka një marrëveshje shtetërore midis minis-trive, që anagazhohen, midis presidentëve e kryeministrave, të cilët kanë vendosur rmën që kjo veprimtari të ndodhë në mirëkuptimin më të mirë duke ofruar gjithë resurset njerëzore dhe siguritë e tjera.

Nga cila kompani janë siguruar?Nuk di t’jua them pasi kjo veprimtari është nënshkruar përpara se unë

të vija në këtë pozicion ku jam sot, por di që ka qenë një kompani sigurimi që i ka marrë në mbrojtje.

në Romë dhe Torino.

HIJE DYSHIMESH NË TIRANËPas 7 prillit 2013, objektet e kësaj ekspozite

u larguan nga Italia dhe në Tiranë u njoftua se kjo ekspozitë sipas një marrëveshjeje dyp-alëshe do të udhëtonte drejt Kosovës.

Kjo kon rmohet edhe përmes një vendim të këshillit të min-istrave, i cili për këtë rast ngarkon-te me përgjegjë-si “Institutin e Monumenteve të Kulturës të kryejë shoqërimin dhe kthimin e ikonave në vendin e origji-nës pas mbarimit të veprimtarisë d h e Q e n d r a e Inventarizmit të Pasurive Kultu-rore të kryejë reg-jistrimin e lëvizjes së objekteve”.

Në këtë vendim të këshillit të min-istrave speci ko-hen vetëm ikonat dhe jo objektet e tjera arkeologjike. Po ashtu përcak-tohet se ekspozita e quajtur “Thesare

të Kulturës Shqiptare” do të zhvilloht nga 20 prilli deri në 21 gusht dhe objektet e rralla do të largohen me lejen e posaçme të qeverisë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Sipas këtij njoftimi 100 objektet e rralla të trashëgimisë duhet të kenë mbërritur në

Tiranë dhe nga Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet të ishin nisur për në Prishtinë po në prill për tu ekspozuar para publikut kosovar nga 20 prilli deri në 21 gusht.

Por ekspozita nuk është hapur me 20 prill në Muzeun Kombëtar në Prishtinë. Ekspoz-itës i është ndërruar emri dhe e kanë pagëzuar me titullin “Një komb, një kulturë”. Objektet kanë mbërritur në Prishtinë në mes të muajit korrik dhe ekspozita u përurua me datën 19 të po këtij muaji.

Sipas njoftimimeve mediatike në Kosovë, objektet e ekspozuara janë disa prej ve-prave më të njohura e më të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore si “Koka e Apolonit”, e njohur për vite me radhë si “Dea e Butrintit”, “Epita i Gllavenicës” dhe një përzgjedhje e pikturave ikonogra ke të mjeshtrit të madh shqiptar, Onufrit. Objektet janë marrë nga Muzeu Arkeologjik i Tiranës si dhe nga muze të tjerë në Apolloni, Durrës, Butrint, Muzeu His-torik Kombëtar.

Nga ky prezantim faktesh, vihet re veç të tjerash se është shkelur një vendim i Këshil-lit të Ministrave, i cili parashikonte që këto objekte të ktheheshin në vendin e tyre men-jëherë pas mbylljes së ekspozitës me 21 gusht në Prishtinë.

Po ashtu hidhen hije dyshimesh për sigurinë dhe ruajtjen e tyre gjatë kohës kur nuk kanë qenë as në muzetë ku janë marrë dhe as të ek-spozuara në vend tjetër.

Ende nuk dihet ar-syeja e kësaj shtyrjeje të ekspozitës në Prishtinë nga Prilli në Korrik dhe nuk dihet as ku janë mbajtur në ruajtje këto objekte të rralla për 3 muaj. Mes tyre objek-teve ka edhe thesare të brishta si Epita i Gllavenicës a ndonjë tjetër, për të cilët spe-cialistët kanë dhënë shpesh alarmin se janë drejt degradimit të plotë dhe se kërkojnë kushte speciale ruajtje.

ARBER KADIA:

Artefaktet nga Roma në Torino dhe në

Kosovë kështu ishte marrëveshja

Drejtori i Trashëgimisë në MTKRS: Objektet janë të ekspozuara në Prishtinë

do të qëndrojnë edhe 3 muaj atje

NË FOTO: Arbër Kadia, drejtor i trashëgimisë kulturore në MTKRS

22 E mërkurë, 7 gusht 2013

Kukësi pavarësisht se është de-butues në një kompeticion

Evropian këtë edicion nuk ka njo-hur kufij duke thyer cdo rekord me meritë të plotë, pasi asgjë nuk është e rastësishme, pasi në 5 ndeshjet e para në Evropë nuk ka njohur asnjë humbje. Një meritë të vecantë për mos njohjen e asnjë

humbje për veriorët ka padyshim edhe mbrojtësi i talentuar Roland Peqini. Në 5 ndeshjet e para, Peqini ka qenë plotësisht në lartësinë e duhur duke treguar se është i aftë të ndalojë edhe shumë futbollistë me emër. Në prag të ndeshjes së radhës, Peqini shprehet se Kukësi do të kalojë Metalurgun me sukses. “Ne nuk do të luajmë përballë Metalurgut me idenë që jemi kuali-

fikuar, por do luajmë për një tjetër fitore. Avantazhi 2-0 na qetëson shumë, po ashtu edhe largimi i trajnerit të Metalurgut, ç’ka tregon se kundërshtari po noton në ujëra të turbullta, duhet të përfitojmë nga ky moment” shprehet ai. Po nëse do të kalonin Metalurgun, çfarë dëshire ka Peqini për kundër-shtarin në ‘play-off’? “Shpresoj që shorti të rezervojë një ekip të lehtë

për t’u futur në fazën e grupeve, që do të ishte qershia mbi tortë për këtë edicion”. Në fund, mbrojtësi i shpreh besnikëri presidentit Gjici nëse do të kalonte te Tirana. “ Presidenti Safet Gjici është një histori suksesi. Përsa i përket fanellës së Tiranës, ajo është shumë e rëndë, pasi mbart shumë traditë dhe tituj të tuar. Nëse Gjici do më kërkonte dicka të tillë do isha i gatshëm ta pranoja” përfundon ai.

Evropa League

TIRANE

Shkëmbi dy herë dhe Tomic autorët e golave

Kampionët e Shqipërisë tuan me rezultatin 3-2

Skënderbeu humbetpor mbetet në Evropë

LAJME SHKURT

Murinjo i mbyll derën Barcës për LuisHose Murinjo i ka mbyllur dyert ekipit të Barcelonës për blerjen e David Luiz duke mos pranuar ofertën e katalanasve. “David është rikthyer me ne pas dëmtimit dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë kualitetet e tij. Ai ka shumë siguri dhe vetëbesim, veçanërisht kur vjen nga mbro-jtja me topin. Ai mund të përmirësohet në aspektin difensiv. Por është detyrë e imja të përpiqem gjith-monë t’i përmirësoj lojtarët. Luzi nuk do të lëvizë nga Celsi” ka deklaruar Murinjo.

Juventus ‘lidh’ Pogdan deri më 2018Juventus ka arritur një marrëveshje me Paul Pogban për një kontratë të re, e cila do të mbajë francezin deri në 2018.Kontrata aktuale skadonte në verën e vitit 2016, por Juve ka reaguar shpejt pas interesimit për lojtarin, përfshirë Real Madridin. Ish-mesfushori i Manches-ter United, i cili erdhi si i lirë në Torino në vitin 2012, ka bërë 27 paraqitje për Ju-ven sezonin e kaluar, duke shënuar 5 gola.

Draxler: Oferta e Realit, dhimbje koke “Ofertat e Realit dhe City-t më bënë një dhimbje koke. Ti nuk e di nëse ndon-jëherë në jetë do të vij ndonjë ofertë e tillë përsëri. Në fund, vendosi zemra ime dhe perspektivat për të qëndruar në Schalke.Në qoftë se unë do të marrë një ofertë përsëri, do të ulem dhe do ta konsidero-jnë për të marrë një ven-dim” kështu është shprehur për mediet talenti gjerman i Schalke-s Draxler. City dhe Reali i ofruan Draxler 12 milion euro në sezon.

nëve UEFA 2013/14, të enjten më 29 gusht. Riberi është i avantazhuar në krahasim me Ronaldon dhe Mesin, pasi arriti që të fitonte gjithçka edicionin që lamë pas duke fituar Champions Leaguen, Kupën e Gjermanisë, por edhe kampionatin. Ndërsa Mesi

toi vetëm kampionatin, por në garë është edhe Ronaldo, i cili pavarësisht se nuk ar-riti të tonte trofe shikohet si favorit. Portugezi ka qenë një makineri golash për Realin duke shënuar pafund në kam-pionat, Champions dhe Kupë, pa harruar kombëtaren.

UEFARonaldo, Riberi dhe Messi në garë për ‘Futbollistin e Vitit’Ronaldo, Riberi dhe Mesi

janë tre futbollistët që janë përzgjedhur nga UEFA për të luftuar për çmimin e fut-bollistit më të mirë të vitit 2013. Fituesi do të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë në Monako, gjatë shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampio-

TIRANE

DYLBER BALLA

LAJMISkënderbeu arriti të tojë me rezultatin 3-2 përballë Shakterit në Tiranë, por pësimi i 3 golave në Ka-zakistan një javë më parë e ndëshkoi duke i dhënë lamtumirën Champions League në turin e tretë.

Mesfushori

Garet Bale kërcënohetSpurs: I lirë të largohet

Futbollisti i Tottenhamit, Bale është kërcënuar

me vdekje nga persona të panjohur. Sipas medieve angleze, atij i është bërë një telefonatë në mënyrë që mos ta largohet nga “White Hart Line”. Bale i ka bojkotuar të gjitha seancat stërvitëse, ngjashëm me atë që e bëri një vit më parë edhe Luka Modriç. Ndërsa policia ka marrë në dorë të gjitha të dhënat për të nxjerrë autorët e kërcënimit të Bale. Ndër-sa njëri nga anëtarët e bordit të Totenhemit ka deklaruar se Bale nuk do të detyrohet që të qën-drojë, përkundrazi nëse ai dëshiron që të largohet do të lejohet.

Skënderbeu dominon lojën dhe pas disa aksioneve shumë të mirë në minutat e para arrin që të dërgojë topin në rrjetën e Shakter me Tmoic në minutën e 9’ të pjesës së parë. Goli solli çoroditjen e miqve që nuk po u besonin syve, ndërsa kampio-nët e Shqipërisë vazhdonin me minutat e mira

GOLI I PAREMungesa e eksperiencës ndëshkon Skënder-beun në Champions

League duke u skuali kuar për-ballë ekipit të Shakter Karagan-dy me rezultatin 5-3. Korcarët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe në 30’ e para arritën të shënonin tre herë duke bara-zuar gjithçka, por mungesa e eksperiencës bëri që të pësonin dy gola duke shuar ëndrrën për një kuali kim të mundshëm. Ndeshja u zhvillua në një at-mosferë mjaft të ndezur, pasi shumë tifozë kishin udhëtuar nga Korca për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës. Skënderbeu e ka nisur mjaft mirë ndeshjen përballë ekipit të Shakter Kra-gandy duke marrë frenat e lojës në kontroll nga minuta e parë dhe treguar se është Zot në fushën e vet. Miqtë nuk janë përshtatur mirë me fushën e ‘Qemal Stafës’ në minutat e para duke pasur edhe vështirë-si. Skënderbeu dominon lojën dhe pas disa aksioneve shumë të mirë në minutat e para arrin që të dërgojë topin në rrjetën e Shakter me Tmoic në minutën e 9’ të pjesës së parë. Goli solli çoroditjen e miqve që nuk po u besonin syve, ndërsa kam-pionët e Shqipërisë vazhdonin me minutat e mira. Kroati Pero Pejic u kthye në një faktor në mbrojtjen mike duke rrezikuar disa herë me goditje të forta. Nuk kalojnë shumë minuta dhe sulmuesi Pejic ton një pe-nallti pas një pengimi në zonë, arbitri turk nuk mendohet dy herë dhe drejtohet nga pika e bardhë. Goditjen e merr për sipër për ta ekzekutuar kapiteni Shkëmbi duke dërguar topin në rrjetë dhe ngritur në peshë stadiumin. Minutat e mira për korcarët vazhdojnë dhe pa u mbushur 30 minuta lojë është përsëri Pejic që ton një tjetër

penallti dhe lmi përsëritet me të njëtët aktorë. Shkëmbi gjuan për herë të dytë duke tre shuar rezultatin e ndeshjes dhe ven-dosur gjithçka në baraspeshë 3-3, pasi ndeshja e parë në Kazakistan përfundoi 3-0. Por pjesa e parë do të mbyllej me një surprizë të pakëndshme për ekipin e Josës që pëson një gol

aksidental për faj të mbrojtjes që harron në zonë Kirilenkon që nuk fal duke ngushtuar shi-frat në 3-1. Pjesa e dytë nis me një ritëm shumë të ngadaltë për ekipin shqiptar që pas pësimit të golit humbet shumë nga minutat e para të pjesës së parë, ndërkohë që nga minuta në minutë kundërshtari po

tonte terren duke ia bërë më të vështirë lojën. Por gjithçka do të bëhej më e vështirë në vazhdim, pasi në minutën e 54 sulmuesi kroat Pejic do të largohej me karton të kuq duke e kthyer në një mision të pa-mundur kuali kimin. Si pasojë, Josa detyrohet të ndryshojë skemë dhe për pasojë pëson edhe golin e dytë nga Shakter duke shuar shpresat për kuali kim. Në minutat në vazhdim nuk ka asgjë për të shënuar përvec qarkullimit të topit në mesfushë pa ndonjë rast konkret. Kështu ndeshja përfundon në total 5-3 për Shakter Karagandy që kalon në ‘play-off’-in e Champions League, ndërsa Skënderbeu në Evropa League.

Peqini: Metalurgu në krizë, kuali kohemi në ‘play-off’

Foto nga ndeshja e djeshme Skënderbeu-Shakhter

SPORT

23E mërkurë, 7 gusht 2013

FJALEKRYQI SPORTIV

FJALEKRYQI PA SKEME

HORIZONTAL1. Kujtohet për një betejë detare mes grekëve dhe persëve. -Një i katërt në vit. -Sapo llojnë.2. Eshtë edhe ajo vejusha e zezë. -Maria Rilke pilot. 3. Mund të jetë parabolike. -Fillojnë tatë pjetën -Në krye të komandës. -Emri i Veqilharxhit.4. Jules i Ishulli misterioz -Eshtë vajza simbol e republikës franceze. -Fillojnë lejen.5. Me dies... në requiem. -Imponohen nga epidemitë . 6. Një sigël për maune -Interpretojnë ngjarjet politike. 7. Bëhet nuse me ne. -Janë ministritë. -Shahu i fundit. 8. Janë humbje në peshë. -Veriu pa ekstreme. -Mund të skadojë.

9. Mund të jenë diesel. -Eshtë produkti për ajkën e shoqërisë.10. Kush e gjen... ka telashe. -Eshtë edhe ai i Këngëve dhe Valleve. 11. Eshtë si i gjithi. -Ishte punë e papaguar. -Loach regjisor12. Një shumë. -Eshtë ai që ka bërë gjynahe. -I famshëm ai i Aleksandrisë

VERTIKAL1. Afruar ndryshe -Dy herë në skenë2. Rivalja e Aida-s. -Iliri në krye të LSI.3. Eshtë leximi... pas këndimit -Eshtë speaker i yni.4. Një mund të jetë cirku. -I famshëm ai i Anne Frank.5. Një mund të jetë edhe antinjeri. -Centauri i Shigjetarit.6. Pak imagjinatë.-Një kapele dimri me veshë.7. Fillojnë nazet.

A N A T O L I J M A K E T C BN M A R A Z I A P O E P O RA N E T A R E E T L M A L ID E N I R O P R O L E T A R E TO T M I P R O T A G O R A S ML E K E K R A T E R E T I L E AL T E S H E N I M E T S E MI M A L A R I K S I N L E R

I B R N E A A S D E T AU R I M I N S T A L E T E T T E SK O M E T A T G J E N I A L E R AA N I T A M A R C E L L A M E T

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME

S P A B B P O L A K E A PU E P R K S E L A R T I

T A T A M I T C A R L O SB A R A Z I M I N T T

A S M I L A N I S T E T A L L AF I N A L E T L S B R I T M E TE N A T O I L G R U TT A A R M O E E P U B AA N D R E A B A R Z A G L I

I K M A R I O G O M E Z T

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

P E T E R M P P AL L K I N E T I K EA S A M O D E L E TS A K A P E D A N U ST P U T R A I D E LI A A F A D E TK A D I N J E T I PE I J O E K U K AT D T A K T I K A SN U N E Z A P A R A TJ E K E K O E D OE L I O T U R S A R

DASHI DEMI BINJAKET GAFORRJA

LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

12 1 11 3 13 12 3 17 18 1 7

1 17 1 9 10 1 15 17 3 15 2

4 3 10 5 3 15 1 8 2 8 2

2 9 5 6 4 6 9 1 9 2 13

18 12 1 15 2 8 1 11 2 7 8 3

1 11 1 12 9 1 11 3 9

11 1 2 2 6 8 11 2 18 9 2

2 4 14 4 9 3 12 6 9 10

13 2 7 7 18B 6 18 3 6 2

18 14 12 1 15 1 A 4 17 9 1

1 11 1 12 12 1 4 N 10 2 11 2 3 4

8 1 8 1 9 12K 2 13 3 10 8 1

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

DUHET TË NXINI 28 KUTI

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10 11 12 13

14 15 16 17 18

19 20 21

22 23 24 25 26 27

28 29 30 31

32 33 34 35 36

37 38 39 40

41 42 43 44 45 46

47

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV

HORIZONTAL1. Cahill te Chelsea.6. Roddick tenist.9. Bie ks.10. Një cigan.12. Ulivieri, trainer italian.14. Mendohen shumë për të lëvizur.17. Fillojnë romanin.19. Është klub i... fakultetit.20. Njëlloj për latinët.22. Shabani i volejbollit tonë.25. Një Gjika që luante me “Labinotin”..27. Fazat pa ku j.28. Djeg nostalgjikun.30. Ami i Maupassant.31. Mbyllin një sirtar.32. Personazhi në foto.36. Janë në modë.37. Qendër në kaos.38. Marion Jones.39. Gjysma e farsës.41. Mbyllin një simbol.

42. Personazhi në foto.47. Një derby i Madonnina-s

VERTIKAL1. Një top në rrjetë.2. Fillojnë argumentin.3. Mund të jetë shënimi.4. Mund të jenë dy ose katër në motor.5. Është i shtatë me kinemanë.6. Parashtesë për kundër.7. Ndez në ekstreme.8. Ajo e boksit është me një gisht.10. Françesku kantautor.11. Një mund të jetë me sahat.13. Ekstreme në ekstreme.15. Gjysmë humbje.16. Satirë pa zë.18. Emri i Sivori-t.19. Në llim të shekullit.

21. Fillojnë daljen.22. Thurman aktore.23. Ndërrohet me zapping.24. Serena, që qe bomber italian.25. Me carpe në një shprehje latine.26. Bull në skuadrën e Vettel.29. Ekstreme në litar.

30. Björn ish- tenisit.33. Është i pastër në mal.34. Magritte piktor.35. Një ekip i Kretës.40. Një pjesë e agjenturës.41. Në mes të dhomës.43. Fyen pa fe44. Mbyllin portat.45. Në krye të grupit.46. Qendër mësimi.

SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR

Paqja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Do jeni shume te lumtur qe keni dike se partneri ne krah dhe do kujdeseni qe marrëdhënia mes jush te jete sa me e mire. Beqa-ret me shume gjase do pëlqejnë një person qe është i angazhuar.

Yjet do iu garantojnë një dite te mrekullueshme për ju sot. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do i hapni rruge here pas here. Beqaret do irtojnë me persona te shumte, por asnjeri prej tyre nuk do ua mbushe mendjen për te lluar një histori dashurie serioze.

Dita e sotme do jete e mbushur me probleme dhe dabate për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini aspak dakord me partnerin dhe secili do dëshirojë te dale e tija. Nëse jeni ende be-qaret, as sot nuk do keni fat. Mos prisni me kot për princin e kaltër sepse ai nuk do vije.

Do ndiheni me te dashur-uar se kurrë gjate kësaj di te dhe do përjetoni emocione te papërshk-rueshme ne krahët e atij qe doni. Nëse zemra juaj është ende e lire gjerat do ndryshojnë për mire. Një i afërm i kushërinjve tuaj do iu beje një propozim joshës.

Ne çift do jetoni momente pasiononte me partnerin tuaj. Planetët do krijojnë edhe një ambient mjaft romanesk dhe te kënd-shëm. Shfrytëzojeni! Be-qaret, te mbështetur nga Venusi do kenë një takim mjaft te rëndësishëm dhe stimulues.

Marrëdhënia me partner-in tuaj do jete e mbushur me ngrohtësi, bashkë-punim dhe përkëdhelje. Për te vetmen gjë qe duhet te bëni kujdes është impulsiviteti i tepru-ar. Kontrollojeni veten! Dita për beqaret do jete euforike.

Perspektivat do jene te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Edhe pse nuk do bëni gjera shume te veçante do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni. Do krijoni lidhje te reja mjaft simpa-tike dhe qe do iu bëjnë te ndiheni si ne ëndërr.

Sido qe te jete situata ne jetën ne çift sot do ndodhin ndryshime te mëdha. Nëse jetoni bashke, do kaloni një dite paksa delikate, plot kon- ikte dhe mosmarrëveshje. Limitoni sa te mundni shpenzimet, te paktën për sot sepse nëse vazhdoni si e keni nisur do ngeleni pa gjë.

Ne planin sentimental ju premtohen kënaqësi te mëdha dhe momente te paharrueshme. Do e shprehni te gjithë en-tuziazmin dhe do ndi-heni te lumtur. Ju beqare duhet te përgatiteni te takoni dashurinë e mad-heBuxheti do filloje te përmirësohet mjaft.

Mos e kritikoni me shume sesa duhet partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse prob-lemet qe mund te lindin me te mund te jene te zjarrta. Mos i krijoni vetes vështirësi te kota. Ne planin nanciar do i zgjidh-ni me lehtësi vështirësitë qe keni pasur dhe do arrini ta stabilizoni situatën.

Jeta ne çift nuk do ketë probleme gjate kësaj dite, por mos prisni qe ajo te jete shume euforike. Çdo gjë do jete si zakonisht dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion shume te veçante. Beqaret, pas një periudhe pritjeje, me ne fund do kenë mundësi te takojnë perso-nin e ëndrrave.

Ne planin sentimental do keni mundësi t’i konkreti-zoni projektet e bere para shume kohesh dhe shume nga dëshirat tuaja do te plotësohen. Gjithsesi qe kjo harmoni te rezistoje ju duhet te tregoheni me te ha-pur. Ne planin nanciar nuk iu lejohet te bëni gabime sepse do bini ne gremine.

-Janë nëna... fëmijësh. -Ekstreme në ambiente.8. Ylli i shndritshëm i Akrepit. -Një blind me kullë.9. Janë dorëzanët. -Parafjalë prejardhjeje.10. Fillojnë panikun. -Mund të jenë bankare.11. Ka kryeqytet Doha. -Eshtë lloj papagalli.12. Janë të holla dhe therëse. -Kusturica regjisor.

13. Louis Armstrong. -Ndërmarrje Ndërtimi Operative. -Jessica aktore14. Një metër... tub. -Gjysmë llim.15. Në mes të një kanali-Eshtë edhe ajo e bisedimeve.16. Kryeqyteti i Koresë së Jugut. -Turner këngëtare. -Makinë indiane.17. I hedh ai që dorëzohet. -Eshtë sundimtar shtypës.

24 E mërkurë, 7 gusht 2013

LAJMENGA BOTA

Cyan magenta yellow black

Departamenti i Marketingut:Cel: +355696060419

[email protected]

Shpërndarja:

Saimir Zenelaj cel : +355696060418cel : +355696088847

• Alba MallteziDrejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BashaDrejtore e Shqiptarja.com

• Edmond ArizajKryeredaktor

• Genc KondiZv.Kryeredaktor

Design: Altin AliajGenti Manelli

Website: Suela Gera

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Aktualitet: Granit SokolajEkonomia: Genc Kondi

Sociale: Esmeralda KetaKulturë: Admirina PeçiPolitika: Jakin Marena

Terrorizmi, alarm bombe në konsullatën e SHBAAlarm për bombë në Konsullatën Amerikane në Milano të Italisë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur evakuimin e të gjithë personelit. Alarmi u lëshua pas mbërritjes së një letre anonime në adresë të konsullit amerikan, në të cilën sinjalizohej vendosje e një bombe në godinën e Konsullatës. Pas kontrollit, ekspertët e policisë konfirmuan se alarmi ka qenë fals. Kjo ngjarje shënohet në një kohë kur SHBA po merr masa të forta kundër terrorizmit, pas informacioneve që sinjalizojnë një sulm të fuqishëm, më të madhin që prej kohës së 11 shtatorit. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve “ABC” janë zbuluar bisedat e disa të dyshuarve për terrorizëm, të cilët isnin për “një sulm gjigant, me rëndësi të madhe strategjike”.

Departamenti i Shtetit: Largohuni nga Jemeni!Departamenti i Shtetit u kërkoi shtetasve amerikane dhe stafit në Jemen të largohen menjëherë nga ky vend pas kërcënimeve për sulme të mundshme terroriste. Departamenti u kërkoi shtetasve “të mos udhëtojnë në Jemen dhe atyre që jetojnë atje të largohen menjëherë”, duke e cilësuar të lartë rrezikun në këtë vend. Kjo vjen disa orë pasi një avion amerikan pa pilot vrau katër militantë të Al-Kaedes në Jemen. Kryeqyteti i Jemenit nuk ka parë kurrë më parë masa sigurie, si të djeshmët. Qindra tanke dhe autoblinda kanë rrethuar Pallatin Presidencial, ndërtesa të tjera të rëndësishme si dhe ambasadat perëndimore.

Serbia nuk heq dorë nga asetet e saj në Kosovë“Serbia nuk do të heqë dorë nga pasuritë e veta në Kosovë, e kjo do të thotë as nga Trepça dhe as nga Liqeni i Gazivodës”, - kështu deklaroi dje drejtori Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin. “Shteti i Serbisë nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e pasurisë së vet në Kosovë e Trepça është nga pjesët e pasurisë më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë. Çdo marrëveshje e ardhshme, e unë pres që marrëveshja e ardhshme të jetë ajo për pasurinë, do të niset nga fakti se Serbia në Kosovë ka investuar deh se është pronar i të gjitha pasurive në hapësirën e Kosovës , ndaj edhe të Trepçës”, ka thënë Vulin gjatë kremtimit të festës së minatorëve në Leposaviç.

Hoxhaj: Kosova do të jetë gjithnjë shtet laikKosova do të jetë gjithmonë shtet laik, ka deklaruar ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj në hapje të programit vero, “Feja dhe politika e jashtme”. Sipas kryediplomatit kosovar, Republika e Kosovës ka tri shtylla, demokracinë, multi-etnicitetin dhe sekularizmin. Programi veror me këtë temë është bashkëorganizuar në mes të MPJ-së së Kosovës dhe Fondacionit dhe do të zgjasë deri më 17 gusht. Ministri kosovar ka sqaruar para pjesëmarrësve të këtij programi se “shekullor rreth Kosovës nuk ka qenë asnjëherë kon ikti në baza religjioze, porse etnia dhe identiteti kanë qenë determinuesit e tij”.

Rouhani gati për bisedime mbi energjinë bërthamorePresidenti i ri i Iranit ka bërë thirrje për bisedime “serioze dhe substanciale” me ndërkombëtarët rreth programit bërthamor të Republikës Islamike. Por, Rouhani paralajmëroi se një zgjidhje s’mund të arrihet me kërcënime. Ndërsa nga ana e tij, Uashingtoni tha se “nëse kjo qeveri e re do të angazhohet seriozisht për të përmbushur detyrimet e veta ndërkombëtare dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë çështje, Tehrani do të gjejë një partner të gatshëm në Shtetet e Bashkuara”.


Recommended