+ All Categories
Home > Documents > R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015...

R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015...

Date post: 04-Feb-2018
Category:
Upload: ngokhanh
View: 217 times
Download: 1 times
Share this document with a friend
16
RAPORTI VJETOR 2015 1 R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM Tiranë , 2015
Transcript
Page 1: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

1

R A P O R T I V J E T O R

2 0 1 5

DREJTORIA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM

Tiranë , 2015

Page 2: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

2

P Ë R M B A J T J A

I. Përmbledhje ekzekutive

II. Baza ligjore mbi të cilën operon struktura e Auditimit

III. Organizimi

- Misioni i auditimit të brendshëm

- Organizimi i NJAB

IV. Rezultatet e veprimtarisë së Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm

- Analiza e programeve të auditimit për periudhën raportuese

- Analiza e misioneve të auditimit

- Fushat me risk të lartë dhe trajtimi i tyre

- Gjetjet kryesore sipas sistemeve

- Vlerësimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm

V. Analiza e misioneve të Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm

VI. Monitorimi i sistemit dhe sigurimit të cilësisë

VII. Analiza e kapaciteteve audituese

- Probleme të konstatuara në lidhje me funksionimin e NJAB

- Kapacitetet audituese

- Zhvillimi i aftësive dhe ngritja nivelit profesional të audituesve

VIII. Konkluzione

- Konluzione mbi problematikën e punës audituese

- Prioritetet për vitin e ardhshëm

G R A F I K Ë

Grafiku 1. Statusi i Auditimeve

Grafiku 2. Auditime me Bazë Sistemi dhe Auditime Financiare

Page 3: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

3

I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me

parashikimet e ligjit nr.9720, datë 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin

publik”, Vendimin nr.345, datë 01.06.2004 “Për miratimin e procedurave të auditimit”,

Kodit të Etikës dhe Kartës së Auditimit të Brendshëm Publik, të Urdhrit të Ministrit të

Drejtësisë nr. 559, datë 16.10.2014 “Për miratimin e Programit Vjetor të Auditimit për

vitin 2015 dhe Programit Strategjik për vitet 2015 – 2019 ”, të Ligjit nr. 8678 datë

02.11.2000 “Për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë” ndryshuar me ligjin nr. 9112,

datë 24.07.2003, ndryshuar me ligjin nr. 9694, datë 19.03.2007 dhe Rregullore e

Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.

Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr. 188, datë 18.10.2013 “Për miratimin e

strukturës dhe organikës së Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, të Urdhërit të

Kryeministrit nr. 222, datë 15.09.2014 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 188, datë

18.10.2013 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Drejtësisë”, të

Urdhërit të Kryeministrit nr. 26, datë 20.02.2015 ““Për disa ndryshime në Urdhërin nr.

188, datë 18.10.2013 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së

Drejtësisë”, i ndryshuar, të Urdhërit të Kryeministrit nr. 162, datë 18.12.2015 “Për disa

ndryshime në Urdhërin nr. 188, datë 18.10.2013 “Për miratimin e strukturës dhe organikës

së Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, Njësia e Auditimit të Brendshëm është

organizuar në nivel drejtorie me strukturë 1 drejtor dhe 4 specialistë. Burimet e auditimit

janë përdorur në përputhje me planifikimin.Të gjithë audituesit e miratuar në strukturë

janë të çertifikuar. Janë zbatuar detyrimet e përcaktuara në ligjin në fuqi “Mbi auditimin”,

Planin Vjetor të Auditimit 2015 dhe Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm 2015-

2019;DAB ka ushtruar veprimtarinë e saj në përputhje me standardet , procedurat dhe

etapat e auditimit të përcaktuara në Manualin e Auditimit të Brendshëm dhe Udhëzimin

në fuqi, në fushën e Auditimit të Brendshëm. Drejtoria e ka rritur efektivitetin e

veprimtarisë së saj gjatë vitit 2015, nëpërmjet punës efektive të 2 audituesve , Artan Bulku

dhe Rovena Husa, të cilët nga 29 auditime të realizuara, ata kanë realizuar 21 auditime.

Plani i auditimit, për vitin 2015 është realizuar në masën 120 %. Drejtoria e Auditimit të

Brendshëm, nga 26 auditime të planifikuar për evadim, në fakt ka ushtruar dhe ka vijuar

me përgatitjen e materialeve për 29 auditime, nga të cilat 24 janë të përfunduar e të

evaduar dhe 5 janë ende në proces auditimi. Sqarojmë se gjatë 2015 janë shtuar në planin

vjetor, 3 subjekte të paparashikuara, të cilët janë auditime të përfunduara brënda vitit 2015.

Në 28 subjekte, lloji i auditimit ka qënë “Auditim i Sistemeve dhe Auditim i

Pajtueshmërisë” ndërsa në 1 subjekt lloji i auditimit ka qënë “Mbi auditimin e veprimtarisë

ekonomiko-financiare”.

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë zbuluar parregullsi dhe shkelje

financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në

shumën totale 168 339 Lekë. Gjatë vitit 2015 kemi dhënë 162 rekomandime organizative

e zhdëmtimi për gjetjet e konstatuara. Referuar emërtimit të subjekteve të audituara nga

Page 4: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

4

njësia e auditimit, për të cilat janë evaduar rezultatet e auditimit gjatë vitit 2015, rezulton

se shkelje të ligjshmërisë me efekte financiare është evidentuar në Zyrën Qëndore të

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme , ku janë dhënë 2 rekomandime për zhdëmtim por

ende nuk është bërë verifikimi i zbatimit të rekomandimeve. Referuar evidencave të

masave disiplinore e administrative të rekomanduara dhe zbatimi i tyre, për 2015, rezulton

se nuk është dhënë asnjë rekomandim. Referuar evidencave të kallëzimeve penale për

2015 nuk është dhënë asnjë rekomandim.

Në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, referuar gjetjeve nga auditimet e

ushtruara në institucionet e raportuara më lartë u konstatuan probleme në përcaktimin e

kategorivve të pagave, ndryshime në numrin e organikës, mangësi në plotësimin e dosjeve

individuale,mangësi në regjistrat themeltar të punonjësve, lidhje kontratash me afate të

pacaktuara , mospërcaktim i fondit rezervë për dëmshpërblimet etj.

Në sistemin e programimit dhe zbatimit të buxhetit, referuar gjetjeve mbi zbatimin e

buxhetit u konstatuan parregullsi në zbatimin e legjislacionit në fuqi, akteve ligjore dhe

nën ligjore të dala në funksion të subjektit.

Në sistemin e pagesave, gjatë auditimeve të ushtruara janë konstatuar parregullsi në

pagesa për punët shtesë, për trajtimin financiarë të punonjësve që dërgohen me shërbim

jashtë vendit etj.

Referuar sistemit të kontrollit të brendshëm në subjektet e audituara, cilësohet në nivel të

mesëm pasi nuk është ngritur konform standarteve të kërkuara.

Në sistemin e prokurimeve, referuar gjetjeve nga auditimet e ushtruara në sistemin e

prokurimeve janë konstatuar parregullsi në dokumentacion, mungesë së dosjeve të

tenderave brenda së cilës duhet të administrohen dokumentat e tenderit dhe inventarët,

nuk janë ndjekur me përpikmëri fazat e zhvillimit së proçedurave të prokurimit, Nuk janë

realizuara të gjitha prokurimet e parashikuara në regjistër për blerjet me vlerë të vogël etj.

Në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar, referuar gjetjeve nga auditimet e

ushtruara në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar janë konstatuar mangësi në

regjistrin e riskut, parregullsi në procedura të përcaktuara me ligj, parregullsi në

administrimin e dokumentacionit, moszbatim të akteve ligjore dhe nënligjore kryesisht

mbi menaxhimin e fondeve etj.

Në sistemin e Teknologjisë së Informacionit & Komunikimit, referuar gjetjeve nga

auditimet e ushtruara janë konstatuar problematika sa i përket sektorit të Sekretari-

Arkivit.

II. BAZA LIGJORE MBI TË CILËN OPERON STRUKTURA E AUDITIMIT

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me

parashikimet e ligjit nr.9720, datë 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin

publik”, ligjit nr.114, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”,

Vendimin nr.212, datë 30.03.2012 “Për miratimin e kritereve për ngritjen e njësive të

auditimit të brendshëm në sektorin publik”, Kodit të Etikës dhe Kartës së Auditimit të

Page 5: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

5

Brendshëm Publik, të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr. 559, datë 16.10.2014 “Për

miratimin e Programit Vjetor të Auditimit për vitin 2015 dhe Programit Strategjik për vitet

2015 – 2019 ”,, të Ligjit nr. 8678 datë 02.11.2000 “Për krijimin e Ministrisë së

Drejtësisë” ndryshuar me ligjin nr. 9112, datë 24.07.2003, ndryshuar me ligjin nr.

9694, datë 19.03.2007 dhe Rregullore e Brendshme “Për organizimin dhe

funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”. Gjatë auditimeve të kryera për vitin 2015

nuk kemi hasur probleme në zbatimin e bazës ligjore.

III. ORGANIZIMI

Misioni i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm ka si mision të punës së saj, sigurimin e menaxhimit

për përdorimin efektiv të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë në Ministrinë e

Drejtësisë dhe subjektet e varësisë. Veprimtaria e saj ka si objektiv identifikimin dhe

vlerësimin e riskut; pajtueshmërinë e njësisë publike me aktet ligjore dhe nënligjore në

fuqi; efektiviteti i sistemit të kontrollit të brendshëm.

Organizimi i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, niveli i kualifikimit

Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr. 188, datë 18.10.2013 “Për miratimin e

strukturës dhe organikës së Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, njësia e Auditimit të

Brendshëm është organizuar në nivel drejtorie me strukturë 1 drejtor dhe 4 specialistë.

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm zhvillon veprimtarinë audituese në mënyrë të

planifikuar duke zgjedhur dhe planifikuar per auditim efektivitetin dhe vlerësimin e

sistemeve e fushave me risk tek njësitë brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe në Institucionet

në varësi të saj.

Veprimtaria audituese është e strukturuar në bazë të ligjit nr. 9720, datë 23.04.2007 “Për

auditimin e brendshëm në sektorin publik” (ndryshuar me ligjin nr.10318, datë 16.09.2010

“ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9720, datë 23.4.2007 “Për auditimin e

brendshëm në sektorin publik”) dhe ligjit nr.114, date 22.10.2015 “Për auditimin e

brendshëm në sektorin publik”; është zhvilluar bazuar në Planin Vjetor të Auditimit për

Vitin 2015; është zhvilluar bazuar në Programin e Angazhimit të Auditimit, të hartuar për

çdo njësi shpenzuese, me qëllim për të vlerësuar sistemin e kontrollit të

brendshëm,menaxhimin me efektivitet të fondeve publike dhe përformancën e njësisë që

auditohet. Auditimi i raporton drejtpërdrejtë Titullarit të Institucionit/Ministrit të

Drejtësisë, nga i cili ka varësinë organizative dhe funksionale.

Page 6: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

6

IV. REZULTATET E VEPRIMTARISË SË DREJTORISË SË AUDITIMIT TË

BRENDSHËM

Programi i auditimeve, hartimi i tematikave të auditimit

Në hartimin e programit vjetor të Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhër të

Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr. 559, datë 16.10.2014 “Për miratimin e Programit

Vjetor të Auditimit për vitin 2015 dhe Programit Strategjik për vitet 2015 – 2019 ”, është

marr parasysh që të përfshihen subjekte të cilët mbartin risk të lartë, si dhe janë marrë

parasysh të dhënat e përcuara nga menaxhimi i lartë. Arritja objektivave me kosto sa më

të mirë ka qënë një tjetër kriter që është marrë në konsideratë për hartimin e programit

vjetor si dhe planifikimi i auditimit prej jo më pak se një here në dy vjet.

Metodologjia e auditimit

Gjatë vitit 2015, një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së DAB, ka qenë vlerësimi

dhe zbatimi i standarteve të auditimit. Proceset e auditimit të realizuara nga DAB, janë

karakterizuar me :

-njohjen paraprake të natyrës së subjektit që auditohet,

-përcaktimin e drejtimeve dhe çeshtjeve që do të mbulojë auditimi,

-vlerësimin e riskut të mjedisit të përgjithshëm të kontrollit, vlerësimin e riskut për fushat

dhe sistemet dhe materialiteti,

-transparencën dhe metodën e ballafaqimit me personat përgjegjës.

-objektiviteti dhe paanësia në vlerësim,

-përgatitjen e dokumentacionit të auditimit dhe masave rekomanduese.

Hartimi dhe realizimi i programeve të auditit

Në zbatim të kërkesave të :

- Ligjit 9720, datë 23.04.2007, “Për Auditin e Brendshëm në Sektorin Publik”, neni 4 dhe

të pikës 1.5 “Llojet e auditimit” të Manualit të Auditimit të Brendshem, llojet e auditimit

të brendshëm kanë qenë kryesisht Auditimet me bazë sistemi .

- Nenit 7 të Ligjit 9720, datë 23.04.2007 “ Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik

“, ndryshuar me Ligjin nr.10318, datë 16.09.2010 dhe të Kapitullit III të Manualit të

Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhërin e Ministrit të Financave Nr 69, datë

29.09.2010 “Për miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik”,

auditimet e kryera kanë synuar të përfshijë ato subjekte të auditimit, të cilat lidhen me

misionin dhe qëllimin për të cilën ato funksionojnë. Bazuar në pikën 1.5.2 të Kapitullit i

të Manualit, veprimtaria audituese është orientuar në : auditimin e sistemeve dhe

vlerësimin në thellësi të menaxhimit financiar dhe të kontrollit të vendosura nga niveli i

menaxhimit, me qëllim përcaktimin nëse ato funksionojnë me kosto efektive, në mënyrë

efiçente dhe për arritjen e objektivave.

Page 7: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

7

Statusi i Auditimeve

Në grafikun e mëposhtëm pasqyrohet struktura e auditimeve gjatë vitit 2015, të

planifikuara, të realizuara, të përfunduara dhe në proces.

Grafiku nr.1

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë zbuluar parregullsi dhe shkelje

financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në

shumën totale 168 339 Lekë.

Gjatë vitit 2015 janë dhënë 162 rekomandime organizative e zhdëmtimi për gjetjet e

konstatuara.

- Referuar emërtimit të subjekteve të audituara nga njësia e auditimit, për të cilat janë

evaduar rezultatet e auditimit gjatë vitit 2015, rezulton se shkelje të ligjshmërisë me efekte

financiare është evidentuar në Zyrën Qëndore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ,

ku janë dhënë 2 rekomandime për zhdëmtim por ende nuk është bërë verifikimi i zbatimit

të rekomandimeve.

- Referuar evidencave të masave disiplinore e administrative të rekomanduara dhe zbatimi

i tyre, për 2015, rezulton se nuk është dhënë asnjë rekomandim.

- Referuar evidencave të kallëzimeve penale për 2015 nuk është dhënë asnjë rekomandim.

Analiza e misioneve të auditimit të brendshëm

Për vitin 2015, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, nga 26 auditime të planifikuar për

evadim, ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 29 auditime, nga të

cilat 24 janë të përfunduar e të evaduar dhe 5 janë ende në proces auditimi. Në 28

subjekte, lloji i auditimit ka qënë “Auditim i Sistemeve dhe Auditim i Pajtueshmërisë”

ndërsa në 1 subjekt lloji i auditimit ka qënë “Mbi auditimin e veprimtarisë ekonomiko-

financiare”. Plani për vitin 2015 është realizuar në masën 120 %. Drejtoria e ka rritur

0 10 20 30

Në proçes

Perfunduar

Realizuar

Planifikuar

Viti 2015

Page 8: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

8

efektivitetin e veprimtarisë së saj, nëpërmjet punës efektive të 2 audituesve , Artan Bulku

dhe Rovena Husa, të cilët nga 26 auditime të planifikuara dhe 29 auditime të realizuara,

ata kanë realizuar 21 auditime, 20 të evaduara dhe 1 ende në proces pasi ky auditim ka

filluar në fund të Dhjetorit 2015 dhe është planifikuar deri në Shkurt 2016, ndërsa

audituesit Arjan Drita dhe Marie Gusho kanë realizuar 8 auditime, prej të cilave 4 të

papërfunduara dhe 4 auditime të evaduara.

Grafiku nr.2

Auditimet e përfunduar e të evaduar janë ushtruar në:

1. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës

2. Zyra Qendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

3. Zyra Përmbarimore Vlorë

4. Zyra Përmbarimore Korçë

5. Zyra Përmbarimore Fier

6. Zyra Përmbarimore Sarandë

7. Zyra Përmbarimore Gjirokastër

8. Agjensia e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave

9. Komiteti Shqiptar i Birësimit

10. QBZ

11. Zyra Përmbarimore Tiranë

12. Dejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit

13. Zyra Përmbarimore Elbasan

14. Zyra Përmbarimore Pogradec

15. Zyra Përmbarimore Lezhë

16. Zyra Përmbarimore Kavajë

17. Zyra Përmbarimore Durrës

18. Instituti i Mjekësisë Ligjore

19. Agjensia e Mbikqyrjes së Falimentit

20. Zyra Përmbarimore Lushnje

Auditim me bazësistemi

Auditim financiar

Page 9: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

9

21. Zyra Përmbarimore Shkodër

Auditime të përfunduara por të paparashikuara për 2015:

22. I.E.V.P. “Jordan Misja”

23. ZVRPP Tiranë

24. Zyra Përmbarimore Berat

Auditime në proces janë:

1. Ministria e Drejtësisë (Aparati)

2. Zyra Qendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

3. KSHNJ

4. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

5. Avokatura e Përgjithshme e Shtetit

Fushat me risk më të lartë dhe trajtimi i tyre

Në Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm 2015-2019 dhe Planin Vjetor të DAB, të

Vitit 2015, janë identifikuar dhe vlerësuar risqet kryesore për veprimtarinë e subjekteve

publike. Në Ligjin për Auditimin e Brendshëm dhe Manualin e Procedurave janë

përcaktuar dhe metodologjitë që përdoren për vlerësimin e riskut dhe pikërisht bazuar në

këtë sistem të vlerësimit të riskut, grupet e auditimitt programojnë dhe auditimin e fushave

dhe subjekteve që paraqiten me një nivel të lartë risku.

Përcaktimi i fushave me risk të lartë është bërë jo vetëm në fazën e planifikimit por gjatë

vitit, pas auditimit të Zyrave Përmbarimore, u konstatua risk i një niveli të lartë lartë si

dhe në 2 subjekte të cilat janë auditime të paparashikuara por që janë kryer me urdhër të

veçantë të titullarit. Qëllimi i këtyre auditimeve nuk ishte vetëm përcaktimi i dëmit të

shkaktuar apo përgjegjësive, por mbi të gjitha përmirësimi dhe parandalimi i përsëritjes

së shklejeve.

Gjatë ushtrimit të auditimit të brëndshëm në të gjithë aktivitetin e njësive shpenzuese/

organizatave është përfshirë vlerësimi dhe funksionimi i kontrollit të brendshëm,

klasifikimi dhe mënyra e operimit të tij si dhe efektiviteti i kontrollit në përgjigje të risqeve

brenda drejtimit të entitetit. Ky drejtim i auditimit është vlerësuar dhe është parë me

përparësi, për vetë faktin se mosfunksionimi i kontrollit të brëndshëm, ka sjellë për pasojë:

Prezencën e risqeve dhe ndikimin e tyre në arritjen e objektivave të entitetit në përputhje

me programimin. Në subjektet tek të cilat auditimi i brendshëm ka identifikuar dhe

përcaktuar risqet kryesore, është vënë në dijeni drejtuesi i subjektit për të marrë masat e

nëvojshme për frenimin dhe minimizimin e tij. Subjektit i janë dhënë rekomnadime për

hartimin apo përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe ndarjen e

Page 10: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

10

përgjegjësive; për të menaxhuar risqet, me qëllim frenimin dhe minimizimin e tij; për

vlerësimin e riskut; për rishikimin dhe rishqyrtimin rregullisht të kontrolleve respektivë;

për sistemet me nivel të lartë risku, auditimi është parashikuar me një frekuencë më të

shpeshtë - zakonisht 1 vit.

Në vitin 2015, fushat dhe sistemet pranë të cilave është evidentuar risk, në subjektet e

audituara, paraqiten:

Në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, referuar gjetjeve nga auditimet e

ushtruara në institucionet e raportuara më lartë u konstatuan probleme në përcaktimin e

kategorivve të pagave, ndryshime në numrin e organikës, mangësi në plotësimin e dosjeve

individuale,mangësi në regjistrat themeltar të punonjësve, lidhje kontratash me afate të

pacaktuara , mospërcaktim i fondit rezervë për dëmshpërblimet, për ndërprerjen e

marrëdhënieve të punës me punonjësit etj.

Në sistemin e programimit dhe zbatimit të buxhetit, referuar gjetjeve mbi zbatimin e

buxhetit u konstatuan parregullsi në zbatimin e legjislacionit në fuqi, akteve ligjore dhe

nën ligjore të dala në funksion të subjektit.

Në sistemin e pagesave, gjatë auditimeve të ushtruara janë konstatuar parregullsi në

pagesa për punët shtesë, për trajtimin financiarë të punonjësve që dërgohen me shërbim

jashtë vendit etj.

Referuar sistemit të kontrollit të brendshëm në subjektet e audituara, cilësohet në nivel të

mesëm pasi nuk është ngritur konform standarteve të kërkuara.

Në sistemin e prokurimeve, referuar gjetjeve nga auditimet e ushtruara në sistemin e

prokurimeve janë konstatuar parregullsi në dokumentacion, mungesë së dosjeve të

tenderave brenda së cilës duhet të administrohen dokumentat e tenderit dhe inventarët,

nuk janë ndjekur me përpikmëri fazat e zhvillimit së proçedurave të prokurimit, Nuk janë

realizuara të gjitha prokurimet e parashikuara në regjistër për blerjet me vlerë të vogël etj.

Në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar, referuar gjetjeve nga auditimet e

ushtruara në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar janë konstatuar mangësi në

regjistrin e riskut, parregullsi në procedura të përcaktuara me ligj, parregullsi në

administrimin e dokumentacionit, moszbatim të akteve ligjore dhe nënligjore kryesisht

mbi menaxhimin e fondeve etj.

Në sistemin e Teknologjisë së Informacionit & Komunikimit, referuar gjetjeve nga

auditimet e ushtruara janë konstatuar problematika sa i përket sektorit të Sekretari-

Arkivit.

Gjetjet kryesore sipas sistemeve

Gjatë ushtrimit të kontrollit të Drejtorisë së Auditit të Brendshëm, në subjekte janë

konstatuar problematikat të cilat kanë pasqyruar situatën e qartë të mosfunksionimit të

sistemit, të cilat kanë sjellë dhe pasojat e tyre negative në përdorimin me dobi, kursim dhe

Page 11: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

11

frytshmëri të fondeve publike.

Gjetjet kryesore të rezultuara nga kjo veprimtari lidhen kryesisht me mos funksionim siç

duhet të sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, me mangësit në

ushtrimin e kompetencave të organeve drejtuese të organizatës si dhe në performancën jo

të mirë sa i përket realizimit të objektivave. Gjetjet janë konstatuar në:

fushën e prokurimeve publike;

fushën e pagave dhe pagesave;

fushën e shpenzimeve të tjera të administrimit;

fushën e ofrimit të shërbimeve ndaj publikut

fushën e zbatimit të akteve ligjore dhe proceduriale, deri në moszbatim apo keqinterpretim

të akteve ligjore dhe nënligjore.

Gjetjet në fushën e menaxhimit financiar dhe vlera e dëmit ekonomik e konstatuar nga

DAB, konsiston në shumën 168 339 lekë.

Vlerësimi i sistemit të kontrollit të brendshëm.

Vlerësimi i kontrollit të brendshëm është përqëndruar tek procedurat e vendosura dhe të zbatuara

për sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, sistemin e pagesave, procedurat e prokurimit

dhe administrimin e procesit të prokurimit, planifikimin e saktë të fondeve buxhetore.Sistemi i

kontrollit të brendshëm në subjektet e auditura, vlerësohen në nivel të mesëm, pasi në të shumtën

e rasteve sistemi nuk është ngritur konform standarteve të kërkuara.

Janë konstatuar problematika në mos zbatim të akteve ligjore e nënligjore dhe të procedurave për

administrimin e vlerave materiale dhe monetare, ruajtjen e aseteve, kontabilizimin dhe

regjistrimin e veprimeve në mbështetje të dokumentave mbështetës justifikues; në kryerjen e

operacionave financiare mbi bazën e autorizimeve e dokumentave justifikuese jo të plota, në mos

ushtrimin e kontrollit rigoroz mbi zbatimin e procedurave operacionale në çdo hallkë të tij, në

mos përcaktimin në mënyrë të drejtë e të saktë të detyrave, përgjegjësive dhe funksioneve të

punonjësve në rregulloren e brendëshme apo përshkrimin e vendit të punës etj.

Rekomandimet

Gjatë vitit 2015 janë dhënë 162 rekomandime për të gjitha të metat, mangësitë dhe shkeljet

e konstatuara , kryesisht masa organizative e zhdëmtimi për gjetjet e konstatuara.

Rekomandimet sipas prioritetit të tyre janë të ndara :

- Rekomandime të Prioritetit të Lartë, 21 rekomandime,

- Rekomandime të Prioritetit të Mesëm, 40 rekomandime,

- Rekomandime të Prioritetit të Ulët 101 rekomandime

Këto rekomandime janë kryesisht të karakterit ligjor, organizativ dhe për zhdëmtim, në

rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike e financiare me synimin për të ulur mundësinë

e përsëritjes së këtyre rasteve në të ardhmen.

Page 12: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

12

Referuar emërtimit të subjekteve të audituara nga njësia e auditimit, për të cilat janë

evaduar rezultatet e auditimit gjatë vitit 2015, rezulton se shkelje të ligjshmërisë me efekte

financiare është evidentuar në Zyrën Qëndore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ,

ku janë dhënë 2 rekomandime për zhdëmtim por ende nuk është bërë verifikimi i zbatimit

të rekomandimeve.

Referuar evidencave të masave disiplinore e administrative të rekomanduara dhe zbatimi

i tyre, për 2015, rezulton se nuk është dhënë asnjë rekomandim.

Referuar evidencave të kallëzimeve penale për 2015 nuk është dhënë asnjë rekomandim.

Masat rekomanduese kanë patur si objektiv minimizimin në maksimum të veprimeve të

kundërligjshme dhe abuzive për fondet publike.

Përgjigja dhe reagimet e menaxhimit

Sikurse përcaktohet dhe në misionin e auditimit të brendshëm, objektivi strategjik i tij

është dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e sistemit dhe shtimin e vlerës së

subjektit. Arritja e këtij objektivi përcaktohet në një masë të madhe nga cilësia dhe

zbatueshmëria e rekomandimeve, por tregon gjithashtu përgjegjësinë e auditimit për të

gjetur rrugët me efektive për ndërgjegjësimin e manaxhimit të subjekteve publike mbi

vlerën dhe përfitimet nga zbatimi i rekomandimeve.

Drejtimi ka planifikuar punën për ndjekjen e rekomandimeve të auditimit me plane

veprimi të konfirmuara nga titullarët e subjekteve të audituara, për tu siguruar se njësitë

kanë ndërmarrë të gjitha masat ose veprimet e duhura për zbatimin e rekomandimeve apo

masave korrigjuese e këshillave të auditimit.

Veprimtaria e drejtorisë është përmirësuar dhe standartizuar në proceset e raportimit mbi

zbatimin e rekomandimeve nga subjektet e audituara në zbatim të Manualit të Auditimit

të Brendshëm.

Respektimi i këtij standarti në formë e cilësi, si dhe respektimi i afatit të raportimit mbi

zbatimin e rekomandimeve të auditimit, mbetet një nga detyrat kryesore e cila është nën

monitorim sistematik.

Të gjitha subjektet e audituara, i janë përgjigjur rekomandimeve të auditimit për

korrigjimin e parregullsive, duke dëshmuar se ato kanë qënë të duhurat dhe se kanë

ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit dhe shtimin e vlerës së subjekteve publike.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm dhe qëllim final të auditimit zbatimin e rekomandimeve,

në vijim do vijojë bashkëpunimin me njësitë e audituara, me qëllim që:

- Rekomandimet të jenë të qarta, të plota, dhe të ndihmojnë subjektin në përmirësimin e

punës dhe ndreqjen e parregullsive.

- Rekomandimet të diskutohen dhe pranohen që gjatë fazës së përgatitjes së Projekt

raportit të auditimit, duke rënë dakord për përshfirjen e tyre në Raportin Final të

auditimit.

Page 13: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

13

- Të diskutohet dhe bashkëpunohet me subjektet e audituara mbi planin e veprimit

paraprak.

- Të respektohet afati ligjor i raportimit të masave të marra nga subjekti i audituar.

Caktimin e një zyrtari përgjegjës për ndjekjen dhe raportimin e realizimit të tyre.

V. MONITORIMI I SISTEMIT DHE SIGURIMIT TË CILËSISË

Referuar procedurave të përcaktuara në pikën 4.8 “Sigurimi i cilësisë së punës“ të

Manualit të Auditimit të Brendshëm dhe pikën 3.3.5 të Udhëzimit nr.12, datë 05.06.2012

të Ministrisë së Financave “Mbi procedurat e kryerjes së veprimtarisë së auditimit të

brendshëm në sektorin publik“, sqarojmë se rishikimi dhe vlerësimi i cilësisë për

materialet e auditimit është realizuar gjatë procesit të auditimit, nga Drejtori i Auditimit

të Brendshëm. Gjatë sigurimit të cilësisë së punës janë dhënë mendime të bazuara në

profesionalizëm duke bërë që raportet e auditimit të jenë përgatitur me objektivitet dhe

përgjegjshmëri. Megjithatë duhet pranuar se në drejtim të përmirësimit të cilësisë

dhe të zbatimit të standarteve të auditimit, gjithnjë ka vend për përmirësim, duke patur

parasysh se këto kërkesa nuk mbeten statike.

Për vitin 2015 nuk ka patur rishikim të jashtëm të veprimtarisë audituese por pas

përfundimit të cdo procesi auditimi , nga drejtuesi i njësisë është bërë rishikimi i cilësisë

duke bërë shqyrtimin e raporteve të auditimit dhe dokumentave të tjera të administruara

në secilën dosje të auditimit. Pas përfundimit të këtij procesi janë hartuar raportet e

rishikimit të cilësisë të cilat janë depozituar në dosje dhe u janë bërë të ditur audituesve

përgjegjës.

VI. ANALIZA E KAPACITETEVE AUDITUESE

Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr. 188, datë 18.10.2013 “Për miratimin e

strukturës dhe organikës së Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, organika e Drejtorisë

së Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë Brendshëm është organizuar në

nivel drejtorie me strukturë 1 drejtor dhe 4 specialistë. Duke vlerësuar objektivat e

auditimit dhe natyrës së institucioneve kjo strukturë ka nevojë dhe për 1 tjetër juristë.

Të gjithë nëpunësit janë të çitifikuar me titullin “Auditues i Brendshëm në sektorin

publik”, Gjatë vitit 2015, i gjithë stafi i DAB ka ndjekur trajnimin e detyrueshëm të

vijueshëm të edukimit të përditësuar të organizuar dhe zhvilluar nga NJQH/AB.

VII. KONKLUZIONE

Page 14: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

14

1. Për vitin 2015, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, ka planifikuar të realizojë 26 auditime

të plota, komkretisht 10 auditime në 6 mujorin e parë dhe 16 auditime ne 6 mujorin e dytë

për vitin 2015. Nga raportimi del qartë se gjatë 6 mujorit të parë janë realizuar 14 auditime

, 3 auditime mbi planin e parashikuar, tregues i qartë i përmirësimit të ndjeshëm të cilësisë

së punës audituese , referuar analizës dhe përgjithësimeve mbi rezultatet kryesore të

auditimit si dhe përgjigjeve të nevojave të parashikuara por dhe të paparashikuara nga

njësia e auditimit.

2. Veprimtaria e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë ka varësi

funksionale tek Ministri i Drejtësisë, ky përcaktim varësie përputhet me kërkesat e

dispozitave ligjore të përcaktuara në:

pikën 1 të nenit 17 të ligjit nr 9720, datë 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm në

sektorin public”, i ndryshuar;

pikën 2 të nenit 10 të ligjit nr.114, date 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin

publik”.

Njësia e Auditimit të Brendshëm është organizuar në nivel drejtorie me strukturë 1 drejtor

dhe 4 specialistë. Burimet e auditimit janë përdorur në përputhje me planifikimin.Të gjithë

audituesit e miratuar në strukturë janë të çertifikuar. Janë zbatuar detyrimet e përcaktuara

në ligjin në fuqi “Mbi auditimin”, Planin Vjetor të Auditimit 2015 dhe Planin Strategjik

të Auditimit të Brendshëm 2015-2019; DAB ka ushtruar veprimtarinë e saj në përputhje

me standardet , procedurat dhe etapat e auditimit të përcaktuara në Manualin e Auditimit

të Brendshëm dhe Udhëzimin në fuqi, në fushën e Auditimit të Brendshëm.

3. Plani i auditimit, për vitin 2015 është realizuar në masën 120 %. Drejtoria e Auditimit të

Brendshëm, nga 26 auditime të planifikuar për evadim, në fakt ka ushtruar dhe ka vijuar

me përgatitjen e materialeve për 29 auditime, nga të cilat 24 janë të përfunduar e të

evaduar dhe 5 janë ende në proces auditimi. Në 28 subjekte, lloji i auditimit ka qënë

“Auditim i Sistemeve dhe Auditim i Pajtueshmërisë” ndërsa në 1 subjekt lloji i auditimit

ka qënë “Mbi auditimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare”. Auditime të përfunduara

por të paparashikuara për vitin 2015 janë 3 subjekte. Drejtoria e ka rritur efektivitetin e

veprimtarisë së saj gjatë vitit 2015, nëpërmjet punës efektive të 2 audituesve, Artan Bulku

dhe Rovena Husa, të cilët, nga 29 auditime të realizuara, ata kanë realizuar 21

auditime,prej të cilave 20 të evaduara dhe një ende në proces pasi ka filluar në fund të

Dhjetorit 2015 dhe është planifikuar të mbaroj në Shkurt 2016, ndërsa audituesit Arjan

Drita dhe Marie Gusho kanë realizuar 8 auditime, prej të cilave 4 të papërfunduara, ku 1

auditim që nga viti 2014 dhe 4 auditime të evaduara.

4. Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë zbuluar parregullsi dhe shkelje

financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në

shumën totale 168 339 Lekë. Gjatë vitit 2015 kemi dhënë 162 rekomandime organizative

e zhdëmtimi për gjetjet e konstatuara. Referuar emërtimit të subjekteve të audituara nga

njësia e auditimit, për të cilat janë evaduar rezultatet e auditimit gjatë vitit 2015, rezulton

se shkelje të ligjshmërisë me efekte financiare është evidentuar në Zyrën Qëndore të

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme , ku janë dhënë 2 rekomandime për zhdëmtim por

ende nuk është bërë verifikimi i zbatimit të rekomandimeve. Referuar evidencave të

Page 15: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

15

masave disiplinore e administrative të rekomanduara dhe zbatimi i tyre, për 2015, rezulton

se nuk është dhënë asnjë rekomandim. Referuar evidencave të kallëzimeve penale për

2015 nuk është dhënë asnjë rekomandim.

5. Në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, referuar gjetjeve nga auditimet e

ushtruara në institucionet e raportuara më lartë u konstatuan probleme në përcaktimin e

kategorivve të pagave, ndryshime në numrin e organikës, mangësi në plotësimin e dosjeve

individuale,mangësi në regjistrat themeltar të punonjësve, lidhje kontratash me afate të

pacaktuara , mospërcaktim i fondit rezervë për dëmshpërblimet etj.

6. Në sistemin e programimit dhe zbatimit të buxhetit, referuar gjetjeve mbi zbatimin e

buxhetit u konstatuan parregullsi në zbatimin e legjislacionit në fuqi, akteve ligjore dhe

nën ligjore të dala në funksion të subjektit.

7. Në sistemin e pagesave, gjatë auditimeve të ushtruara janë konstatuar parregullsi në

pagesa për punët shtesë, për trajtimin financiarë të punonjësve që dërgohen me shërbim

jashtë vendit etj.

8. Referuar sistemit të kontrollit të brendshëm në subjektet e audituara, cilësohet në nivel të

mesëm pasi nuk është ngritur konform standarteve të kërkuara.

9. Në sistemin e prokurimeve, referuar gjetjeve nga auditimet e ushtruara në sistemin e

prokurimeve janë konstatuar parregullsi në dokumentacion, mungesë së dosjeve të

tenderave brenda së cilës duhet të administrohen dokumentat e tenderit dhe inventarët,

nuk janë ndjekur me përpikmëri fazat e zhvillimit së proçedurave të prokurimit, Nuk janë

realizuara të gjitha prokurimet e parashikuara në regjistër për blerjet me vlerë të vogël etj.

10. Në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar, referuar gjetjeve nga auditimet e

ushtruara në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar janë konstatuar mangësi në

regjistrin e riskut, parregullsi në procedura të përcaktuara me ligj, parregullsi në

administrimin e dokumentacionit, moszbatim të akteve ligjore dhe nënligjore kryesisht

mbi menaxhimin e fondeve etj.

11. Në sistemin e Teknologjisë së Informacionit & Komunikimit, referuar gjetjeve nga

auditimet e ushtruara janë konstatuar problematika sa i përket sektorit të Sekretari-

Arkivit.

12. Njësia e Auditimit të Brendshëm ka rekomanduar marrjen e masave me karakter

organizativ dhe administrativ si dhe sipas rasteve konkrete përmirësimin e akteve

administrative,si dhe ka kryer auditime për zbatimin e tyre nga drejtuesit e institucioneve

të ndryshme.

Prioritetet për vitin 2016

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm për vitin 2016 ka në objektivat e saj për zhvillimin e

veprimtarisë audituese në përputhje me praktikat më të mira profesionale, si më poshtë:

Page 16: R A P O R T I V J E T O R 2 0 1 5 DREJTORIA E AUDITIMIT TË ... 94 Annual Audit Plan for 2015 AL... · 2 P Ë R M B A J ... një drejtim mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së

RAPORTI VJETOR 2015

16

- Menaxhimin efektiv të burimeve të auditimit sa i përket përmirësimit të sistemeve duke

patur në qëndër vlerësimin e riskut.

- Rritjen profesionale të audituesve duke ndikuar në forcimin e pozitave të auditimit pranë

Institucionit si dhe duke rritur nivelin e shërbimit të auditimit me objektivitet maksimal

dhe standarte të larta etike. Rritja e vazhdueshme e kualifikimit të auditëve përmes

trajnimeve në fushën e proçedurave dhe metodave/teknikave të auditimit si dhe teknikave

mbi vlerësimin e riskut.

- Bashkëpunimin me subjektet e audituara me qëllim që rekomandimet të diskutohen dhe

pranohen paraprakisht, duke rënë dakort për hartimin dhe zbatimin e rekomandimeve të

auditimit.

- Hartimin e Raporteve të Auditimit conform standarteve, të bazuara në fakte dhe të

vlefshme në ndihmë të menaxhimit për përmirësimin e punës dhe rritjen e efiçencës të

menaxhimit dhe të operacioneve financiare.

- Rritjen e cilësisë së raportimit, duke respektuar standartet në fushën e raportimit lidhur

me cilësinë, qartësinë dhe dobishmërine.

- Mbajtja në vazhdimësi e marrdhënieve korrekte, të qëndrueshme dhe transparente me

strukturat e DHAB në Ministrinë e Financave, Inspektimit Financiar në Ministrinë e

Financave, KLSH, Prokurorinë etj., me qëllim bashkëpunimi në luftën e përbashkët

kundër korrupsionit, krimit ekonomik ëtj.

Drejtori i Drejtorisë së Auditit të Brëndshëm

Tomor Kapllani


Recommended